Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 69
  1. #11
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Nezir Myrta / F J A L A

    (poezi rasti kėtu)


    Me rrėshqitė nė Akull -
    ndalesh dikund nė Fund Kodre
    E,
    Mė rrėshqitė nė Fjalė -
    nuk ndalesh deri nė Fund Bote!

    (28.Qėrshor, 2002)

  2. #12
    Ti ndriste Kosoves vetem nga vjershat liria dhe fati

    Duhet te pyesim rilindasit shqiptare per kete gje.

    Pse nuk moren pushken por penen.

  3. #13
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    me vjen keq qe jane te pakte ata qe e kuptojne Poezine
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    REDI dhe BELAMI!
    Nė vitin 1998 (nė televizionin "TEUTA" TĖ DURRĖSIT, NJĖ KOMUNISTE provokatore, kur po mė intervistonin si autor tė Marrshit tė UCK-sė e plot e plot kėngė tė tjera me tė shquarin Edmond Zhulalin(muzikant), mė tha:- Shoku Agim! Shumė tė bukura i ke poezitė, tė shkėlqyera i ke tekstet, por Kosova nuk ēlirohet me tekste e kėngė! Pa shko edhe ti njėherė e lufto me pushkė nė dorė!..." Unė iu pėrgjigja: - Moj zonjė, e ke parė ndonjiherė Gjergj Fishtėn apo Naim Frashėrin me tesha zbori?...Tė merremi vesht unėjam buburrec para tyre, por mė ka rėnė penda nė dorė, pushkėn ia kam lėnė Zabit Brokajt qė ankohet se nuk shet dot barut e armė, sepse nuk ka afėr dhe nė Rajon asnjė luftė!"
    Pra Partia e Driteroit dhe e Zabitit, kur vriteshin djemt e Kosovės, hanin e pinin nė "Rogner", ndėrsa mua mė ka dhėnė edhe Komanda e TMK-sė dhe ajo e Veteranėve dhe invalidėve tė Luftės nja dy dekorata e urdhėra, qė PPSH-ja nuk mī dha kurrė!!!! Ndonse ka shkruar Hymne si ai qė kėndon P.Simaku me fėmijtė "E duam lumturinė" e qindra e mijra tė tjera!
    Por s'ka gjė! Tani ėshtė Kohė Zvarranikėsh, kOHĖ As****desh! Do vijė edhe Koha e Demokratėve mos u bėni merak!
    Ruajuni nga spiunėt e UDB-sė dhe tė Sigurimit tė Shtetit!
    Agimi!

    MACE_BLUE!
    Po tė dėrgoj ty dhe tė gjithė injorantėve qė adhurojnė Driteroin poezinė e tij shkruar nė rrebelimin greko-komunist 1997, pėr njė Xhexheko qė pinte gjak shqiptarėsh tek sheshi i Flamurit dhe Dritero antikombėtari thurte Hymne kėsaj qelbėsire tė lagjes ēole tė Vlorės!

    Fap kallashnikovin
    Dole nė xhadč
    Xhan e moj Xhexheko
    Xhan e moj Xhexhč!

    Dogje tre makina
    Ngrite njė rrebesh
    Xhan e moj Xhexheko
    Me nagant nė brez!

    Thirre oficerin
    dil o pushtr nė shesh
    xhan o moj Xhexheko
    Me nagant nė brez!

    Lakuriq e xhveshe
    Shtrirė e le pėrdhč
    Xhan e moj xhexheko
    Xhan e moj Xhexhč
    (kujtoni foton e oficer Lek ēokut, qė ia piu gjakun Xhexheja, Driteroj dhe PS-ja e Fatos Nanos)

    Derdhte oficeri
    lotėt si lajthi
    Xhan e moj xhexheko
    Me bomba nė gji!

    jep televizioni
    Mish, shalė e seks
    Cicave tė tua
    veē naganti feks!

    EJ MACE_BLU!!!! tHIRRI MĖNDJES! Driteroi ato ditė shkruante nė faqen e parė tė ZėrPėrit:
    Katundarė e punėtorė
    Mblidhuni tė gjith nė Vlorė
    E tė heqim kta malsorė
    Kta malokė, me...pushkė nė dorė!

    Pra mos na xej kryet, hajt!
    Agim Doēi

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bel amiut, agollistit fanatik

    DRITERO AGOLLI eshte autori ketyre vargjeve..

    Fill i vetėm Ismail Qemali
    Ecėn nėper Vlorė i pikėlluar
    Nata blu spėrkatur me gurkali
    Rruga gri me gjak njeriu e trazuar .

    Ecėn plak i Vlorės nėpėr hėnė
    zverdhur mjekra, zverdhur vrer kėmisha
    Djemt e mij ē'mėkat tė keq bėnė
    ēke me djem e mij Sali Berisha!

    Ne mos gaboj duhet te jene dhe nja 3-4 strofa te tjera..
    Kjo poezi u be e u shpernda si trakt ne gjithe Shqiperine dhe ne Diaspore ne ditet e ngjarjeve ne Vlore, Lushnje, Tepelene, Gjirokaster, Sarande etj ne ate qe e quajme Revoltat e 96-97- es.
    Ti BELAMI je deshmitar i atyre ngjarjeve sepse ke qen student ne "Eqerem Cabej" ato dite te tmerrshme dhe e kupton se kjo poezi pamvaresisht se ne te permendet plaku i Vlores u be per te mbeshtetur Gramoz Rucin, Albert Shytin, Zan Caushin, Zabit Broken, Qeleshin, Gjinushin, Neki dardhen e Dredhen a si e kan dhe falangat e tyre bashki-zjarrvenese, kafkathyese, gjakpirese, ushtri-shkaterruese etj etj.
    Pra Ismail Qemalin krijuesin e pamvaresise se Shtetit Shqiptar, Driteroi me paturpesi e ve ne nji llogore me ate qe sot eshte ne qelit e Burrelit si vrases i paskrupullt ..pra me ZAN CAUSHIN.

    Dje Driteroi nga "shekulli" i permendi plakes 90 e ca vjecare Geraldines Gijontinen franceze te shekullit 17.

    Driteroi i ka pasur te gjitha shancet te restauroje fytyren e tije prej Fosili Bolshevik por nuk deshi..
    Te vjen keq qe Qemal Stafa..i hartimeve te bukura apo Migjeni i diellit alegorik nuk e kane mundesine te verifikojne bindjet apo iluzionet e tyre te KOHES por DRITEROI i jetoi kohet dhe i pa realitetet dhe nuk reflektoi.
    Ai nuk ndihet per korrupsionin qe lulezon ne shtetin qe drejton Partia e tije por thote ..socialiste..mbani koken larte..!!"
    Te adhurosh Agollin e PS-se e te hiqesh si atdhetar e poetik e romantik e sentimental etj eshte hipokrizi.
    Nji poet eshte humanist ne Poezi dhe ne rruge.
    Ne rruge, Driteroi eshte shok i rakise, shok i zabitit, shok i luiza Hoxhes , shok i partise se cac Angjelit e Bashkim Finos e miliardereve te tjere hajdute e ne Poezi shok me Bernsin e Pushkinin apo Majakovskin apo Naim frasherin..
    Dicka nuk shkon ketu ti Belami..
    Duaje Driteroin puna jote..por ka dhe qe nuk e duan..e kane dashur por kur ja kane pare "bemat politike" e kane flakur nga zemra e tyre..

    Dikush ketu donte te dinte kush ka bere vargjet..

    "u ngriten kembet ti bijen kokes..

    po.. i ka bere Shefqet MUSARAI ne "epopeja e ballit" e ne ate poezi ironizon Mithat Frasherin me shoke..
    Sot kur i dime "bemat" e PPSH-se se Musarait dhe Bemat e Mithat Frasherit, djalit te Abdyl Frasherit, kollosit te kultures Shqiptare, kuptojme qarte se kush jane "kembet" dhe kush "kokat".
    ---------

    Agim ! Ti nuk mburresh ne se thua se ke shkruar per Kosoven..

    Te gjithe e dine..(natyrisht ata qe kane patur interes per fatin e Kosoves) se ti ke krijuar dhjetra poezi e Kenge para luftes e gjate Luftes per Kosoven dhe ato u kenduan e recituan kudo dhe Ti ke pse te ndihesh krenar qe ne Kosoven e cliruar ke pjesen tende te merituar.l

    pershendetje miqesore..
    -----
    Agim tani e pashe shkrimin tuaj te fundit..
    Me trondite.

    Te lumte pena dhe pena jote eshte e forte sepse eshte e verteta me te.
    Ne penen e Driteroit gervish letren demagogjija e ambalazhuar me dinakeri "fshatari te sinqerte".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-11-2002 mė 02:07

  6. #16
    Nuk mund te vlersohet nje shkrimtar vetem per shkrimet e tij? Perse sa permendet D. Agolli do te permenden bindjet e tij politike. Nese D. Agollit I eshte tekur te bej nje poezi kundra S. Berishes nje shkrimtar tjeter mund ta bej nje poezi pro tij.
    Nese Kadare ka shkruajtur nje liber si " Dimri vetmis se madhe " kjo nuk I heq asnje presje talentit te tij. Mendoj se nje shkrimtar duhet vlersuar per talentin e tij dhe jo per bindjet e tij aq me pak ato politike
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #17
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ta vleresosh shkrimtarin vetem per shkrimet e tij, kjo eshte nje utopi e kendeshme, qe ne rastin e Dritero Agollit, i takon ta bejne brezave qe do vijne. Por ne, qe akoma i kemi ne trup morrnicat e shkaktuara nga ato te ashtuquajturat revolta, do na duket gjithmone nje turp, nje poezi e tille, si ajo qe citon Agimi dhe qe eshte e shkruar nga Dritero Agolli. Ajo nuk eshte poezi kunder Sali Berishes, ajo eshte hymn qe i kendohet atyre koheve te errta qe pervec stresit te pashlyeshem qe na shkaktoi ne, e vuri Shqiperine si nje dordolec ne qender te opinionit boteror, dhe te gjithe qeshen dhe u tallen me te.
    Vertet qe ne nuk dime, psh, pikepamjet politeke te Dante Aligerit, dhe e gjykojme sot ate vetem si poet, por kane kaluar dekada.
    Ne nuk mund ta ndajme sot, talentin e Driteroit nga qenia e tij.
    Nuk mund tia mohoj talentin. Eshte vertet dicka e rralle. Nuk mund te mohoj edhe shume nga poezite e tij, qe dua s'dua me bejne per vete. Por dhe nuk e fal dot, kur ate talent e perdor per ti kenduar mizorive te tilla sic ka bere aty me siper...
    Ji Vetvetja!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    diēka e nevojshme pėr t'u thėnė.....

    Shpirtifshehur tė flm shumė. Je tepėr i saktė dhe padyshim i sinqertė. Tė jam mirėnjohės.
    Kur njė popull fillon tė kritikojė apo fillon tė ketė objeksione (vrejtje) pėr monumentet kombėtare (personalitete, rilindas, historianė, intelektualė, liderė, kryengritėsa, qeveritarė apo Burra Shteti) - kjo tregon CIVILIZIM! Por kur vulgu popullor hedh baltė mbi monumentet, kjo tregon se ai popull ka marrė fund!
    Kjo sentencė filozofike mė bėn tė reflektoj shpesh edhe me vet vehten, pra nė vetminė time medituese. Rri shpesh e mendoj gjatė mbasi kam lėēitur fakte tė reja apo kam gėrmuar nė fakte tė vjetra pėr emra tė "ndritur" tė kombit, dhe veēanėrisht pėr PERSONALITETET E VĖRTETA KOMBĖTARE, mbi tė cilat janė hedhur padrejtėsisht dhe fatkeqėsisht tonelata pluhurash tė "harresės" qėllimkeqėse ideologjike nga ana e institucioneve tė kohės sė Enverit. Konstatoj qė shumė "autoritete" intelektuale, tė frymėzuar nga servilizmi, frika, bindja e verbėr dhe vese tė tjera qė i kultivoj koha e mbrapshtė diktatoriale, edhe pse SOT KANĖ HAPSIRĖ tė reflektojnė "diēka" i mban peng!
    Kjo "diēka" ėshtė PJESMARRJA NĖ KRIM!!!!!!
    Nėse i ke bėrė HOSSANA asaj kohe, sot kur NUK SUNDON neni 55 i ligjit famėkeq penal "agjitacion propogandė" - duhet tė reflektosh nė radhė tė parėmbi vehten e pastaj mbi VLERAT e tė tjerėve.
    Nėse nė POEZI Driteroi ėshtė MJESHTĖR dhe MAL I LETRAVE tona, nė politikė ai ėshtė bubrrec!!!! - kėtė deklaratė timen publike e pėrsėris jo pėr tė "ndryshuar" dimensionet e Driteroit poet, por pėr tė shpalosur "karakterin" e tij nė momente kthesash tė mėdha! Kur u mbajt Kongresi i fundit i PPSH-sė dhe i pari i PS-sė (ama e quajtėn Kongresi i vazhdimėsisė) -Driteronė desh e nxorrrėn me shqelma jashtė Pallatit tė Kongreseve histerikėt enveristė(!) - KAM QENĖ PREZENT! Atė mbrėmje me njė personalitet tė intelektualizmės shqiptare - Prof. Halil Daut Sykja - kemi shkuar nė shtėpinė e Dritero Agollit pėr tė festuar RINOVIMIN E TIJ! Ishte mbrėmja mė e bukur e jetės time!!!...Mirėpo.....mė pas Driteronė e thirrėn "nga lart" dhe i kujtuan PENGUN(!!!!).
    Tani nė vitin 2002, dhe bile edhe nė vitin 3003, unė dua qė DITERO AGOLLI tė jetė nė PRESIDIUMIN E ANTOLOGJISĖ SĖ LETĖRSISĖ KOMBĖTARE! Ndėrsa Driteroi ndoshta preferon Presidiumet Partiake! Nuk e di!
    Ju kėshilloj tė mos merreni me Driteron politik! Lexoni Driteron poetik! Dhe mė duket se unė atė citova! Dritero Agolli edhe nė poezi, krijimtari, thirrje apo klithma poetike - i shėrben PARTISĖ SĖ TIJ! AFERIM I QOFTĖ!
    Pėr vehten, pėr Driteronė - kryetar i yni pėrgjatė "demokracisė" enveriane, dhe pėr tė gjithė poetėt e tjerė, unė po hedh nėn kėtė shėnim tė sinqertė timin vargjet e mėposhtėme:


    UNĖ DHE “POETĖT”

    Ama "poetė" ishim ahere,
    kur thurnin hymne pėr Partinė!
    Tani liria ėshtė prapa dere,
    “poetėt” shajnė veē Shqipėrinė!

    Ua ktheva shpinėn e mė s'durova
    duke e lėnė at' stan tė lik!
    "poetėve" vendin ua lėshova
    Pėrplasa derėn, e thashė: - Po ik!

    Kalova udhė, kalova dete
    Mė ngjante vendi si njė greminė!
    E morra vargun, dhe vrava vehten,
    rrėzuar jam sot mbi vetminė!…..

    Unė jam pra ky, qė nuk ka hile!
    Dhe jam ai qė nuk ka frikė!
    Unė poezinė s'e shes me kile!!
    Si Driteroi me....... politikė!

    Kur e marr vargun, ia shkul dy veshėt
    Po tė mos dalė varg i qėlluar!
    “Ata” dhe poezinė e xhveshėn
    E bėnė kushtrim pėr tė mashtruar!

    Pra lėrmėni tė vjerrshėroj!
    Kjo Mbretėri mė ka veē skllav!
    Unė letrėn vetėm zhvirgjėroj!
    Dhe jam nė varg - rrebel i madh!.....


    Agim Doēi

  9. #19
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Agim,

    Nje korigjim te vockel do te bej. Per mua duhet te thuash :

    "Je teper e sakte dhe padyshin e sinqerte", sepse jam femer.

    Per te gjitha te tjerat jemi nenje mendje.

    me respekt.
    Ji Vetvetja!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Shpirt i fshehur!
    Pa shiko sesi e ke futur emrin tėnd (NICK-un) midis nyjeve shquese i/e!
    Tė pėrqafoj shumė xhaxhi Gimi

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •