Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHNDETje
    Nje shqiptar i lindur ne Itali ose kudo tjeter vashdon te quhet shqiptar ne qoftese ne shtepin e tij flet gjuhen shqipe dhe nese e mban veten per shqiptar. Une nuk jam i mendimit se ata qe kan nje gjysh shqiptar, por kan lindur diku tjeter dhe jetojne si populli i atij vendi, se jane shqiptar ata kane prej'ardhje shqiptare por nuk jane shqiptar dhe ansjelltas nuk jan pjese e kombit tone pervecese neqoftese ata vashdojne t'a ruajne gjuhen shqipe dhe vashdojne ta mbajne veten per Shqiptar psh. Arbereshet e Italise te cilet jane krenar per prej'ardhjen e tyre ne kundershtim me Arvanitasit e Greqise(jo te gjithe).
    Por tema eshte tjeter, nese duam ta ruajme "pashaporten" tone , se esht fakt qe me globalizimin traditat (qe jane element i kombit) po humbin dhe po perputhen me traditat e gjithe botes, psh. Te rinjte shqiptar (shumica) degjojne te njejten muzik (e cila hyn te traditat) me te rinjte amerikan ose anglez dhe gatimet po behen "corap" ngadal ngadal ,pra "pashaporta" e jone ngelet gjuha.
    (Une nuk thash te me besh propzim se ca emri te vej por propozim per gjuhen, dhe pastaj une do ndroj emrin, megjithese te falenderoj per mundimin)
    Pres mendime te tjera!
    falemNDERit

  2. #32
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    shume e tjerni mor shqiptare, fjalet e huaja do te trajtohen te shqiptaret si ne vendet tjera, qe e kane zgjedhur kete problem para neve. Ata do te permblidhen ne nje fjalor, dhe aty hollesisht do te shpjegohen.
    Leter, fale zotit, ka te hane lopet, mendoj se nuk rrezikohet gjuha jone te humb koken nder fjalet e huaja. Perkundrazi, ata e gjallerojn fjalorin tone, sepse bejn te nevojshme perkthime te pershtatshme.

    Perndryshe, desha te pershendes khalidin per emrin e bukur qe ja ka dhane vetvetes, e vetmja e mete e emrit eshte, pse nuk eshte transkribuar ne gjuhen shqipe, pra HALIT, por kjo eshte me se shumti nje pyetje e estetikes.

    Perndryshe, halit, cdo te mire, dhe MBAJE EMRIN, eshte i yti, dhe eshte emer i bukur, dhe ka tradit tek populli yne.

    Flm
    albanish by nature

  3. #33
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Oj deget e fikut i keni marre me rradhe duke kercyer pupthi. Pse dilni nga tema? Mustaqet e Ēelos jane gjithmone ndjellese, ende nuk e di perse.

    nje vezhgim i imi: Njerezit qe me duken me te shqetesuar per rrezikur e "mbulimit" te Shqipes me hithra te huaja, jane ata qe ndodhen jashte kufijve te vendit. Pra kemi dy grupime qe jane pak a shume te izoluara nga njera tjetra: ata qe jetojne ne vend e gradualisht pervetesojne fjalet e huaja dhe ata qe jane jashte vendit dhe pasi kane qene te shkeputur per dy tre vjet me rradhe, u vret sy e veshe e shpirt nje artikull shtypi qe supozohet te jete shkruar ne shqip.

    Duket sikur ne jemi te vetmit qe mund te veme rč (me perjashtim te disa vendasve) krejtesisht qarte "kanosjen" ndaj gjuhes sone. Ketu arrin e ngaterrohet ēeshtja. Ē'duhet bere? Ē'mund te behet? Hec i rrahim ne kete drejtim mendimet dhe i leme vogelsirat.

    Sa per arsyetimin se fjalet e termat shkencore qe nuk kane jetuar me pare jane nje perjashtim, doja te thoja qe ketu nuk po behet fjale per perdorimin e fjales kompiuter. Behet fjale per zevendesime qe keto dhjete vjetet e fundit u jane bere barbarisht fjaleve paresore shqip me fjale krejt te huaja , si psh: Mazhoranca, graviteti, kompleksuar, egzekutive, etj (te gjitha keto te marra nga "Klan" sot, ne pese a gjashte rreshta.

    Shtysa me e madhe mua me duket Shtypi. Gazetaret tane qe nuk kane lene shprehje me "cool" pa futur per te bere shkrimet e tyre sa me terheqes e "koherente". Ashtu si "look-u" edhe "lingua" ka hyre ne plan te pare.

    Bejme dot gje per kete?

  4. #34
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O henri, Kadareja e shoket e tij te vazhdojne e shkruajne PASTER, pa gazetat nuk te ngelin ne tru. Pastaj deri sa gazetaret tane te kthjellohen, shumica popullsise tejet e varfer s'do ti bleje ato. Ata qe do ti blejne s'do kuptojne gje, ashtu siē ndodh sot. Sa per Gazetaro-Intelektualet ato vet shkruajne e vet i lexojne ato qe shkruajne, keshtu qe s'ka rezik helmimi per popullin e shumte e injorant i cili perdor gjithmone fjalet e veta.

    Tani une kam nje ide konkrete, mbidhuni e gjejme fondet e formojme nje jo-gazete (italisht - kjo) por FLETORE SHQIPTARE qe ti ofroje (vjen nga shqipja AFER) lexuesit shqiptar diēka te BUKUR e ORIGJINALE, ku te kete shkrime te shkruara me pasion e ndjenje, ku te kete ART e MODERNITET. Kjo patjeter do te na ēoje ne pararojen e shtypit e do te fillojne te na imitojne majmunat e tjere (gazetaret pra).
    Ja ku e beme punen, ndalimin e shperberjes gjuhes tone aq te bukur shqipe.

  5. #35
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ornament,

    kam vene re se ti ne nderhyrjet e tua vdes te gerricesh nga pak me njerezit apo te kalosh ne fyerje. Ndoshta keshtu mendon se do te bindesh tjetrin te mendoje si ty. Jo mire.
    Konservatore - ka te beje me bindjet e mia, sic mundej ta kisha vene edhe liberale po t'i kisha bindjet ashtu.
    Emri im eshte Dita dhe besoj kete arrin ta shohesh fare mire.

    Po te lexosh postimin e meparshem deri ne fund, do te kesh mundesine te lexosh edhe fjaline e fundit. Tani rikthehu tek postimi i meparshem dhe lexoje. (Kjo per ate qe shkrimi i meparshem ishte jashte teme)

    Fjalite e mia mbi veshjen ishin te lidhura me ate qe kishte shkruar Khalid ne lidhje me ate, sesi i njoh une shqiptaret jashte dhe jo me ate si vishen arabet, izraelitet, sa te pranueshem jane zezaket etj. Rikthehu e lexo mire Khalidin e mua me lart e do te kuptosh. Mos nderhy kot.



    Henri,

    ke folur mire per mustaqet e Celos.

    E drejte eshte, se gazetat po shkaterojne dalengadale gjuhen shqipe. Fjalet e huaja jane po aq te perdorura sa ato shqipe. Ne fusha shkence te cilat nuk kane qene te zhvilluara me pare ne Shqiperi kjo eshte me e ndjeshme. Krejt shkenca e informatikes eshte e re, megjithate probleme me kete shkence shfaqen edhe ne gjuhe te tjera, per arsye se gjithcka fillimisht eshte shkruar ne anglisht. Megjithate hap perparues ne kete drejtim eshte psh. qe programimet po behen edhe ne gjuhe te tjera. Psh. ne pergatitjen e nje shkrimi mund te besh kthimin ne gjuhen shqipe, megjithese mungon mundesia e korrigjimit nga ana gramatikore. Por me siguri dhe kjo do te ece perpara me tej.

    Ne ekonomi ka probleme te jashtezakonshme. Aty eshte me e lehte te thuhet gjithcka ne anglisht, se te perkthehet. Edhe ne gjuhen gjermane jane futur aq shume terma nga anglishtja ne kete fushe saqe flitet per deutsch-englisch (gjermanisht-anglisht). Ose domethenes eshte fakti, qe anglishtja futet si gjuhe e detyruar ne fakuletet ekonomike.
    Shprehja: "Pa anglisht je i vdekur" eshte nje deshmi me shume per kete.

    Gjithe kjo ka marre shtyse me globalizimin e ekonomise qe domosdoshmerisht shoqerohet edhe me shkrirjen e kulturave me njera-tjetren. Pra edhe gjuhet jane nje nder ato elemente te kultures se kombeve qe do ta pesojne nga kjo.


    Ndoshta nje mundesi per te bere dicka ne kete drejtim, do te ishte qe gjuhetaret te thelloheshin edhe ne shkencat perkatese dhe te ndihmonin ne shqiperimin e fjaleve te huaja. Ne kete menyre te ndertoheshin e zgjeroheshin fjaloret shkencore. Une per vete per ekonomine kam vetem nje fjalor "picirruk" te siguruar dorazi para disa vitesh.

    Fjalore te tille me pas te beheshin te detyrueshem per gazetaret.
    Keta fjalore te beheshin te shfrytezoheshin ne shkollen e gazetarise. Nuk e di nese ne Shqiperi ka nje specializim ne vitin e fundit te gazetarise, pra psh. nese do te behesh gazetar ekonomie/biznesi/finance te studiosh edhe pak nga ajo lende. Nese po, atehere fjaloret e pergatitur te perfshiheshin ne mesimdhenie.
    Nese jo, atehere keto lende specializuese te futeshin ne programin mesimor. Ne kete menyre gazetaret dalin edhe me te formuar dhe kuptojne se per cfare shkruajne, dhe shkruajne gjithcka edhe me shqip.

    Nje mundesi do te ishte te jepeshin cmime per ata qe shkruajne e perdorin paster gjuhen shqipe, qe rrjedhimisht ndihmojne ne kultivimin e saj.

    Me te tmerrshem per mua jane gazetaret e televizioneve. Atyre iu shtohet edhe deshira per t'u dukur. Merrini televizionet me radhe dhe shikojeni nga ky drejtim.

  6. #36
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nuk e kuptoj se cfare rendesie ka te mirremi me emrat e njeri-tjetrit, ne nje teme qe i perket nje fushe tjeter?

    Ornament, nese deshiron te mesosh kuptimet (dhe arsyet) e emrave apo titujve te personave te caktuar, ke mesazhet private dhe nuk ta ndalon askush t'i perdorish.

    Per me shume je i inkurajuar, se ne kete menyre po del nga tema dhe po devijojne te gjithe tjeret. Megjithate, nuk je ti i vetmi.

    Emrat jane vetem simbolike (kur dihet se ketu kemi te bejme me pseudonime) dhe nuk e paraqesin kombesine e ndonje personi detyrimisht. Une pseudonimin e kam AsgjėSikurDielli, dhe kjo nuk me ben mua ardhacak nga Dielli apo me mentalitet te Diellit, ashtu sic u mundua te thoshte dikush per pseudonimin e Khalid.

    Puna eshte qe ne, si shqiptare, duhet ti lejme anash termet qe na duken te kendshme ne gjuhe te huaj, e te mirremi me tonat. Nese flet shqip, flit teresisht shqip. Nese flet anglisht, flit vetem anglisht.

    E keshtu me rradhe...

    ASD

  7. #37
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    O-Mente (karamele Zanaaa, vijne nga Tirana), mendim i shkelqyer. Pse nuk e nisim? Fillimisht ndoshta elektronike, e me vone te botueshme. Si thoni ju te tjeret?

  8. #38
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    bukur Henri,
    se miu paska kaluar per mustaqe te Celos

    te shohim sa jemi te gatshem ta shpetojme shqipen tone (nese ajo eshte ne rrezik eventual...)

    khalid, ornament....si e shpetoni ju shqipen me keto nofka...c'do te thone keto fjale ne shqip, fillimisht?

    shpesh njeriumer nje fjale a emertim dhe e ka nje parandjenje per te... folesi a gazetari, e shpesh e ben gjoja p perdore nje fjalor te larte, nje stilte rende intelektual...apo edhe nuk e din as vet domethenien ne vertete te asaj fjale a emertimi... gjoja po tregohet nje europian i mire, apo nje dietar i shquar foles a gazetaresk apo ligjerues ne amfitheater... Keto jane dobesite me te medha e rreziku qe ia ofrojne shqipes!

    Eshte e vertete se disa fjale perdoren nedhjetra gjuhe i.e. njesoj
    de nuk ka ndonje problem te madh per asnjeren, por kur nje fjale
    dihet se tingellon me bukur e me kjarte shqip se sa ne gjuhe te huaj (cfaredoqofte ajo), kjo eshte nje mizerje e atij qe e fol a shkruan...per mua ai nuk tregon nje zotesi, por nje perulesi te turpshme te tij, kundrejte gjuhes sone Shqipes!

    Kuptohet se fjalori informatik shqip kerkon persosje e i kemi rrenjet ne Shqipen bile edhe me te bukura se ato internacionale,
    detyre jona eshte ta plotesojme zbrastine tone, qe shtihemi si dietar (me diete), gjoja po tregojme nje ngritje personaliteti...kur vetemn sa ulet teresisht dhe dukemi edhe me te coroditur se jemi!

    Kur don te hyjsh ne nje pastrim diellor te gjuhes, duhet edhe vet te jeshe diellor (nga nofka e fjalori yt parashtrues).

    Thashe edhe me pare: shqipja nuk eshte ne rrezik perderisa e flasin shqiptaret. Por, keta shqiptare, skurse thote edhe Henri, jane ne dy dimenzione gjuhesore (ata ne atdhe e diaspora) dy konfrontime, qe njera edhe tjetra synojne ruajtjen e gjuhes dhe
    ne realitet pikerisht ne atdhe hasim fjalet me te coroditura, qe nuk i perkasin shqipes as shqiptareve dhe diaspora, qe padashje perdre edhe ketu ne bisede fjale te huaja dhe flet per shpetim te Shqipes:

    Nisemi nga realiteti i mirefillte!

    (me shprese te vijojme)

  9. #39
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    Veni re, mos harroni se shume fjale qe mendojme se jane internaconale, me burim nga gjuhet tjera - ato jane krejt shqipe!

  10. #40
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Henri , je per tu uruar se ti hyre ne thelb te temes.
    Ke te drejte ne qe jemi jashte e kuptojme kete problem me shume. Dhe ke te drejte kur thua se shtypi loz nje rol te madh.
    Jam ndakort dhe me Asgjesikurdiellin se shqipja deri sa vashdojme ta flasim duhet t'a mbajme te paster.
    Dhe eshte e drejte qe kjo gje duhet te filloje nga ne pastaj t'a perhapim.
    Nga kendej e tutje c'far behet?
    falemiNDERit

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Thoti fliste shqip"
    Nga ALBA nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 26-11-2015, 16:49
  2. Atlantis nė Shqipėri
    Nga SyntheticZero nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 636
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 14:36
  3. Keltėt
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 12:28
  4. Thoti fliste shqip!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 18:35
  5. Konferencė ndėrkombėtare pėr shqipen standarde
    Nga Beqari002 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •