Supermashtruesi sms biznesmenit


10/01/2010 - 12:44





KORĒE/ GEZIM ASHIMI

Mashtruesi i biznesmenėve korēarė ėshtė bėrė “i gjallė” dje duke ngushėlluar me njė mesazh njėrin prej viktimave tė tij. “Do tė tė kthej paratė, por mos mė denonco”. Ky ėshtė mesazhi nė celular qė ka marrė dje pronari i njė prej hoteleve mė luksoze nė Korēė, menjėherė pas publikimit tė supermashtruesit nė media. I riu rreth tė 30-tave, i paraqitur me emrin Eduart Dibra, mbėrriti nė qytetin e Korēės mė 1 janar dhe pasi mashtroi katėr biznesmenė, duke i’u marrė mė shumė se 30 mijė euro nė formė borxhi, ai u zhduk nga ky qytet. Mashtrimi u konfirmua pas datės 5 janar, kur nisėn nga puna bankat dhe u verifikua se llogaria e Dibrės ishte bosh e madje dyshohet se emri i tij ėshtė i rremė. I riu ka mundur tė depėrtojė te kėta sipėrmarrės, duke u paraqitur tek ta si njė biznesmen dhe arkitekt i njohur qė kishte lidhje tė forta me mjaft politikanė. Njė prej biznesmenėve korēarė qė ka arritur tė komunikojė me kėtė person u shpreh se “kam marrė prej tij me anė tė telefonit premtimin se do tė mė kthehet shuma e parave tė marra nė formė borxhi. Pėr kėtė shkak, nuk kam depozituar denoncim nė policinė e Korēės”. Burime nga policia bėnė tė ditur se ende nuk kanė nisur hetimet pėr kėtė ēėshtje, pasi nuk ka njė kallėzim nga tė dėmtuarit, por nga ana tjetėr mėsohet se agjentė tė policisė kanė nisur tė marrin nė pyetje paraprakisht biznesmenėt e mashtruar. Nuk dihet nėse kanė nisur hetimet kryesisht, pasi kjo nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Ndėrkaq, edhe dega e BKT-sė nė Korēė, pėr katėr ēeqet e firmosura me identitetin Eduart Dibra, pėr tė cilat janė paraqitur pėr tė tėrhequr para disa qytetarė korēarė, ka vėnė nė dijeni bankėn qendrore nė Tiranė. Burime tė kėsaj banke, thanė se kanė fotokopjuar ēeqet e lėshuara nga personi qė mban emrin Eduart Dibra dhe i kanė dėrguar ato nė Tiranė. Sipas specialistėve tė bankės, kjo ėshtė kryer pėr tė parandaluar veprime tė mėtejshme tė personit qė dyshohet si mashtrues, por gjithashtu edhe pėr tė verifikuar mėnyrėn se si ai ka arritur tė siguroje ēeqet dhe t’i pėrdorė ato kundrejt personave tė cilėve u merrte para borxh. Ditėt kur ka vepruar nė qytetin e Korēės ky person, nuk u kanė lėnė kohė biznesmenėve qė tė verifikonin nė bankė ēeqet. Nė tre ditėt e parė tė muajit janar, bankat kanė qenė pushim, ndėrsa ēeqet e lėshuara nga Eduart Dibra, mbanin datat 8 janar dhe nė vazhdim pėr tė tėrhequr paratė. Njė kohė kjo e mjaftueshme pėr tė qė tė arrinte tė largohej nga qyteti i Korēės, pa u kryer nė kohė verifikimet nė bankė. Ai u largua nga Korēa mė 5 janar. Tė vetmit biznesmen, qė i nxori nė shesh kėtė mashtrim, ai i ka premtuar kthimin e parave tė marra borxh. Eduart Dibra, sipas tė dėmtuarve, kishte aftėsi mjaft tė mira pėr tė bėrė tė besueshme artikulimet e tij. Gjithnjė nė gjuhėn e njė biznesmeni. Ai iu premtonte sipėrmarrėsve korēarė se do t’i ndihmonte ata pasi kishte lidhje tė forta me politikanė nė Tiranė, ndėrsa bėnte bisedime edhe pėr ortakėri dhe veprime tė tjera me ta.

panorama

--


temen bre..