Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim ma i shpejt dole ..lol.
    Sa desha me i than sarajexhiut qe me trus ndejset.lol.


    Agim cdo te mire!

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Dritėro Agolli: Qyteti me shumė qen


    Ky qytet ka ndofta mijėra qen,-
    Vec rrugica ime ka dyzet!-
    Po mėrzitem shumė e keq mė vjen,
    Se ka qen dhe s'ka asnjė poet.

    Ah, sikur nga qentė vec njė qen
    Pėr cudi tė kthehej nė poet,
    Sinqerisht, o miqtė e mi, ju them
    S'do ta kishte shokun ky qytet!


    Nga fshati

    O fshat,
    Asgjė s'mė ka mbetur prej teje,
    As dhe kėpucėt qė shkela me to nė shkėmbenj,
    As dhe xhaketa me leshin e trashė prej dele,
    Qė shpinėn ma mbronte nga era nė male e lumenj,
    As njė emblemė e rrallė kapele.
    Madje s'mė kanė mbetur as dhėmbėt,
    Qė i kisha tė bardhė e mjaft tė mėdhenj.
    Po c'ėshtė e vėrteta, bart njė kujtim nė dy kėmbėt:
    Dy shenja plage tė lėna dikur nga njė qen,
    Tė tjerat kujtime janė tė fshehta nė zemėr,
    Po unė kėtu pėr gjėrat konkrete pak fjalė them.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Driteroi ka 40 vjet qe eshte deputeti, poeti, enveri, partia e shteti e gjithcka per ato fshatrat e vendlindjes tije.
    Ata ishin fukarenj e mbeten fukarenj.
    i fituari duall dhendri i driteroit i cili nga besnikeria per partine e Driteroit i dhane 700 mundesi per bisnez shoket e qeverise por ai nuk u ngop .
    shkoj vodhi dhe 1 milion dollare nga pasaportat e fukarenjve.
    qe thua ti o Lum lumi nuk paska mbetur pa qen besnik driteroi as ne poezi-dashesit nga Kosova.

    Vazhdo Lum !

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Lum ke qenė, mbete pėrrua
    mos e kruaj kot me mua!
    Se tė gjeta se kush je!
    Tė ka zėnė ... me shkjč!

    Mė vjen mirė, qė ti e mbron
    pushtanakun Dritero!
    Pse bre ēun sherrin kėrkon!?
    Truse bithėn dhe pusho!

    Unė e di ku e ke hallin
    piēiruk me kėmbė palarė!
    Sot pėr sot ma nxorre mallin
    makedonski shkipetar!...

    Por do ēelė nesėr njė ditė
    E do bėhesh keq pishman!
    Al - Saraj, bėji ēingitė
    Se me mua nuk ta mban!

    Se tė madh e kam topuzin
    Se ta marr tani namuzin!
    Hiqu ēun se gjen belanė
    Mos harro t'a njoh ...babanė!
    ...................
    .....................

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Brari, o mik i nderuar!

    Ta pėrkujtoj edhe Ty, sikurse disave mė lart, se jemi nė Forumin e letėrsisė. Ti besoj qė ke kulturė dhe guxim ta thėrrasėsh arėsyen e mėndjes sė shendoshė dhe nuk merresh me paragjykime ndaj meje pėrsonalisht dhe ndaj dashamirėve tė tjerė kosovarė se cka duhet tė lexojmė nga poezia e cka jo. Bile, je duke me cuditur se si ka guxim zotėria e juaj tė lėshohet kaq lirė me pėrsona qė nuk ua njeh personalitetin dhe veprimtarinė e tyre jetėsore. Nuk dua tė leshohem dhe tė tė spjegojė veprimtarinė time dhe kompetencat qė i kam fituar gjatė jetės, shkurt tė lavdėrohem si Agimi. Vec njė ta them se nuk jam i majtė pėr shkaqe tė pozitės sime shoqėrore. Nese ke dėshirė tė na njihesh me Dritėro Agollin politikan, hape njė temė pėr tė atje ku duhet se ndoshta mėsoj edhe unė dicka. Me ty po flas me respekt reciprok pėr arėsye se jemi duke pėrdorur tė dytė "nicka". Edhe po u fyem nuk bėhet nami. Tė flas si vėllaut.
    Ndėrsa sa i pėrket ofezave tė stilit "aisberg" ndaj meje nga Agim Doci, kam kėtė koment:
    Jemi tė pabarabartė, sepse ai pėrdor emrin e vertetė, ndėrsa unė kam hyrė me nickun "lum lumi". Unė nuk ia lejoj vetės qė bota tė thotė se njėfarė X me filan nickun shau Agim Docin. Dhe nese lumi quhet pėrru apo pėrrockė nuk bėhet nami. Po ta pėrdorte Z. Doci ( poeti) njė nick do ta fitonte leksionin e merituar, edhe po tė fyhej do ishte me lehtė pėr tė, se bota nuk do thoshin se e fyu filan fistekun. Shkurt, me Agimin do kisha nder ta pija njė kafe dhe tė njiheshim personalisht .Ndėrsa, pėr poezinė nuk dua diktate. Sepaku nuk dua prej atyre qė e kanė gojėn plotė "demokraci" e djathtizėm e as majtizėm. Hamsuni ka qenė fashist i tėrbuar, por zė vend nė tė gjitha enciklopeditė si poet e shkuar poetit.E dini ju se sa poetė me famė botėrore ishin homofil, por ishin poet tė mėdhenj.
    Brar, koha ėshtė qė edhe ne X e Y si ti e unė dhe gjithė shqiptarėt kudo qė janė, ti lėmė rehat kufomat. Kishim njė tė kaluar tė hidhur dhe e mira e sė mirės tė shohim pėrpara. Poezia, edhe kjo e Ditėroit ngėrthen nė vete porosi dhe kryen misionin e vet aktual shoqėror. Shyqyr qė migjeni vdiq i ri, pakėz vjet para komunizmit, se edhe ai do ishte i sharė nga soji dhe sorollopi ynė.

    Mė shumė e shumė respekt!

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    U korite Agim Doci!

    Tash , po na tregon se sa derhem burrni ke. fillove edhe me genjeshtra nė poezi. Ti more zoti Agim, qė je aq i madh edhe i njohur, nuk ke nevojė tė merresh me genjeshtra tė ulta. Burri i ka vec dy gisht fytyrė.

    Ti nuk me gjete jo, je duke e genjyer vetėn dhe Forumin.
    Ti e ke shumė lehtė me me gjetur. Unė "i fyeri" nga Ju, o i madhi poete, do tė tė ndihmoj edhe ta gjesh celėsin pėr me me gjetė mua.
    Tļ e njef Leonora Jakupin!
    Pyete se kush ėshtė profesori i saj i letėrsisė, qė me siguri ajo e mban nė kujtesė , dhe me gjete mua. Por dil si burrat nė forum e thuaj ato qė po i thua..."Tė ka zenė... me shkje". Pyete Hashim Thaqin! Pyete Lulzim Jasharin...

    Mjafton ta pyetesh Leonoren!

    Nuk due me tė sha!

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Boll hangri Gimi TESHA!...radhėn e ka poezia....

    Dritėro Agolli: U cmend njė plak

    Pardje u cmend njė plak nė mėhallė
    Dhe mund t'ju thosha se s'paska mė keq!
    Vėrtet kjo ngjarje s'ėshtė aq e rrallė,
    Nė botė cmenden me mijėra pleq.

    Ah, ndofta era e ditėve qė vijnė
    Tė shkretėt i tund dhe i cmend,
    A mbase cmenden se mbajnė mėrzinė
    Tė lodhur nga mbetja nė vend.

    Kali i tim eti u cmend dhe vdic se nuk ecte,
    Vdic ditėn qė pela polli njė mėz.
    C't'i thuash kėsaj? tė flasėsh me vete?
    C'tė bėsh?...


    Kėndon e vajton Gjoni

    Nė gusht pėrnatė i shkreti Gjon
    S'e di, kėndon apo vajton.

    Dhe pas mesnate hesht ai,
    Pastaj ngre zėrin pėrseri.

    Ky zė tė ndjell e pas tė merr
    Atje ku mplekset njė mister,

    Ku s'gjen tė prekėsh hic asgjė,
    Asgjė vec zbrazėsirė e zė,

    Ku rėrė e yjeve nga lart
    Thėrmohet poshtė e mbillet nė ankth.

    Ku fshihet Gjoni, s'mirret vesh:
    Nė lartėsirė, a breg, a shesh.

    Po unė e di, dicka kėrkon,
    Dicka tė fshehtė, i shkreti gjon,

    Dicka qė s'mund t'ia japim dot
    As ti as unė, as sot as mot.

    Po ndofta fshehur tek njė pyll
    Njė kokėrr rėre pret nga njė yll,

    Se kokrrat qė thėrmohen lart,
    I mbledh dikush e na spėrkat.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Paqe Burra !


    lum lumi..Duaje Agollin por dhe dicka po te tregoj..

    Ishin ditet e renies se Firmave piramidale..
    Kish dy rruge SHQIPTARIA..SHQIPTARI.


    1-Te merrej vesh me qeverine e te perfundonte falimentimi i Piramidave me qetesi e me humbje LEKESH sa me te vogla e njerzit dhe Shteti te funksiononte normalisht..

    2- ose.. Te ndizej e digjej cdo gje..edhe Parate.. edhe Pasuria e piramidave..edhe Durimi..qetesia e miletit ..edhe te shpartallohej dhe shteti me gjithcka..

    Ishin dite te tmershme..

    Njerzit u ndane..

    Nji pjese edhe se kishin futur PARA ne Firmat nuk donin rremuje..nuk donin gjak..nuk donin shkaterrim te Shtetit.

    Pjesa tjeter e donte Shkaterrimin dhe e organizoi bukur kete shkaterrim duke perdorur mjetet me te Sofistikuara qe njef Historia per te ndersyer nji Popull..per ta nxjerre nga takti..e per te futur Panikun..

    Per fat te keq shume te shkolluar ne vend te beheshin Kamomil qetsues te Turmave..perkundrazi u bene nxites..Dehes..provokatore te nji MARREZIE te pa pare..

    Besoj Lum lumi i ke te fresketa ne kujtese ato dite nga televizioni i Botes..

    Pra fituan Nxitesit...u be kasaphana u be hataja..

    Mijra njerez u vrane per nji ceshtje pa kuptim..ose vrane njeri tjetrin..dhe sot akoma vriten nga tritolli i vjedhur athere dhe Kallashet e bombat..
    Para tre ditesh 5 vajza ne nji fshat te Elbasanit u ben cop cop nga nji bombe..dje nji femij tjeter..etjhj etj pa llogaritur te vraret me Kallash e revolvera.

    Per fat te keq ne kte tragjedi ka gisht dhe Driteroi dhe Rexhep Qosja etj etj qe nuk kam pse i permend ketu..

    Poezite luftenxitese te Driteroit te Thurura urgjent e apostafat per te traumatizuar turmat u shtypen me miliona kopje ne Forme traktesh dhe u shperndan ne cdo shtepi, kafene te Jugut e gjithe Shqiperise..

    Populli i Jugut ka pare Tmerre ate periudhe e Driteroi i qete tallej ne qoshen e ngrohte te shtepise tije ne Qender te Tiranes..

    Duaje o lum lumadhi Driterone por kupto dhe pse Agimi nuk e pelqeu zellin tend prej Lej Feni duke demonstruar Poezi nga ky Bolshevik anti-Fishte e anti-Demokratik.

    Eshte keq ardhja per mijra nena shamizeza qe humben femijet ne Rebelizmin e 97 qe na ben te na vij per te vjelle nga keto Poezi boshe e pa asnji vlere..

    Nji kuriozitet..
    E di ti per sa minuta e beri ai "Bejkushi" ate poezine per dy nenat e Poetve te pushkatuar kur Driteroi ish kryetar Lidhje?

    Per 20 minuta ...
    Aq duhej per te shprehur nji brenge..
    Ai gomar Driteroi ka 50 vjet qe merr rroge te majme nga PPSH e Ps per te zhgarravitur ca dokrra te quajtura Poema ose poezi..

    Lum Lumi..Driteroi eshte POETI i Enveristeve ose me keq akoma POETI i Mafies Socialiste ..

    Prandaj ti e do..


    Cdo te mire.

  9. #69
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Une i kuptoj shume mire bindjet e lumit apo te Agimit. Fakti eshte se ne forum, mundohemi te sjellim informacione dhe sigurisht te debatojme ndonjehere, por gjate ketij procesi duhet te tregohemi largpames kundrejt ideve dhe mendimeve te te tjereve.

    Nuk mendojme te gjithe njesoj dhe kjo eshte e ditur. Une hoqa se mbajta ne kurriz nje kove me uje dhe kur arrita tek vendi kova ishte thare, kurse ai tjetri sepse nuk kishte uje fare, kush eshte me i vuajturi ketu?? - nuk ka rendesi, te dy vuajtem ne menyren tone. Me fjale une jam ky, ti je ai, une vuajta keshtu e ti ashtu nuk kemi per tja gjetur fundin.

    Kur ju hipen damarr sherri krijoni dhe mbusheni forumin apo faqet e bllokut tuaj me krijime, por mos ju drejtoni njerzve ne vecanti dhe i shpini gjerat ne shere/grindje te kota qe nuk i hyjne ne pune asnjeriu.


    Kjo teme mbyllet ketu!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •