So ishte dita a pare qe shkova ne fakultet respektivisht ne Universitetin e Prizrenit duke u bazuar ne nje njoftim ne faqen zyrtare te tyre ne internet se sot do te fillojne ligjeratat.
Por sic ndodh shpesh ne Kosove me udheheqesit tane edhe kesaj radhe na genjyen dhe askush nuk na kerkoi falje per kete.
Me sa kuptova une qellimi kishte qene qe te kete sa me shume studente prezent derisa kamerat e kanaleve te ndryshme televizive po filmonin viziten e Ministrit te Arsimit ne Universitetin tone.
Por, dicka qe me beri shume pershtypje sot ishte ajo qe pash: shum vajza kishin ardhur te shoqeruara nga prinderit (nena apo babai) dhe kjo nuk mu duk aspak normale.
Nuk po mundem ta kuptoj a kane keto femra frike te vijne vetem ne fakultet apo prinderit i shoqerojne pa deshiren e tyre?!
Por kjo eshte edhe nje deshmi qe mentaliteti jone ne krahasim me shtetet tjera te Evropes eshte katastrofal dhe shume i prapambetur!
Une them shpesh: Kosova nuk do te perparoje kurre pa vdekur gjeneratat me mentalitet te komunizmit!
Krijoni Kontakt