
Postuar mė parė nga
Kosovelli
VRASJA E UKĖ BYTYQIT, AHMET KRASNIQIT
Nė tė gjitha gjykimet e organizuara nė Kosovė, qė nė shumicėn dėrmuese tė rasteve kishin karakter politik dhe diskriminues ndaj UĒK-ės, " dėshmitarėt" u dekonspiruan, u lanė nė rrugė, e mė pastaj pati raste qė edhe u vranė, pėr tė mos i zbuluar enigmat dhe planet sekrete tė operacioneve tė ndėrrmarra pėr organizimin e kėtyre gjykimeve tė montuara, me qėllim qė tė mbeten enigmatike edhe mė tutje, por edhe tė akuzohen tė gjykuarit pėr vrasjen e " dėshmitarėve" tė proceseve.
Mistifikimi i krimit u bė edhe nėpėrmjet disa mediave, duke nxitur konflikte mes rrymave dhe grupeve politike, qė me disa raste pėrfunduan edhe me vėllavrasje, siē ishte rasti i Ukė Bytyqit, Kryetar i Kuvendit Komunal tė Therandės ( Suharekės) bashkė me dy shoqeruesit e tij, Bajram dhe Bafti Bytyqin nė tetor tė vitit 2002. Edhe kjo vrasje lidhet me zgjedhjet lokale. Viktimat bashkė me qindra parakalues - simpatizantė tė LDK-sė, parakalonin me vetura duke kremtuar fitoren nė zgjedhjet pėr pushtetin lokal dhe gjatė kėsaj i kishin provokuar vrasėsin dhe fshatarėt tjerė tė fshatit Leshan. Ky provokim mė pas u bė shkas i vrasjes sė trefishtė dhe plagosjes sė dorasit. Pra dorasi i kėtyre tri vrasjeve atė ditė ishte plagosur gjithashtu nga pala e kundėrt e konfliktit.
Pėr shkak tė zėnkave dhe konflikteve qėllimore, nė vitin 1998, u vra edhe Ahmet Krasniqi nė Tiranė, ish- ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Bukoshit. Vrasja e Ahmet Krasniqit duket tė jetė bėrė mė shumė pėr konflikte interesash tė brendshme, pa pasur konotacione tė vrasjes sė motivuar nga politika. Pra, kjo vrasje ndodhi mu nė kohėn kur nė qeverinė nė ekzil kishte njė krizė tė mbrendshme institucionale sidomos nė ministrinė e mbrojtjes, oponentė tė sė cilės e sabotonin luftėn e UĒK-sė.
Ahmet Krasniqi ishte pre e kėtyre intrigave dhe mosmarrėveshjeve tė niveleve tė larta. Prandaj dhe nuk ėshtė zbardhur. Edhe kjo vrasje bėnė pjesė nė radhėt e vrasjeve komplotiste, sepse Ahmet Krasniqi ishte ushtarak i lartė, i pari nė hierarki ku puqeshin interesa tė mėdha dhe atė nga mė tė ndryshmet. Krasniqi ėshtė vrarė nėTiranė , ku " vrasėsit me pagesė" atėbotė kishin njė strofull pothuajse legale.
Krijoni Kontakt