Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 107

Tema: Autoqefalia

  1. #31
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Peniel
    Ky na qenka edhe justifikimi zyrtar i kishės ortodokse shqiptare pėr tė gjitha masakrat qė kreu nė kurriz tė shqiptarėve nė vitet e Rilindjes Kombėtare.
    Peniel, dhe kjo qe thua ti me lart eshte gafe historike sepse kisha orthodhokse shqiptare nuk ka ekzistuar ne vitet e rilindjes (ne forme autoqefale), dhe si e tille nuk ka se cfare masakra te kete kryer.

    Pra mund te diskutohet per Kishen Orthodhokse Greke, jo Shqiptare!

    Por dhe ne lidhje me Kishen Orthodhokse Greke duhet te kihet parasysh qe:

    Ne rradhe te pare duhet te investigohet ne nje menyre te paanshme dhe jo duke u nisur nga librat e shkruar nga spiunet e Enver Hoxhes se a jane bere vrasje patriotesh nga qarqe orthodhokse, kush i ka bere, pse i ka bere, etj...

    Nqs e marrim te mireqene se jane bere, atehere nuk mund te thuhet se keto vrasje i kreu Kisha Orthodhokse (ashtu ne pergjithesi) sepse Kisha Orthodhokse eshte bashkesi e besimtareve orthodhokse. Por, duhet thene: I vrau filani ose filanet (me emra konkrete).

    Kjo menyre diskutimi "i vrau kisha" nuk ka sens!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 19-01-2010 mė 12:50
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pergjigja e Albos per Visarion Xhuvanin calon ne ate se Visarion Xhuvani e kishte edukimin e duhur teologjik per te qene peshkop e k/peshkop. Ai ka bere gjimanz kishtar ne Athine, pastaj universitetin teologjik dhe ka mbrojtur doktorature. Ne asnje aspekt teologjik Kisi nuk qendron me lart se Xhuvani.

    Megjithese nuk dua te flas keq, nuk kam se si mos ta them se defekt i Xhuvanit, mesa tregojne shkrimet, eshte mungesa e karakterit. Ate nuk e donte as pala shqiptare (per shkak te karakterit). Pala greke se donte se eshte e qarte pse.


    Matrix, vlera e kishes qendron tek misteri/et e saj qe vlejne edhe atehere kur punonjesit e saj jane te padenje. Lavdi zotit per kete se ndryshe po te mos ish keshtu, prej kohesh sdo kishim me kishe.

  3. #33
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Matrix, vlera e kishes qendron tek misteri/et e saj qe vlejne edhe atehere kur punonjesit e saj jane te padenje. Lavdi zotit per kete se ndryshe po te mos ish keshtu, prej kohesh sdo kishim me kishe.
    Seminarist qe ta ngas dhe pak muhabetin ne kete drejtim,
    A ka ndonje gje qe ben misterin/et te pavlefshem? Nqs po cila eshte ajo/ato?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #34
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin

    Matrix, vlera e kishes qendron tek misteri/et e saj qe vlejne edhe atehere kur punonjesit e saj jane te padenje. Lavdi zotit per kete se ndryshe po te mos ish keshtu, prej kohesh sdo kishim me kishe.
    Seminarist, unė muk jam shumė nė ngjarje rreth kesaj teme por ajo qe me bėri te shkruaj ėshtė pikrisht ky rresht qe ti ke thėnė, kompliment.

    Kėtė qe e lexova ne kete rast nga ti shumher kam dasht ta them por nuk kam ditur ta perpiloj, falemnderit dhe pajtoj vėlla, ėshtė e veretė, jo pse pajtoj unė por ėshtė mėse e mėse e vertetė. Disaher kam dasht t'ja them marcus1 por nuk kam ditur ta them keshtu sikurse ti e ke thėnė por kjo ishte ajo qe kam dashtė ta them.

    Respekte
    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Matrix,

    Me Tonin e kemi biseduar edhe ne tavoline kete punen e mistereve, dhe shume mire qe e permendi edhe Seminaristi. Misteri i kremtuar ne Kishen Katolike dhe Ortodokse ne shnderrimin e bukes dhe veres ne trup dhe gjak te Krishtit nuk varet nga denjesia e meshtarit/priftit e aq me pak nga besimi qe kane njerezit ne te. Asgje nuk mund t'ia humbase vleren mistereve, pasi ato jane dhene per pastrimin dhe perforcimin shpirteror te njerezve.

    Nga njera ane eshte shume mire qe ne nuk jemi gjithmone te vetedijshem se cfare marrim ne trupin tone permes ketyre mistereve, pasi do te kishim vdekur ne vend nga madheshtia e misterit!!! Vete Zoti i ruan syte tane te dobet nga ajo per te cilen po na pergatit per amshim.


    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  6. #36
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Seminarist qe ta ngas dhe pak muhabetin ne kete drejtim,
    A ka ndonje gje qe ben misterin/et te pavlefshem? Nqs po cila eshte ajo/ato?
    Si gjithnje, duhet ndare teoria nga praktika, ideali nga realiteti i perditshem.

    Teorikisht, misterin e kishes e ben te pavlefshem kur nje kishe haptazi dhe zyrtarisht kalon ne herezi (pra cenon dogmen).
    Po teorikisht, humbja e vlefshmerise se misterit eshte njekohesisht humbje e jetes ne Krishtin, pra te pushuarit se qeni trup i Tij. Sepse misteri konsiston pikerisht ne ate se cfare ne shohim si te dukshme thjeshte nje shoqeri besimtaresh, ekziston ne nje tjeter dimension, ne cka konsiston edhe te qenit mister, Trupi i Krishtit. Ky identitet realizohet nepermjet 7 mistereve, nga te cilat themelore jane pagezimi dhe kungimi, por qe ne fakt tej numrit 7, mister eshte e gjithe jeta dhe veprimtaria e kishes.


    P.S, pershendes Tonin qe e konsideroj vella ne Krishtin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-01-2010 mė 10:18

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ja futni kot.Turqia nuk beri lufte fetare, por por krijoi nje poerandori me teritore te pushtuara per ti vjele taksat popujve te tjere.Ajo e perdori fene per te percare popujt qe te ngaterroheshin nder vedi e keshtu te siguronte te paushtetin e saj me nje administrate te vogel turke.Nese do te zhduknuin polin tjeter krishterimin, sundimi i tyre nuk do te zgjaste me shume se dhjete vjet.Turqit as ushtri turke nuk kishin por ato e krijonin ushtrine atje ku ishte konflikti , ku ishte problemi, me mercenare me ushtare te konvertuar e natyrisht dhe ca turq .Prandaj dhe sot shqipetaret hane njeri tjetrin pasi u mesuan e edukuan ne kete menyre nga politika percarese e truqise.
    mos otomanet ia futnin kot kur "qellimi i invazionit" te tyre ishte perhapja e fese muhamedane nder te pafete (duke futur edhe te krishteret ne te)
    a nuk quhet kjo "lufte fetare" ????????.......
    dhe zoterrote duhet te dini se ne ate kohe otomanet kishin ushtrine me te pergattur dhe me te forten e kohes (prandaj edhe e ftuan perandoret bizantin disa here keto forca otomane qe te zgjidhnin mostmarveshtjet e tyre), e shoqeruar me nje administrate shum efektive dhe rigoroze, e cila mbas pushtimit vendoste ligjin dhe vilte taksat me nje dokumentacion qe ruhet deri ne ditet e sotme.....
    por duke gjetur shesh e duke bere pershesh, buqeta e intrigave dhe politika perca e sundo ishte shpata e tyre dhe duke iu referuar Arberise e dogjen dhe e roberuan si ska me keq......
    nuk jam simpatizant i Max-Veloizmit ku disa vecori te keqia te karakterit te Shqipetarit kerkon ti justifikoje me vaksina otmano-turke..........
    politiken percarese nder ne Shqipetaret e kane aplikuar te gjithe pushtuesit qe kane kaluar ketej PA PERJASHTIM por problemi eshte SE NE NUK NXORREM ASNJEHERE MESIM !!!!!!
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe nje nga kushtet e Patriarkanes per dhenien e Autoqefalise ishte doreheqja e peshkopit Visarion, por ajo qe nuk eshte e vertete eshte arsyeja qe ti shpik, se "ai ishte shqiptar". Patriarkana nuk kish se si te pranonte Visarionin, jo se ishte shqiptar, por se ishte nje peshkop jo-kanonik, i hirotonisur jo sipas kanoneve te Kishes dhe nuk kish pergatitjen e duhur theologjike per te qene peshkop, e jo me Kryepeshkop.

    Pasi Visarioni dha doreheqjen dhe ne krye te KOASH u zgjodh Kristofor Kissi, qe kish pergatitjen e duhur theologjike, Patriarkana e pranoi Autoqefaline e delegacionit shqiptar ne 1937. Dhe lavdi Zotit per kete, pasi Kisha shqiptare shume kollaj mund te kish perfunduar jashte trupit te Kishes, sic perfundoi kisha maqedonase qe sot pretendon se eshte autoqefale, por duke qene se nuk eshte kanonike, nuk e njeh si te tille asnje nga kishat e tjera orthodhokse.

    Albo
    PO MIRE.....TI E SHEH NE PRIZMIN TEND.....UNE E SHOH NE KENDVESHTRIMIN TIM DHE KAM PATUR FATIN TE DEGJOJ DISA TE MOTSHEM QE DICKA DININ.....PO NEJSE
    PO PERSE....PERSE MERR KISHA GREKE RROLIN E SHEFIT TE KATEDRES.......DHE ME C'FAKTE E DINTE KJO KISHE SE SI ISHTE IEROTONISUR FILANI ????? ........
    PERSE KJO KISHE DUHET TE VERE GISHTIN SE KY APO AI DUHET TE VIHET ATY OSE ATJE........KETE ZAKON TE KEQ KJO KISHE VAZHDON TA KETE EDHE SOT E KESAJ DITE KU KISHA TE RUSISE, BULLGARISE , RUMANISE, IERUSALEMIT DHE ARMENISE IA KANE PERBUZUR ROLIN DHE KANE SHKAKTUAR REFLEKTIME TE TIPIT ESTRADE
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pershendetje Dielli_ime,

    Interesante jane keto vargje nga Ungjilli i Lukes, qe shpeshhere na kalojne shkarrazi, pa i vene re, duke harruar se cdo gje qe eshte shkruar nuk eshte rastesisht aty

    Luka, 24

    13 Dhe ja, dy prej tyre, po atė ditė, shkuan nė njė fshat me emrin Emaus, qė ishte gjashtėdhjetė stade larg prej Jeruzalemit,
    14 dhe bisedonin me njėri-tjetrin pėr tė gjitha ato qė kishin ndodhur.
    15 Dhe ndodhi qė ndėrsa ata po bisedonin e diskutonin njėri me tjetrin, vetė Jezusi u afrua dhe filloi tė ecte bashkė me ta.
    16 Por megjithėse e shihnin, nuk ishin nė gjendje ta njihnin.
    17 Ai u tha: "Ē’janė kėto fjalė qė po shkėmbeni me njėri-tjetrin gjatė rrugės?" Ata ndalėn hapin, tė trishtuar.
    18 Njėri prej tyre, me emrin Kleopa, iu pėrgjigj e i tha: "Mos vallė je i vetmi i huaj qė po viziton Jeruzalemin dhe qė nuk i ke marrė vesh ato qė kanė ndodhur kėtu kėto ditė?"
    19 Ai u tha: "Ēfarė?" Ata i thanė: "Ato pėr Jezusin nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra e nė fjalė, pėrpara Perėndisė dhe gjithė popullit.
    20 Se si kryepriftėrinjtė dhe krerėt tanė e dorėzuan pėr t’u dėnuar me vdekje dhe e kryqėzuan.
    21 Ne shpresonim se Ai ishte njeriu qė do ta ēlironte Izraelin me anė tė shpengimit; por, veē tė gjitha kėtyre, kjo ėshtė dita e tretė qė kur ndodhėn kėto gjėra.
    22 Pėr mė tepėr, na kanė ēuditur disa gra nė mes nesh, tė cilat kishin shkuar herėt te varri.
    23 Kur nuk e gjetėn trupin e Tij, erdhėn e thanė, se kanė parė njė vegim engjėjsh, tė cilėt thoshin se Ai ėshtė gjallė.
    24 Dhe disa, qė ishin me ne, u larguan pėr te varri dhe e gjetėn ashtu siē kishin thėnė gratė, por Atė nuk e panė."
    25 Atėherė Ai u tha: "O tė marrė dhe mendjeplogėt qė besoni tė gjitha ato qė kanė folur profetėt.
    26 A nuk duhej qė Krishti t’i vuante kėto, dhe pastaj tė hynte nė lavdinė e Vet?"
    27 Dhe duke filluar qė nga Moisiu e tė gjithė profetėt, Ai u shpjegoi atyre ato qė kishin lidhje me Tė nė tė gjitha Shkrimet.
    28 Ata iu afruan fshatit ku po shkonin; Ai bėri sikur po largohej mė tutje.
    29 Por ata ngulėn kėmbė, duke thėnė: "Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita tashmė ka kaluar." Ai hyri pėr tė qėndruar me ta.
    30 Dhe kur u shtrua pėr tė ngrėnė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe pasi e ndau, ua dha atyre.
    31 Atėherė sytė e tyre u hapėn dhe ata e njohėn Jezusin; por Ai u zhduk prej syve tė tyre.

    32 Ata thanė me njėri-tjetrin: "A nuk na digjej zemra pėrbrenda, kur na fliste udhės, dhe kur na shtjellonte Shkrimet?"
    33 Dhe u ngritėn nė po atė orė, u kthyen nė Jeruzalem dhe i gjetėn tė njėmbėdhjetė, si edhe tė tjerėt qė ishin me ta, tė mbledhur sė bashku,


    Pra, keta nxenes e njohen Krishtin kur Ai thyen buken dhe ua jep. Dhe me pas zhduket prej syve te tyre. Tashme ata e kane Ate brenda vetes, permes asaj buke qe Ai vete u dha! Ai se brendshmi u jep force qe te ngrihen ne mes te nates dhe ta ndajne gezimin e tyre me te njembedhjetet qe jane ngujuar ne Jerusalem, ne menyre qe Ai t'u shfaqet dhe atyre aty. Ky eshte pak a shume misteri i kungimit, nje udhetim drejt Emausit, i filluar me dyshim dhe pesimizem, dhe i perfunduar me gezimin e njohjes se Zotit te Gjalle kur Ai thyen buken!

    Dhe pas kungimit ata kthehen dhe bashkohen me pjesen tjeter te Kishes. Ata behen nje. Ata nuk mund te jene me te izoluar. Dhe kur shkojne ne Jerusalem, dhe takohen me te tjeret, serisht Krishti shfaqet. Ai nuk ju shfaq te njembedhjeteve me pare, por priti derisa dy nxenesit te vinin prej Emausit, qe te gjithe te ishin NJE. Dhe pasi shfaqet, ua verteton serisht se eshte i gjalle. Perseri permes Ushqimit!

    35 Ata treguan ato qė u kishin ndodhur gjatė rrugės dhe se si e kishin njohur kur Ai ndau bukėn.
    36 Ndėrsa po flisnin pėr kėto gjėra, Jezusi u duk nė mes tyre dhe u tha: "Paqja qoftė me ju."
    37 Por ata u tmerruan e u frikėsuan dhe mendonin se kishin parė njė frymė.
    38 Ai u tha: "Pėrse jeni tė shqetėsuar? Pėrse lindin dyshime nė zemrat tuaja?
    39 Shikoni duart dhe kėmbėt e Mia, jam Unė vetė; mė prekni dhe shikoni; sepse fryma nuk ka mish e kocka, por, sikurse e shihni, Unė i kam."
    40 Dhe si tha kėtė, u tregoi duart e kėmbėt.
    41 Ndėrsa ata ende nuk po besonin nga gėzimi dhe po mrekulloheshin, Ai u tha: "A keni ndojė gjė pėr tė ngrėnė kėtu?"
    42 I dhanė njė copė peshk tė pjekur.
    43 Ai e mori dhe e hėngri para tyre.

    44 Pastaj u tha: "Kėto janė fjalėt e Mia qė ju thosha kur isha ende me ju: Tė gjitha ato qė janė shkruar pėr Mua nė Ligjin e Moisiut, te profetėt dhe te psalmet, duhet tė pėrmbushen."
    45 Pastaj ua kthjelloi mendjen qė tė kuptonin Shkrimet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 19-01-2010 mė 11:16
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Peniel, dhe kjo qe thua ti me lart eshte gafe historike sepse kisha orthodhokse shqiptare nuk ka ekzistuar ne vitet e rilindjes (ne forme autoqefale), dhe si e tille nuk ka se cfare masakra te kete kryer.

    Pra mund te dikutohet per Kishen Orthodhokse Greke, jo Shqiptare!

    Por dhe ne lidhje me Kishen Orthodhokse Greke duhet te kihet parasysh qe:

    Ne rradhe te pare duhet te investigohet ne nje menyre te paanshme dhe jo duke u nisur nga librat e shkruar nga spiunet e Enver Hoxhes se a jane bere vrasje patriotesh nga qarqe orthodhokse, kush i ka bere, pse i ka bere, etj...

    Nqs e marrim te mireqene se jane bere, atehere nuk mund te thuhet se keto vrasje i kreu Kisha Orthodhokse (ashtu ne pergjithesi) sepse Kisha Orthodhokse eshte bashkesi e besimtareve orthodhokse. Por, duhet thene: I vrau filani ose filanet (me emra konkrete).

    Kjo menyre diskutimi "i vrau kisha" nuk ka sens!



    Ja c'thote nje zoteri i nderuar i 100 viteve me pare

    Grekomania – Mihal Grameno
    Dija ėshtė sot vegla mė e shėndoshe e njerėzimit edhe e qytetėrimit, se me dijen kanė harirė tė ndryshojnė jo vetėm faqen e dheut po edhe naturėn, se gjithė ē’na shohin sytė e na deėgjojnė veshėt, janė tė ēpikurat e mendjes sė njeriut. Gjithė me dijen harinė tė xbutin kafshėt e shpesėt gjer nė njė shkallė, sa sot i sjellin njerėzimit ato mė tė mbėdhatė shėrbime.

    Me dijen harinė gjithė kombet e dheut tė qytetėrohen, tė pėrparojnė edhe tė rojnė tė lumturė nė kėtė botė. Prapė me dijen harinė tė shpėtojnė njerėzimn’ nga reziku i vdekjes, duke gjetur mikrobet e tmeruarė tė oftikės, kolerės, murtajės edhe gjithė sėmundjeve!

    Pra, kur ēuditemi me kėto tė ēpikura tė dijes, nuku munt tė mos qėndrojmė e tė habitemi qė qysh kjo ditė nuku mundi tė gjenjė edhe mikrobne tė grekomanisė?!

    Edhe megjithėqė kjo sėmundje ėsht’ė re nė Shqipėri, po, duke mos marė masa kundra saj, kishte zėnė tė pėrparojė e gadalė tė rėnjoset, edhe zot’i math e di sa thesare do tė kishte, po tė mos zgjoheshin e tė kupėtonin reziknė e t’i gjenin njė derman shqipėtarėt kėti mikrobi tė tmeruarė.

    Grekomanija, ėshtė njė sėmundje e rezikēime qė shėmbėllen me gangrenėn, tė cilėnė, po s’more masa tė repta qė nė krye, je i dėnuar pėr vdekje!

    Grekomanija ėshtė pėrhapur nė krye, si shpėtimi tonė, grekomanija ėshtė pėrhapur, nė krye, si copėtimi tonė edhe kėsisoj nuku vėrenin reziknė po pėrkundra e pushtonin, kur, tani 30 vjet, u ēfaq faqezaj kėjo sėmundje nė Shqipėri.

    Mikrobet tė grekomanisė kėtu nė Korēė, ku kanė qendrėn, i prunė, jo korēarėt po ca fanatikė pa ndjenja njeriu ose tė shitur, nga Athina e Greqisė edhe kėshtu hodhė grindjen e zihjen midis vėllazėrisė qė kanė patur gjithė jetėn korēarėt.

    Shumė keq mė vjen tė pėrdor fjalė si «trathėtar» e «i shitur» edhe aqė mė shumė pėr vėllezėr shqipėtarė, po faji ėshtė i atyre, tė cilėt janė berė vegla e tė huajve edhe armikėt e kombit tė tyre. Qysh munt ta nemėronj e quanj klikėn ose kamarillėn e Mitropolisė me Efrem Gjinin nga Elbasanin edhe Jani Dardhėn me &-inė?1

    Nukė se s’janė korēarė pa flas pėr kėta, po kėta janė shkakėtarė e gjithave ē’kanė ngjarė e ngjasėn nė Korēė. Qysh mundet njerės tė mbaruarė nė shkollat e larta tė jenė kundra kombit tyre, pėrveē se janė tė shitur?

    Njė komp pret shėrbime nga tė kėtillė njerės e jo intriga e armiqėsi. Nė thėnēin se me kėtė mėnyrė duan t’i sjellin dobi kombit, kėjo i lakuriqėson edhe mė tepėr qė s’janė tjatėr gjė pėrveē propagandistė tė grekomanisė, se tjatėr soj qysh munt tė mbushin qėllimnė, kur kėrkojnė tė ndajnė orthodhoksėt nga muhamedanėt e nga katolikėt?

    Po propaganda e tyre duket faqezaj qė ėshtė pas programit tė megali idhesė, qė tė na grekosin e tė humbasim gjuhėn e bukur tonė, si e panė qė mė s’mbeti lugė pėr grekėrit nė Bullgari, Rumani dhe Serbi.

    Mos muhamedanėt u trazuan nė punėrat e kishės e tė shkollavet tė orthodhoksėvet? Pėrse atėherė, kur kishin e kanė qėllim tė mirė, e ndaluanė lėēitjen e ungjillit edhe tė tjerave qė thuheshin shqip? E mallėkonin me katran gjith’ ata qė kuxonin tė thonė qė janė shqipėtarė?

    Ē’ishin gjith’ ato amenda2 (geza)3 qė u epnin fėmijės pėr ēdo fjalė qė thoshnin shqip?

    Zoti Efrem muntė mė mirė tė ndalonte Elbasanasit, tė cilėt lėēitnin edhe sot nė kishrat shqip, a s’janė dhe ata orthodhoksė? Falje zotit, i cili s’na la tė gjurmojmė kėtė udhė tė shtrembėr e tė njohim njėri-tjetrin. Mjerisht, gjenden akoma nga vėllezėrit korēarė qė gjyrmojnė kėtė kamarille, edhe kjo ėshtė njė turp i math! Ėshtė koha qė tė hapin sytė e tė gjykojnė tė drejtėn pėr tė mirėn e mėmėdheut e tė vėllazėrisė, andaj bėnj thirje duke lutur tė hiqni dorė nga grekomanija e tjatrė sėmundje si kjo, qė tė mos lini emėr tė shkruar me katran.

    Sa pėr trathėtoret istorija do t’u ruajnė ēpėrblimnė qė meritojnė!…

    «KORĒA», Korēė, nr. 11, 8 maj 1909. Autori: M.G. (Mihal Grameno).

    "Postuar me pare nga Luftetari 1444 ne temen me po te njejtin titull"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cool_shqype : 19-01-2010 mė 11:21
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •