Close

Rezultati i Sondazhit: A mund të shmangej katastrofa në veriperëndim të vendit?

Votues
92. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, mund të shmangej.

    41 44.57%
  • Jo, ishte e pashmangshme.

    40 43.48%
  • Nuk e di, ndoshta.

    11 11.96%
Faqja 2 prej 28 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 271
  1. #11
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Po pikërisht, se niveli i rreshjeve ka qënë i zakonshëm për dimrin, madje kanë rënë më pak rreshje se një vit më parë. Unë mendoj se situata është keqmenaxhuar. Përmbytje do të kishte pasur, por jo të përmasave të tilla. Janë hapur 3 porta, kjo ka ndodhur tepër rrallë, e sigurisht duhet të ishte ndërhyrë që kur u pa, se niveli i ujit në Fierzë u rrit dhe e tejkaloi normën e lejuar.
    Përmasat e tilla që mori situata i adresohen neglishencës dhe mosvlerësimit të duhur të situatës nga KESH.


    perse duhet te ndihmojme keto fshatare angjelina...kush i detyroi te ngrinin shtepi aty ku dihesh se do permbyteshin...kur jane ngritur keto hidrocentrale qeveria komuniste e enver hoxhes ka bere shpronesimet e te gjithe zones ne fjale..aty ku mendohej se pasojat e reshjeve dhe shkarkimet e kaskades se drinit do benin demtime ka qene vene vije e kuqe....dhe me ardhjen e demokracise o burra te ndertojme vend e pa ven...dhe mbi te gjitha duke qene te ndergjegjshem se mos sot neser do te permbyteshin..nuk e di si e kan marre guximin keta njerez qe pa asnje pergjegjesi vetjake per vehten e tyre por mbi te gjitha per pasardhesit e tyre te ngrenin ngrehinat e tyre ne mes te fushes...dhe ta haje dreqi kur e bere 20 cm mbi toke shtepine tende ngreje edhe 60 cm qe ti shpetosh lageshtires ...sot do kishim me pak deme...
    Nuk është i tyre faji nga një anë. Nqs në Shqipëri do të kishte ekzistuar ndonjëherë ligji, sigurisht që nuk do ndërtohej ku të mundej. Por kur e zaptoi Nanoja 8 vjet dhe e zhyti në korrupsion dhe kur ky babaxhani tjetër s'i lëshon kthetrat, populli do bëjë ç'të dojë.
    Elegance is an attitude.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Per tu pergjegj ne kete pytje duhet me ken ekspert i kesaj fushe,dhe te gjith ata qe pergjegjen dhe nuk jan ekspert ja fusin si kau peles thon nga ana jon,kurse nga shqiperia thuhet ja fusin kot,e per mos me ja fut kot nuk dua te pergjigjem

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    mendoj se ne kete mes qeveria nuk ka faj , dhe kjo nuk mund te shmangej .

    shqiperia furnizohet dhe mbahet me drita nga keta hidrocentrale normalisht qe nuk mund te shkarkonte uje me pare ne menyre graduale pasi nuk dihej sa reshje do kishte dhe sa do ishte prurja e drinit . keto zona jane permbytur dhe me pare . meqe ky problem nuk do jete vetem per nje vit dhe qe ka ndodhur me pare duhen marre eksperte dhe te gjejne nje zgjidhje qe dhe ne raste te tilla mos kete me permbytje ne keto zona . harruat ca vite me pare qe po zbriste niveli i ujit me shpejtesi dhe drita nuk kishte ? pra perderisa shqiperia varet nga keto hidrocentrale patjeter duhet nje zgjidhje .

  4. #14
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Po patjeter qe mund te shmangej. Mjaftonte te zbatohej rregullorja teknike. Prurjet ne Fierze sivjet kane qene me te ulta se vjet, keshtuqe me siguri eshte nje gabim ose me mire ta quajme nje interes njerezor, per te perfituar sa me shume leke.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Asnje nga ne nuk eshte specialist per ti dhene pergjigje kesaj pyetje,ne Shqiperi ngaterohet shpesh djalli me engjellin , me mire do te ishte shtruar pyetja ''si ti ndihmojme ato banore te shkrete''.
    Une kam punuar ne Fierze dhe e di se cfare ngjet aty ,por per nje gje te jeni te sigurte qe diga e Firzes nuk mund te rrezikohet pasi kataklizma do te ishte e tmershme.............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Jo, ishte e pashmangshme.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Leo_uk Lexo Postimin
    Nuk e di se ku i shihni lajmet ju !
    Mesa pashe ne ekranet e televizioneve shqiptare jane mbytur zona dhe fshtatra qe nuk jane mbytur kurre me pare. Kjo nga fjalet e banoreve vendas.
    Sipas statistikave nuk ka pas rreshje te medha, por te zakondshme per dimrin. MAL i Zi dhe Kosova ku ka rene shi njesoj si ne Shqiperi nuk eshte mbyt.
    Argjinaturat jane shkateruar apo s'jane mirembajtur aspak pasi investimet kane shkuar ne xhepat e qeveritareve te korruptuar.
    Nuk kane faj njerezit aspak , por mungesa e shtetit! Se kuptoj si mund te mbrohet qeveria sot kur banoret thone i kane lene te mbyten dhe shume nuk kane asnje lloj ndihme.
    Me vjen shume keqe dhe nuk e imagjinoj dot si do ta shtyj gjithe dimrin jashte ne kete ftome. Temperaturat neser do zbresin nen zero.
    Tmerr seriozisht!
    une kam bere ushtrine ne tale dhe e njoh mire ate zone.talja e Patoku jane permbytur c'do vit ne kohen e Dulles dhe nga nje shi fare i voge.batica e detit vershonte ne tokat bujqesore dhe pas rreshjeve fshataret vinin me kosha e mblidhin peshkun qe mbetej ne pellgjet me uje.Nga permbytjet e me pareshme ka arrite dhe 40000 ha, ndersa kesaj here jane vetem 20000 ha.Paralelizma qe ti ben me Kosoven nuk shkon.Para disa diteve ne italine e veriut temperaturat zbriten ne -38 grad ndersa ne shqiperi mund te rrije me menge te shkurtera.e distanca nuk eshte me shume se 300 km.Ne rastin tone rane nje sasi e madhe debore dhe sipas statistikave ajo duhej te qendronte per tu shkrire ne pranver, por ja qe ndodh cudia dhe ajo per shkak te ndryshimit te menjehershem te klimes ,shkriu pernjehere dhe permbyti gjithcka duke rrezikuar dhe sigurine e hidrocentraleve. Sa per dijeni ne qytetin tim dhe sot mileti po ben plazh, e jemi ne dimer zoteri.
    Diga e Fjerzes ka dy porta ,njera ne lartesine 120 mdhe sherben per sherbime profilaktike dhe per emegenca.Shkarkimi nga kjo porte dhe nga turbinat jane 50% me te vogla se prurjet e kjo rrezikon perse jo dhe digen , pavarsisht se cfare thone projektuesit e saj.Por eshte dhe nje porte tejeter ne fund te diges, e cila sherben per shkarkimin tersish te ujrave te liqenit.Kjo porte nuk eshte hapur kurre qe nga ndertimi isaj por eshte bere nje prove ne 87.A i eshte bere sherbim?Letrat thone po por perderisa nuk funksionon do te thote se si gjithmone ne shqipetaret jemi te pa ndergjegjeshem ne pune.Por hapja e kesja porte nuk eshte nje gje e thjeshte dhe nese funksionon, pasi sjell prurje te tilla qe nuk i perballojne kaskadat e tjera deri dhe Vau i Dejes.Ketu tekniket jane ne nje tjeter dileme, nese do te rriten prurjet do te detyrohen te hapin porten me shperthim por c'mund te ndodhe?Vershimi i ujrave do te jete i tmerreshem dhe mund te permbyse dhe shume zona te pa parahikuara, mund te krijohen gerryrje dhe kalime te pa kontrolluara te ujit.Plus do te kishim nje situate energjitike te mjeruar.Me siguri qe opozites qe lakmon pushtetin aq i ben , per ta ka rendesi te ndodhe katastrofa dhe te pefitojne nga rrezimi i qeverise.Me erdhi turp kur ndigjova Bracen tek u shpreh se Berisha e ka ruajtur ujin per perfitime famijare.Une nuk e di por si eshte e mundur qe kadhe nje elektorat qe i mbeshtet keto ligsi njerezore.Nuk me kujtohet emri i nje gazetari ne nje debat tek Vizion plus , me te thene te drejten me shtangu kur beri pyetjen :Perse keto gjera ndodhi kur eshte e djathta ne pushtet, si gerdeci e permbytjet? Si ka mundesi te jete njeriu kaq i lig?Zot na ruaj.
    Uroj qeverine tja dale me sukses kesaj fatkeqesie natyrore, me sa me pak humbje e kryesisht pa humbje njerezore.A ka mundesi te jepet nje ndihme nga vete populli , nje solidarizim, nje ndihme ne te ardhura , kjo varet nga shume faktore ekonomike kryesish, por shume dhe nga niveli i edukimit shpirterore.Me duket se ne kete te fundit ne leme per te deshiruar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 09-01-2010 më 19:12

  8. #18
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    pamvarsisht se nuk jam nga zonat e permbytura te nenshkodres,une i njof ne cdo skaj keto zona,pasi kam punuar per vite te tera atje.historikisht keto zona kan qene nen kercenimin e permbytjeve here me pak e here me shume, edhe ne koherat me te lashta qe nuk ka patur hidrocentrale ka patur permbytje,edhe ne kohen e Enverit,kur nje popull i tere punonte per te parandaluar permbytjet dhe nuk ja arrinin dot te parandalonin pasi vete pozicioni gjeografik i ketyre zonave eshte favorizues per permbytje.
    problemi shtrohet se si dhe cfare qeverite duhet bere qe keto permbytje te parandalohen,une mendoj se kohrat kan ndryshuar ekonomia dhe teknologjia kan perparuar,pra me nje fjale koha eshte per nderhyrje me qellim qe permbytje te mos kete me ne keto zona!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-01-2010 më 01:53

  9. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Asnje nga ne nuk eshte specialist per ti dhene pergjigje kesaj pyetje,ne Shqiperi ngaterohet shpesh djalli me engjellin , me mire do te ishte shtruar pyetja ''si ti ndihmojme ato banore te shkrete''.
    Une kam punuar ne Fierze dhe e di se cfare ngjet aty ,por per nje gje te jeni te sigurte qe diga e Firzes nuk mund te rrezikohet pasi kataklizma do te ishte e tmershme.............
    pergjigje mund ti japi salis - specialist per gjithshka, shume poshte nivelit te laverit ...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    pergjigje mund ti japi salis - specialist per gjithshka, shume poshte nivelit te laverit ...
    Kot qe te flasi ai, se angelina 02 e ka gati pyetjen:

    Me ç'uje ma ujite gomarin?

    Dhe pergjigjen po kuptohet ja jep ti pastaj pas idese e midese.

Faqja 2 prej 28 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •