Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 54
  1. #41
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shumica e emrave te yjeve ne gjuhet europiane jane me origjine arabe sipas tabeles me poshte.


    Termat Latine/Angleze Emrat Arabisht

    Achernar - - - Akhir el-Nahr
    Acreb - - - Akrab (akrep)
    Phurked - - - Farqad (pulpa)
    Altair - - - Nasr el-Tair
    Aldebaran - - - Ad-Dabaran
    Daneb - - - Dhanab el-Dujajah
    Denebola - - - Dhanab el-Asad
    Fomal Haut - - - Famm el-Hut
    Aega - - - Nasr el-Uaqi



    * * *



    Ne fjalorin matematikor fjale si Algjeber, zenit, Nadir dhe cipher jane huazuar nga Arabishtja.



    Termat Latine/Anglisht Termat Arabisht


    Algebra - - - El-Xhabr
    Algorism, Algorithm - - - El-Hauarizmi
    Zenith - - - Zenit
    Nadir - - - Nadir, Nazir
    Atlas - - - Atlas
    Azimuth - - - El-Sumut
    Cipher, Zero - - - Sifr



    * * *



    Shembuj te termave me origjine Arabe me te perdorur ne gjuhet europiane jane; Eliksir, Alkohol, Antimonio, dhe Alkanfor (kamfor).


    Termat Latine/Anglisht Termi Arabisht



    Elixir - - - El-Aksir
    Alcohol - - -El-kohl
    Alchemy- - - El-kimija
    Antimonio, Antimun - - - Antimun, Ithmid
    Alcanfor, camphor - - - Kafur
    Zircon - - -Azraq
    Collige - - -El-kulljat
    Anima - - -Kitab el-Nefs
    Sufficentia - - - Kitab el-Shifa


    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #42
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Fjale te tjera te perdorura, origjina e te cilave eshte Arabe jane: Alembic, Alkali, Alum, Aludel, Athomor, Azymum, Cinnabar, Tutia, Usefur, and Ziniar.


    Termi Latin/Anglisht Termi Arabisht


    Admiral - - - Amir-ul Bahr
    Earth (toke) - - - Eardh, Earz
    Adobe - - - El-tub
    Alcove - - - El-kubba
    Monsoon (muson) - - - Mausim
    Magazine (reviste) - - - Makhazin
    Rice (oriz) - - - Ruzz
    Coffe (kafe) - - - kahua
    Banana (banane) - - - Banana
    Lemon (limon) - - - Limun
    Orange (portokall) - - - Naranxh
    Sugar (Sheqer) - - - Sukkar
    Syrup (shurup) - - - Shurb, Sharab
    Artichoke - - - El-Kharshuf
    Jasmine - - - Jasemin
    Musk - - - Musk
    Safron - - - Za'faran
    Amber (qelibar) - - - Anbar
    Cotton (pambuk) - - - Kutun
    Cable (tel, kabell) - - - Habl
    Safari - - - Safara
    Lute (lahute)- - - El-'ud
    Canon (top lufte)- - - Kanun
    Cipher - - - Sifr



    * * *



    Terma Anatomike


    Termi Latin/Anglez Termi Arab


    Aorta - - - Avarta
    Pancreas - - - Bankras
    Colon - - - Kolon
    Cornea - - - Kornea
    Corn - - - Korn
    Basilie - - - Baslik
    Epidemis - - - Agadidus
    Cephallie- - - Kifal
    Sephenous - - - Safan
    Diafragm- - - Dajafergma
    Menniges - - - Mennigies
    Mesentry - - - Masarike
    Peritoneum - - - Baratene
    Trochanter - - - Trakamter




    * * *
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #43
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Mrekullia e Shkences Islame

    bla bla bla ...
    Nje njeri i ndergjegjshem, i drejte dhe i paanshem do ta permendete edhe faktin qe shumica e librave te shkenctarve te vjeter "grek" qe i kemi sot, jan te perkthyera nga arabishtja, si per shembull librat e Aristotelit etj. (origjinalet jan perkthyer ne arabisht para se ti djegin)

    Duke mos anashkaluar edhe faktin qe biblioteka e Aleksandrise (dhe shum biblioteka te tjera) ishin ne duar te arabve qe nga viti 640.

    Fatkeqsisht sot anashkalohet ky realitet dhe desinformohet popullata brutalisht nga arabet dhe simpatizantet e tyre, se per veq faktit qe arabet dalin hajna, kopjues dhe genjeshtare, ata na dalin edhe si budallenje qe e kishin diturine e botes ne duar te tyre dhe nuk dinin asgje te benin me te, deri sa u ēliruan europianet perseri dhe vazhduan shkencen aty ku kishin mbetur para se te bllokoheshin totalisht nga kishat kristiane.

  4. #44
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Ndikimi I Islamit Ne Lemine E Shkencave Matematiko - Natyrore

    MENDIMI SHKENCOR GJATE SHEKUJVE

    Mendimi shkencor, pa dyshim,ēdoherė ka inicuar progres, tė cilin njerėzimi e ka realizuar nė epoka tė ndryshme tė historisė sė tij. Njeriu, duke shfrytėzuar metodat eksperimentale, qysh nė fillim tė historisė sė tij, ka arritur tė gjejė rrugėn, me tė cilėn ka arritur deri te e vėrteta shkencore, e cila pėrfshin shkencat natyrore themelore: kimi, fizikė, matematikė, astronomi, gjeologji, biologji si dhe aplikimin e shkencės nė mjekėsi, bujqėsi, teknikė, farmaci, veterinari etj. Shumė historianė, tė cilėt miren me historinė e shkencės dhe kulturės, tregojnė vetėm pėr dy periudha:Periudha Greke dhe Periudha e Renesansės Evropiane duke mos pėrfillur plotėsisht rrjedhat kulturore tė popujve lindorė, tė cilat i kanė paraprirė Periudhės Greke tė zhvillimit tė mendimit shkencor (Kinez, Sumer, Asir, Babilon, Fenikas si dhe kultura dhe civilizimi i egjiptasve tė vjetėr). Kėshtu shumica prej tyre Periudhėn e Aleksandrisė ia bashkangjesin asaj Greke. Aleksandria ka qenė prijėse pėr disa shekuj me radhė nė mendimin shkencor. Ėshtė e vėrtetė se ajo ka qenė vazhdim i Periudhės Greke, por nė tokėn egjiptase me qendėr nė Aleksandri, me universitet tė vjetėr, me bibliotekė tė pasur dhe muze tė mėdha. Gjėja e tretė, tė cilėn dėshirojmė tė theksojmė dhe e cila i pėrket historisė sė shkencės dhe mendimit shkencor ėshtė mospėrfillja e rolit tė shkencėtarve arabė, tė cilėt nė Periudhėn Islame kanė pėrkthyer nė gjuhėn arabe,kanė pėrparuar, pasuruar dhe zgjeruar shumė shkenca dhe tė mbėrrimet kulturore tė popujve perėndimorė dhe tė popujve tė tjerė. Veprat e shkencėtarėve arabė kanė qenė literaturė themelore nė universitetet evropiane deri nė fund tė shek. XVII. Shumė historianė, tė cilėt shikojnė gjėrat objektivisht dhe i japin mirėnjohje shkencėtarėve arabė dhe pohojnė se pa ta shkencėtarėt e Renesansės Evropiane do tė ishin tė detyruar tė fillojnė prej nga kanė filluar kėta, e me kėtė edhe karvani i zgjimit kulturor do tė vonohej disa shekuj. Nė kėtė pjesė do tė tentojmė tė tregojmė epokat e ndryshme shkencore, para se tė tregojmė se ēka kanė kontribuar shkencėtarėt arabė nė fushėn e shkencave natyrore.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #45
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    1. PERIUDHA MĖ E VJETĖR

    Disa historianė konsiderojnė se njohuritė shkencore kanė filluar qysh nga epoka e gurit, kur njeriu para 400.000 vjetėsh ka bėrė armė dhe vegla prej guri me formė tė caktuar, qė ėshtė njė dėshmi se tė menduarit mbi formėn dhe pėrdorimin i ka paraprirė formimit tė tyre. Pa dyshim se njeriu i parė nė tentimet e tij ka dėshtuar, bile shumė herė. Ato janė forma primitive tė provave e tė eksperimenteve, nė tė cilat ai ka gabuar dhe i ka pėrmirėsuar gabimet e veta deri,sa mė nė fund,ka gjetur rrugėn pėr zgjidhjen e problemeve tė veta tė pėrditshme, e me te edhe rrugėn kah shkenca dhe e vėrteta shkencore. Kėshtu, njeriu para mė tepėr se 30.000 vjetėsh ka ditur pėr vizatim, ndėrsa para 15.000 vjetėsh ka filluar tė merret me bujqėsi dhe nė kėtė mėnyrė prej vjeljes sė frutave tė gatshme ka kaluar nė prodhues, dhe ka prodhuar mė tepėr se sa ka qenė e nevojshme pėr jetė. Me kalimin e kohės ka mėsuar kohėn mė tė mirė pėr mbjellje dhe korrje. Kėtė e ka lidhur me orėt e punės dhe tė pushimit, ditėn dhe natėn, lėvizjen e diellit,tė hėnės dhe tė trupave tė tjerė qiellorė. Me zhvillimin mė tė shpejtė tė kulturės dhe tė civilizimit njerėzor vjen deri te shfaqja e jetės nė bashkėsi dhe atėherė, njeriu prej kohės sė gurit kalon nė kohėn e metalit (bronzės, hekurit). Me zhvillimin mė tė shpejtė tė kulturės dhe afarizmit tė ndėrlikuar ka ardhur deri te zhvillimi i tregėtisė,te pėrdorimi i numrave dhe nė pėrdorimin e letrės sė "gozhduar". Nė bazė tė kėtyre u formuan civilizime dhe kultura tė larta buzė lumenjve dhe nė luginėn e Nilit nė Egjipt, nė meslumenjve (Mesopotami) te asirėt,te babilonasit,te sumerėt dhe pas meslumenjve te indusėt (Indi) dhe te kinezėt. Nė kėto vende ka shkėlqyer shkenca dhe mjeshtria: astronomia, matematika, minerologjia, teknika, mjekėsia, balsamimi etj. Mendimi shkencor,nė kėtė periudhė mė tė vjetėr,i ka dhuruar njerėzimit shumė forma komoditeti dhe luksi, tė cilėt kanė qenė tė panjohura pėr njerėzimin nė fillim tė historisė sė saj. Atėherė njeriu, u vendos nė banesa, ndėrtoi tempuj (falėtore) dhe varreza, u mor me mjekėsi, prodhoi letrėn, qelqin, ngjyrėn dhe tesha, pėrgatiste aroma dhe barėra dhe nė fund shpiku shkrimin dhe me te, ka shėnuar diturinė e vet nė papirus dhe nė mure tė tempujve me hieroglife te egjiptasit e vjetėr, ndėrsa te asirėt dhe babilonėt nė pllakėn e argjilit me letėr tė "gozhduar".
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #46
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    2. PERIUDHA GREKE

    Tė arriturat shkencore tė popujve lindorė kanė kaluar te grekėt dhe, nga shekulli i VII p.e.r., shkėlqen kultura dhe shkenca greke. Shumė shkencėtarė grekė filluan tė merren me shkencė dhe filozofi, duke dhėnė supozime dhe teori tė ndryshme. Mė tė shkėlqyeshmit nė mesin e tyre ishin: Talesi i Miletit (rreth 640-546 p.e.r. njėri prej "shtatė dijetarėve" tė cilin Aristoteli e emėrton si themelues tė filozofisė natyrore,tė fizikės dhe themelues tė shkollės filozofike tė Miletit. Ai ka mėsuar se uji ėshtė arhe dmth. burim i ēdo gjėje ekzistuese; Anaksimandri i Miletit (rreth 610-546 p.e.r. filozof grek, nxėnės i Talesit,I cili pėr burim dhe strehim tė ēdo gjėje e ka marrė apeiron-in dmth. ajo qė ėshtė e pacaktuar,e padefinuar,e pafund); Anaksimeni i Miletit, (585-528 p.e.r. filozof grek, nxėnės i shkollės sė Miletit, ka mėsuar se ajri ėshtė arhe, dmth. burim i ēdo gjėje qė ekziston); Hipokrati (460-377 p.e.r.) mjek grek, njėkohėsisht mjeku mė i madh i kohės antike, nė kohėn e Perikleut ka udhėhequr shkollėn nė ujėdhesėn Kos, me veprimtarinė e vet ka pėrfshirė mė sė miri diturinė mjekėsore tė kohės sė vet dhe ka qenė inicues i shėrimit klinik. Teoria e tij bazohet nė ndryshimin e lėngjeve trupore. Njėra ndėr teoritė kryesore tė tij ėshtė shėrimi i vet fuqisė sė natyrės. Etika e tij ėshtė themel i betimit me tė cilin e betohen mjekėt, (Betimi i Hipokratit); Pitagora nga Somosa (shek. VI p.e.r.) filozof grek dhe matematicient, themelues i shkollės, i cili ka mėsuar se numri ėshtė thelbi dhe principi i ēdo gjėje qė ekziston dhe se bota ėshtė sistem harmonik i numrave dhe marrėdhėnieve tė tyre. Teorema e Pitagorės, tabela e shumėzimit dhe sistemi dekad ėshtė nxitur nga kjo shkollė, Demokriti (460-370 p.e.r.) filozof grek, ka ndėrtuar sistemin atomistik tė filozofisė sė natyrės,se ekziston vetėm atomi dhe hapėsira e zbrazėt,se shpirti ėshtė ndėrtuar prej "atomeve mė tė zgjedhura (elegant, delikat) tė zjarrit",se pamja ėshtė pasqyrim mekanik i kushtėzuar me figura, tė cilėn kjo e kushtėzon, i pėrshkruhen fragmente mbi jetėn korekte, i cili pėrmban elemente tė etikės eudajmonistike, drejtimi filozofik, i cili gėzimin dhe lumturinė e konsideron motiv kryesor, shkakun dhe qėllimin e tė gjitha aspiratave tona; Sokrati (470-399 p.e.r.) filozof grek, mėsimi i tij shėnon preorientimin e filozofisė nga kosmologjike-ontologjike kah antropologjike-etike tė pyetjeve, filozofinė e tij e karakterizon metoda e posaēme: pas konfirmimit tė kundėrthėnieve dhe tė panevojshmėrisė me kuptime dhe bindje tė zakonshme konstatohet mungesa e diturisė dhe pas provave sistematike dhe me ndihmėn e analizave tė shumta, shembujve (indukcioni) bashkėbiseduesi tė bindet vetė dhe tė vijė deri te e vėrteta, kuptimi nė formė tė definicionit tė shprehjes sė diturisė, e cila sipas paragjykimit nė formė tė paqartė dhe nė ndėrdije ka ekzistuar mė parė; Platoni (427-347 p.e.r.) filozof grek, nxėnės i Sokratit dhe mėsues i Aristotelit. Filozofija e tij bazohet nė teorinė e formės, sipas sė cilės ndryshimet individuale tė gjėrave tė botės sė ndjenjave janė imitim i papėrsosur i formave transcedente dhe formave tė pėrgjithshme tė pandryshuara (ideja) e kuptueshme vetėm e kontenplacionit tė shpirtit. Njohja ėshtė kuptim i pavdekshmėrisė sė shpirtit nė botėn e formės, Aristoteli (384-322 p.e.r.) filozof grek, mėsues i Aleksandrit tė Madhė tė Maqedonisė, themelues i shkollės peripatetike (Likej). Sė bashku me Platonin ėshtė filozofi mė eminent i shekullit tė vjetėr. Ka mėsuar se ontike ėshtė primare, ajo ėshtė individuale (supstanca), qė ėshtė bashkimi i materies dhe formės, me ē'rast forma ėshtė ēdoherė prezente nė materie si mundėsi dhe tendencė e saj. Materia dhe forma janė ketėgori relative, me ē'rast bota ėshtė sistėm i hierarkisė dhe teologjisė, nė maje tė sė cilės ėshtė njė formė e vetme e pastėr, iniciator i pėlėvizshėm i ēdo gjėje qė lėviz - Zoti. Logjikėn e ka themeluar nė mėsimin e tri principeve tė mendimit tė shėndosh; principi i identitetit,i kundėrthėnies dhe eliminimi i tė tretės. Nė etikė ka pėrfaqėsuar audajmonizmin racional dhe nė te ka themeluar doktrinėn mbi virtytin (vlerėn) intelektual dhe virtytet e karakterit. Kjo e dyta ėshtė pėrmbajtja racionale e arsyeshmėrisė nė mes tė dy ekstremeve. Emrat e kėtyre filozofėve edhe sot e kėsaj ditė dėgjohen dhe pėrmenden. Mendimi shkencor nė kėtė periudhė greke i ka dhuruar njerėzimit mė shumė se cila do periudhė tjetėr para kėsaj si nė lėminė e filozofisė dhe tė shkencės,ashtu edhe nė teori dhe ligje, tė cilat njerėzimi mė parė nuk i ka njohur. Kėshtu njerėzimi u njohtua me ligjet e kimisė,me teorinė e elementeve, dhe tė numrave,me teorinė atomistike tė Demokrtitit,me teorinė e Hipokratit nė mjekėsi,me teorin e Pitagorės nė matematikė, me teorin e Platonit nė gjeometri,anatomi, biologji dhe minerologji, duke marrė nga mėsuesi i parė, Aristoteli, mė shumė se prej cilitdo tjetėr. Shkenca greke zotėronte dhe Athina mburrej me Akademinė e Platonit dhe me Liken e Aristotelit. Kultura dhe shkenca greke dominonte edhe nė vendet fqinje, tė cilėt dikur kanė pasur kulturė tė zhvilluar, por qė s‘ka qenė e fortė e tė durojė mendimin shkencor tė vrullshėm grek. Kjo ėshtė shkas pėr shumė historianė qė periudhėn greke ta marin si fillim tė vėrtetė tė mendimit shkencor, edhe pse ėshtė e qartė se kultura dhe shkenca greke nuk ka mundur papritmas tė paraqitet nė kėtė nivel, duke mos shfrytėzuar kulturat, tė cilat kanė paraprirė. Historikisht janė vėrtetuar kontaktet dhe lidhjet e shkencėtarėve grek me shkencėtarėt egjiptasė nė brigjet e Nilit dhe me babilonasit nė Mesopotami. Nuk ka dyshim se mendimi shkencor nė periudhėn greke ka bėrė kėrcim tė madhė dhe i ka dhuruar njerėzimit komoditėt shpirtėror dhe kulturė materiale. Kjo periudhė e artė e civilizimit dhe kulturės greke, fatėkeqėsisht ndėrpritet me vdekjen e Aleksandrit tė Maqedonisė, mbret i Maqedonisė dhe djali i Filipit II dhe Olipisė, njėri prej udhėheqėsve mė tė mėdhenj botėror, nxėnės i Aristotelit. Me ndihmėn e tij ka ardhur deri te paraqitja dhe zgjerimi i kulturės helene nė Lindje, e cila ka qenė pėrzierje e kulturės greke dhe asaj tė Lindjes sė Afėrt. Pasi qė Aleksandrin nuk ka pasur kush ta trashėgojė, udhėheqėsit e tij (dijadosėt) filluan luftėn mes vete pėr pushtet. Nė kėtė luftė pėsuan shumė shkencėtarė,ndėrsa shumica kanė qenė tė detyruar qė ta lėshojnė Greqinė.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #47
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    3. PERIUDHA E ALEKSANDRISE

    Njė numėr i madh shkencėtarėsh grekė emigruan pas Ptolomeut nė Aleksandri tė Egjiptit. Ptolomeu ishte adhurues i shkencės dhe mbrojtjes i shkencėtarėve. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė njė numėr i madh i shkencėtarėve e lėshoi Athinėn dhe shkoi nė Aleksandri ku e themeluan Universitetin e Aleksandrisė qysh nė shek. III p.e.r.dhe kėshtu krijuan kulturėn dhe civilizimin e lartė. Nė kėtė mėnyrė ata e bartėn qendrėn e krijimit tė shkencės dhe tė kulturės prej Athinės nė Aleksandri. Universitetin e themeloi Ptolomeu,kurse Stratoni plot 20 vjet e udhėhoqi Universitetin dhe nė fund pėrsėri kthehet nė Athinė dhe vazhdon punėn nė Like edhe 8 vjet Universiteti i Aleksandrisė nuk ka pasur vetėm institutin, por ka pasur edhe bibliotekėn me mijra vėllime si dhe muzeun me laboratorium, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kėshtu Aleksandria bėhet prijatare e rilindjes kulturore dhe ishte dritė e shkencės pėr disa shekuj me radhė. Mendimi shkencor nė kėtė kohė ua dhuroi njerėzimit, kulturėn, tė cilėn mė parė nuk e ka pasur. Kjo u bė me ndihmėn e disa shkencėtarėve si: Ptolomeu, Arhimedi, Galeni, Dioskoridi, Oribasios, Berklis, Theon dhe vajza e tij Hypatija. Kėta kanė lėnė shumė vepra shkencore. Mjafton tė theksojė vetėm Ptolomejun (Claudius Ptolomej, astronom grek, matematicient dhe gjeograf, pėrfaqėsues i shkollės sė Aleksandrisė, krijues i sistemit botėror,tė bazuar nė teorinė gjeocentrike - Toka paraqet pikėn e caktuar tė palėvizshme,pra ėshtė qendra e sistemit diellor, planeteve, yjeve dhe tė kometave, tė cilėt sillen rreth saj. Ky sistem vlente deri te koha e Kopernikut, i cili vėrtetoi rrotullimin e dyfishtė tė planetėve: rreth aksit tė vet dhe rreth Diellit vepra e tij ‘’Almagest’’ nė astronomi, e dyta nė gjeografi, e treta nė optikė).Ta pėrkujtojmė Euklidin dhe veprėn e tij tė shquar ‘’Elementet e gjeometrisė’’, Galeni dhe vepra e tij nė mjekėsi, Dioskoridi dhe vepra e tij nė botanikė, Theonea dhe vepra e tij nė matematikė, Oribasiosa dhe vepra e tij nė mjekėsi dhe shumė tė tjera. Kėto vepra ishin literaturė kryesore, e cila ėshtė pėrkthyer, studiuar dhe analizuar gjatė shekujve mesjetar. Universiteti i Aleksandrisė ishte qendėr e krijimtarisė aktive intenzive shkencore. Shencėtarėt nė kėtė Universitet i kanė plotėsuar dhe pėrparuar shumė njohuri shkencore. Pėr fat tė keq, biblioteka e Aleksandrisė ėshtė djegur shumė herė. Bibliotekėn e ka djegur Julia Cezari gjatė ikjes, ose atė e ka djegur masa e popullit, e cila ka detyruar pėr tė ikur, ndėrsa Mark Antonio,ia dhuroi Kleopatrės 200.000 vėllime nga biblioteka e Azisė sė Vogėl qė ta kompenzoj kėtė humbje tė madhe. Biblioteka e Aleksandrisė edhe pas kėsaj pėsoi disa djegie dhe, nė fund,njėra prej tyre e shkatėrroi plotėsisht. Pėr shkak tė konfrontimit nė mes tė krishterėve dhe idhujtarėve, shkencėtarėt pėr herė tė dytė ishin tė detyruar tė emigrojnė. Rruga ata i ēonte tash kah Lindja ku njė kohė ndejtėn nė Edesė, pastaj vazhduan kah drita, e cila shkėlqente nga Lindja Arabe, kah Bagdadi, kryeqyteti i Abasitėve. Njerėzimi ka shkuar pas mendimit shkencor, sepse ajo i ofronte rehati dhe kulturė.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #48
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    4. PERIUDHA ISLAME

    Islami i ka dhėnė nxitim tė madh shkencės. Mugjizja mė e madhe e Islamit ėshtė Kur'ani, ndėrsa ajeti i parė ėshtė Ikre (lexo, mėso, studio). Nė shumė ajete tė Kur'anit islami kėrkon qė tė mendohet pėr mbretėrinė e qiellit dhe Tokės,pėr kozmosin dhe pėr qeniet e gjalla nė tė, si dhe prej ēka janė krijuar? Ajetet e Kur'anit bėjnė qartė dallimin nė mes tė atyre qė dinė dhe tė atyre qė nuk dinė,atyre qė i kanė kontribuar shkencės dhe qė nuk i kanė kontribuar. I dėrguari i Zotit xh.xh. Muhammedi a.s. i ka dhėnė pėrparėsi mbledhjes shkencore, ndaj mbledhjes pėr shkak tė dhikrit. Ai ka ndarė njerėzit nė tri kategori: alimėt, nxėnėsit dhe njerėz tė tjerė tė zakonshėm. Ai i ka dhėnė detyrė ēdo myslimani qė ta kėrkojė shkencėn ose dijen prej djepit deri nė varr, tė kėrkoj shkencėn edhe nė Kinėn e largėt. Ai ka bėrė krahasimin nė mes tė ngjyrės sė lapsit tė shkencėtarit dhe gjakut tė shehidit, duke i dhėnė pėrparėsi ēdo herė tė parit. Ai ka thėnė se njė hap nė rrugėn e shkencės ėshtė mė mirė se njėqind marshime ushtarake. Ka shumė ajete dhe hadithe, (ėshtė e pamundur tė numėrohen tėgjita) qė stimulojnė fort kėrkimin e shkencės. Pėr kėtė arsye kur janė rregulluar marrėdhėniet brenda Shtetit Islam, i cili territorialisht shtrihej prej Kinės nė lindje e deri nė Francė nė perėndim, shkencėtarėt islamė menjėherė filluan veprimtarinė pėrkthyese nė tė gjithė lėmenjtė e shkencės. Ata kanė pėrkthyer vepra nga kultura e grekėve, romakėve, nga kultura e Persisė, Indisė, Kopte, Arameje dhe nga gjuha hinduse. Kanė pėrkthyer me mijėra libra dhe kanė themeluar shumė biblioteka. Kalifėt dhe Emirėt, me bujari, i kanė ndihmuar shkencėtarėt nė veprimtarinė e tyre. Kalifi Harun ar-Reshid ka marrė haraqin nė libra, ndėrsa kalifi Al-Me'mun peshėn e veprės sė pėrkthyer e ka paguar me ari. Para se u themeluan shkollat, oborri i kalifit, shtėpia e shkencėtarit, bibliotekat, xhamitė dhe mesxhidet kanė luajtur rolin e universitetit, tė cilat i vizitonin studentėt nga tė gjitha vendet e botės. Ēdo kush qė kėrkonte shkencėn nė atė kohė, gjente vendin ku pėrfitohet dituria,gjente mėsuesin para tė cilit ka mėsuar dhe mjetet materiale me tė cilat ka qenė e siguruar ekzistenca e tij gjatė shkollimit. Kėshtu xhamitė: Al-Mensur nė Bagdad, Al-Emevi nė Damask, Al-Azhar nė Kajro, Al-Kajrevan nė Tunis, Al-Karavijin nė Marok, Kutuba nė Endeluzi (Andaluzi-Spanjė), xhamia e madhe nė San, Bejt al-Hikmet nė Bagdad, Dar al-Ilm nė Mosulu, biblioteka Ibn Sevar nė Basra, Ibn ash-Shatir nė Siri dhe Dar al-Hikmet nė Kajro kanė qenė vatėr tė shkencės dhe tė mendimit shkencor, institute nė nivel mė tė lartė, tė cilėt kanė punuar nė kuadėr tė kalifėve dhe mbretėrive tė disa oborreve mbretėrore si kėto: Al-Me'mun, Nizam al-Mulk, Nureddin Zenki, Al-Hakim bi Emirill-llahi, Sallahuddin Ejub dhe shumė tė tjerė, tė cilėt zėnė vend mė tė lartė kur ėshtė fjala pėr shkencė, pėr veprimtari shkencore dhe pėr pėrkrahjen, tė cilėn njerėzit eminentė ia kanė dhėnė. Nė kėtė rreth tė shėndoshė shkencor, nė njė atmosferė tė mendimit tė lirė dhe tė kėrkimit shkencor, lindi njė numėr i madh shkencėtarėsh, tė cilėt mund tė numėrohen nė kapacitetet mė tė mėdha tė tė gjitha kohėrave. Gjuha arabe ishte gjuhė e shkencės, me tė janė shkruar shumė vepra, tė cilat janė lexuar nė tė gjitha vendet e Shtetit Islam. Aktiviteti i pėrkthimit shkėlqente, pėrjetoi lulėzim tė madh dhe pastaj erdhi periudha e krijimit origjinal nė lėmenjtė e ndryshėm shkencorė. Janė pėrkthyer shumė vepra shkencore, ndėrsa me kohė u krijuan edhe vepra origjinale. Mendimin shkencor e kanė pasuruar me teori tė reja,mirpo shikimet dhe mendimet e tyre, fatkeqėsisht, i janė atribuar tė tjerėve. Ata kanė folur pėr evolucionin,pėr krijimin dhe zhvillimin e jetės si dhe ndikimin e mjedisit nė qeniet e gjalla. Rreth kėtyre disa shekuj para Lamarkut dhe Darvinit, kanė shkruar Ibn Miskavej, Ihvan as-Safa dhe Ibn Haldun. Kanė caktuar ligjin e pėrgjithshėm tė gravitetit dhe kanė precizuar kuptimet themelore tė mekanikės: shpejtėsinė, peshėn dhe hapėsirėn edhe pse kėto mė vonė i janė pėrshkruar Njutnit. Ėshtė vėrtetuar se pėr kėto kanė shkurar Al-Hazin e shumė tė tjerė me qindra vjet para Njutnit. Ibn al-Nefis disa shekuj para Herfit ka sqaruar qarkullimin e vogėl tė gjakut, ndėrsa Ibn al-Hejsem natyrėn e dritės, shpejtėsinė dhe ligjin e thyrjes sė saj shumė mė herėt se shkencėtarėt evropianė. Pėrveē kėtyre, shkencėtarėt arabo-islam kanė matur gjatėsinė e meridianit tė Tokės, kanė regjistuar barasditėn pranverore dhe vjeshtore, kanė caktuar dimensionet e planeteve dhe largėsinė ndėrmjet tyre para Galileit, Keplerit dhe Kopernikut. Dukshėm e kanė pėrparuar edhe astronominė. Njohjet astronomike kanė plotėsuar dhe kanė zgjeruar Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Kindi, Al-Havarizmi, As-Sufi e shumė tė tjerė. Al-Havarizmi ndėr tė parėt ka pėrdorur numrat nė matematikė, nė vend tė llogaritjes shkrimore (me shkrim). Ai ka caktuar dy seri tė numrave: e para ėshtė njohur me emrin si numra indianė, e dyta ėshtė e njohur me emrin gabare, ose numra arabė. Seria e parė e numrave pėrdoret dendur nė lindjen arabe, ndėrsa e dyta pėrdoret nė pjesėn perėndimore arabe dhe nė Evropė. Al-Havarizmi gjithashtu ka sistematizuar diturinė e shpėrndarė deri atėherė nga matematika, duke ia vėnė themelet e aritmetikės dhe tė algjebrės. Shkencėtarėt arabė gjithashtu kanė shkruar njė numėr tė madh veprash nga biologjia, mineralogjia, astronomia, matematika, kimia, farmacia, trigonometria, gjeometria, mjekėsia, muzika etj. Ėshtė e pamundur tė ceken tė gjitha meritat, qė kanė dhėnė pėr pėrparimin e shkencės dhe tė mendimit shkencor si p.sh. Ibn al-Hejsem, Al-Bejruni, Al-Kindi, Al-Gafiku, Al-Bagdadi, Al-Kazvini, Ibn Miskavejh, Al-Gjahiz, Gjabir ibn Hajjan, Ibn an-Nefis, Ibn al-Bejtar, Davud al-Antaki, Al-Makidisi, Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Idrisi, Ibn Magjid, Ad-Dejnuri, As-Sufi, Ibn Hamza, Ibn Junus, Ar-Razi, Al-Gjeldeki, Al-Havarizmi, Musa Ibn Shakir etj. Veprat e kėtyre shkencėtarėve kanė qenė literaturė themelore nė universitetet evropiane deri nė fund tė shek. XVII. Shumė historianė perėndimorė i japin mirėnjohje shkencėtarėve islam pėr meritat qė kanė pėr kulturėn e njerėzimit. "Ne evropianėt" thotė Cagori "mendojmė se kemi dhėnė dhe kemi vėrtetuar shumė teori, shikime dhe mendime, por nė fund prapė konstatohet se arabėt nė to na kanė kaluar (lėnė mbrapa). Popujt arabo-islame kanė bartur flamurin e rilindjes kulturore disa shekuj me radhė, nė kohėn kur Evropa ka qenė nė detin e errėsirės. Mendimi shkencor nė periudhėn islame i dhuroi njerėzimit shumė forma tė rehatisė, kulturės, mirėqenies, duke ua dhurar mėsuesin Al-Farabi dhe Ibn Sina". Sikur tė kishte vazhduar zgjerimin e saj ky zgjim i pėrgjithshėm shkencor, renesansa evropiane me tė cilėn Evropa sot mburret, do tė ishte vepėr e popujve islam. Por Bagdadi ra para sulmit tė mongolėve dhe tatarėve, mė vonė tė Turqisė dhe kolonizmit tė Evropės perėndimore ... dhe Evropa u zgjua.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #49
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    5. PERIUDHA E RENESANSĖS EVROPIANE

    Nė kohėn kur civilizimi dhe kultura arabe, nė periudhėn islame, filloi tė dobėsohet dhe tė zhduket, Evropėn e kaploi vala e re e zgjimit kulturor. Evropianėt kanė pranuar tė arriturat arabe nė fushėn e shkencės dhe tė kulturės. Shekulli XIII ėshtė periudha e pėrkthimit nga gjuha arabe nė atė latine dhe njėkosisht zėnja fillė e universiteteve tė Paristi, Oksfordit, Kembrixhit, univeristeteve nė Itali dhe nė vendet tjera evropiane. Njė numėr i madh i shkencėtarėve dhe profesorėve universitarė kanė ndikuar fuqishėm nė zgjimin e mendimit shkencor evropian. Nė mesin e tyre vend tė posaēėm zėnė Robert Grost, Albert Megnus, Roxher Bekon etj, gjatė shekullit XIV dhe XV. Pasojnė edhe zbulimet e mėdha gjeografike kėshtu qė Vasko de Gama lundron rreth Afrikės dhe arrin deri te arkipelagu i Malezisė. Kapiteni i anijes nė kėtė rrugė ishte Ibn Mexhid. Kristofor Kolombo duke kėrkuar rrugėn pėr nė Indi arriti nė Amerikė. Zbulimi i shtypit kah gjysma e shek. XV paraqet kthėsė nė zgjimin kulturor tė Evropės. Atėherė bėhet ringjallja e kulturės dhe e civilizimit grek dhe arabo-islam. Shumė vepra greke dhe arabo-islame nė lėmenjtė e ndryshėm shkencorė janė publikuar dhe kėshtu janė pėrhapur. Emrat mė tė shkėlqyeshėm tė renesansės evropiane janė: Frensis Bekon, Rene Dekart, Isak Njutn, Johan Kepler, Nikolla Kopernik, Galileo Galileu, Gjordano Bruno, Antoan Lavuazije, Lui Paster, Robert Koh, Ēarlls Robert Darvin, Zhan Batist de Mone Lamark, Zhorzh Kivje, Xhon Dalton etj., tė cilėt kanė ndikuar fort nė zhvillimin e shkencės dhe tė mendimit shkencor nė periudhėn e zgjimit tė Evropės. Me zbulimin e mikroskopit bėhet revolucion edhe nė shkencat biologjike (Anton von Levenhuk). Me themelimin e universiteteve dhe institucioneve tė tjera shkencore, hapen horizonte tė reja tė njohjes. U bė ndarja e shkencave natyrore, ndaj ishte i pamundur arsimimi i gjithanshėm i njeriut sikur mė parė. Nė vend tė arsimimit encikolopedik u kalua nė specializime nė disa lėmenj tė shkencave. Tė gjitha kėto nxitėn zbulime tė rėndėsishme, tė cilat sė shpejti njeriun e shpiejnė nė kohėn atomike dhe raketore.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #50
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    6. PERIUDHA E RE

    Nuk ėshtė aspak lehtė tė caktohet kufiri ndėrmjet periudhės sė renesansės evropiane dhe kohės sė re. Shumica mendojnė se koha e re nė tė vėrtetė ėshtė vazhdim i periudhės sė renesansės. Mendimi shkencor, me shpejtėsi tė madhe, ka shtyrė njeriun pėrpara. Ai duke vėnė nė shėrbim fuqinė e avullit tė ujit, shumė shpejt sundoi mbi elektricitetin, ndėrsa me thyerjen (zbėrthimin) e atomit, njeriu kėrceu nė kohėn atomike dhe raketore dhe, mė nė fund, me anije kozmike filloi pushtimin e gjithėsisė. Pėrparimi i teknikės i kontriboi edhe pėrparimit tė ekonomisė, radioteknikės dhe televizionit. Ne sot, me pėrpikėri, flasim pėr strukturėn e atomit, pėr viruset dhe pėr bakreriet, duke u mbėshtetur nė mikroskopin elektronik, i cili zmadhon me qindra mijėra herė, lansojmė raketa disa fazėshe, ndaj kėsaj apo asaj planete me shpejtėsi mbi 70.000 km/h, ndėrsa udhėtimi pėr nė Hėnė me pėrdorimin e lėndės djegėse atomike do tė zgjasė disa orė.

    Me zbulimin e spektoroskopit njeriu i kuptoi elemetet e planeteve dhe tė trupave tė tjerė qiellorė. Me qzbulimin e penicilinit, sulfapreparateve dhe tė antibiotikėve tė tjerė janė arritur suksese tė mėdha nė mjekėsi, nė shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme. Tė dy luftėrat botėrore nė masė tė madhe kanė ndikuar si nė zhvillimin e mendimit shkencor, po ashtu edhe nė orientimin e kėrkimveve shkencore. Pėrparim i madh ėshtė arritur nė industrinė ushqimore dhe nė lėminė e sintezės sė materialeve organike. Me zbatimin e kėtyre rezultateve u bė i mundshėm prodhimi i materialeve tė ndryshme sintetike: kauēukut, benzinės, fijeve artificiale dhe mjete tė ndryshme, tė cilat pėrdoren pėr pastrimin kimik.

    Nė Luftėn e Dytė Botėrore tė dy blloqet punonin ngutshėm nė zbulimin e fshehtėsisė sė energjisė atomike. Aleatėt, tė parėt ia arritėn qėllimit, ndaj njerėzimi pėr herė tė parė u bind nė fuqinė shkatėrruese tė energjisė nukleare me anė tė bombės atomike, e cila u gjuajt nė Hiroshimė dhe Nagasaki. Prej asaj dite e kėndej dėgjojmė pėr reaktorėt nuklearė, tė cilėt prodhojnė elemente radioaktive: arin, jodin, fosforin dhe stronciumin, tė cilėt pėrdoren pėr shėrimin e shumė sėmundjeve. Gjithashtu dėgjojmė pėr centralet elektrike, tė cilėt i vėnė nė lėvizje energjia atomike, dhe pėr stacionet nė tė cilat me destilimin e ujit tė detit pėrfitohet uji i ėmbėl. Nė kėtė mėnyrė do tė zgjidhet problemi i ushqimit tė njerėzimit, qė, dita- ditės, ėshtė nė rritje e sipėr. Pėrveē kėsaj nė kohėn e re shkencėtarėt kanė arritur qė, me rrugėn kimike, tė pėrfitojnė ngjyrat sintetike, fijet sintetike, kauēukun sintetik dhe kėshtu tė rrisin sipėrfaqen mbjellėse me grurė nė tė cilat mė parė janė kultivuar bimėt industriale prej tė cilave janė pėrfituar kauēuku natyral, ngjyra dhe fije tė ndryshme natyrale. Pėrparim i madh ėshtė arritur nė kohėn e re si nė bujqėsi me zbatimin e mjeteve agroteknike, po ashtu edhe nė industri dhe nė komunikacionin tokėsor, detar dhe ajror. Ēdo ditė dėgjojmė pėr zbulimet nė lėmenj tė ndryshem shkencorė, kėshtu qė edhe ata qė janė specializuar nė degėt e caktuara, ėshtė e pamundur ta pėrcjellin zhvillimin e shpejtė tė mendimit shkencor. Njeriu pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, qė nuk ėshtė mė tepėr se 1% nė krahasim me jetėn e tij nė Tokė, me ndihmėn e mendimit shkencor kėrceu nga koha e gurit nė atė tė metalit, nė kohėn e avullit, kohėn e elektricitetit, kohėn e atomit, e ku dihet se deri nė cilėt kufij do tė arrijė nė njė tė ardhme tė afėrt.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •