Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Ka apo s’ka më parti socialiste në Shqipëri?

    Ka apo s’ka më parti socialiste në Shqipëri?




    09-01-2010

    Nga Eden Babani

    Është një pyetje që ia kam bërë vetes prej kohësh. Jam matur kaq herë t’i përgjigjem qoftë vetë me vete, qoftë publikisht përmes një shkrimi si ky i sotmi. Mirëpo, me sot, me nesër, hë se më mungon informacioni i mjaftueshëm, hë se do të më qeshë ndonjë prej atyre që informacionin e thithin drejtpërdrejt nga rrjedhat e ngjarjeve në Shqipëri, e thithin, si të them, bashkë me ajrin e ndotur prej smogut që krijojnë ndotjet industriale ose ato politiko-mediatike, rasti e pruri që pyetjes t’i përgjigjem, ndoshta, si kofini pas së vjeli. Le të më falet. Më mirë vonë se kurrë. Shtysën ma dha dje një bashkatdhetar nga Gostivari, ish i burgosur në Shqipëri nga diktatura komuniste, i larguar nga vendlindja në vitet ’60, që t’u shpëtonte ndjekjeve të UDB-s, pas një kalvari disavjeçar në burgun famëkeq të Idrizovës. Sot, jeton edhe ai në Bruksel, ndërsa njohja e kahershme na puq shpesh të pimë së bashku nga një kafe dhe të tjerrim pak politikë. Kemi të njëjtat bindje, të njëjtat dëshira. Nuk mund të flasim katër e pesë, nga ato më tha, i thashë.
    “Ç’të reja kemi?”, më pyeti. “Përmbytje”, iu përgjigja shkurt. “Po kutitë? Do të hapen apo do t’i marrin me vete ujërat?”
    Ironia ishte tepër e hollë. Në situatën emergjente të krijuar nga vërshimi i ujërave në kaskadat e Drinit dhe të Matit ose nga baticat detare, miku im gostivaras priste me të drejtë që të reagonte edhe PS-ja në opozitë, të jepte edhe ajo zgjidhjet e saj alternative për emergjencën, të bashkonte edhe ajo zërin e vet me atë të shumicës qeverisëse, si rëndom në botën demokratike, në raste fatkeqësish natyrore. A nuk ndodhi kjo me tërmetin e fuqishëm në Abrucie të Italisë verën e kaluar? Politikanët italianë i lanë mënjanë polemikat dhe grindjet partiake. Koha kishte nxjerrë në pah detyra tepër të ngutshme, që nuk prisnin të gjendej pse u shemb njëra a tjetra ndërtesë. Duheshin shpëtuar njerëzit nën gërmadha, duheshin strehuar ata që kishin mbetur pa strehë, duheshin çadra, shtretër, ushqime, ilaçe. Dhe gjendja u administrua ashtu si mund të administrohej më mirë. Opozita jo vetëm nuk e pengoi qeverinë të merrte masat e duhura, por, përpos heshtjes politike të përkohshme, ndihmoi sa mundi me alternativat e saj. Do të vinte koha, sigurisht, të kërkoheshin përgjegjësitë. Pse u shemb ndërtesa ku flinin studentët e Universitetit të Akuilas, nën rrënojat e së cilës gjetën vdekjen mjaft të rinj? Ekspertët e ndërtimit dhe organet e drejtësisë punojnë dhe do të punojnë, me sa duket, t’u shkojnë hetimeve deri në fund. Ama, pasi emergjenca u tejkalua.
    Por, të kërkosh tek opozita edvinramiste atë që bëri asohere opozita italiane, është njësoj si të kërkosh bukurshkrim në prapanicën e zonjës Kalipso. Po i kërkoj leje vetes ta prish pak gojën, me që erdhi fjala. Shpresoj që edhe lexuesi i nderuar do të ma lejojë këtë trill. Zonja Kalipso, e përmendur për tulet e saj, doli nga deti dhe u ul në rërën e plazhit. Si u tha mirë e mirë, u ngrit të shkundej në breg të detit. Mirëpo në rërë la shenjat e prapanicës. Dy të rinjve u ra në sy se, mu ku ishte ulur zonja e bëshme, ishte përvijuar një “omega” (shkronjë e alfabetit grek). Jo është “omega”, jo s’është, jo e mbyllur, jo e hapur, dikush që po kotej në diell, u tërhoqi vërejtjen: “Djem, mos kërkoni bukurshkrim në prapanicën e zonjës Kalipso!”
    Këtë i thashë edhe mikut tim nga Gostivari.
    Në të vërtetë, duhet të ketë një parti opozitare, pa të kërkosh prej saj detyrat e opozitës për mbarëvajtjen e vendit. Mirëpo, a ekziston më parti socialiste në Shqipëri, pas humbjeve të 28 qershorit 2009? Në letra, ka një të tillë që, mesa duket, vetëm emri i ka mbetur. Ka edhe një kryetar, madje jo të dhjamosur si zonja Kalipso, po të gjatë e të drejtë, të ta thotë mendja se ka gëlltitur okllainë. Mbase ky është shkaku, (okllaia në grykë) që nuk gjen ç’tjetër të thotë përveç disa shprehjeve që përsëriten si në pllakën e prishur të gramafonit: “të hapen kutitë”, “qeverisje e mbrapshtë”, “protestë në rrugë”... Kur nuk ka parti, kur nuk ka program partie (u fol për një program mijëra faqesh, por askush nuk e pa), kur nuk ka forume partie, por vetëm kryetar dhe kukulla që e marrin Malenaken me një të ngritur të shkopit të dirigjentit-kryetar të vetëzgjedhur, a mund të kërkohen alternativa?
    Një e përditshme e Tiranës kishte intervistuar dje njërin nga ata të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe. Cilido që e ka lexuar intervistën, besoj se do të jetë bindur që nuk ka më parti socialiste në Shqipëri. Madje nuk ka as Lëvizje për Mendimin Ndryshe, që në fillim çoç u duk, por sot për sot ka përfunduar si flluskë sapuni. Ka vetëm Edvin Ramë e Co, ku mund të futësh ç’të duash përkrah Ruçit, Dokles, Majkos, Dades, Leskajt dhe ca xhaketave të tjera tashmë të zhubrosura nga vitet. (Them “ç’të duash”, pasi nuk ke si e quan ndryshe atë lloj grupi parlamentar me njerëz pa identitet politik që mezi presin të ulen në karriget e ëndërruara të Parlamentit, por s’i lë kryetari.) Përballë tyre, ka edhe ca kone që pretendojnë të jenë ndryshe në mendim, që fshihen diku pas ndonjë peme, a muri, a mburoje tjetër, të cilat vetëm lehin e lehin, por nuk kafshojnë.
    Ishte vërtet interesante ta ndiqje cicmicin mes intervistuesit dhe të intervistuarit. I pari e pyeste drejtpërdrejt të dytin nëse do të futej ai vetë në Parlament, siç kishte deklaruar përpara apo jo. Ky i përgjigjej se nuk mund t’i lejonte vetes që të tallej me mandatin që i kishte dhënë votuesi, thua se nuk është tallur që prej shtatorit e deri sot. I pari i kthehej më drejt për së drejti, në do të thyhej bojkoti apo jo. I dyti përgjigjej se kishte besim që grupi parlamentar (në potencë, EB) do t’i gjente forcat që të arrihej një konsensus (!) në të mirë të partisë. (Se ku qenkëshin fshehur ato forca, një zot e di.) I pari e shponte me hosten, të futej në rrjedhë dhe t’i jepte një përgjigje për të qenë: po ose jo. I dyti përdridhej si femër e përdalë që s’lidhet në asnjë kunj, me shprehje që nuk shprehin asgjë, si: “unë kam besim”, “ne do, të gjejmë forca”, “mua më duket se”, “kam përshtypjen sikur” etj. Deklarime kësisoj me rrumbullakosje, me spërdredhje gjuhe, me kinse politikë, me frikë e me llahtar se mos kushedi si i merr uzurpuesi i ish-partisë, me deklarime që as të ngrohin, as të ftohin, nuk ka sesi të ketë parti, pale më mendim ndryshe.
    Në këtë anomali të krijuar enkas për mashtruesit, për përfituesit, për sharlatanët, për ata që gjejnë shesh e bëjnë përshesh, gjithçka mund të gjesh, por alternativa politike kurrsesi, as edhe kur njerëz të pafajshëm i kërcënon humbja e jetës, për faj të askujt, por të fatkeqësive natyrore që nuk mund t’i ndalë kush.
    Agjencitë e lajmeve njoftonin sot se një tren kishte mbetur më shumë se dy orë në tunelin e nënujshëm të La Manshit, për shkak të rreshjeve të shumta të dëborës dhe të temperaturave polare. Mirëpo askush nuk ua vuri fajin qeveritarëve në Londër apo atyre në Paris. Mbrëmë, jo shumë larg Brukselit, një tren kishte mbetur në mes të fushës së ngrirë dhe të mbuluar nga dëbora, për shkak se ishte këputur një kabllo elektrike e linjës hekurudhore. Mirëpo askush nuk tha se fajin e kishte kryeministri Leterme. U morën masat e nevojshme, ndonëse larg rrugëve automobilistike, dhe u dërguan udhëtarët në destinacion. Gazetat e sotme jepnin lajmin, duke treguar edhe përpjekjet për ta riparuar defektin sa më parë, pa bërë aluzione politike për shkakun e defektit. As nuk talleshin me kënd si ndonjë gazetë e Tiranës, e cila, si kurva që krihej, ndërsa fshati digjej, gjeti kohën të na gajaste së qeshuri me humorin e vet bajat. “S. në digë” ishte dje tema (jo TemA, meazallah!) e humorit e gazetës transzhener.
    Po, pse, a nuk paska të drejtë ndonjë gazetar a drejtues gazeta a televizioni të shkojë sa më pranë ngjarjes, në vend që t’i presë lajmet me telefon?
    Tashti, i nderuar lexues, dëshiroj të pyes: kush e shkakton gjithë këtë katrahurë mjegullnaje, qeveria e koalicionit dhe Kryeministri Berisha që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetë njerëzish, apo ajo parti që s’është më, opozita kamikazë, që lutet të bëhet kiameti, të shkojnë të mbarë e të prapë, njësh me të?
    Përgjigje më të mirë se sa ajo e gazetarit Kostaq Xoxa që i lutej Tënëzot dy a tri ditë përpara ta na shpëtonte nga soji i opozitës së sotme, nuk do të gjeja. Veçse unë do të shtoja edhe fjalën “Amin!”, që Xoxa do ta ketë harruar.

    55

  2. #2

    Natyra dhe opozita, ose natyra e opozitës shqiptare

    Natyra dhe opozita, ose natyra e opozitës shqiptare

    » Vendosur: 08/01/2010 - 08:55

    • Mark Marku

    Këto ditë, kur vendi ka qenë dhe vazhdon të jetë nën kërcënimin e një katastrofe natyrore, janë vënë në provë jo vetëm aftësia dhe kapacitetit i qeverisë për të menaxhuar një situatë emergjence nga më të rëndat në historinë e shtetit shqiptar, por edhe përgjegjësia dhe gatishmëria e opozitës për të bashkëpunuar në tejkalimin e një situate të tillë të vështirë. Fatkeqësisht, opozita ka qenë një problem më tepër në këtë situatë. Deklaratat e ardhura prej saj kanë qenë po aq zhgënjyese sa edhe lajmet sinoptike. Pjesa më e madhe e deklaratave të bëra nga eksponentë të saj kanë ndikuar në çmobilizimin e popullsisë, në keqinformimin e saj dhe madje disa prej tyre kanë synuar të krijojnë panik e pështjellim te banorët. Edhe dje pasdite, kur Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, doli në konferencë shtypi për të shfaqur solidaritetin me banorët e prekur nga përmbytjet, ai nuk ngurroi të vazhdonte misionin e tij demobilizues në këtë situatë, duke u përpjekur të nxiste mosbesimin e popullsisë te strukturat që po merren me menaxhimin e situatës dhe që po bëjnë gjithë çfarë mund të bëhet brenda kapaciteteve njerëzore për përballimin e gjendjes. Paradoksale në gjithçka, opozita kërkoi dje edhe dorëheqjen e ministrit të dikasterit që merret direkt me administrimin e situatës energjetike në vend, Dritan Priftit. Mendoni se ç’mund të ndodhte sikur vërtetë të bëhej ajo që kërkon opozita, domethënë, që në këto kushte të merreshim me emërime dhe shkarkime ministrash.
    Një opozitë normale do të funksiononte krejt ndryshe: do të pushonte luftën politike deri në kapërcimin e krizës, do të ofronte mbështetjen dhe ndihmën e vet në kapërcimin e situatës, do të dëshmonte para shqiptarëve se përulet para jetës dhe sigurisë së tyre. Të paktën kështu do të duhej të vepronte, deri në momentin kur rreziku të ishte kapërcyer. Sepse kështu ka vepruar opozita demokrate në SHBA, me rastin e përmbytjeve në Florida, kështu ka vepruar po kjo opozitë me rastin e atentatit terrorist ndaj kullave binjake, kështu veproi opozita e majtë italiane me rastin e tërmetit të fundit. Çdo opozitë e përgjegjshme do të ofronte gjithë kapacitetet e veta njerëzore dhe intelektuale për përballimin e situatës. Partia e Edi Ramës përkundrazi ofron deklaratat irrituese, demobilizuese dhe panikndjellëse të personazheve të veta më antipatike.
    Natyrisht një gjë e tillë tregon jo vetëm papërgjeshmërinë, por edhe paaftësinë e kësaj force politike e madje natyrën johumane të të bërit politikë. E paaftë për të bërë një ofertë politike dinjitoze për elektoratin shqiptar, ajo e ka mbështetur fatin e ardhjes në pushtet te fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet. Nuk është e vështirë të mos vihet re njëfarë keqardhje në sjelljet e opozitës për faktin se maxhoranca dhe strukturat qeverisëse po tregohen jashtëzakonisht efikase në menaxhimin e situatës. Edhe pse falë këtij efikasiteti është bërë e mundur që të shmangen deri në këtë moment viktimat në njerëz dhe të minimizohen aq sa ç’mund të minimizohen dëmet e pasurisë së qytetarëve.
    Situatat e rënda kërkojnë mobilizimin e të gjitha strukturave qeveritare dhe politike dhe për këtë arsye e bëjnë të domosdoshme ndryshimin e sjelljeve të secilit. Këto situata madje kërkojnë edhe një etikë tjetër të mediave. Është parim i njohur tashmë në sistemin e mediave botërore, që gazetarët duhet të bëjnë shumë kujdes në raportimin e katastrofave dhe në publikimin e të dhënave, pasi nëpërmjet tyre përmasat e katastrofave mund të rriten ose pakësohen. Pjesa më e mirë e mediave ka treguar sens të lartë përgjegjësie profesionale e qytetare dhe ka qenë një faktor mbështetës për përballimin e situatës. Por ka pasur edhe ndonjë media, e cila me lajmet e saj është përpjekur të përhapë panik dhe madje edhe të nxisë mosbashkëpunimin e banorëve të zonave të përmbytura me strukturat që operojnë në terren.
    Situatat e rënda janë edhe provat e mëdha për shoqërinë, individët, aktorët politikë dhe mediatikë. Dhe ne jemi para një prove të tillë. Të gjithë, përfshi edhe opozitën që për momentin është bërë aleat i natyrës.

    panorama


    Opozita shqiptare


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Partia socialiste ka mbetur ne duar te banditeve dhe mafiozeve te cilet po e perdorin kete parti per interesat e tyre personale per perfitime marramendese.
    Nuk e kuptoj se si ende nje numer i socialisteve i besojne Edvin Rames dhe klikes se tij te cilet partine socialiste e kane leckosur fare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    po te shuhej krejt do ishte fat per shqiptaret

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    po te shuhej krejt do ishte fat per shqiptaret
    dmth paskemi qene mire ne sistemin nje-partiak ...

    ndaj edhe partite si pd e rindertuar apo si e kishte ajo e genc pollos (gjyshi ka qene agjent i grekerve eshte thene ne kete forum) dhe e tritian shehut (me presh ne bithe eshte thene gjithashtu ne kete forum) erdhi ne origjinel po ashtu edhe ajo e aleances se neritanit etj ...

    jo vetem kaq, por edhe lsi e shtangistit (skrapar-keshtjell e ppsh eshte thene ne kete forum) rodhi nga ps (trashegimtare e ppsh eshte thene ne kete forum), i eshte bashkangjitur pd-se ne koallicion, dhe gjasat jane qe do te shkrihen, perderisa do te dalin bashke edhe per zgjedhjet lokale ...

    qe te kthehemi tamam ne origjine, duhet qe edhe ps-ja e mbetur, ti bashkohet pd-se dhe te rrime rehat me ni parti ... nuk ka rendesi emri dhe kush e drejton ...

    shume eshte peshtyre ne kete forum, dhe aq pak nuk e kane lepire ate ...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    ishalla i hup rasadi kesaj partie nder shqiptar, se jo real Socializmi shkakto degjenerim nder popuj .Une mendoi se krejt partit shqiptare jon nen ndikimin e nji vendi tjeter dhe nuk perfaqsojn interesa komtare po jon ne sherbim te agjenturave te huaja.Kjo socialiste esht me grek e shkie ajo demokratike esht me dirigjime ta amerikes.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky marku.. dje ne tv.. i dha nje dysh te lehte por pak te ftohte.. ketij rrufjanit te hamid beqos se ramizit te enverit..

    mos perhapni panik i tha.. zagarit te edvinit..
    bravo marku..

    sikur ta kish pickuar grenxa kerceu cuni demagogut.. hamid..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    dmth paskemi qene mire ne sistemin nje-partiak ...

    ndaj edhe partite si pd e rindertuar apo si e kishte ajo e genc pollos (gjyshi ka qene agjent i grekerve eshte thene ne kete forum) dhe e tritian shehut (me presh ne bithe eshte thene gjithashtu ne kete forum) erdhi ne origjinel po ashtu edhe ajo e aleances se neritanit etj ...

    jo vetem kaq, por edhe lsi e shtangistit (skrapar-keshtjell e ppsh eshte thene ne kete forum) rodhi nga ps (trashegimtare e ppsh eshte thene ne kete forum), i eshte bashkangjitur pd-se ne koallicion, dhe gjasat jane qe do te shkrihen, perderisa do te dalin bashke edhe per zgjedhjet lokale ...

    qe te kthehemi tamam ne origjine, duhet qe edhe ps-ja e mbetur, ti bashkohet pd-se dhe te rrime rehat me ni parti ... nuk ka rendesi emri dhe kush e drejton ...

    shume eshte peshtyre ne kete forum, dhe aq pak nuk e kane lepire ate ...
    Edhe vetem nje me mire se me socialista,une po quditem qe akoma shqiptaret e kan te veshtir te ndahen nga socializmi,sigurisht qe nostalgjia e vjeter i mban

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dysh.. paskam thene..

    kam dashur te them dush..

    dujsiv.. sa e dashke kte edvin rucin mor aman..

    edhe kur ai vete ne dubaj me bo qejf.. ohoho e tralala ti vigjelon ketu si nje gardian besnik i selise..

    he me te lumte o besniki i partejs..


    ..

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dysh.. paskam thene..

    kam dashur te them dush..

    dujsiv.. sa e dashke kte edvin rucin mor aman..

    edhe kur ai vete ne dubaj me bo qejf.. ohoho e tralala ti vigjelon ketu si nje gardian besnik i selise..

    he me te lumte o besniki i partejs..


    ..
    una nuk e loj kit forum pa t'bo antar t'partajs specialiste ty e ca zombi te tjera si ty ...

    sa per vedi iu kom ra hasha kahera te dyjave ... ti mbaç me shendet o sigurims-punist ...

    do vije dita te na e merrni te keqen ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •