Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1

    Adela e “Big Brother” vën shamin bëhet myslimane

    Në fakt më tepër sesa kthim është një rikthim, në atë besim që ajo e ka pasur gjithmonë brenda vetes, pavarësisht rrjedhës që ka marrë jeta e saj në vite.
    I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte, por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar.

    Adela, vajza që bëri aq shumë të diskutohet, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ka bërë diçka të veçantë. Nëse të gjithë bashkëmoshatarët e saj do ta mbanin frymën në një pub apo disko, për t’u argëtuar gjatë ditëve të festave, ajo ka përfituar nga udhëtimi i saj në Stamboll, për të vizituar Xhaminë Blu dhe për t’u falur aty brenda.

    Dhe për të respektuar deri në fund rregullat e kësaj ndërtese kulti dhe të besimit musliman, ajo ka vënë shaminë në kokë dhe ka hyrë brenda. Bjordi, i cili është gjithmonë pranë saj, nuk i ka rezistuar dëshirës për ta fotografuar të dashurën në atë pamje dhe më pas fotot i ka hedhur në një sit interneti, i cili preferohet shumë nga fotografët profesionistë, pikërisht aty ku i gjetëm edhe ne.

    Adela nuk ka folur ndonjëherë shumë në detaje se çfarë është besimi për të, por sipas informacioneve tona edhe vitin që lamë pas, ajo nuk harroi të argjërojë në muajin e Ramazanit paçka se për Bjordin e gjitha kjo mund të dukej diçka e çuditshme. Mesa duket vajza nga Kavaja e ka të rrënjosur besimin e saj dhe nuk e konsideron atë si një aleat, kur është në vështirësi. Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur.

    Sa për festat e fundvitit, duket se çifti i ka kaluar si mos më mirë. Natën e Krishtlindjeve, ata kanë udhëtuar drejt Malit të Zi së bashku me një grup tjetër shqiptarësh, në një festë të organizuar nga agjencia turistike “Perfect holiday”.
    Më pas ata kanë preferuar që ndërrimin e viteve ta kalojnë në Stamboll, në një lokal me muzikë vendase, ku pa dyshim janë kënaqur shumë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Edhe tani që punët i ka në vijë, ajo nuk harron të respektojë ritet duke treguar se është një besimtare e vendosur
    Qënka kënaqur. Ka vënë shaminë, ka festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

    Shumë shembull i bukur për t'u ndjekur lol
    Elegance is an attitude.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Me e bukur eshte keshtu se me leshera te leshuar ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    Unë po frikohem mos po mbetet fare ne Mal te Zi duke pasur parasysh këto martesat qe janë ne TREND kohëve te fundit!!!!!
    Me respekt,

    Valdet Shala

  5. #5
    Po kush eshte Adela????????????

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kush eshte ne foto Bjordi apo Adela, se nuk po i dalloj dot?

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    I është lutur Zotit për të pasur një jetë ashtu siç ajo e ëndërronte, por edhe për ta falëenderuar për atë çfarë ai i kishte dhuruar.
    Thjeshte kuriozitet :

    C'fare jete ka enderruar Adela ???
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Eh medet ca nuk ndodh te per te dale pak ne Tv pasi harrohesh.

    Nejse.........
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Qënka kënaqur. Ka vënë shaminë, ka festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

    Shumë shembull i bukur për t'u ndjekur lol
    Epo perderisa bjordi e respekton shamine atehere edhe kjo adelajda duhet te

    respektoje bjordin per krishtlindje dhe new year!

    Kushedi se cka i pregaditet Bjordit nga ana e Adelajdes dhelpër !

    Çdo gje duhet t'ja leme kohes. Kjo i perngjet nje telenovele me shum epizoda.

    Heheheeeee ...!
    Ndrysho Firmën

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po bjordi ca po ben
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •