Close

Rezultati i Sondazhit: A mund të shmangej katastrofa në veriperëndim të vendit?

Votues
92. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, mund të shmangej.

    41 44.57%
  • Jo, ishte e pashmangshme.

    40 43.48%
  • Nuk e di, ndoshta.

    11 11.96%
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 271
  1. #-9
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    A mund të shmangej katastrofa e kaskadës së Drinit?

    Duke parë ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ultësirën e Shkodrës, përmbytjet e mëdha dhe klasifikimin e situatës si të jashtëzakonshme nga ana e qeverisë, përtej çdo lloj dramaciteti fotosh ose videosh të pasqyruara nga media, dua t'ju pyes:

    A mund të shmangej kjo katastrofë ose të minimizoheshin pasojat e saj?

    Në muajin dhjetor, niveli i Fierzës ka qënë në kuota më të larta, ç'ka sinjalizonte dhe kërkonte masa parandaluese për një katastrofë të mundshme. Por KESH jo vetëm që nuk rriti prodhimin e energjisë, po as u përpoq të shkarkonte ujë. Madje në dhjetor, prodhimi ishte 8-10 mln kw/h më pak se kapacitetet maksimale. Nga ana tjetër, në vënd që KESH të blinte energji në vend nga OSSH, tashmë privat, importoi gjatë muajit dhjetor 20 mln kw/h energji nga Kosova me vlerë rreth 1.2mln euro, të dhëna të konfirmuara këto nga KEK. Para të gjitha të çuara dëm, sepse më pas u hapën portat dhe rezevat e mbimbushura hidrike do të derdheshin.

    Sipas qeverisë "shkaktare" të përmbytjes ishin rreshjet e shumta. Por të dhënat që bëhen publike janë të pakta. Niveli i prurjeve të këtij viti është më i ulët se në vitin 2008, madje edhe më i ulët se në vitin 1995 dhe 1963 kur ndodhën edhe përmbytjet.

    Natyrës dhe humorit të saj nuk i dihet. Askush nuk mund të bëhet dot fajtor për kapriçot e saj. Përmbytjet në Shkodër e Lezhë nuk janë aspak të panjohura. Por nuk duhet mohuar që shpesh, ka edhe shenja paralajmëruese. Siç edhe pohoi Dritan handikapat Prifti, ndërhyrja ndodhi 10 ditë me vonesë. A nuk ishte kjo kohë mëse e mjaftueshme për të ndërhyrë?

    Është natyra përgjegjës apo njeriu?


    Ju lutem, lërini mënjanë militantizmat partiakë. Është një katastrofë që ka prekur familje të tëra shqiptare, që u ka marrë gjithçka që ata kishin. Në këtë mes duhet të solidarizohemi e të përpiqemi të ndihmojmë, jo të shahemi për ujqëri e ku di unë
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 09-01-2010 më 10:55
    Elegance is an attitude.

  2. #-8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Do të doja të dija, a ka vënë qeveria ndonjë nr. llogarie bankare në ndihmë të të prekurve? Mua do të më pëlqente të depozitoja diçka.

    Mendoj, se ne si fsh mund të kontribuonim sado pak. Me sa kam parë, aktiv janë shumë anëtarë. Sikur nga 1-5 euro të derdheshin nga çdo kush nga ne në llogari, ndihma do ishte simbolike, por aspak e vogël
    Elegance is an attitude.

  3. #-7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    perse ...

    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Do të doja të dija, a ka vënë qeveria ndonjë nr. llogarie bankare në ndihmë të të prekurve? Mua do të më pëlqente të depozitoja diçka.

    Mendoj, se ne si fsh mund të kontribuonim sado pak. Me sa kam parë, aktiv janë shumë anëtarë. Sikur nga 1-5 euro të derdheshin nga çdo kush nga ne në llogari, ndihma do ishte simbolike, por aspak e vogël
    perse duhet te ndihmojme keto fshatare angjelina...kush i detyroi te ngrinin shtepi aty ku dihesh se do permbyteshin...kur jane ngritur keto hidrocentrale qeveria komuniste e enver hoxhes ka bere shpronesimet e te gjithe zones ne fjale..aty ku mendohej se pasojat e reshjeve dhe shkarkimet e kaskades se drinit do benin demtime ka qene vene vije e kuqe....dhe me ardhjen e demokracise o burra te ndertojme vend e pa ven...dhe mbi te gjitha duke qene te ndergjegjshem se mos sot neser do te permbyteshin..nuk e di si e kan marre guximin keta njerez qe pa asnje pergjegjesi vetjake per vehten e tyre por mbi te gjitha per pasardhesit e tyre te ngrenin ngrehinat e tyre ne mes te fushes...dhe ta haje dreqi kur e bere 20 cm mbi toke shtepine tende ngreje edhe 60 cm qe ti shpetosh lageshtires ...sot do kishim me pak deme...

    gjithsesi ndihma eshte gje e mire per kedo asnjehere nuk duhet shtrenguar dora por duhet dhene..por e keqja eshte se po kerkohet gjithmone te japesh...ne shume raste edhe me pretekse krejt absurde...a thua se dikush u ka faj...

  4. #-6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    perse duhet te ndihmojme keto fshatare angjelina...kush i detyroi te ngrinin shtepi aty ku dihesh se do permbyteshin...kur jane ngritur keto hidrocentrale qeveria komuniste e enver hoxhes ka bere shpronesimet e te gjithe zones ne fjale..aty ku mendohej se pasojat e reshjeve dhe shkarkimet e kaskades se drinit do benin demtime ka qene vene vije e kuqe....dhe me ardhjen e demokracise o burra te ndertojme vend e pa ven...dhe mbi te gjitha duke qene te ndergjegjshem se mos sot neser do te permbyteshin..nuk e di si e kan marre guximin keta njerez qe pa asnje pergjegjesi vetjake per vehten e tyre por mbi te gjitha per pasardhesit e tyre te ngrenin ngrehinat e tyre ne mes te fushes...dhe ta haje dreqi kur e bere 20 cm mbi toke shtepine tende ngreje edhe 60 cm qe ti shpetosh lageshtires ...sot do kishim me pak deme...

    gjithsesi ndihma eshte gje e mire per kedo asnjehere nuk duhet shtrenguar dora por duhet dhene..por e keqja eshte se po kerkohet gjithmone te japesh...ne shume raste edhe me pretekse krejt absurde...a thua se dikush u ka faj...
    fjala eshte per shmangien e katastrofes ne kaskaden e Drinit ...

    per ato te tjeret qe shkruan me siper, ni nga detirat e shtetit (qendror e lokal) eshte qe te kerkoje zbatimin e ligjeve dhe te rregullave ...

    sepse ne kete drejtim, i dashur kapros, qeverite jane marre me kkrt, aty ku luhet parja e madhe, dhe as nuk kane dashur te dijne se po ndertohet mbi diga, penda apo zona te tjera te ndaluara me rezikshmeri ... mjafton te marrin taksat ...

    qeverite, te çfardo niveli apo ngjyre, nuk kane vetem per detyre te vjelin taksa, por ato taksa ti perdorin ne te miren e taksa-paguesve ...

    edhe kete radhe u duk sheshit se kemi te bejme me shtet sa per emer ...

    rendesi per sali, fatos, edver e mender tjeter ka qe te betonojne pushtetin e tyre, dhe sigurisht, te vene ne funksion maksimal klepto-kracine, duke marre dividentet ...

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Nuk e kam pare me syun kritik kete ngjarje por ato 10 -te dite qe permendni ju apo ministri nuk justifikojne asgje.Natyra ne kete rast eshte fajtore pasi ajo vepron pa sinjizim.Njeriu eshte i predispozuar te gaboje dhe shkaqet mund te jenete ndryshme.Nje vend si shqiperia , me i varferi ne rajon,perjetesisht ne erresire, me nje te kaluar ekonomike me shpenzime te medha si autostrada, infrastruktura,gredeci, kavaja me rreshqqitjet e dheut, zgjedhjet, demostratat, bojkotet qe paguajne njerez pa pune , apo me keq akoma per nje kontribut negativ ne politike dhe ne shoqeri,te gjitha keto e dhjetra te tjera e vendosin njeriun ne dileme -Ta hapim ujin apo mas ta hapim, pra te hedhim poshte dhe disa mijarda qe te mbyllim brymat, apo te presim dhe pak, e ndoshta moti ndryshon e na favorizon.Pra dhjete dite s'jane asgje.Ndodhi ashtu si ndodhi , tashme me rendesi eshte te perballohet situata e emerxhences.Nderhyrjet politike si cakejte pas ujkut, jane te peshtireshme.Opozita nuk do te thote se eshte pa pergjegjesi dhe nese ajo pretendon se ka nje staf me te pregatitur, eshte pikerish ajo qe duhet te denohet pasi ka bojkotuar kuvendin e problemeve dhe halleve qe ka populli.Pozita eshte njera pale , opozita eshte tjetra, si kudo ne bote duhet te jene konstrukive ne te tilla probleme , per te cilat dhe i kemi votuar.Braktisja e kuvendit , do te thote ta lesh ate me 50% te kapacitetit intelektual, e pra dhe gabimet jane me te mundeshme.Le te merren me kutite e interesit , por me sa po shohim natyra se shpejti do te na perballi me kutite e vdekjes.

  6. #-4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nuk ka faj qeveria ne kete situate. Nqs vini re, po ndodh e njejta gje ne shume qytete te tjera te Evropes, ku ka lumenj afer, prandaj nuk mund te parashikohet nje problem natyror, perderisa shirat e ftohti kane kaluar maksimalet e cdo viti tjeter. Qeveria, duhet te mundohet me cka mundesi, te ndihmoje ata qe me teper preken nga kjo gjendje e jashtezakonshme, por fajet nuk mund t'i vihen kurrsesi.
    La vita è bella...

  7. #-3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    Nuk ka faj qeveria ne kete situate. Nqs vini re, po ndodh e njejta gje ne shume qytete te tjera te Evropes, ku ka lumenj afer, prandaj nuk mund te parashikohet nje problem natyror, perderisa shirat e ftohti kane kaluar maksimalet e cdo viti tjeter. Qeveria, duhet te mundohet me cka mundesi, te ndihmoje ata qe me teper preken nga kjo gjendje e jashtezakonshme, por fajet nuk mund t'i vihen kurrsesi.
    ni pyetje per ty, eksperience ...

    perse rruspat e qeverise kane vepruar me aq zell aty ku ishin shkelur ne kallo familja e kryeministrit, siç ishte ne rastin e jales ... apo te ish-kryeministrit per ne Ksamil ... apo mbikalimi mbi unaze ne tirane ... apo godina ne bregdet ... apo do edhe te tjera ...

    a nuk kishte nje rruspe qeveria per te gjobitur, paralajmeruar e pastaj "rruspuar" ndertesat e ngritura ne ato ultesira, siç jane ato ne lezhe a shkoder?

    qeveria, more zoteri, ne kete rast jo vetem qe ka pergjegjesi e faj - per me teper eshte "ajo qe ka vjedhur lopen" ...

  8. #-2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Pergjegjesite e meparshme i kemi thene me mijera here neper tema te ndryshme. Ato qe jane ndertuar jane ndertuar: populli qe nderton aty, dmth eshte akoma me budalla, duke qene se nuk mendon per veten e vet, po hec gjej nje cope toke e nderto. Ja erdhi rasti e katastrofa dhe e pesoi: jo cdo pesim eshte gje e keqe. Te pakten ta marrin vesh nje here e pergjithmone qe godinat e banesat behen ne vende rezistente, jo aty ku eshte me e kollajshme te krijohen situata si kjo qe po verifikohet ne vendet prane lumenjve e sidomos prane hidrocentraleve.

    Qeveria kur them nuk ka faj, e kam fjalen per fenomenin nen fjale. Asnje nuk e parashikonte qe kete vit do te binte kaq shi me bollek, sa te mos mbashin me hidrocentralet. Vitet e tjera flitej per pakice e thatesire e madje duhet te importoshim energji elektrike, pikerisht se s'kishte shira. Ky eshte me te vertete fenomen i jashtezakonshem, sepse ne te gjithe Evropen, si temperaturat si shirat s'kane qene kurre ne keto grada...

    Lopen tashme mer ti shok, e kane vjedhur e ngrene bashke, prandaj mos e qaj me ate lope se s'ka me as nam e as nishan, por mendo se c'mund te behet per ne te ardhmen e si mund te kalohet me lehte situata.
    La vita è bella...

  9. #-1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk e ngarkon kush qeverrine per sasine e reshjeve

    e kesha llafin per mos-veprimin e qeverise rruspije te salis ...

    rruspat vepruan per tekat e qeveritareve dhe te opozitareve ... per fukarenjte qe u rrezikohet jeta ... nuk vepruan ...

    sepse qeveritaret e opozitaret kane mendjen tek votat .. per pusht-etin e tyre ... ky eshte morali i pusht-etareve dhe "opozitareve" ...

    nuk je ne gjendje ti thuash te barshes se bardhe ... etj ... ke edhe gjithate pervoje ...

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Nuk e di se ku i shihni lajmet ju !
    Mesa pashe ne ekranet e televizioneve shqiptare jane mbytur zona dhe fshtatra qe nuk jane mbytur kurre me pare. Kjo nga fjalet e banoreve vendas.
    Sipas statistikave nuk ka pas rreshje te medha, por te zakondshme per dimrin. MAL i Zi dhe Kosova ku ka rene shi njesoj si ne Shqiperi nuk eshte mbyt.
    Argjinaturat jane shkateruar apo s'jane mirembajtur aspak pasi investimet kane shkuar ne xhepat e qeveritareve te korruptuar.
    Nuk kane faj njerezit aspak , por mungesa e shtetit! Se kuptoj si mund te mbrohet qeveria sot kur banoret thone i kane lene te mbyten dhe shume nuk kane asnje lloj ndihme.
    Me vjen shume keqe dhe nuk e imagjinoj dot si do ta shtyj gjithe dimrin jashte ne kete ftome. Temperaturat neser do zbresin nen zero.
    Tmerr seriozisht!
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •