Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 55 prej 55
  1. #51
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Pellasg me me pelqeu mesazhi jot i cili verteton ate qe kam thene ne fillim te kesaj teme dmth. se "cestja eshte aq tragjike sa nuk mundemi t'a konceptojme dot".

    Mendimi im eshte se duhet te ikim nga "fusha e teorive" dhe te shkojme ne "fushen e veprave" dmth. me ndihmen e moderatoreve dhe te administratorit te forumit , te krijohet nje shkrese, me firmen e gjithe forumsave, e cila kerkon levizjen e shtetit ne kete ceshtje kercenuese per kombin tone dhe te dergohet ne Ministrine e Kultures. Ministria e Kultures sigurisht do na ktheje nje pergjigje te cilen ne do jemi ne gjendje t'a analizojme.

    Besoje se ceshtja eshte teper serioze dhe duhet te ket inisjative, fillimisht nga ne Forumsit, per t'u bere dicka.
    Pres pergjigjet tuaja, mire do ishte te na thote edhe ndonje moderator nese nje gje e tille eshte e mundshme.falemiNDERit

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Pershendetje forumista.

    Pellazg lexova mesazhin tend dhe bie shume dakort. Malli i huaj po e ndikon gjuhen shqipe por kete gabim e bejne edhe firmat shqiptare. Po te shkosh ne tirane, firmat, klubet,restorantet jane gjysem shqip e gjysem anglish ose italisht.
    Shembuj:
    LoriCaffe,Top-channel,Rozafa palace, teatri: house of arts, cowboy pub manhatt,etj. Apo tek programet e top-channel, emisioni: good morning albania, emisioni: sport night.
    Ketu e teprojne pak.

    Per mendimin tim qe te zhgjidhet ky problem duhet te ekzistoje institucioni i gjuhes(me duket se nuk ekziston) . Institucionet kulturore si: Ministria e kultures, Akademia e arteve the shkencave dhe Universiteti i tiranes e kane per detyre qe ta ndertojne kete institucion. Dhe ky institucion duhet ti trajtoje te gjitha problemet e shqipes duke bashkepunuar me mediat.
    Duhet te trajtoje:
    - gabimet gramatikore qe bejne mediat
    - gabime ne huazim qe bejne mediat
    - pasurimin e shqipes me fjale te reja
    dhe kthimin e fjaleve te zhdukura qe ekzistojne
    neper doreshkrime te lashta dhe vjersha nga autoret tane te medhenj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga elbasanas : 20-02-2003 mė 14:22

  3. #53
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Pellazgu,

    une nuk "arsyetova" asgje. Une e tregova vetem origjinen e vertete te fjales "zhylet". Besoj se s'ka gje te keqe ne kete.

    Per me shume, "kamikaz" s'do te thote "vetemohues" sepse vete fjale kamikaze ka kete kuptim ne anglisht "Wind Gods".

    Ne fene e vjeter te Japonise, Shintoizmin, Kami dmth Zot dhe te gjitha objektet e natyres dhe vete njerezit kane qene thjesht Kami. Ne traditen Japoneze thuhet se ai qe vdes per Japonine (qe konsiderohej Qendra e Botes) dhe japonezet (qe konsideroheshin popull hyjnor, nga vete ata) do te behej Zot dmth Kami.

    E kamikazet kur sulmuan Ameriken ne sulme vetvrasese me aeroplan e quajten veten "Wind Gods" sepse po vdisnin per Japonine, dhe po beheshin zote sa ishin ne ajer.

    Sot, fjala kamikaze perdoret vend e pa vend nga analiste te njohur boterore (kjo e ben edhe me absurde punen e tyre), dhe njerez qe bejne sulme vetevrasese (rasti i 11 Shtatorit) etiketohen si Kamikaze.

    Me falni qe dola pak nga tema, por kur perkthejme dic, me mire eshte t'ia dime kuptimin fjales qe po mundohemi ta perkthejme.

    Krejt miqesisht,

    ASD..

  4. #54
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Arbereshja, gjuhe e dyte zyrtare ne Itali
    Gjuha Arberesha eshte zyrtarisht gjuhe e dyte. Ministria e te Mirave Kulturore ka miratuar projektin per rikthimin e gjuhes se vjeter shqiptare ne programet mesimore dhe ne administraten publike. Banoret e Kietit, ruajtes te kujdesshem te kultures dhe tradites arbereshe jane shprehur me pozivitet per zyrtarizimin e gjuhes se tyre, problemet dhe kalvari i gjate deri ne miratim

    Arbereshja, gjuha e vjeter shqiptare, do te mesohet serish ne shkollat e Kietit si dhe do te flitet ne te gjithe zyrat publike. Kjo eshte deshira e shume banoreve te Kietit, mbi te gjitha e me te vjeterve, ruajtes te kujdesshem te kultures, te tradites dhe te nje idiome lokale, e cila rrezikon te zhduket. Pak ore nga lajmi i bere publik ne Minitrine e te Mirave kulturore per projektin "Arberesh", i cili synon per ruajtjen, njohjen dhe promovimin e kultures italo-shqiptare, u ndezen serish shpresat qe gjuha e Gjergj Kastriot Skenderbeut mund te rihyje serish, ashtu sic ishte nje here e nje kohe, mes lendeve mesimore ne shkolle. Qe ne vitin e kaluar shkollor, kishte filluar te levize dicka ne qytetin e vogel te Alto Tavoliere, ku si ne Casalvecchio dhe ne San Marzano ne Pulia, perdoren te dyja gjuhet si italaine dhe ajo arbereshe. Vitin e kaluar femijet dhe te rinjte e Kietit, te shkollave fillore e te mesme te udhehequr nga mesueset Lorena D'Ermes, Rosella Gabrieli, Antonieta Totano dhe Anxhela Dell'Aquila organizuan nje manifesim ne gjuhen shqipe me kenge e valle. "Kete vit shpjegon D'Ermes nuk ishte e mundur ta perserisnim kete eksperience. Nuk eshte e thjeshte te organizosh ne menyren me te mire, te gjithe kete shfaqje. Burokracia, normat shkollore, rregulloret, te gjitha gjera qe e bejne shume te veshtire nje mesim te vertete metodik te gjuhes arbereshe neper shkolla. Duhet ti vihemi punes; te gjithe, docente, prinder, te rinj perreth te njejtes tavoline dhe te programojme saktesisht cdo gje. Nga ana jone, disa prej mesuesve, kane marre pjese dhe ne nje kurs te gjuhes shqipe per mesimdhenien ne shkolla, por padyshim, qe nuk mund te mjaftoje vetem kjo". Mes veshtirsive eshte dhe zgjedhja e gjuhes, qe do te mesojne te rinjte. Arbereshja lokale eshte e ndryshme, nga ajo kombetare. Nderkoke qe per zyrat publike shtrohet nje tjeter problem. Edhe ketu, sipas nje projekti per mbrojtjen e minorancave gjuhesore, duhet te jene punonjes qe njohin dhe i flasin te dyja keto gjuhe. "Sigurisht-shton nenkryetari i bashkise Valter Petronzi- qe do te ishte nje gje shume e mire qe ne cdo zyre publike te vendit, te kishte te pakten nje punonjes, qe te flase e te kuptoje gjuhen tone arbereshe. Ne te vertete, ne Komune ka shume te tille, por nuk eshte e njejta gje dhe ne zyrat publike. Ku ndonjehere vjen dikush nga te vjetrit e fundit, te cilet flasin vetem gjuhen lokale. Keshtu lind nevoja per te patur nje perkthim te vertete. Gjithsesi eshte shume e rendesishme dhe pozitive-pohon ende Petronzi-qe ne fushen e inisiativave per respektin dhe mbrojtjen e minorancave gjuhesore, kete vit hyri dhe gjuha arbereshe. Ne ndryshim me ate qe ndodhi vitin e kaluar, kur mes gjuheve ne minorance, e vetmja qe u perjashtua nga projektet e financuara nga Ministria ishte gjuha jone".
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  5. #55
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Shoku Sar te falenderoj per te dhenat qe na dhe... (e njejta gje ndodhte dhe me Arvanishten)
    Ky lajm ishte me te vertet i mire, por tregoje dhe mangesirat e pales tone. Sepse me gjuhen arbereshe duhej te meret edhe Ministria e Kultures e Shqiperise, se eshte "mekat" t'a lesh ceshtjen ne dore te tjetrit. Qeveria Greke harxhon mira lek per nje pakice grekesh qe ndodhen ne Kalabri (afer Arbereshve). Gjithashtu mire do ishte qe te filloje nje program kulturor per analizimin e gjuhes arbereshe (pse jo dhe asaj arvanitase) se mbase me kete menyre do zgjidhen shume probleme kundrejt Shqipes.

    Po me pastrimin e Shqipes si i behet halli?????

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. "Thoti fliste shqip"
    Nga ALBA nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 26-11-2015, 16:49
  2. Atlantis nė Shqipėri
    Nga SyntheticZero nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 636
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 14:36
  3. Keltėt
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 12:28
  4. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35
  5. Konferencė ndėrkombėtare pėr shqipen standarde
    Nga Beqari002 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •