Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 69
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    i dashtuni dhe i nderuari ASD,
    nė mesazhin tuaj njeriu gjen gjithshka qė i nevoitet pėr "t'i shkulur veshin" edhe vetėvehtes. Unė nuk i heq as njė presje asaj qė keni shkruar ju.
    Paēi fat, shėndet dhe ardhmėri nė jetė!
    Agimi

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    ***

    O Trim(Agimit kesaj here spo i thirri)!Etiketime,Etiketime,Etiketime,Etiketime.Ck a poban,a je ne vete?Deri kuuuure dona me shkue duke njollos njani tjetrin,e veten duke e nxjerre nalt(nuk marre persiper te mbroj Agollin,as qe kisha me dashte)por me shtjen krupen,po me neverit deri ne mohim te vetevetes dashakeqja shqiptare.Ku kie ti b...ta quash D.Agollin ashu, ti, trim kabashi?Cka ke ba ti ma shume se aji?
    Vetem kur te kesh dhene diqka per kombin(sado qe te jete kjo diqka)atehere dhe vetem atehere ke dhe te drejte te hysh ne debat(pa etiketuar)Sado kudo Driteroji nuk eshte me i keq se Drashkovici(qe ti pshtove pa ti keput gishtat)
    Hajt tung

  3. #23
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    zana e vizitorit te pershendes se me kujtove LAHUTEN E MALCIS .
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Tė bėhem pėllumb?


    A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba,
    Mė kini pėllumb qė tani;
    Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
    dhe kthehem pėllumb nga njeri.

    Filloj tė gugas si pėllumbat gugasin
    Andej e kėtej kuturu:
    Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
    gu-gu nė dritaret, nėn strehėt gu-gu.

    A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba,
    Mė kini pėllumb me gjithė mend,
    T'ju cmendė gu-guja nga gusha me pupla,
    Pastaj nė mėrzi tė mė vrisni nė vend.
    ---------------------(31 korrik 1998) Dritėro Agolli

  5. #25
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Zana Vizitorit,

    e verej se qenke e frustruar shume. Ose je ende ne kohen e lulezimit te rinise e energjia te mjafton e te tepron bile.

    Sido qe te jete, sado qe te jete, nje njeri qe i ka ndihmuar regjimit komunist ta mbaje popullin e vet ne terr total, te shkaterroje edhe ate pak qe na mbet pas pushtimeve shekullore, nuk mundem ta konsideroj se ka bere dic te mire sikunder t'i kishte shkruar edhe nje milion libra.

    Qofshin ato kryevepra apo edhe libra te thjeshte.

    Une ate si shkrimtar nuk e perula. Une nuk thashe se s'eshte shkrimtar e poet i madh. Madje hyn ne eliten e poeteve modern qe e kemi. Por, si person nuk vyen pese pare o thoshin ne Kosove...

    Nuk e di se si e ndien veten ti, por une e ndiej se e kam per detyre morale te flas realitetin e jo te perdori kozmetiken dhe te flas vetem per artin e tyre duke i lene anash te metat. Sepse, pasiqe te arriturat e nje personi duhet respektuar poashtu edhe te metat e atij personi duhet kritikuar.

    Eshte e drejte e imja si nje person i brengosur per fatin e popullit tim te flas te verteten dhe te jap nje mendim objektiv.

    Nese flet me stereotipe sikur "Cka ke bere ti, ore Trim Kabashi per kombin tend" etj. atehere te them se je duke krijuar ngaterresa ketu.

    Ketu nuk eshte ne pyetje personi im, por i Dritero Agollit. Ngaqe vet jam nga Kosova/Prishtina, nuk m'u durua kur u tha se ky person qenka munduar dhe mundohet per clirimin e Kosoves, duke e perdorur artin e tij si mjet.

    Ky eshte nje prostitute thashe; e ka shitur veten e tij per te miren e mizorise totale. Mu sikurse nje njeri qe mundet ta shet veten per te miren e tij financiare.

    Mirepo, ketu eshte nje dallim. Ky njeri u shit me qejf dhe me ide te veta te semura VULLNETARISHT, kurse prostitutat shiten nga zori, ose shtyhen me dhune te shiten.

    Keto jane dy ekstreme paralele.

    Driteroi eshte nje deshtim total per mua. Per ty nuk e di.


    Pershendetje!

    Trim Kabashi

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kohė mė vonė


    Kohė mė vonė e ndofta mė shumė,
    Kur tė kėtė bleruar njė dardhė
    Dhe kur lumi nė prill tė zbresė me shkumė,
    Unė e di, do vij me kalin e bardhė,

    Para jush do shfaqem,-qė s'patėt fat tė mė njihni,
    Se disa nga ju vėrtet u lindėn mė vonė
    Dhe tė tjerėt mbase s'e dinin
    Qė mes tyre jetoja diku nė njė dhomė

    Dhe shkruaja librin e fundit
    Tė vėshtirin, korrigjuar radhė mė radhė.-
    Unė e di, do vij kur ju tė notoni mes gjumit,
    Mos harroni, do vij me kalin e bardhė.
    ----------------------------(12 shtator 1998-Dritėro Agolli)

  7. #27
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Do vije me kalin e bardhe????

    Per cfare do vije? Per te bere kete......

    Katundarė e punėtorė
    Mblidhuni tė gjith nė Vlorė
    E tė heqim kta malsorė
    Kta malokė, me...pushkė nė dorė!

    Apo per te perseritur edhe nje here kete tjetren......

    Dogje tre makina
    Ngrite njė rrebesh
    Xhan e moj Xhexheko
    Me nagant nė brez!

    ..................................................

    Lakuriq e xhveshe
    Shtrirė e le pėrdhč
    Xhan e moj xhexheko
    Xhan e moj Xhexhč

    Nuk mund ta kuptoj se si arrijne e flasin ato qe nuk kane perjetuar asgje, nga tmerret qe kemi perjetuar ne ne ate kohe.
    Eshte njesoj si te flas une per masakrat qe u bene ne Kosove.
    Megjithese mua me dridhet trupi sa here i kujtoj masakrat ne Kosove dhe nuk do doja kurre te perseriteshin dhe nuk do doja kurre qe ndonje poet sado i fuqishem ne talentin e tij ti hymnizonte.

    Edhe njehere duke mos ja mohuar dot talentin Driteroit, por duke me ardhur keq per menyren dhe qellimin per te cilin e perdor.....
    Ji Vetvetja!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Mos dil nė ballkon


    Pėrse po kėndon i nėmuri gjon
    Nė plepat e gjatė?
    mos dil nė ballkon,
    Nuk dihet se c'vjen nga kjo natė.

    Ky gjon i vetmuar dicka tė hidhur po ndjell,
    Dicka tė fshehtė e tė turbullt.
    E sheh atė plak qė po vjell
    Nėn shtyllėn e dritės sė purpurt?

    S'e dimė nga erdhi ky plak fillikat,
    pėshtetur nė shtyllė si konkė.
    Po mbase pėrhumbur nė njė restorant
    ka ngrėnė njė vezė a cironkė.

    Cironka ka qenė ndofta me helm,
    Me helm nga fermenti.
    mos dil nė ballkon po tė them,
    Sjell erėn e prishur qyteti.

    -----------------------(10 korrik 1998-Dritėro Agolli)

  9. #29
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e.....
    e...........
    e megjitheate.... driteroi eshte i madh.
    Madje shume i Madh.
    me shume se poet.
    Kur thame per kadarene gjera te ngjashme me keto... si kelyshet heshten ata qe heshten.
    per mua kurre nuk e ve poshte kadarese driterone.... madje do te guxoja ta doja me shume se kadarene . Pa cka se cili eshte poet apo shkrimtar.
    Hej poetet ndryshojne shume me Prozatoret. Ju lutem shume mos mi gjuani poetet nese nuk e dini c'eshte te jesh poet.
    trim kisha me te sha e me te delenris se ma shpif gjoja me patriotizma antidriotero..ik ore pirdhu, me shan driteroin ti.... nga i cili po ban shkolle.
    Kujtoje pak poezine tende me titull te driteroin dhe thuaj me ndershmeri.... se ai vertet po te ban shkolle.
    qepe gojen e mos fol marrina medemek se je duke thene kushedi se cka je duke thene se na kive trunin me boshlliqe e pushtlliqe.
    Hajt tung
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    ZOTRIT


    Triumf i madhėrishėm mėngjesi...
    Nga minareja si gisht perėndie
    Hoxha zotin e tij e thėrret pas Kuranit,
    Kėndon pėr zotin e vet symbyllur kėndezi
    Nga maja e gardhit.

    Pėr zotin e tij hingėllin dhe kali nė portė,
    Laraska kraket pėr zotin e vet nė lajthishtė.
    Sa zotėr ka nxjerrė
    Pėr kafshė e pėr njerėz kjo botė!-
    Kėndojnė pėr zotrit e tyre tė gjithė,

    Vec unė s'kėndoj, ėshtė e kotė!
    --------------------------( 30 tetor 1998- Dritėro Agolli)

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •