Një britanik ka përjetuar një befasi të madhe, pasi që në një copë buke në një restorant në qytetin Esher, në provincën Surrey, i është shfaqur pamja e Jezu Krishtit.
Kjo i ka ndodhur David Howlett, 34-vjeçar, i cili ishte duke ngrënë në një restorant indian, në këtë qytet.
“Unë dhe bashkëshortja ime ishim duke ngrënë, kur në një moment në copën e bukës që mora mu shfaq pamja e Jezu Krishtit, i cili më shikonte. Ishte diçka rrëqethëse”, ka thënë David për mediat britanike.
I befasuar ka mbetur edhe pronari i restorantit, Asad Khan, i cili ka thënë se, “kryekuzhinieri i tij, sigurisht se ka ndonjë lidhje me ‘personin lartë’”.
![]()
Krijoni Kontakt