Qemal Kertusha dhe kenga durrsake.
Pjeter dungu e enver mara e plot te tjere artiste durrsake te njohur.
Le ti mbledhim ketu kenget e durresit
Qemal Kertusha dhe kenga durrsake.
Pjeter dungu e enver mara e plot te tjere artiste durrsake te njohur.
Le ti mbledhim ketu kenget e durresit
Kisha pas qejf me ndigju kangen/ Per midis pazarit t, durrsit/ te kenduar nga Qemqal Kertusha.
edhe un o xho do kisha qejf po ku me e gjet se..
ja nje keng e vjeter e muzikes se lehte e viteve ndoshta 50 60 po qe gabimisht kan ven emrin e qemal kertushes..po qe nuk eshte qemali ne fakt..
xho,, shih mos e gjen kengen e shaban gjekes.. pranver nuk ka ma per mue.. se mu nana mka fejue.. etj..
Qemal Kertusha
gsh
-
Qemal Kertusha: Incidenti me Byronė Politike nė vitin 1966 te Vila e Zogut
» Dėrguar mė: 10/08/2011 - 14:58
Lajme te ngjashme
Bindjet politike afrojnė Adelinėn me kreun e LDK-sė
• Datė: Dec 26, 2010
Trendafile Visha
Dashuria, shpirti po rrėnohen mbi shinat e njė jete moderne?! Jo, ka ende vullkane tė ndezura, unike nė dashje dhe timbrin e sė bukurės ashtu si vetė bota. Thjesht nuk i vėmė re, thjesht i kalojmė te harresa. Kujtohemi pėr ta, i prekim, dridhemi nga e pastra e qenies atėherė kur "sosen" hapat. E themi: Ata ishin, ata janė… Dhe gėrmojmė viteve. Shumė prej tyre ua skalitim tiparet, zėrin, ecjen pasi kanė ikur.
...
Dekada mė parė, Ajo ishte 15 vjeēe dhe Ai tek tė 20-at. Ajo ishte femėr e bukur, e dėlirė dhe Ai, njė djalė i talentuar dhe i fisėm. Ishin parė trotuareve tė qytetit qė fshihte nėn vete qė nga zanafilla historinė e tri qytetėrimeve. U takuan rastėsisht nė vagonėt e njė treni tė zhurmshėm pasagjerėsh. U dashuruan dhe nuk kishin asgjė tjetėr sipėr shpirtit, pėrveēse dashjes. Njė natė me hėnė tė plotė, Ata u puthėn nė njė kėnetė plot shkurre, larg syve tė qytetit. Puthja ishte e jashtėzakonshme. Kjo histori dashurie mbase nuk do tė shkruhej, nėse ai djali i dikurshėm qė i pėlqente aq shumė uniforma e oficerit nuk do tė kishte njė zė brilant, nuk do tė ishte njė aristokrat arti. Bėhet fjalė pėr Qemal Kėrtushėn; - emblemėn e Durrėsit, kėngėtarin qė pėr vite me radhė trazoi dhe lumturoi zemra njerėzish. Ndonėse nė tetor tė kėtij viti ai mbush 80 vjeē, ka tė njėjtėn ecje, tė njėjtėn energji, tė njėjtėt flokė si valėzime deti, tė njėjtėn dashuri pėr zonjėn e tij tė bukur Meremen, atė vajzėn e dikurshme qė dhe sot e kėsaj dite e sjell ndėrmend lozonjare, veshur me njė grykėse tė zezė me jakė e ēorape tė bardha. E pabesueshme, gati nė kufijtė e hyjnores, por Qemali ka tė njėjtin zė. Njė bariton i papėrsėritshėm.
E takuam njė natė nė njė nga lokalet e qytetit, nė njė takim poetėsh. Ndėrsa luhej muzikė nė organo, ai mori mikrofonin, riktheu nė tė qindtat e sekondės gjithė jetėn e tij me kėngėn. Ndiqte ritmin (nė fakt ai kurrė nuk ka qenė statik, as nė kohėn e kolerės), kėrcente, na shkuli nga karriget ku ishim ulur e na bėri qoftė dhe pėr pak tė ndiheshim mbretėr. E ku mbahej Qemali! Ngjante me njė balerin qė rrėshqiste jo mbi akull, por nė njė pistė mikluar ngjyra lulesh nga veriu deri nė jug tė Shqipėrisė. I kėrkuam tė bėnim njė intervistė. Na priti nė shtėpinė e tij, aty ku merr e pėrcjell me dashuri dhe kėngė ditėt dhe vitet. Ndiqni rrėfimin e tij, ku gjithēka sillet rreth shpirtit, dashurisė pėr jetėn dhe njerėzit, si dhe shqetėsimin pėr mirėbėrjen e artit.
Mėngjeseve, sa larg apo afėr i ndieni trokitjet?
Ēdo mėngjes mė ngjan me kėngė. Ua dėgjoj trokitjet larg dhe afėr. Sapo zgjohem nga gjumi kėndoj njė kėngė, pastaj njė tjetėr, herė-herė fėrshėllej. Meremja teksa bėn punėt nė shtėpi, mė thotė "po ajo kėnga, po ajo..." Dhe unė nis e i kėndoj. Kėshtu mė ndodh gjithnjė. E kur Meremja nuk ėshtė gdhirė mirė ndonjė ditė, unė i kėndoj njė kėngė franceze nė shqip. Ėshtė shumė e bukur, ia kam kėnduar qė kur u dashurova me tė. Vajza nė kėngė e ka emrin Maria, por unė e quaj Meri, Meri.
Kur rrezet cekin kanatet e dritareve dhe rrėshqasin mbi fytyrėn tuaj, ēfarė ndjesish ju zgjohen, a mendoni se vitet ikin?
Jo, nuk mendoj pėr ikjen, thjesht i them vetes do ta marr dhe kėtė ditė. Jam i dashuruar me jetėn, jam i dashuruar me kėngėn, jam i mbushur plot me dashurinė e Merit, fėmijėve, nipėrve dhe mbesave, tė njerėzve qė i kam kėtu nė kėtė pallat, tė tjerėve kudo ndodhen.
Si erdhi dashuria, ēfarė moshe ka tek Ju?
Them se lindi me mua, ashtu si kėnga. Ajo nuk ka moshė, ruan tė njėjtat pėrmasa, veēse pėrcillet nė mėnyra tė ndryshme. Isha djalė fare i ri, mbase fėmijė, kur syri mė fiksoi njė vajzė tė bukur me flokė e sy pis tė zezė. Mė ngjante si flutur, karino, siē thonė italianėt. Kaluan disa vite dhe isha angazhuar me Ansamblin e Ushtrisė, kur takova atė vajzėn. Po udhėtoja me tren nga Tirana nė Durrės, kur pranė meje kisha atė qė e shikoja shpeshherė nė ėndėrr. Ishte 15 vjeēe. Nuk di nėse rastėsia apo fati na takoi sėrish nė tren. Me tė thjesht bisedova, por nuk i thashė se ēfarė ndjeja. Sapo mbėrrita nė Tiranė, i them Nikolla Zoraēit: "Mė duket se jam dashuruar". E ndėrkohė fluturoja, fėrshėlleja. "Mos e mbyll jetėn qė tani, je shumė i ri", - mė tha Nikolla. Pas disa muajsh i propozova Merit. Ndėrkohė, ajo mė tha: "Shko nė familje"; siē ishte nė atė kohė ai llafi.
Minutat e puthjes sė parė, ēfarė "pėlhure" kishin veshur?
Ishte natė vere me hėnė tė plotė. Tė kapur pėrdore i ishim larguar qytetit dhe pa e kuptuar ndaluam nė Kėnetė. Nė atė kohė ishte plot ferra dhe ujė. Puthja ishte e jashtėzakonshme. Ishte hera e parė pėr Merin dhe ajo dridhej e tėra, kujtova se do tė mė binte nga duart. U kthyem nė qytet dhe pastaj dhe njė puthje tjetėr. Natėn nė shtėpi nuk mė flihej, nuk mė zinte gjumi. I thashė vetes, kjo nuk do pėrfundojė kurrė, dhe nė fakt ashtu ndodhi, dhe sot e kėsaj dite jam tmerrėsisht i dashuruar me Merin.
Mbresa e parė pas vėnies sė kurorės?
U martuam mė 8 prill tė vitit 1956. Na ngjante si me pa dalė prej lufte. Nuk kishim asgjė tjetėr, pėrveē dashurisė. Kishim aq zjarr, sa na dukej vetja se ne ishim nė kėtė botė dhe nuk kishte tjetėr. Meremja nė fejesė veshi fustanin e sė ėmės, ndėrsa kur vinte nė takim me mua vishte fustanin e shoqes. Mė vonė, kur unė dilja pėr koncerte jashtė vendit, i blija rrobat mė tė bukura. Nė fakt m'i zgjidhnin balerinat e grupit. Mbaj mend se nė Egjipt i bleva njė kostum dhe njė beretė. Por Meremja e vuri beretėn vetėm njėherė. Nuk donim tė binim nė sy apo tė veēoheshim nga tė tjerėt. Edhe kur blija ndonjė fanellė qė nuk e kishin tė tjerėt, nuk e vishja; mbase ishte modesti e tepruar...
Po xhelozia dhe tundimi?
Meri ishte pak xheloze. Ndodhte qė kur vinte nė koncerte e mė shikonte tė rrethuar nga femrat qė mė adhuronin, edhe shpėrthente e u thoshte: "Ky ėshtė burri im!". Njėherė, nė xhepin e xhaketės sime kishte gjetur njė letėr tė njė vajze rumune qė mė adhuronte. I kishte treguar sė motrės, e cila i thotė: "Kuptoje Qemalin, ai ėshtė kėngėtar dhe normal qė e pėlqejnė femrat. Mos i thuaj gjė pėr letrėn, por thjesht mblidhe shuk qė ta kuptojė se e ke lexuar". Meri nuk mė tha gjė. Ajo mė donte shumė. Kur vonohesha, mė priste nė ballkon deri nė mesnatė, deri sa zbardhte dita. Kjo qė nga koha kur u martuam, u bėmė me fėmijė dhe tani nė pleqėri. Tundimi?! Doja Merin dhe kėngėn.
Kur kėnduat pėr herė tė parė?
Nė vitin '46, nė grupet amatore tė Durrėsit. Nė vitin 1948 u bėra pjesėtar i Filarmonisė Shqiptare. Nė vitet '51-'53, nė Ansamblin e Ushtrisė. Nė '53-in, ngaqė unė nuk doja tė rrija nė Tiranė (e kisha mendjen tek Meri) mė caktuan aktor nė Teatrin "Aleksandėr Moisiu" nė Durrės. Unė nuk mund tė isha aktor, isha lindur pėr kėngė, ndaj bėra dy vite kurs me Marie Krajėn. Ajo mė donte shumė dhe thoshte: "Qemali, sa hap gojėn ėshtė kėngėtar". Nė '58-ėn u hap Konservatori dhe u testova nga njė juri prej 20 vetash, tė gjithė emra tė njohur. Mė thanė tė kėndoja nė ansambėl si artist lirik. Meqė isha i talentuar, nga 5 vjet do bėja vetėm 2.5 vjet nė Konservator. Kur i pyeta se ēfarė fitoja unė, mė thanė 3 mijė lekėt e bursės. Po ato lekė nuk mė dilnin as pėr ēaj dhe kėtė ua thashė nė sy.
Festivali i parė?
Nė '62-in, festivali i Radios. Kėndova 3 kėngė dhe fitova 3 ēmimet e para.
Incidenti i parė me "jurinė" e kohės?
Nė 25-vjetorin e partisė. Kishin ardhur delegatė nga e gjithė bota dhe nė Vilėn e Zogut (atėherė Shtėpia e Pritjes) do jepej njė koncert nga solistėt e Durrėsit. Rreth orės 17:00, unė dhe kolegėt e mi shkuam tek vila, por oficeri i rojės, tė cilin e njihja, nuk mė la tė futesha. Problemi ishte se nuk e kisha emrin nė listė. Bėnte shumė ftohtė dhe binte shi. U bėmė qull duke pritur. E humba durimin dhe u thashė pjesėtarėve tė grupit, "hajde ikim". Pak minuta pasi shkova nė shtėpi, erdhi shoferi i kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv dhe mė bėri namin. Shkuam nė koncert, ishte gjithė udhėheqja e partisė, pėrveē Enverit. Do kėndoja njė kėngė tė njohur spanjolle, "Granada". Sapo nisa kėngėn ra njė heshtje e thellė nė sallė e mė pas ovacione. Mė pėrgėzuan Hysni Kapo dhe Ramiz Alia. Hysniu mė tha: "Ke zė tė mrekullueshėm". Nė moment m'u afrua dhe sekretari i Parė i Partisė Komuniste Spanjolle dhe mė pyeti se nė cilin Konservator tė Perėndimit kisha studiuar. Kisha njė huq, pasi pėrgjigjet i jepja direkt. I thashė, nė Konservatorin e Kavajės (tė mė falin kavajėsit se jam dhe nip atje). Tė gjithė drejtuesit e lartė po qeshnin me lot, ndėrsa ai spanjolli nuk po kthjellohej se cilit shtet i pėrkiste Konservatori i Kavajės. Tė nesėrmen mė thirrėn nė Komitetin Ekzekutiv dhe ndonėse i sqarova se nuk na lejuan tė hynim tek Shtėpia e Pritjes, ndonėse u bėnė verifikime nga Hetuesia, mė hoqėn vėrejtje. Mė thanė tė kisha kujdes, se mė ishte rritur mendja...!
Emocioni mė i madh apo batutat qė ju kanė lėnė mbresa?
Emocionet mė kanė ndjekur gjatė gjithė karrierės si kėngėtar. Nė '63-in do tė bėja koncert recital. Ishte hera e parė nė Shqipėri. Kisha pėrgatitur 20-23 kėngė. Nisa maratonėn nė Durrės, Tiranė dhe Shkodėr. Kisha merak Shkodrėn, nuk e dija sesi do mė prisnin, pasi bėhej fjalė pėr qytetin e muzikės dhe muzikantėve mė me emėr. Por kur nisa tė kėndoja, dėgjohej vetėm frymėmarrja e njerėzve. Pas ēdo kėnge ovacione, nisėn tė thėrrisnin: "Rroftė Qemal Kėrtusha!" U vura nė siklet, pasi nė atė kohė thuhej vetėm, 'rroftė Enveri'. Nė fund tė shfaqjes mė vjen afėr Tano Banushi. Mė pyet: "A mos je prej Shkodret? Po, po prej Shkodret je". Ia ktheva: "E pse duhet me qenė prej Shkodre?" Ai m'u pėrgjigj me humor: "Se vetėm shkodranėt dinė me knu bukur".
Nė sa gjuhė tė botės ka kėnduar kapidani i kapidanėve?
Nė njė emision televiziv dėgjova njė ditė qė po flitej me superlativa pėr njė kėngėtar tė huaj qė kėndonte nė 7 gjuhė. Madje qesha me vete. Unė kam kėnduar nė 12 gjuhė tė botės. Madje dhe nė gjuhėn kineze. Nė kohėn kur kishim marrėdhėnie tė mira me Kinėn, na thanė se do jepnim koncert tek hotel "Adriatiku" nė Durrės. Pėrveēse drejtuesve lokalė tė Durrėsit ishte dhe Rita Marko. Gjatė koncertit, njė koleg i imi del nė skenė e kėndon gjoja nė gjuhėn kineze (kėngė me citate tė Mao Ce Dunit). Tė gjithė shtangėn, ndėrsa kinezėt nuk po kuptonin gjė. Atėherė, shoku im u thotė atyre qė ishin nė sallė: "Kėto nuk qenkan nga provinca ku mėsova kėngėn". Ishte e sikletshme. Dola nė skenė dhe kėndova kėngėn "Tan fan hun", njė kėngė homazh pėr Mao Ce Dunin. Njė tingull e theks i shkėlqyer. Dėgjova nė sallė delegacionin kinez qė thoshte: "Ho, ho, henho" (mirė, mirė, shumė mirė). Kinezėt u ekzaltuan.
Kur dilnit jashtė vendit me koncerte, keni frekuentuar ndonjė shtėpi publike?
Njėherė tė vetme (qesh). Nė '63-in, Ansambli i Kėngėve dhe i Valleve Popullore nisi njė tur koncertesh nė Algjeri (dhe nė Marok e Egjipt). Na ēuan pėr tė fjetur tek Shtėpia e Pritjes nė lagjen "Kazbah". Shtėpia s'kishte penxhere, ballkonet i kishte nga brenda, kishte banak me ngjyrė tė kuqe e pasqyra rreth e qark. Nuk i kushtuam rėndėsi. Natėn dėgjuam trokitje nė portė. E hapėm, kur pamė 20 marinarė francezė. Atėherė kuptuam se shtėpia kishte dhe funksion tjetėr. E mbyllėm derėn, mė pas dėgjuam prapė trokitje. E kishim vendosur qė tė mos e hapnim mė. Ai qė i binte derės na tha nė shqip: "Hapeni se dua tė hyj brenda!". Kishim lėnė pas porte ambasadorin tonė. I thamė se gabimisht na kishin sjellė nė shtėpi publike.
Cili ėshtė pengu i Qemal Kėrtushės nė rrugėtimin e gjatė tė kėngės?
Do doja tė mė nderonin me titullin "Mjeshtėr i Madh i Punės" dhe "Artist i Popullit" .
Ēfarė e vret nė shpirt lirikun e Durrėsit?
Harresa, me ose pa dashje nga ata qė pretendojnė se njohin dhe vlerėsojnė artin.
Meraku dhe mesazhi i Kėrtushės?
E kam merak kėngėn, dua qė veshi ta dėgjojė mirė. Shumė prej kėngėve qė kėndohen sot janė stonatura. Shqipėria ka zėra e kėngėtarė virtuozė me vokal tė mrekullueshėm, sidomos femrat. Kėta zėra tė mrekullueshėm japin maksimumin, aq sa ka kėnga. Por ka dhe zėra qė pėrdoren pėr komercializėm. Nuk duhet tė ekzagjerohet, arti mbetet art.
--
Krijoni Kontakt