HADITHI 1.
Mėshira Ime tejkalon hidhėrimin Tim!
HADITHI 2.
All-llahu i Lartėsuar ka thėnė:
Djali i Ademit mė mohoi dhe nuk kishte tė drejtė ta bėjė kėtė gjė. Dhe ai mė mallkoi duke mos pasur tė drejtė ta bėjė kėtė gjė.
Mė mohoi kur tha: All-llahu nuk do tė mė krijojė ashtu siē mė krijoi herėn e parė (dmth nuk do tė mė ringjallė pas vdekjes), ndėrsa krijimi fillestar i tij nuk ėshtė mė i lehtė se ringjallja e tij.
Mė mallkoi kur tha: All-llahu ka djalė, kurse Unė jam Njė, Strehim i Pėrherėshėm, nuk kam lindur (dikė), e as qė jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk mė pėrngjan!
HADITHI 3.
Na priu i Dėrguari i All-llahut a.s. nė namazin e mėngjesit nė vendin e quajtur Hudejbije, ku kishte rėnė shi tėrė natėn.
Kur e kryem faljen, i Dėrguari i All-llahut a.s. na u drejtua tė pranishmėve duke na thėnė:
A e dini se ētha Zoti juaj?
Tė pranishmit thamė:
All-llahu dhe i Dėrguari i tij e dinė.
Ai (All-llahu) tha:
Kėtė mėngjes njė nga robėrit e Mi u bė besimtar, ndėrsa njė nga robėrit e Mi u bė mosbesimtar. Ai qė tha: Ky shi ėshtė nga mėshira dhe fuqia e All-llahut u bė besimtar nė Mua, ndėrsa mohues i (adhurimit tė) yjeve; Ndėrsa ai qė tha: Na zbriti shi prej kėtij ose atij ylli mė mohoi Mua, ndėrsa u bė besimtar i yjeve.
HADITHI 4.
All-llahu tha:
Djemtė e Ademit shajnė kohėn, ndėrsa Unė jam koha, nė dorėn Time ėshtė nata dhe dita.
HADITHI 5.
All-llahu Madhėshtor dhe i Lartėsuar tha:
Unė jam aq i pasur, saqė nuk kam nevojė pėr tė pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen njė vepėr pėr hir tė dikujt tjetėr ashtu siē e kryen pėr Mua, nuk do tia pranoj atė vepėr, e as shokun (tė adhuruarin) e tij!
HADITHI 6.
Prej njerėzve tė parė ndaj tė cilėve do tė shpallet dėnimi nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė dėshmori (shehidi, martiri). Ai do tė sillet dhe All-llahu do tia bėjė tė njohura tė mirat qė i ka bėrė dhe do tia pranojė ato. (All-llahu i Madhėruar) do ti thotė:
Ēfarė bėre me kėto? Ai do ti pėrgjigjet:
Luftova pėr hir Tėnd deri sa rash dėshmor.
(All-llahu) do ti thotė:
Gėnjen! Luftove qė tė tjerėt tė thonė: Ėshtė guximtar!
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do tu urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr.
Njeriu tjetėr do tė jetė dijetari, i cili ka studjuar dijeninė, e ka mėsuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kuranin. Ai do tė sillet dhe All-llahu do tia bėjė tė njohura tė mirat qė i ka bėrė, dhe ato do tia pranojė. (All-llahu i Madhėruar) do tė thotė:
Ēfarė bėre me kėto? Ai do tė thotė:
Studjova diturinė dhe e mėsova, e gjithashtu edhe e lexova Kuranin pėr hir Tėnd.
All-llahu do ti thotė:
Gėnjen! Studjove diturinė vetėm qė tė tjerėt tė thonė: Ky ėshtė njeri i ditur. Lexove Kuranin qė tė thonė pėr ty: E lexon Kuranin.
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do tu urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė ta tėrheqin zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr.
Njeriu i tretė do tė jetė pasaniku, tė cilin All-llahu e kishte bėrė tė pasur duke ia dhėnė tė gjitha llojet e pasurisė. Ai do tė sillet dhe All-llahu do ta njoftojė me veprat qė i ka bėrė. I Madhėruari do ti thotė:
Ēfarė bėre me kėto? Ai do tė pėrgjigjet:
Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinė time pėr hir Tėnd. All-llahu do ti thotė:
Gėnjen! E ke shpenzuar pasurinė vetėm qė tė thonė pėr ty se je dorėdhėnė!
Dhe vėrtet ashtu ishte. Pastaj do tu urdhėrohet (engjėjve tė rreptė) qė tė tėrhiqet zvarrė me fytyrė pėrtoke derisa tė hidhet nė zjarr.
HADITHI 7.
Zoti kėnaqet me bariun, i cili thėrret ezanin pėr namaz dhe falet nė majė tė bjeshkės. Pastaj All-llahu thotė:
Shiheni robin Tim i cili thėrret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unė ia kam falė kėtij robi mėkatet e tij dhe e kam pranuar nė Xhennet.
HADITHI 8.
Namazi i atij qė nuk e ka kėnduar thelbin e Kuranit (suren el-Fatiha) gjat faljes ėshtė i paplotėsuar (i mangėt) dhe i ka pėrsėritur kėto fjalė tri herė. Dikush i tha ebu Hurejres: A duhet ta kėndojmė edhe pas imamit kur edhe ai kėndon Fatihėn? Ai tha: kėndojeni nė heshtje, se e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut a.s. duke thėnė:
All-llahu a.xh. ka thėnė:
E kam ndarė namazin ndėrmjet Meje dhe robit Tim nė dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojė atė pėr tė cilėn ėshtė lutur.
Kur robi thotė:
El hamdu lil-lahi rabbil alemin; All-llahu a.xh. thotė:
Robi Im mė lavdėroi.
Kur robi thotė:
Er-rahmanir-rahim; All-llahu a.xh. thotė:
Robi Im mė lartėsoi.
Kur robi thotė:
Maliki jeumid-din; All-llahu thotė:
Robi Im mė lavdėroi (robi Im i ėshtė bindur Madhėrisė Sime).
Kur robi thotė:
Ijjake nabudu we ijjake nestain; Ai thotė:
Kjo ėshtė ndėrmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojė atė, pėr tė cilėn ėshtė lutur.
Kur robi thotė:
Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin; Ai thotė:
Kjo ėshtė pėr robin Tim, dhe ai do ta ketė atė qė e ka kėrkuar.
HADITHI 9.
Gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japė llogari robi (i All-llahut) nė Ditėn e Ringjalljes ėshtė namazi. Nėse i ka kryer namazet sipas rregullave, atėherė do tė jetė i shpėtuar dhe i mirėpritur. Nėse namazet do tė jenė tė paplota (tė mangėta), do tė pėrjashtohet nga mirėsia dhe do tė jetė i humbur. Nėse do tė ketė diēka tė paplotėsuar nga farzet (obligimet e domosdoshme), All-llahu a.xh. do tu thotė (melekėve):
Shihni se a ka kryer robi Im ndonjė namaz vullnetar, me tė cilin do tia kisha plotėsuar farzin.
Pastaj edhe veprat tjera do tė gjykohen nė tė njėjtėn mėnyrė
HADITHI 10.
Agjėrimi ėshtė Imi dhe Unė jam ai qė jep shpėrblimin pėr tė. Agjėruesi i lė ngashėrimet seksuale, ushqimin dhe pirjen pėr hir Tim. Agjėrimi ėshtė mburojė, e ai qė agjėron ka dy gėzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erės sė gojės sė agjėruesit ėshtė mė i mirė nė syrin e All-llahut sesa era e miskut.
Krijoni Kontakt