-
Pse Kosova nuk e padit Serbine per gjenocid?
Te gjithe parametrat dhe te gjithe dokumentimi tregon se mbi popullin shqiptare eshte bere gjenocid i paramenduar.
WIKIPEDIA...Gjenocidi ėshtė vrasja e qėllimshme a njerėzve nė baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjėherė) politike, si dhe veprime tjera tė qėllimshme qė shpijnė nė eliminimin fizik tė ndonjė kategorie tė mėsipėrme.
WIKIPEDIA...Genocide is the deliberate and systematic destruction, in whole or in part, of an ethnic, racial, religious, or national group.
-
-
Gjenocidi ėshtė vrasja e qėllimshme a njerėzve nė baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjėherė) politike, si dhe veprime tjera tė qėllimshme qė shpijnė nė eliminimin fizik tė ndonjė kategorie tė mėsipėrme. Nuk ka ujdi nėse termi gjenocid duhet tė pėrdorėt pėr vrasjet masive tė motivuara politikisht nė pėrgjithėsi, por nė pėrditshmėri ky term pėrdoret thjeshtė si vrasja masive e qėllimshme e civilėve. Viktimat e gjenocidit nė shekullin e kaluar llogariten tė kenė qenė 40 milion njerėz.
Termi gjenocid ėshtė krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), njė shkollar juridik hebre, mė 1943, nga rrėnjėt “genos” (greqisht pėr familje, fis, ose racė) dhe “–cid” (latinisht - occidere, me vra). Kjo u arrit mė 1948, me Konventėn pėr Ndalimin dhe Dėnimin e Krimit tė Gjenocidit.
Pas nėnshkrimit tė minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bė ligj ndėrkombėtar mė 12 janar, 1951. Nė atė kohė, vetėm dy nga pesė anėtarėt permanent tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ishin nėnshkrues, Franca dhe Tajvani. Eventualisht, Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atė m 1954, Mbretėria e Bashkuar mė 1970, Republika Popullore e Kinės mė 1983, dhe Shtetet e Bashkuara mė 1988. Kjo vonesė nė pėrkrahjen e Konventės nga kombet mė tė fuqishme tė botės shkaktoj lėngim tė saj pėr katėr dekada. Vetėm mė 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndėrkombėtar mbi krimin e gjenocidit.
-
-
Definimet e gjenocidit
Shumica e debatit rreth gjenocidit sillet rreth definicionit tė duhur tė fjalės “gjenocid”.
Ja ēka Lamkin tha rreth definicionit tė “gjenocidit” nė miratimin e tij fillestar si ligj ndėrkombėtar nė Kongreset e Gjenevės:
Nė pėrgjithėsi, gjenocid nuk do tė thotė shkatėrrimi i menjėhershėm i njė kombi, pėrveē kur mbėrrihet nga vrasja masive e tė gjithė anėtarėve tė njė kombi. Pėrkundrazi ka pėr qėllim tė nėnkuptoj njė plan tė koordinuar tė veprimeve tė ndryshme me qėllim tė shkatėrrimit tė bazave thelbėsore tė jetesė sė grupeve kombėtare, me qėllim tė shkatėrrimit tė vetė grupeve. Objektivė e njė plani tė tillė do tė ishte shpėrbėrja e institucioneve politike dhe social, kulturės, gjuhės, ndjenjave kombėtare, religjionit, dhe mbijetesės ekonomike tė grupeve kombėtare, dhe shkatėrrimit tė sigurisė personale, lirisė, shėndetėsisė, dinjitetit, e madje edhe jetėt e individėve qė i takojnė grupeve tė tilla.
-
-
Gjenocidi si krim nėn ligjin ndėrkombėtar
Konventa pėr Ndalimin dhe Dėnimin e Krimit tė Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuar mė 9 dhjetor, 1948, dhe hyri nė fuqi mė 12 janar, 1951. Ajo pėrmban njė definicion tė pranuar ndėrkombėtarisht, i cili u pėrfshi nė legjislacionin kriminal kombėtar tė shumė vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romės i Gjyqit Penal Ndėrkombėtar, traktati qė themeloj Gjyqin Kriminal Ndėrkombėtar. Konventa (nė nenin 2) definon gjenocidin si "cilin do nga veprat nė vazhdim kryer me qėllim tė shkatėrrimit tėrėsisht ose pjesėrisht tė njė grup kombėtar, etnik, racor, ose religjioz: si:"
(a) Vrasjen e anėtarėve tė grupit;
(b) Lėndim serioz trupor apo mental tė anėtarėve tė grupit;
(c) Shkaktim tė qėllimshėm tė kushteve jetėsore llogaritur tė sjellin shkatėrrim tė pjesshėm apo tė plotė fizik;
(d) Marrja e masave pėr tė ndaluar lindjet brenda grupit;
(e) Transferimi me dhunė i fėmijėve nga njė grup nė tjetrin.
Drafti i parė i Konventės pėrfshinte edhe vrasjet politike but u huq me insistimin e Bashkimit Sovjetik. Pėrjashtimi i grupeve sociale dhe politike si cak i gjenocidit in kėtė definicion legal ėshtė kritikuar. Nė pėrdorimin e pėrditshėm tė kėsaj fjale, kėto grup shpesh pėrfshihen. Pėrdorimi i rėndomtė po ashtu nganjėherė e barazon gjenocidin me vrasjen masive tė sponsorizuar nga shtetit, por gjenocidi, siē ėshtė definuar nga larta, nuk nėnkuptoj vrasje masive (apo ēfarėdo vrasje) as qė ēdo vrasje masive nuk ėshtė detyrimisht gjenocid. Pėrfshirja e njė qeverie po ashtu nuk kėrkohet. Fjala 'gjenocidi' nganjėherė po ashtu pėrdorėt nė njė kuptim mė tė gjerė, si "skllavėria ishte gjenocid", por ky pėrdorim devijon nga definicioni ligjor i krijuar nga KB.
-
-
Ligji ndėrkombėtar
Tė gjithė nėnshkruesit e konventės sė mėsipėrme kėrkohet qė tė pengojnė dhe dėnojnė aktet e gjenocidit, si nė paqe ashtu edhe nė kohe lufte, megjithėse disa pengesa e bėjnė zbatimin e kėsaj tė vėshtirė. Gjenocidi konsiderohet problem ndėrkombėtar, dhe me tė merren KB, dhe asnjėherė nuk mund tė trajtohet si problem i brendshėm i njė vendi. Pranohet se, se paku qė nga Lufta e Dyte Botėrore, gjenocidi ėshtė ilegal nėn ligjin zakonor ndėrkombėtar si njė normė e prerė, si dhe nė ligjin konvencional ndėrkombėtar. Aktet e gjenocidit janė vėshtirė tė nxirren para drejtėsisė pasi qe “qėllimi,” demonstrimi i zinxhirit tė pėrgjegjėsisė duhet tė tregohet.
-
-
Fazat e gjenocidit dhe pėrpjekjeve pėr ta penguar atė
Sipas Dr. Gregory Stanton, President i Genocide Watch, gjenocidi zhvillohet nė tetė faza:
1.Klasifikimi: njerėzit ndahen nė "ne dhe ata".
2.Simbolizmi: "Kur tė kombinohen me urrejtje, simbolet mund tė asociohen mbi anėtarėt mosdashjes tė grupeve viktima...Pėr tė luftuar simbolizmin, simbolet e urrejtjes mund tė ndalohet me ligj … si dhe gjuha e urrejtjes."
3.Dehumanizimi: "Dehumanizimi mundėson tejkalimin e neverisė normale njerėzore kundėr vrasjes."
4.Organizimi: "Gjenocidi ėshtė gjithmonė i organizuar... Forca tė veēanta ushtarake apo paramilitare shpesh armatosen dhe trajnohen.... Pėr tė kaluar kėtė fazė, anėtarėsimi nė kėto grupe duhet tė ndalohet me ligj."
5.Polarizimi: "Grupet urryese shpėrndajnė propagandė polarizuese... Ndalimi i kėsaj arrihet nėpėrmjet mbrojtjes sė udhėheqėsve tė moderuar ose ndihmesės sė grupeve pėr tė drejtat e njeriut..."
6.Identifikimi: "Viktimat identifikohen dhe ndahen nė bazė tė identitetit etnik apo religjioz... Nė kėtė fazė, njė alarm i gjenocidit duhet tė thirret..."
7.Asgjėsimi: "Nė kėtė fazė, vetėm intervenimi i shpejtė i armatosur mund ta ndaloj gjenocidin. Zona me tė vėrtetė tė sigurta apo korridore pėr largimin e refugjatėve duhet tė krijohen nė mbrojtjen e armatosur ndėrkombėtare."
8.Mohimi: "Autorėt e krimit... mohojnė kryerjen e ndonjė krimi... Pėrgjigja ndaj mohimit ėshtė dėnimi nga njė tribunal ndėrkombėtar apo gjyq kombėtar."
Gjenocidet kundėr shqiptarėve
Me i fundmi ne radhė ishte ai i kryer nga klika e Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarėve tė Kosovės.
-
-
Sepse kemi politikan qyqar,servila,tradhetar...
-
-
Kjo do te kishte qene edhe detyre e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves,sepse sa per politikane e qeveritare,ata jane te "zene"me zgjedhje dhe tendera.E si duket Akademia jone nese meriton te quhet ashtu bashke me pushtetaret tone kane rene ne gjume dimeror qe nga viti 1999
-
-
Nė tetor tė vitit 2004 doli nga shtypi libri-ditar “Kosova“ i akademikut
serb, Dobrica Qosiē. Edhe pse libri kishte njė tirazh prej 30 mijė kopjesh,
u shit nė Serbi brenda dhjetė ditėve. Nė epilogun e ditarit “Kosova“, babai
i pėrmallshėm i kombit, siē e cilėsojnė serbėt, Dobrica Qosiē derdh lotė tė
vakėta dinakėrie si trashėgimtar i klasės sė vet tė akademikėve serbė: “A
thua Kosova do tė jetė preokopimi im i fundit jetėsor? A thua do tė vdes
duke luftuar pėr disa tė drejta serbe, pėr kulturėn mesjetare, pėr vlerat e
identitetit tonė shpirtėror nė Kosovė?...”. Nė tėrė brendinė indoktrinuese
tė ditarit, thurur me dhelpėri bizantine, lexuesit ia vrasin syrin dhe ia
turbullojnė mėrinė poshtėrimet dhe fyerjet ndaj shqiptarėve, tė padenja pėr
njė akademik dhe ish -president tė njė shteti tė madh, siē ishte
Jugosllavia. Ai nė ditarin “Kosova” shkruan: “Kosova, geto naziste, “Kopsht
zoologjik”, Kosovarėt - vrasės, Hordhi terroriste” …Qosiēi mbarėshtron shumė
opsione pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ai, mė 3 janar 1993, takohet nė
Gjenevė tė Zvicrės me dy diplomatė ndėrkombėtarė, Sajrus Vensin dhe lordin
Ouen. Atyre ua paraqet njėrin nga opsionet pėr zgjidhjen e pėrhershme tė
ēėshtjeve serbo-shqiptare tė mbėshtetur nė ndarjen territoriale tė Kosovės
dhe caktimin e kufijve tė rinj, nė tė cilėt do tė ruheshin “tė drejtat
historike” tė serbėve dhe tė sigurohej e drejta e popullit shqiptar pėr
bashkim kombėtar me shtetin amė.
Nė fillim tė viteve ‘80 u mbushėn libraritė nė tėrė Serbinė me libra antishqiptarė tė shkruara dhe tė
botuara nga Akademia e Shkencave tė Serbisė me autorė: Qosiēin, Batakoviqin,
Bogdanoviqin, Gjuretiqin e tė tjerė. Nė vjeshtėn e 1981-shit, nėn udhėheqjen
e Dobrica Qosiēit shumė aktivistė serbė shkruan njė peticion kundėr
kushtetutės tė 1974. Mė 1989, nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave tė
Serbisė u pėrpilua njė raport me shpifje kundėr shqiptarėve tė Kosovės.
Qosiēi, sa ėshtė hileqar dhe diplomat nė dialog, aq ėshtė arrogant dhe
fjalėrėndė. Ai ia lejon vetes, ta quajė diplomatin amerikan Riēard Horllbruk
“tip vulgar dhe kauboj primitiv”, Gelbartin e quan “injorant”, Petriēin e
cilėson si “serbourrejtės profesionist”. Mė 15 maj 1999
shkruan: “Kosova ėshtė djep i shtetėsisė serbe, bėrthamė shpirtėrore dhe
religjioze serbe. Nė Kosovė ndodhen monumentet fetare dhe
kulturore-artistike tė mesjetės serbe. Nė Kosovė, pėrreth manastireve serbe
dhe enklavave etnike, duhen formuar shtete etnike serbe. Pjesėt serbe nė
veri tė Mitrovicės duhet t;i bashkangjiten Serbisė. Pjesėt jugore tė
Kosovės, ku jeton shumica shqiptare, duhen bashkangjitur Shqipėrisė…“. (As
nuk i zė nė gojė se kishat pravosllave serbe u ngritėn mbi themelet e
kishave katolike shqiptare nė Kosovė...).
Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Kosova na qenkėsh djep i shtetėsisė sėrbe.
Shteti i shqiptarėve u krijua nė Prizren tė Kosovės, kjo bazohet nė fakte
historike dhe jo nė mite dhe pėrralla kishtare siē predikojnė akademikėt
sėrbė pėr Kosovėn. “Zyrtarėt tanė (serbė), - shkruan Qosiēi, - duhet qė, nė
kontaktet ndėrkombėtare, ta vėnė theksin nė kėto tema: -Duhet bėrė pėr vete
disa anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit dhe sa mė shumė qeveri perėndimore. -
Duhet shpirtėzuar mediat perėndimore mė me ndikim (si “Shpigel“ nė Gjermani,
“New York Times“ dhe “Washington Post“ nė SHBA etj.)-Duhet themeluar lobi
serb nė Amerikė, nė Britaninė e Madhe, nė Gjermani etj.“
Jovan Cvijiqi nė librin e pėrmendur, faqe 1264-1265, shkruan: “Pėrpara
ardhjes sė muhaxherėve (nė Kosovė) populli fliste kryesisht turqisht dhe
serbisht, mė pak shqip. Prej ardhjes sė muhaxherėve u bė zotėruese gjuha
shqipe“. Pra tė dėbuarit, muhaxherėt, nga Sanxhaku i Nishit, sipas Cvijiqit,
ua paskan mėsuar shqipen kosovarėve. Akademikėt serbė i pėrmbahen me Ilija
Garashaninit (ministėr i Brendshėm i Serbisė) i cili qysh nė vitin 1844
shkroi librin “Naēėrtania“ (Projekti), ku legjitimoi pretendimet
territoriale serbe mbi Kosovėn, duke iu referuar perandorisė mesjetare tė
Stefan Dushanit. Sipas “Naēėrtanies“, nė vitin 1846, u falsifikua nė Beograd
harta e Kosovės duke u shėnuar si “Stara Serbija“. “Naēėrtania“ planifikonte
pushtimin e atdheut tonė dhe daljen e Serbisė nė Adriatik tė Shqipėrisė.
Akademikėt serbė: Jovan Cvijiē, Vladan Gjorgjeviē e Nikolla Pashiē u shkruan
Fuqive tė Mėdha, sidomos Antantės: “Serbia ėshtė i vetmi vend i izoluar nga
tė gjitha anėt. Populli serb jeton si nė burg. Serbėt kėrkojnė me ngulm qė
t’i jepet Serbisė njė liman nė Shqipėri. Serbisė i duhet dalje nė Adriatik
me hir ose me pahir…”. Mė 24 dhjetor 1876 u mblodh Konferenca e Ambasadorėve
tė Fuqive tė Mėdha pėr kėrkesat e sllavėve tė Jugut. Konferenca zhvilloi
punimet nė Londėr. Atje iu dha autonomia tė gjitha vendeve ballkanike. Rusia
kėmbėnguli tė mos i jepej autonomia Shqipėrisė mbasi shqiptarėt nuk
qenkeshin komb i veēantė. Fill pas Konferencės sė Ambasadorėve, ushtria
serbe e Knjaz Obranoviqit sulmoi nė befasi 620 fshatra tė pastra shqiptare
tė Sanxhakut tė Nishit dhe dėboi me masakra tė lemerishme 350 mijė
shqiptarė. (Ata tė dėbuar,tė sfilitur e tė pėrgjakur, gjetėn strehė nė
Kosovė. Dhe atė ditė e sot quhen muhaxherė, tė cilėt i pėrmend akademik
Cvijiqi nė librin e vet shumėvėllimėsh. I quan tė ardhur jo tė dėbuar.)
Libri i historianit Bilal Shimshirit “Rumeliden Greqleri“ I-II , Istambull;
pėrmban dokumente me peshė ku vėrtetohet se mė 1876-1877 prej Sanxhakut tė
Nishit janė barbarizuar dhe janė dėbuar me masakra 350 mijė shqiptarė. 35
mijė janė mbytur mizorisht gjatė dėbimit nga serbėt. Grabitjet nė Sanxhakun
shqiptar tė Nishit kapin shumėn prej 40 miliardė dollarėsh“. Masakrat dhe
dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit u kthyen nė traditė lakmuese pėr
politikanėt e ardhshėm serbė, qė e provuan nė vitet e mėvonshme. Sė fundi nė
vitet 1998-1999. Knjaz Obranoviqi, kur pėrgatiti ushtrinė serbe pėr batėrdi
nė viset shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, publikoi parullėn: “Ēdo shqiptar
i vrarė ėshtė meritė patriotike pėr ushtarin serb“. Presidenti i Serbisė,
Sllobodan Millosheviēi, nė prag tė shekullit XXI urdhėroi terroristėt
shtetėrorė serbė pėr batėrdinė nė Kosovė: “Vetėm shqiptarėt e vdekur janė tė
mirė pėr Serbinė…“. Akademiku Dobrica Qosiēi nė ditarin “Kosova“, shqiptarėt
i quan vrasės dhe “Hordhi terroriste“. Si mund tė jenė shqiptarėt tė tillė,
kur kurrė nuk kanė shkelur njė pėllėmbė troje tė huaja dhe ndėr shekuj nuk
kanė njohur uzurpime gjakatare si serbėt nė Kosovė.
Pėr tė treguar se populli serb ua ka parė sherrin akademikėve tė vet serbė,
dua tė nėnvizoj kėtu vetėm njė shembull: Nė muajin dhjetor 2004 u paraqit nė
gjyqin e Hagės historiani serb Sllavenko Tėrziq nė mbrojtje tė kriminelit
dhe satrapit Sllobodan Millosheviē. Terziqi mohoi katėrcipėrisht masakrat
ndaj shqiptarėve nė Kosovė. Prokurori i Hagės i pėrkujtoi dėshmitė e
gjeneralėve Uesli Klark dhe Klaus Nauman, tė cilėve Millosheviēi u kishte
thėnė nė vitin 1998: “Do tė tuboj e tė vras tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē
ėshtė vepruar nė vitin 1945 /46 nga Aleksandėr Rankoviqi“. Sllavenko Terziqi
mohoi: “Kjo deklaratė ėshtė e gėnjeshtėrt .Nė fund tė Luftės sė Dytė
Botėrore nuk ėshtė ekzekutuar nė Kosovė asnjė shqiptar“. Pikėrisht atė kohė
janė tė dokumentuar 70 mijė shqiptarė tė masakruar. Akademiku Dobrica Qosiē,
pėr ta motivuar tė famshmin “Kompromis historik“, shkruan: “Meqė shqiptarėt
nuk begeniskan tė jetojnė me Serbinė…“ Si u begeniskan terroristėt qė e
kthyen Kosovėn nė njė varrė masiv, e shndėrruan nė det gjaku??? Duket
akademikėt serbė nuk kanė tė nginjur edhe me hijen e viktimave tė veta.
Mė 1844 Ilia Garashanin shkroi NAĒĖRTANIA (Projekti), ku planifikonte pushtimin
e Shqipėrisė dhe daljen e Serbisė nė Adriatikun shqiptar. Mė 1876-1877 Knjaz
Obranoviēi shfarosi dhe shkuli nga rrėnjėt shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit
(620 fshatra tė pastra shqiptare). Mė 1901 u krijua CĖRNA RUKA - organizatė
terroriste serbe kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Mė 1902, nė Beograd u
formua kėshilli kryesor i ēetnikėve qė dirigjohej nga ministri i luftės i
Serbisė, Millovan Pavlloviē. Nėn udhėheqjen e tij u pėrgatit terreni pėr
pushtimin e trojeve shqiptare. Mė 1904-1905 filloi aksioni i pėrgjithshėm
ēetnik serb kundėr Kosovės shqiptare. Mė 1908 u krijua NARODNA ODBRANA,
oganizatė terroriste me detyrė madhore tė krijonte ēeta dhe t’i hidhte
pėrtej kufirit tė Serbisė. Kryetar i « Narodna Odbranės » ishte Bozha
Jankoviq, i cili mė 1912 u emėrua komandant i armatės sė tretė serbe, e cila
luftoi pėr pushtimin e Shqipėrisė gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Mė 1908,
u krijua nė territorin e Kosovės organizata klandestine SERBĖT OTOMANĖ.
Kryetar i saj ishte Bogdan Radenkoviq. Gazeta e SERBĖVE OTOMANĖ ishte
VARDAR. Ajo gazetė si edhe shtypi nė Beograd i paraqitnin shqiptarėt si
vrasės, tė egėr e bisha. Mė 1913-1921 ushtria pushtuese serbe ka detyruar
shqiptarėt, masivisht, tė hapnin gropa dhe i ka varrosur tė gjallė. Nė vitin
1943 doli ELABORATI i akademikut Vasa Ēubrilloviēit, i cili parashikonte tė
shfarosej ushtarakisht populli shqiptar i Kosovės. Kosova tė popullohej me
kolonė serbė. Mė 1945-1946 OZN, ulkonja mėmė e UDB serbe, ka vrarė pa gjyq
70 mijė shqiptarė. Nė luftėn 1998-1999 serbėt e Sllobodan Millosheviēit
vranė mijėra shqiptarė, dėbuan dhjetėra mijėra, hapen qindra varre masive ku
krodhėn brenda tė gjallė e tė vrarė; ngarkuan kufomat shqiptare nė kamionėt
frigoriferė dhe i degdisėn larg, nė Batajnicė, nė thellėsi tė Serbisė. Njeh
historia botėrore njė makabritet tė tillė? Ēfarė “kompromisi fantazmagorik”
kėrkon Dobrica Qosiē?
-
-
Shiko more fattlumi se ku qendron problemi. Njeri tha nuk kemi politikan te zot dhe nuk bejn dot gje. E kupton qe nuk je akoma nje shtet i formuar ne baza te forta, po je nje shtet akoma nenmbikqyrjen e EU, kur te jet nje shtet me te drejta te plota, me gjyqesor dhe polici te veten. Atehere shteti do ndermarri inisiativen per te derguar ne Gjykaten Nderkombetare aktpadin per Serbin, per krime lufte, gjenocid etj. Deri tani perfaqesoheni si gjysem-shtet, ku shume role politike dhe gjyqesore i ben Eulex dhe jo Gjykata e Lart e Kosoves. Duhet pritur dhe pak kohe, deri kur shteti te marri formen e tij te plot dhe te ket te drejta te plota.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt