Shekulli, 09/01/2010

Shqipe totalitare e diskurs totalitar
EDA DERHEMI

Komentet e lexuesve nėpėr gazetat tona online janė shpesh shprehje e dėshpėrimit publik dhe mungesave e frustrimeve kolektive. Shkruaj sot lidhur me reagimet ndaj intervistės sė Ardian Vehbiut.

Komentet e lexuesve nėpėr gazetat tona online janė shpesh shprehje e dėshpėrimit publik dhe mungesave e frustrimeve kolektive, por pasi lejohen tė shfaqen nė turrje e sipėr, janė edhe burim dėshpėrimi pėr ata qė nuk turren. Ndoshta ia vlen tė rikonsiderohet lloji i komentit tė cilit i lejohet dalja nė dritė.

Censurimi ėshtė nocion relativ dhe nė kėtė rast do tė synonte jo kufizimin e lirisė sė shprehjes, por mbrojtjen e tė drejtave tė lirisė sė shprehjes...tė lirisė sė shkruesit dhe lexuesve tė tjerė nga sulme pa bukė.

Ėshtė foshnjore tė niset komenti me shprehje tė tipit "Mos ia fut kot!" ose "Pse nuk bėn njė punė tjetėr nė vend qė tė shkruash gazetave!", pa zėnė n'goje tė tjera shprehje me fyerje sulmuese e denigruese tė tipit: "mashtrues!", e "kėllirė!"... "Jo po krushq!"- do t'u thoshja unė kėtyre komentuesve qė rimarrin pa kuptuar modelin fatkeqėsisht tė internalizuar tė tipit "armik i popullit!". Ky do ishte versioni standard i "shqipes totalitare" pėr kėto shprehje.

Ka mėnyra nga mė tė ndryshmet pėr tė thėnė se nuk je dakord me njė qėndrim ose se nuk tė pėlqen njė shkrim, ose pėr tė dhėnė opinionet e tua si lexues.

Por komunikimi nė pėrgjithėsi, dhe ai publik nė veēanti, duhet tė jenė civilė e tė civilizuar, e t'i largohen ligjėrimit totalitar qė parakupton e synon "shfarosjen e armikut".

Shkruaj sot lidhur me reagimet ndaj intervistės sė A. Vehbiut dhėnė gazetares E. Demo lidhur me librin e ri tė Vehbiut "Shqipja totalitare".

Shkruaj jo pėr ata komentues qė nuk e marrin mundimin ta lexojnė njė intervistė apo artikull, por thjesht lexojnė pak rreshta dhe imagjinojnė reston nė pėrputhje me paragjykimet, prirjet apo obsesionet e veta. Shkruaj pėr atė lexues qė ndalet e mendon teksa lexon, dhe pėrpiqet tė kuptojė qėllimin e autorit para se ta kritikojė atė.

Pėrshtypja ime ėshtė se ky lexues mund tė keqkuptojė thelbin e "Shqipes totalitare" e ta keqinterpretojė tezėn themelore tė autorit nė tė, edhe pse nė fakt do ta mbėshteste atė po ta kuptonte.

Duke u nisur nga komentet e lexuesve, shoh se ata mendojnė se autori "e ka" me shqipen si gjuhė, nė kuptimin e parė tė fjalės: sipas disave me shqipen nė pėrgjithėsi, e tė tjerėve, me standardin nė veēanti.

Vehbiu nuk i ka sulmuar kujt shqipen. (Thjesht pėr sqarim, autori ka shkruar gjerėsisht pėr vlerėn e shqipes si gjuhė, nevojėn qė institucionet, publiku dhe mediat tė kujdesen pėr tė, vlerat e shqipes standard tė rikushtėzuar pėr komunikimin modern nė shoqėri demokratike, dhe vlerat e pamata tė dialekteve pėrdorur si duhet, nė pasurimin dhe pėrmirėsimin e komunikimit mes shqiptarėve).

Problemi i shqipes totalitare, nė thelb, nuk ka natyrė gjuhėsore por ideologjike: pavarėsisht se e quan "shqipja totalitare", Vehbiu i referohet nė fakt "diskursit totalitar" qė mė tej mishėrohet nė gjuhė si shprehja mė e fuqishme e ēdo diskursi.

Por i njėjti diskurs mund tė gjente mishėrim nė rusisht apo gegnishten tonė nė tė njėjtėn mėnyrė, po qe se do kish zgjedhur kėto kanale tė tjera pėr t'u materializuar. Vetėm figurativisht diskursi dhe gjuha mund tė pėrdoren pėr njėri-tjetrin, e nė kėtė rast lidhja dialektike dhe e pandarė mes tė dyve merret si e nėnkuptuar. Nė kuptimet e para janė dy nocione tė lidhura, por tė ndryshme.

Diskursi totalitar ėshtė si njė alien qė pėrdor trupin gjuhėsor (leksik, morfologji, sintaksė, stile) pėr tė gjėlluar, dhe teksa jeton nėpėrmjet trupit gjuhėsor, i thith gjakun e kufizon dhe e than pak nga pak. Por trupi gjuhėsor i ēliruar nga diskursi totalitar mund tė ringjallet e tė bėhet shprehės dinamik diskursesh tė ndryshme tė komunikimit demokratik, tė lirė e dialogjik.

Pa dyshim, kjo nuk ėshtė e lehtė, se diskursi totalitar me jetė disa dekadėshe ėshtė internalizuar fort nė kulturėn tonė (nė atė tė qeveritarėve, politikave dhe nė kulturėn e individit dhe shoqėrisė), ka marrė pamjen e ekzistencės sonė tė natyrshme, tė bonsensit, tė personalitetit dhe identitetit tonė.

Ne shpesh e dėshmojmė dhe e mbrojmė se na duket sikur mbrojmė veten. Ky fatkeqėsisht ėshtė ende "kuptim" dominues nė shoqėrinė shqiptare siē duket nė tė gjitha instancat e jetės sonė publike.

Diskursi ėshtė nocion abstrakt, sistem idesh, bindjesh e praktikash shoqėrore qė institucionet dhe individėt (gjithė shoqėria) pėrforcojnė, gjenerojnė e ndryshojnė pa pushim e nėpėrmjet tė cilit shprehin ekzistencėn e vet; shprehin e influencojnė tė kuptuarit e vetes, tė tjetrit e tė botės.

Diskurset mund tė formėsohen e tejēohen nėpėrmjet tekstesh tė ndryshme e gjithėfarlloj simbolesh (pikturė, lėvizje, aktivitete, politika). Por gjuha ėshtė jetėsimi mė i fuqishėm e i plotė i njė diskursi dhe kontekstualizon marrėdhėniet e fuqisė mes zotit e tė varurit nė mėnyrėn mė adekuate, efikase dhe me forcė pėrjetėsuese.

Rrjedhimisht tė gjitha regjimet totalitare duan tė kenė kontroll absolut ndaj gjuhės. Diskursi totalitar e shpreh kėtė dominim tė grupit qė ka fuqinė nė dorė pa dyshim edhe nė format e veta gjuhėsore. Por tė mos e reduktojmė kėtė dominim nė krijimin e standardit e sidomos nė vetė standardin.

Sigurisht mėnyra e forcuar dhe njėanshmėria me tė cilėn u krye standardizimi nė Shqipėri ėshtė njė formė e shprehjes sė diskursit totalitar, por veē njė dėshmi e tij nė politikat gjuhėsore, asgjė mė shumė sesa kaq.

Standardi vetė ka plot probleme, e duhet rigjallėruar se na hyn jashtėzakonisht nė punė, por mos e identifikoni problemin e standardit si gjuhė me aftėsi tė caktuara shprehėse dhe shėrbyese ndaj shoqėrisė sonė nė stadin e sotėm, me atė tė shqipes totalitare apo diskursit totalitar. Janė dy mesele tė ndryshme qė thjesht priten nė disa pika. Dhe melhemet i kanė tė ndryshme.

Jap sė fundi njė shembull tė thjeshtė pėr tė konkretizuar dallimin mes shqipes (standard apo jo) qė na bėn dykėmbėsha me aftėsi sipėrore, dhe shqipes totalitare si diskurs totalitar.

Fjala "godas" do tė thotė shumė gjėra pėr ne shqiptarėt, kuptime qė i njohim bash mirė e i pėrdorim po ashtu. Nė Fjalorin e Shqipes sė Sotme (TOENA, 2002) jepen nėntė kuptime pėr kėtė fjalė. Kuptimi i pestė (pėr nga denduria e pėrdorimit) ėshtė "qortoj rreptė dikė, kritikoj rėndė, fshikulloj, i jap dėrrmėn, shkatėrroj krejt dikė a diēka, e shpartalloj".

Tamam ky kuptim i figurshėm ėshtė sot bartės "krenar" i diskursit totalitar krijuar nga jetesa e tij sistematike nė kontekste e korniza ideologjike fort keq pėrjetuar nga shqiptarėt. I kujtoni shprehjet "tė godasim armikun e klasės", "tė godasim shfaqjet e huaja, zakonet prapanike, besimet fetare" etj.?

Njė fjalė e rėndomtė e gjuhės sė zakonshme u bė ushtar ideologjik i shqipes totalitare me aftėsi vrastare masive. Janė njėmijė e njė ngjyresat e shoqėrizimet me tė cilat kjo fjalė lidhet pėr jetė pėr shqiptarėt qė e jetuan totalitarizmin. Njė ēerdhe e tėrė ideologjike (dhe gjuhėsore) lidhej me tė, asociacione historike e kontekstuale nga mė tė ndryshmet qė perceptoheshin njėherėsh, saherė ky kuptim i fjalės "godas" aktivizohej.

Diskursi kėshtu fuqizohet dhe bėhet dominant duke u ushqyer nga nėn-diskurse qė janė aty edhe kur nuk duken. Tamam mbi kėtė element "leksikor" tė shqipes totalitare u ndėrtua edhe batuta humoristike e filmit "Ēifti i lumtur", "Unė tė godas!".

Pėr fat, nė kėtė pėrdorim filmik shqipja e lirė fitoi mbi "shqipen totalitare". Njerėzia (krijuesit gjenin krisa tė regjimit dhe aludonin sa kishin takat) tallej me totalitarizmin, shtrėngesat dhe paliritė kur mundej. Por dikur ata qė rezistonin, kryesisht heshtnin kur totalitarishtja tė priste krahėt, ose pėrdornin "shqipen subversive".

Por totalitarishtja kish hedhur rrėnjė nė tė pėrditshmen tonė dhe pėrdorimi i saj pėrforcohej e detyrohej nė absolut nga institucionet totalitare.

Problemi ynė sot ėshtė rezistenca e shqipes totalitare, vazhdimėsia, rishfaqja e saj tėrėsore por me lėkura tė reja e "demokratike". Shqipja totalitare ėshtė ēėshtje mendėsie, jo thjesht gjuhe.

E njėjta mendėsi totalitare (kokėfortė, sistematike, dinake, mėtuese), jeton ende. Mendoj se ky ėshtė kumti qė vjen nga esetė e librit, e duhet pėrdorur pėr tė parė veten, tjetrin, politikėn e politikanėt dhe botėn tonė.

Njė shqipe "ndryshe" (e re, e zhdėrvjellėt, shprehėse e qė nuk synon tė lidhė, tė mposhtė e tė asgjėsojė), standard apo dialekt qoftė kjo shqipe na duhet. Dhe "shqipja atotalitare" ashtu si ajo "totalitare" janė shumė mė shumė sesa thjesht shfaqje e eksperienca gjuhėsore.