Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Shoqëritë tregtare, funksionimi sipas standardeve të BE-së.

    Si krijohen këto shoqëri, të drejtat dhe detyrat në bazë të ligjit të ri. Cilat janë të drejtat dhe detyrat në bazë të ligjit, në bashkëpunim me punonjësit dhe organizatat e tyre

    Ervin Koçi

    Shoqëritë tregtare janë duke u modifikuar dhe konceptuar për të funksionuar sipas standardeve të BE-së. Qeveria shqiptare tashmë ka në dorë projektligjin e ri, i cili synon përshtatjen sipas standardeve të vendeve europiane të të gjitha shoqërive tregtare, private apo publike qofshin ato, në raport me njëra-tjetrën, me punonjësit, me ortakët dhe me shtetin. Projektligji reflekton standardet e Legjislacionit të BE-së për Shoqëritë Tregtare dhe merr në konsideratë elemente të vlefshme nga Ligji ekzistues Nr. 7638 “Për Shoqëritë Tregtare”, në mënyrë që të ruhet sa më shumë të jetë e mundur praktika ligjore shqiptare e zhvilluar gjatë 15 viteve të fundit. Projektligji përfshin edhe dispozitat që mbeten në fuqi të Ligjit nr. 7632, “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar”, që nuk janë shfuqizuar nga reforma e fundit e ligjit për regjistrin, domethënë nga Ligji Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” (dispozitat për tregtarin e vetëm dhe për efektet ligjore të transferimit të emrit të aktivitetit). Ai nuk parashikon ndryshime thelbësore në lidhje me trajtimin e mosmarrëveshjeve dhe të ankesave nga gjykatat. Projektligji është i koordinuar me projektligjin aktual për “Titujt”. Përderisa këto projektligje janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, rishikimi i njërit nga draftet duhet të pasohet me shumë punë për të bërë koordinimin me draftin tjetër.

    Krijimi i shoqërisë

    Shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri sipas përcaktimeve në statutin e shoqërisë. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare mund të themelohen nga një person fizik ose juridik (shoqëritë me ortak apo aksionar të vetëm). Ndërsa shoqëritë tregtare duhet të regjistrohen sipas Nenit 22 të Ligjit Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, si dhe neneve në vijim sipas formës përkatëse të shoqërisë tregtare. Shoqëria tregtare fiton personalitetin juridik në datën kur kryhet regjistrimi i saj në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Shoqëria përgjigjet me të gjitha aktivet e saj për detyrimet që rrjedhin nga aktivitetet e ushtruara. Gjithashtu shoqëritë tregtare e ushtrojnë aktivitetin e tyre nën emrin e regjistruar. Emri i tregtarit është emri i tij sipas Nenit 5 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, i regjistruar në përputhje me Nenin 30 të Ligjit Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Emri i shoqërisë tregtare duhet të jetë në përputhje me Nenin 23 të Ligjit Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Tregtarët dhe shoqëritë tregtare mund të përdorin dhe emërtime tregtare, si dhe shenja të tjera dalluese të aktivitetit dhe i regjistrojnë këto në përputhje me Nenin 44, paragrafi 1, pika (a) të Ligjit Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Emri i Tregtarit ndiqet nga shtojca “Tregtar i Regjistruar” ose shkurtimin përkatës “T.R.”. Emri i Shoqërisë Kolektive duhet të ndiqet nga shtojca “Shoqëri Kolektive” ose shkurtimin “SH.K.”. Emri i Shoqërisë Komandite duhet të ndiqet nga shtojca “Shoqëri Komandite” ose shkurtimin “SH.K.O”. Emrat e Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar dhe të Shoqërive Aksionare përmbajnë shkurtimet të cilat tregojnë se janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar “SH.P.K.”, ose shoqëri aksionare “SH.A.”.

    Kush quhet tregtar

    Tregtari është një person fizik sipas kuptimit të Kodit Civil, që ushtron aktivitet ekonomik të pavarur, i cili kërkon një organizim tregtar të zakonshëm. Një person fizik i cili ushtron një profesion të pavarur (si avokat, noter, kontabilist, mjek, inxhinier, arkitekt, artist, etj.), konsiderohet tregtar nëse një ligj i posaçëm i ngarkon këtë status. Personi fizik i cili ushtron aktivitete bujqësore, blegtorale, pyjore e të ngjashme konsiderohet tregtar nëse aktiviteti i tij përqendrohet kryesisht në përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale, pyjore (agrobiznes). Personat fizikë, aktiviteti ekonomik i të cilëve për shkak të vëllimit të tij nuk kërkon një organizim të zakonshëm tregtar (tregtarët e vegjël) nuk konsiderohen tregtarë e nuk i nënshtrohen këtij ligji. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ngarkohet të përcaktojë me akt nënligjor pragjet e vëllimit të aktivitetit, në bazë të të cilëve lind detyrimi i regjistrimit si tregtar.

    Regjistrimi si tregtar

    Tregtari duhet të regjistrohet sipas nenit 28 (1) dhe 30 të Ligjit 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Nëse Tregtari ka krijuar një faqe në internet, të gjitha të dhënat e njoftuara pranë Qendrës Tregtare të Regjistrimit publikohen në këtë faqe. Tregtari është i detyruar të ndjekë parimet e ndershmërisë profesionale të zbatueshme në mjedisin tregtar në të cilin ai vepron. Tregtari përgjigjet personalisht, me të gjithë pasurinë e të drejtat e tij të tashme dhe të ardhshme, përfshi pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, pronësitë industriale e intelektuale, kreditë ndaj të tretëve, koncesionet e çdo të drejtë a pasuri tjetër vlera e të cilave mund të shprehet në para, për detyrimet që rrjedhin nga aktivitetet e ushtruara. Tregtari e humbet statusin e tij kur pushon ushtrimin e aktivitetit ose kur është i detyruar ta pushojë atë. Në një rast të tillë ai çregjistrohet nga Regjistri në përputhje me Nenet 48 deri 53 të Ligjit Nr. 9723 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

    Transferimi i emërtimit dhe i përgjegjësisë

    Personi që fiton nëpërmjet çfarëdo titulli aktivitetin e një tregtari ose të një shoqërie tregtare mund të vijojë të përdorë emërtimin tregtar apo shenjat e tjera dalluese të aktivitetit, me ose pa një shtesë që tregon ndërrimin e pronësisë, nëse titullari i mëparshëm i aktivitetit apo trashëgimtarët e tij miratojnë këtë përdorim. Nëse emërtimi tregtar apo shenjat e tjera dalluese të aktivitetit vijojnë të përdoren, titullari i ri i aktivitetit trashëgon të gjitha detyrimet tregtare të titullarit të mëparshëm. Marrëveshjet që përcaktojnë ndryshe nga sa më sipër nuk mund t’u kundërdrejtohen palëve të treta, edhe nëse janë bërë publike, me përjashtim të rastit kur tregtari ose shoqëria provon se i treti ka pasur dijeni për marrëveshjen, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk mund të mos kishte pasur dijeni për të.

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Postime
    1
    dicka rreth shoqerive tregtare publike

Tema të Ngjashme

  1. Hapet qendra e madhe tregtare "Tirana East Gate" TEG
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 17-01-2012, 17:45
  2. Prerje 1000 dhe 500 lekëshe kanë peshkuar me dhjetëra tregtarë në Tiranë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 17:52
  3. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Shoqerite aksionere ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •