
Postuar mė parė nga
PLAKU
Salihaj: Hajdari njė hallkė shumė e vogėl nė zinxhirin e krimit
Fatbardhė Zeka
Vazhdon zinxhiri pėr zbulimin e krimit nė Kosovė, pas Bllacės bie Hajdari
Prishtinė, 13 janar - Duket qė Nazim Bllaca mbeti vetėm pikėnisja e zbulimit tė krimeve nė Kosovė, pasi qė edhe arrestimeve pėr vrasje dhe tentim vrasjeve tė pasluftės po i bashkohen edhe fytyra tė tjera. Kėshtu pas hetimeve tė bėra ta rasteve tė krimit tė organizuar EULEX-i tė martėn arrestoi edhe njė person qė ka tė bėjė me rastin e Nazim Bllacės. Bėhet fjalė pėr Driton Hajdarin, i cili dyshohet se ka qenė pjesėmarrės nė dy tentim atentate, njėri qė ka ndodhur nė nėntor tė vitit 1999 nė Prishtinė dhe tjetri nė qershor tė vitit 2000 nė Ferizaj.
Nė tentimatentatin nė Ferizaj, siē ka konfirmuar pėr gazetėn edhe njė ditė mė parė, cak i sulmit ishte Adem Salihaj, atėherė kryetar i degės sė LDK-sė, dhe aktualisht nėnkryetar i LDD-sė.
Zyrtarė tė EULEX-it tė kontaktuar nga gazeta nuk kanė dhėnė asnjė informacion, qoftė edhe nėse i dyshuari pėr krime, ka pranuar akuzėn plotėsisht apo pjesėrisht.
Salihaj, i cili i ka shpėtuar asaj tentim vrasjeve, thotė se arrestimi i Hajdarit ėshtė vetėm njė hap i vogėl nė zbulimin e krimit.
Komisioni pėr legjislacion dhe gjyqėsi i Kuvendit tė Kosovės, zbardhjen e rasteve tė krimit e quajnė tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme, ndėrsa ekspertė tė sigurisė vlerėsojnė se arrestimi i Hajdarit tani ėshtė edhe njė vegėz pėrmes sė cilės do tė mund tė zbulohen dhe shumė raste tė tjera...
(Tekstin e plotė mund ta lexoni nė numrin e nesėrm tė gazetės, Bota sot)
Krijoni Kontakt