Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Shqiptarët…më optimistët në botë!

    Të paktën kështu mendon "Gallup International" e cila në anketën e përvitshme "Zëri i njerëzve" ka shpallur shqiptarët e Kosovës si populli me optimist ne botë, pasuar nga Kina, Australia, Libani dhe Kolumbia.
    Sipas studimeve, është vëne re se Kosova ka ndër qytetarët më optimistë që prej fillimit të shekullit, duke e lidhur ketë fakt me fitoren e luftës kundër Serbisë dhe një të ardhme premtuese ne aspektin ekonomik.

    Më pesimistët? Hong Kongu, Islanda, Singapori dhe Greqia!

    Rezultatet e kësaj ankete midis publikimesh të tjera janë botuar edhe në gazetën amerikane WWD. /albaniac/

    Cfar medoni pse Shqiptaret jan me optimist ne BOTE,cka i shtyn ata te besojn ce te jen optimist se nje dite do te behet mir?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nje popull qe nuk ka ambicje eshte optimist,a i ke pyet magjupt ata tan kohen me muzik e qojnedhe ata mund te jen me optimist se ne.
    Po qfar optimizmi mundet me pas shqipetari kur vetem magjupet i kan punet me keq se ne.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    nuk di qysh mundemi te jemi optimist kur vetevrasjet jane ne rritje me te medhat ne rajon.....(optimist me fjal a me zemer jemi pesimist) raport i deshtuar ose i manipuluar

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Optimizmi i shqiptareve buron tek fakti se jane nje popull i ri ne moshe, mosha mesatare e shqiptareve eshte nen 30 vjec, dhe detyrimisht, te rinjte jane me optimiste dhe me idealiste se moshat me te medha apo se popujt me te plakur ne moshe.

    Burimi tjeter i optimizmit te shqiptareve ka te beje me dy fakte te thjeshta:

    1. Ne Kosove kemi sot 10 vjecare qe kane lindur ne liri, brezi i pare i shqiptareve te lindur ne liri.
    2. Ne Shqiperi kemi sot 18 vjecare, qe jane brezi i pare i lindur ne demokraci.

    Teksa popujt e tjere te botes e marrin paqen e lirine si te falur, pasi kane dekada e shekuj qe e shijojne, ne shqiptaret si popull sapo kemi filluar ta pushtojme lirine me te dyja duart. Dhe kjo liri ka sjelle ndryshime te jashtezakonshme fizike, shoqerore e mbi te gjitha ne mentalitet.

    Sfida e popullit shqiptar jane dy:

    1. Investimi i metejshem ne ruajtjen e paqes e konsolidimin e demokracise.
    2. Edukimi dhe arsimimi i brezit te ri, me shpresen se ky brez do te behet katalizator emancipimi shoqeror edhe per brezat e vjeter, baballaret e tyre qe nuk e paten fatin te lindin e rriten ne liri.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •