Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Natyra mrekulliberese ne Kuran - nga Ali Dashti, desident musliman

    Citimet e meposhteme jane marre nga Ali Dashti: "Njezet e tre vite: Studim mbi karrieren profteike te Muhamedit, Allen edhe Unwin, London, 1985.

    "Midis shkollareve muslimane te periudhes se hershme, para se te mbreteronte ekzagjerimi edhe hiperbola, kishte disa si Ibrahim on-Nazam, i cili e pranoi haptazi se fjalevendosja edhe Sintaksa ne Kuran nuk jane ndonje mrekulli edhe se nje veper me vlere te barabarte apo me te madhe, eshte e mundur qe te krijohen nga persona te tjere me frike Perendie" (fq. 48)


    "Eshte pranuar gjeresisht, se poeti i verber Sirian, Abu'l- 'Ala ol-Ma'arri (viti 979 - 1058 e.s) shkroi "Ketab ol-fosuk ua'l-gajat", pjese te se ciles ekzistojne edhe sot, si imitim i Kuranit." (fq. 48)


    "Kurani permban fjali qe nuk jane te plota edhe jane krejtesisht te pakuptuarshme, pa ndihmen e komentareve; fjale te huaja, fjale te panjohura arabe, si edhe fjale te perdorura jashte kuptimeve te zakonshme; mbiemra edhe folje te dhena pa marre para sysh gjinine edhe veten; peremra te dhena ne menyra jo gramatikore edhe alogjike, qe ndonje here as nuk i referohen ndonje gjeje; si edhe kallezuesa qe ne pasazhe me rime, shpesh gjenden pa kryefjale. Keto si edhe gabime te tjera ne gjuhe, i kane dhene udhe kritikeve, te cilet mohojne elokuencen e Kuranit. Ky problem po ashtu i ka shqetesuar edhe muslimanet e devotshem. I ka detyrua komentuesat qe te bejne kerkime per spjegime edhe ka qene ndoshta nje nga shkaqet e mosmarreveshjeve ne lexim." (fq. 48, 49)


    "Si permbledhje, jane verejtur me teper se 100 shmangie Kuranore prej rregullave te zakonshme edhe strukturave te arabishtes. Nuk eshte nevoja te thuhet, se komentuesit jane perpjekur te gjejne shpjegime edhe justifikime per keto crregullsi. Midis tyre ka qene edhe komentuesi i madh edhe filologjisti Mahmud oz-Zamakhshari (viti 1075-1144), per te cilin nje autor mur shkroi: "Ky pedant i zaptuar me gramatike ka bere nje gabim shokues. Detyra jone nuk eshte qe ti bejme leximet konform gramatikes arabe, por qe te marrim Kuranin si te gjithe, sikur eshte, edhe qe ta bejme gramatiken arabe ti konform Kuranit." (fq. 50)


    "Ne lemin e mesimeve morale, sidoqofte, Kurani nuk mund te konsiderohet mrekulli. Muhamedi ka ridhene disa parime qe ishin tashme te njohura prej njerezimit ne shekuujte e meparshem edhe ne shume vende. Konfuci, Buda, Zoroastra, Sokrati, Moisiu edhe Jezusi, thane gjera te ngjashme." (fq. 54)


    "As elokuenca e Kuranit, e as mesimet e tij morale edhe parashtrimet ligjore, nuk jane mrekulli. Kurani eshte mrekulli, sepse i beri te mundur Muhamedit, si i vetem edhe megjithe varferine edhe anafalbetizmin, te mund rezistencen e njerezve te tij edhe te themeloje nje religjion te perhershem, sepse i solli njerezit e eger ne bindje edhe ia nenshtroi vullnetit te pruresit te tij." (fq. 57)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    18
    Kur papagalleku te behte zakon....
    Eruditi islam Gazaliu thotė: "Falenderimi i takon Allahut qė i dėrgoi njerėzimit profetin Muhamed, dhe i shpalli atij librin e famshėm : "Nuk vjen e kota as para tij e as pas tij, shpallje nga i Urti i Falenderuari." 41:42. Allahu zgjeroi mendjen e krijesave rrugėn pėr tė pėrfituar nga rrėfimet dhe tregimiet. Shpjegoi me tė rrugėn e drejtė duke shpallur ligje pėr krijesat. Bėri nė tė dallimin mes tė lejuarės dhe tė ndaluarės, Kurani ėshtė dritė dhe shpėtim, shėrim pėr zemrat. Kush e kundėrshton Allahu e nėnēmon. Kush kėrkon dijen jashtė tij ėshtė i humbur. Kurani ėshtė litari i fortė i Allahut qė nuk ka kėputje, dritė e qartė dhe lidhje e fortė. Eshtė libri qė ka pėrfishirė tė madhen dhe tė voglėn, tė shumtėn dhe tė paktėn. Nuk mbarojnė mrekullitė dhe ēudirat nė tė.
    Imam Sheukani thotė nė hyrjen e komentimit tė tij: "Falenderimi takon Allahut qė e bėri Librin e tij sqarues tė ligjeve, tė plotė duke i ligjėruar robėrve tė tij tė lejuarėn dhe duke ndaluar tė ndaluarėn, burimi i tė diturve dhe atyre qė kėrkojnė tė vėrtetėn, ndalues tė divergjencave, shėrues pėr sėmundjet, largues tė streseve, lidhja e fortė qė nuk ka kėputje, kush kapet pėr tė shpėton, rruga e qartė qė kush e ndjek arrin tek e vėrteta, nuk ka fjalė pėr tė pėrshkruar fjalėn e Allahut, gjuhėtarėt janė gjunjėzuar para mrekullisė sė tij."
    Njohuri mbi Kuranin.
    Kurani ėshtė fjala e Zotit qė i ėshtė pėrcjellė Muhamedi (a.s) nėpėrmjet engjullit Xhibril, i pėrcjellė ndėr shekuj nė mėnyrė autentike gjeneratė pas gjenerate, duke vėrtetuar fjalėn e Krijuesit: "Vėrtetė, ne e kemi zbritur pėrkujtimin (Kur'anin) dhe Ne do ta ruajmė atė." 15:9
    Habitem kur imiton dhe flet nė njė fushė qė nuk ke aspak njohuri nė tė. Pėrkundrazi Kurani ėshtė mrekulli nė fushėn gjuhėsore. Gjuha e Kuranit dhe Hadithit ėshtė gjuha e pastėr letrare arabe. Nė lidhje me anėn gjuhėsore nuk ka asnjė ekzagjerim dhe hiperbol, Kurani nė tėrheq thjesht me dėgjimin e tij. Nuk ka fjalė dhe germė qė tė mos jetė nė vendin e saj tė duhur. Sot nėse dėshiron qė tė flasėsh letraren e pastėr arabe duhet tė ndjekėsh rregullat e Kuranit ndryshe e folura jote do tė keonsiderohet dialekt rexhional. Kurani sfidon ēdo njėrin arab dhe joarab. Nga manifestimet e mrekullisė sė Kuranit janė:
    1 Pėrputhja e shprehjeve, domethėnjeve dhe ligjeve tė tij.
    2 Pėrputhja e argumenteve shkencore me ajetet, edhe pse Kurani nė bazė tė tij nuk ka qėllim shkencėn por ai ėshtė kushtetutė pėr rregullimin e jetės njerzore.
    3 Njoftimi pėr ndodhi qė nuk i di pėrveē Njohėsit tė tė fshehtės.
    4 Fjalėt e qarta tė tij, elokuenca e arrirre dhe ndikimi i fortė i tij.
    Kush na e paska pranuar gjerėsisht se libri i Ketab ol-fosuk ua'l-gajat? Kush ju ka thėnė se qenka imitim i Kuranit? Na sill disa pasazhe me qėllim qė tė mos dalėsh gėnjeshtar dhe trillues.
    Na habit fakti kur thua:
    "Kurani permban fjali qe nuk jane te plota edhe jane krejtesisht te pakuptuarshme, pa ndihmen e komentareve; fjale te huaja, fjale te panjohura arabe, si edhe fjale te perdorura jashte kuptimeve te zakonshme; mbiemra edhe folje te dhena pa marre para sysh gjinine edhe veten; peremra te dhena ne menyra jo gramatikore edhe alogjike, qe ndonje here as nuk i referohen ndonje gjeje; si edhe kallezuesa qe ne pasazhe me rime, shpesh gjenden pa kryefjale. Keto si edhe gabime te tjera ne gjuhe, i kane dhene udhe kritikeve, te cilet mohojne elokuencen e Kuranit. Ky problem po ashtu i ka shqetesuar edhe muslimanet e devotshem. I ka detyrua komentuesat qe te bejne kerkime per spjegime edhe ka qene ndoshta nje nga shkaqet e mosmarreveshjeve ne lexim.
    Ne do tė donim qė tė na sillje shembuj dhe jo trillime. Falenderuar qoftė Zoti qė jam nė gjendje ta kuptoj arabishten dhe stilin e saj tė lartė. Nuk ka nė Kur'an asnjė fjali tė paplotė. Pėrkundrazi, Kur'ani ėshtė shembulli mė i mirė nė shprehje. Aspak ne muslimanėt nuk jemi tė preokupuar, pasi e dimė fare mirė se libri qė kemi mes duarve ėshtė Libri i Allahut. Sa injorant qė je kur thua se (imiton) paska shkaqe mosmarrėveshje nė lexim. Si nuk e ditkam diēka tė tillė. Do tė kisha vdekur i padijshėm nėse nuk do tė na e tregoje. Pėrkundrazi, kėtu qėndron mrekullia e Kuranit. Kurani ėshtė zbritur nė shtatė dialekte dhe kjo i shton mrekullinė pasi i sfidon tė gjithė arabėt e asaj dhe kėsaj kohe. Kjo ėshtė e vėrtetuar nga thėnja e profetit pas lutjes qė i bėri Allahut qė Kurani tė lexohet nė shtatė dialekte qė, qė tė gjitha janė dialekte letrare apo sic quhet nė terminologjinė islame "Kiraete" lexime. Tė sjellim nė shembull:
    Ajeti "Maliki jeumi din" ka dy lexime:
    Leximi i parė: Maliki siē shqiptojmė gėrmėn a nė fjalėn "Shtatė" me dy kohė zgjatje. Fjala "malik" ka kuptimin nė kėtė rast kuptimin "Posedues, Zotėrues".
    Leximi i dytė "Meliki" pa zgjatjen e "a" qė ka kuptimin "Mbreti." Pra sic shihet kuptimi ėshtė i afėrt.
    Ne nuk po tė kėrkojmė tė na japėsh 100 shembuj por vetėm njėrin. Kush ėshtė ky Ali Dashti qė pėrmend emrin e Zamekhsheriut? A e di ky se Zamekhsheriu ėshtė nga ata qė mė sė shumti i ka dhėnė gjuhės arabe? Si nuk dėgjuam nga babai i gjuhės arabe "Sibeuejhi" ndonjė shprehje pakėnqėsie ndaj Kuranit, pėrkundrazi, ftojmė Ali Dashitn dhe kėdo le tė hapin ēdo lloj fjalori tė gjuhės arabe ku nuk ka shprehje apo fjalė qė tė mos ilustrohet nga ajetet kuranore. une nuk te kerkoj veēse te na sjellesh shembuj po per papagalle ka sa te duash.
    ky eshte sqarim per njerezit ...

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Ju lutem te gjithe anetareve te Forumit qe te mos ofendojne njeri-tjetrin dhe tu permbahen temave!

    Miqesisht Abigail!

  4. #4
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    mos eshte gje forumi mbi pyetje per besimtaret ketu???
    se marr vesh ku eshte pyetja jo per gje
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Per hir te Allahut lexo kete o musliman (Perqarja)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 14:58
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipėria nuk ėshtė me shumicė muslimane
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •