Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Vertetesia e mrekullise se shkences Islame!

    Duke Drejtuar Rekordin: Mrekullia e Shkences Islame

    Koncepti qe shkencat jane ekskluzivisht produkte te mendjes perendimore akoma vazhdon te mbetet i pacenuar. Bile cdo kerkim qe do te benim ne tekstet enciklopedike per sa i perket historise se shkences do ta mbeshteste kete koncept. Duke i pershkruar faqet e ketyre librave del qarte qe te vetmit kontribues te permendur per vlerat e tyre jane evropianet dhe/ose amerikanet. Eshte pothuajse e parendesishme te perseritesh ato emra qe i kemi hasur kushedi sa here me pare, si Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin etj. Dhe perfundimi i pashmangshem eshte se kontributet vertet te rendesishme ne zhvillimin e shkencave moderne qe jane dhene nga kulturat e tjera jane minimizuar. Shumica e teksteve permendin shume pak, per te mos thene fare, avancimet e sjella nga shkencetare dhe studiues indiane, kineze dhe ne vecanti ato muslimane.



    Civilizimi perendimor ka dhne kontributin e tij ne zhvillimin e shkences. Por kete e kane bere edhe shume kultura te tjera. Per fat te keq, perendimoreve u jane dhene merita per zbulime qe jane bere shekuj me pare nga studiuesit muslimane. Keshtu, shume nga shkencat baze u zbuluan nga jo-evropianet. Per shembull, Xhorxh Sarton thote qe mjeksia perendimore moderne nuk e pati origjinen e saj nga Evropa por ajo lindi nga Orienti (islamik).

    Te dhenat ne kete seksion qe na japin data, emra dhe tema te avancimeve perendimore jane marre nga tre burime kryesore: World Book Encyclopedia (Enciklopedia Libri Boteror), Enciklopedia Britanika dhe libri 700 faqesh i Isak Asimovit, Kronologji e Shkences dhe Zbulime. Te dhenat qe tregojne per arritjet e studiuesve muslimane jane marre nga referenca te ndryshme qe jane shenuar ne bibliografine e ketij libri.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 09-01-2010 mė 07:54
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: I pari qe ka permendur njeriun ne fluturim ka qene Roxher Beikon, i cili vizatoi nje aparat fluturimi. Leonardo da Vinci gjithashtu imagjinoi transportin ajror dhe vizatoi disa prototipe.



    Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas nga Spanja islamike shpiku, ndertoi dhe provoi nje makine fluturuese ne 800 e.r.. R. Beikon lexoi per makinat fluturuese ne referencat arabe te makines se Ibn Firnas. Shpikja e ketij te fundit eshte bere 500 vjet para asaj te Beikonit dhe 700 vjet para shpikjes se Da Vincit.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: Pasqyrat e xhamit u prodhuan per here te pare ne Venecia ne 1291.



    Cfare duhet mesuar: Pasqyrat e xhamit perdoreshin ne Spanjen islamike qe nga shek. XI. Venecianet e mesuan artin e prodhimit te xhamit nga artizanet siriane gjate shek. IX-X.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: Deri ne shek. XIV, i vetmi lloj ore qe gjendej ishte ajo e ujit. Ne 1335, nje ore e madhe mekanike u ndertua ne Milano te Italise. Kjo ka mundesi te kete qene ora e pare mekanike.



    Cfare duhet mesuar: Nje variacion i tere orash mekanike u prodhuan nga inxhinieret muslimane spanjolle. Keto ishin te vogla e te medha dhe kjo dije u percoll ne Evrope me perkthimet ne latinisht te librit islamik te mekanikes. Me vone u punuan dhe ingranazhe te formave te ndryshme. Nje ore e tille kishte edhe nje sasi merkuri.

    Ky tip (me merkur) u kopjua menjehere nga evropianet gjate shek. XV. Per me teper, gjate shek. IX Ibn Firnas i Spanjes islamike, sipas Will Durant, shpiku nje mjet qe sherbente si ore dhe i cili tregonte kohen e sakte. Muslimanet gjithashtu ndertuan nje varietet te tere orash te sakta astronomike qe i perdornin gjate obzervimeve te tyre.

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Shume interesante. Falemnderit per keto te dhena te vlefshme Fisnik.

    Respekte,
    Samir.Sh
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: Ne shek. 17, lavjerresi u zhvillua nga Galileo gjate adoleshences se tij. Ai vuri re nje shandan qe lekundej nga era qe po frynte. Si rezultat ai shkoi ne shtepi dhe shpiku lavjerresin.



    Cfare duhet mesuar: Lavjerresi u zbulua nga Ibn Junus-el-Masri ne shek. X. Ai ishte i pari qe studjoi dhe dokumentoi levizjen statike. Vlera e kesaj ne perdorimin e orave u vu ne dukje nga fizikantet muslimane gjate shek. XV
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: Tipi levizes dhe shtypshkronja u shpik ne perendim nga Johanes Gutenberg, ne Gjermani gjate shek XV.



    Cfare duhet mesuar: Ne 1454, Gutenberg realizoi shtypshkronjen me te sofistikuar te mesjetes. Sidoqofte, tipi metalik levizes ishte duke u perdorur ne Spanjen islamike prej 100 vjetesh dhe Spanja ishte vendi ku mjetet e para perendimore te shtypit u prodhuan.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: Studimi i shek. 17 i Isak Njutonit mbi lendet, driten dhe prizmin formon themelet e shkences moderne te optikes.



    Cfarė duhet mesuar: Ne shek. XI, El-Hajtham vendosi virtualisht cdo gje qe Njutoni avancoi persa i perket optikes. Ai e beri kete shekuj me pare dhe per me teper ai konsiderohej nga nje sere autoritetesh si themeluesi i optikes. Esziston nje fare dyshimi qe Njutoni te jete influencuar nga ai. El-Hajtham ishte fizikanti me i permendur i mesjetes. Studimet e tij u perdoren nga nje sere studiuesish evropiane gjate shek. 16-17, bile me shume se studimet e Njutonit dhe te Galileos te mbledhura bashke.

    ***

    Cfare mesohet: Isak Njutoni, zbuloi ne shek 17 se drita e bardhe perbehej nga rreze te disa ngjyrave te ndryshme.



    Cfare duhet mesuar: Ky zbulim u be i teri nga el-Hajtham (shek. XI) dhe Kamal ed-Din (shek. XIV). Njutoni ka merita per zbulime origjinale, por ky nuk ishte njeri nga ato.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 09-01-2010 mė 14:54
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfar mesohet: Koncepti i natyres se njejte te materies u prezantua nga Antion Lavosier gjate shek. 18. Ai zbuloi qe, edhe nese materia mund ta ndryshoje formen apo pamjen, masa e saj mbetet gjithmone e njejte. P.sh. nese uji do te filloje te zihet derisa te nxjerre avull, kriperat shkrihen ne uje, ose nese druri do te digjet dhe behet hi, masa totale mbetet e pandryshuar.



    Cfar duhet mesuar: Parimet e ketij zbulimi shpjegoheshin shekuj me pare nga studiuesi i madh i Persise islamike, el-Biruni (v. 1050). Lavosier ishte dishepulli i kimisteve dhe fizikanteve muslimane dhe referohej shpesh ne librat e tyre.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Cfare mesohet: Greket zhvilluan trigonometrine.



    Cfare duhet mesuar: Trigonimetria mbeti gjithmone nje shkence teorike tek greket. Ajo u zhvillua ne nje shkalle te larte perfeksioni modern nga studiuesit muslimane, ndonese meritat i takojne me teper el-Batanit. Fjalet qe shpjegojne funksionet baze te kesaj shkence si sinus, kosinus apo tangent e kane origjinen nga gjuha arabe. Keshtu, kontributet e grekeve ne trigonometri kane qene vertet minimale.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •