PEJĖ - "Unė rastisa i pari nė vendin e ngjarjes, pothuaj njė a dy minuta, pasi kishte ndodhur vrasja”,- thotė pėr "Shekullin” njė burim qė dėshiron tė mbetet anonim, i afėrt me ngjarjen e mbrėmjes tė sė shtunės. Ai po ashtu dėshmon se makina xhip e kolonelit Zemaj ishte e ndaluar jashtė rrugės nė drejtim tė Pejės dhe se nė timonin e saj ishte i ndjeri Zemaj, tė cilin nuk e ka njohur, edhe pse me drita tė automjetit tė vet, po pėrpiqej tė ndriēonte mjetin e bėrė shoshė nga plumbat. "U ndala tė shoh se ē’ kishte ndodhur, kur njė sirenė po binte pa pushuar", - shton burimi, duke shpjegur se shoferit i kishte mbetur dora nė sirenė tek po jepte sinjal, duke besuar se kėtė, po e bėnte pėr tė kėrkuar ndihmė. I njėjti burim ka pėrshkruar ngjarjen prej orės 17:15 deri 17:35, e cila "po paraqiste rrezik edhe pėr kalimtarėt e rastit dhe pėr pjesėtarėt e tjerė tė trafikut". "Ende pa ardhur policia, insistova tė ndaloja patrullėn e parė tė KFOR-it dhe ndonjė veturė tjetėr pėr tė dėrguar nė spital njerėzit, porse askush nuk ndaloi",- shton ai, duke shtuar se mė vonė ka ardhur edhe njė patrullė tjetėr e KFOR-it, e cila ka filluar tė lokalizojė vendin. Dėshmitari thotė policia e ka marrė nėn kontroll vendin e ngjarjes, diku pas 25 minutash, kurse pėr autoambulancėn ai dėshmon se ka ardhur edhe mė vonė. Nga fjalėt qė ka dėgjuar aty, tregon se janė parė dy makina, njė xhip i Shqipėrisė dhe njė "Ascona", tė cilat kanė ngushtuar kalimin e automjeteve qė po hynin nė Pejė. Pėr to kanė thėnė se kanė ikur me shpejtėsi tė madhe rrugės pėr nė Fabrikėn e Birrės. Po ashtu ka shtuar se afėr xhipit tė Zemajt ishe i ndaluar njė autobus, duke mos mundur tė sqaronte nėse Zemaj kishte gjė tė bėnte me tė. Pėr kėtė fakt njė polic qė ka ardhur ndėr tė parėt nė vendin e ngjarjes, thotė se Zemaj ishte ndaluar qė tė niste djalin e vet Enisin pėr nė Prishtinė. Ai thotė se tė shtėnat e shumta nga armė tė tipit "Kallashnikov" janė zbrazur fillimisht nė derėn e parė tė shoferit, duke besuar se udhėtari nė ndenjėsen e pasme do tė shpėtonte nga plumbat
Drejtesia ne Kosove:
Dy rrethanat pėr tė cilat do tė lexoni mė poshtė, e tė cilat nuk janė bėrė publike, flasin mjaft pėr realitetin poshtėrues sot nė Kosovė – ku ka gjasa qė secili tė vrasė secilin dhe tė mos kapet. Njėra: Kur viktimat Zemaj tė shtunėn rreth orės 17:00 kishin qenė duke qėndruar tė parkuar nė afėrsi tė Kombinatit tė Drurit nė Pejė, nė po tė njėjtin vend ka qenė duke pritur udhėtarėt e vet edhe autobusi i agjencisė turistike ``Beci Turs``. Aty ndodheshin edhe disa automjete qė kishin ardhur pėr tė sjellė dhe pėrshėndetur pasagjerėt e autobusit. Ndėrkohė autobusi ishte nisur pėr tė marrė udhėtarė tė tjerė nė Gjakovė, pėr ta vazhduar mėpastaj rrugėtimin drejt Zvicrės. Dy vetura qė kishin pėrcjellur pasagjerė pėr Zvicėr, pėr ndonjė arsye kishin vazhduar qė edhe pėr njė kohė tė qėndrojnė nė vendin prej nga ishte nisur autobusi. Nė njė afat prej disa minutash kishte ndodhur edhe vrasja e Zemajve, nė afėrsinė prej pak metrash prej tyre. Pasi qė kishte ardhur policia, dy veturat sė bashku me njerėzit nė to, ishin gjendur brenda kordonit policor dhe natyrisht vlenin si dėshmitarėt kryesorė tė krimit. Ndėrkohė, nė vendin e ngjarjes kanė arritur rreth njėqind pjesėtarė tė policisė sė UNMIK-ut, tė SHPK-sė, si dhe policė civilė. Por, mister mbetet se si dy veturat me dėshmitarėt, pas rreth njė ore tė ngjarjes, duket t’i kishte lėshuar dheu. Pėrgjigja e parė e policėve nė pyetjet e eprorėve tė tyre ka qenė: Kėtu ishin. E dyta: Shkuan. E treta: I lėshoi njė polic ndėrkombėtar. E katėrta: Askush nuk e di se cili ėshtė ai polic ndėrkombėtar. Pastaj, pėrveē kėtyre, del se askush nuk i di as emrat e personave/dėshmitarėve nė kėto vetura; e askush nuk ėshtė kujtuar qė biles tė shėnojė numrin e targave tė tyre. Suma sumarum, dėshmitarėt e artė tė momentit janė humbur nga, thėnė sė buti, pakujdesia e policisė. Kjo tė shtyn pashmangshėm tė bėsh njė pyetje: Kur policia lejon qė tė ikin edhe dėshmitarėt qė Zoti ia ka dėrguar nė vendin e ngjarjes, si tė pritet qė tė njėjtit tė kapin dorasit qė nuk i kanė parė kurrė? Tjetra: Jo mė shumė se njė orė pas krimit, njė zėdhėnės i UNMIK-ut pėr rajonin e Pejės ka deklaruar pėr media se policia ėshtė nė krye tė detyrės. ``Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja janė duke shtuar prezencėn e tyre jo vetėm nė Pejė, por edhe nė Deēan, Burim (Istog), Klinė e Gjakovė nė kėrkim tė tė dyshuarve``, -ka theksuar Chuck Runnon i UNMIK-ut. Me dallim prej vetėm disa minutash plus ose minus tė kėsaj deklarate, rastis qė tre familjarė tė mij tė nisen nga Peja pėr nė Prishtinė. Pėr t’iu shmangur tollovisė sė krijuar nė vendin ku ka ndodhur incidenti, ata kanė zgjedhur qė pėr tė dalė nga Peja tė pėrdorin rrugėn transitore, qė nis nė dalje tė qytetit nė drejtim tė Deēanit dhe del nė rrugėn magjistrale pėr nė Prishtinė, vetėm pak qindra metra nga vendi i krimit. Dhe ēudia e tyre ishte e madhe. Le qė nė tėrė udhėtimin 86-kilometėrsh nuk i kishte ndalur asnjė patrullė policie, por as qė kishin parė ndonjė polic gjėkundi gjatė gjithė rrugės. Rrėfim tė ngjashėm ka edhe vetė njė pjesėtar i SHPK-sė. Me tė dėgjuar pėr rastin, edhe ai i veshur me rroba civile dhe veturė private ishte nisur pėr tė ardhur nė vendin e ngjarjes nga Deēani. Dhe, rezultati i njėjtė – nuk ishte ndaluar askund nga policia. Kjo tė shtyn tė bėsh edhe njė pyetje: Kur pohohet vetėm deklarativisht se policia ėshtė nė krye tė detyrės nė gjithė rajonin, kurse ata as qė ndalojnė makinat qė qarkullojnė nė ato momente, si tė mos besohet qė nė afat prej tri orėsh dorasit tė kenė qenė duke pirė kafe tė relaksuar, jashtė gjithė asaj rrėmuje, nė Maqedoni ose Shqipėri? Nė anėn tjetėr, dėshirėn pėr tė besuar se kėtu bėhet fjalė vetėm pėr lėshime tė izoluara rasti tė policisė menjėherė ta mbyt thirrja nė statistika. Vetė policia tregon se rreth nėntėdhjetė pėr qind e vrasjeve enigmatike nė Kosovė pas luftės kanė mbetur tė pazgjidhura. Ndėrsa pjesė tė madhe tė fajit kėtu padyshim kanė edhe dėshmitarėt, tė cilėt, si nė rastin e pėrmendur, me tė gjitha mėnyrat pėrpiqen t’i eskivojnė dėshmimit pėr krimin qė po ia zė frymėn proceseve progresive tė filluara nė Kosovė
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=119555
Edhe ktu iki do shkrime se di a i ke lexu.
Fotografi te Rralla II-5,6
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 14-02-2010 mė 09:03
Digjet dokumentacioni i EULEX it mbi krimet
QIK,me 3.3.2010
Prishtinė
Prishtinė, 3 mars 2010 - Njoftohet se i gjithė dokumentacioni i Njėsisė sė Intelegjencės nė kuadėr tė EULEX it ėshtė djegur si pasojė e pėrfshirjes nga zjarri javėn e kaluar, raporton Balkan Insight. Zjarri ka ndodhur nė bazėn e KFOR it nė Film City, ku edhe gjenden zyrat e kėtij njėsiti tė EULEX it. Zjarri ka djegur gjithēka pėrveē mureve tė ndėrtesės. Brenda nė tė ka pasur tė dhėna e analiza nga mė tė ndryshimet sa i pėrket krimit tė organizuar, pastaj biseda telefonike si dhe raporte financiare. Megjithatė, EULEX ka thėnė se aty nuk ka pasur dėshmi pėr aktivitete kriminale. Zėdhėnėsja e misionit europian, ***** Lindhlam, ka thėnė se EULEX e ka sistemin e vet mbėshtetės dhe asgjė esenciale nuk ėshtė humbur, dhe rrjedhimisht kjo nuk do tė ndikojė nė aftėsinė e EULEX it pėr tė hetuar krimet serioze nė Kosovė
Krijoni Kontakt