Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Arrestohen babë e bir, shfrytëzuan të renë si prostitutë në Greqi

    Arrestohen babë e bir, shfrytëzuan të renë si prostitutë në Greqi

    » Dërguar më: 09/01/2010 - 10:23


    ELBASAN - I ka propozuar një vajze fejesën e më pas janë nisur në Greqi, por pasi kanë arritur atje, "dhëndri" bashkë me babanë e tij e kanë shfrytëzuar si prostitutë. Pas tre muajsh torturë, vajza u ka shpëtuar nga tutela dhe me të ardhur në Elbasan i ka denoncuar në polici. Babë e bir nga Tepelena, banorë në lagjen "5 Maji" të qytetit të Elbasanit, janë shpallur dje në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë së Elbasanit, akuzuar nga një 23-vjeçare për kryerjen e veprës penale "shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese". Sipas burimeve zyrtare të policisë së Qarkut të Elbasanit, 23-vjeçarja M.B, nga qyteti i Elbasanit, ka denoncuar 29-vjeçarin Klodian Beci dhe babain e tij, Servet Beci, 68 vjeç, pasi ata në bashkëpunim më njeri-tjetrin e kanë kaluar për në Greqi në mënyrë të paligjshme, dhe më pas e kanë shfrytëzuar për një periudhë tremujore si prostitutë vajzën nga Elbasani. Ata e kanë mashtruar fillimisht, duke i propozuar fejesën me 29-vjeçarin. Pasi "të fejuarit" kanë shkuar në Greqi, babë e bir e kanë nxjerrë të prostituojë rrugëve të shtetit fqinj. Policia konfirmon se vajza është shfrytëzuar si prostitutë në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2009. Gjatë kësaj kohe ata kanë arritur që ta shfrytëzojnë duke e dhunuar dhe nëpërmjet kërcënimeve. Ndërkohë që vajza bënte prostitutën, babë e bir merrnin përfitimet e kësaj pune. E dëmtuara, pasi ka arritur që t'u shpëtojë tutorëve, është rikthyer në qytetin e saj. Në ditët në vazhdim, babë e bir pritet të përballen me gjykatën për akuzën e ngritur ndaj tyre.

    gazeta shqiptare

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Eh keta njerez duhet ti varesh prej ........
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Nuk durohet njeri pa e then nji fjal ,po as mos njifsh e as pos pafsh ,Tani e per dit do ta kuptoni qe une shpeshe them se ky popull e don veq Enver Hoxhen ,ai ishte penicilin i shiptarve se tjeret po na bejn hor ,.PO doli e vertet do te duhej varur baba e bir se do ju sherbente model tjerve qe ne menyra te tilla e menyra tjera po na bejn te heqim dore nga identiteti yne shqiptar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e majla
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    245
    Per keta vec burgim i perjteshem ....Ashtu i gezojne leket qe kane fituar...
    Maskarenjte e dreqit!!!

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Personalisht dyshoj se mund te behesh prostitute me dhune. Nuk flas konkretiht, pasi gjithcka mund te ndodhe. Por qe per 3 muaj rrjesht te dalesh prostitute dhe te mos gjesh mundesine te denoncosh menjehere tutoret. Keto jane edhe histori te rendomta qe femrat shqiptare duke qene hipokrite, duan te mbuljone fajin e tyre, me keto forma....Dielli s`mbulohet me shoshe....
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    enveri ka faj,ju ka bo budalle gjysen e ma shume..ncncn turp qka ndegjon njeriu per vllaznit e shqipnise,tuuurp..njerz pa shpirt.
    sa ka qene ai gjalle as peshqit e ngordhur qe i ka pru vala e detit nuk keni guxu me i prek.

  7. #7
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Ia paska fute vjerrit.
    Eshte pune e dobet e policise shqiptare qe nuk zbulon mire ngjarjen perpara se ajo te behet publike.

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    si duket s`i kane dhene pjesen e duhur te parave, kjo po ehte per t`u besuar
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    shqiptarin vetem ne lek mos e prek,tjerat seshte problem

  10. #10
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    mua me habit fakti se perse kjo "nusja" nuk e beri ne greqi denoncimin???????
    ka dicka qe nuk shkon ketu..........
    mbase kjo nusja ka kerkuar perqindje me te larte te fitimeve.....nuk ia dhane dhe beri denoncimin pastaj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •