keta artikujt qe kopjohen nga rd/g55 etj me "permbysin" prej kujtimeve te zp, zr, bashkimi para ēlirimit te trete te Shqiperise qe solli salis ne 1992 ...
keta artikujt qe kopjohen nga rd/g55 etj me "permbysin" prej kujtimeve te zp, zr, bashkimi para ēlirimit te trete te Shqiperise qe solli salis ne 1992 ...
Njė ditė me banorėt e evakuuar nga komunat dhe lagjet e prekura nga pėrmbytjet nė kryeqendrėn e Veriut
Shkodra lė pas pėrmbytjet, situata i kthehet normalitetit
Ndryshe nga sa na ofrojnė disa nga pamjet televizive tė vjetėruara, qyteti i Shkodrės dhe zonat qė pak ditė mė parė gjendeshin nėn ujė po shkojnė drejt normalizimit tė plotė. Mėngjesi i ditės qė shkoi e gjeti Shkodrėn tė kthjellėt. Rrugėn drejt qytetit tė vjetėr verior, e paraprijnė pesė makina ushtarake, tė cilat nisin ndihmėn e parė tė ditės pėr banorėt e zonave tė prekura nga pėrmbytjet. Nga Kalaja e Rozafės, rrezet e diellit nisin tė depėrtojnė duke mbėshtjellė gjithė qytetin. Hyrja pėr nė qytet, e ka lėnė pas kaosin e disa ditėve mė parė, pėrmasat e centimetrave tė ujit kanė nisur tė tkurren drejt zhdukjes. Nėpėr rrugė vėrehen lėvizjet e para tė qytetarėve. Disa u drejtohen kafeneve, ndėrsa tė tjerė punės sė pėrditshme. Nė bisedat e tyre vazhdon ende tė mbeten temė kryesore zonat e prekura nga pėrmbytjet, tė qetėsuar tashmė qė moti ndėrroi e qė gatishmėria pėr kapėrcimin e emergjencės ėshtė mė e pranishme se kurrė. Si ēdo ditė, edhe mėngjesin e djeshėm, nė komunat e rrethuara nga uji, niveli i tė cilit bie dukshėm nga dita nė ditė, nis hartimi i planit pėr ndihmėn qė do tė ofrohet nė shpėrndarjen e ushqimeve pėr banorėt dhe gjėnė e gjallė. Pjesė e rėndėsishme e planit janė edhe masat nė forcimin e argjinaturave, njė hap i domosdoshėm ky, nė evitimin e vėrshimit tė ujit nė rast se moti do tė sjellė sėrish reshje tė dendura shiu. Po ashtu, rėndėsi tė jashtėzakonshme tashmė qė moti ka larguar retė e rėnda me shi ėshtė mobilizimi pėr largimin e ujit me pompa, njė proces i rėndėsishėm pėr evakuimin e ujit nga zonat e banuara. Nė qendėr tė qytetit ėshtė instaluar Shtabi i Emergjencave, i cili prej dy javėsh ka shpėrngulur dhe ka vėnė nė gatishmėri tė plotė njė pjesė tė mirė tė qeverisė nga Tirana. Pak metra mė tutje, ndodhet Hotel "Rozafa", njė prej ambienteve ku tashmė janė akomoduar banorė tė zonave tė prekura nga pėrmbytjet. Qė nė kontaktin e parė me banorėt, vihet re zemėrgjerėsia shkodrane, hapin derėn e dhomave ku janė sistemuar dhe me buzėqeshje na ftojnė tė ndajmė pėr pak minuta kushtet e reja nė tė cilat janė rehabilituar. "Nuk i zihet ma besė motit, shpresat i kena te qeveria, besojmė, se na shpėtoi nga tėrbimi qė solli qielli, me shi e me stuhi". Antoni, ėshtė njė burrė plak, rreth tė 70-ve, ndėrsa pi me ngadalė duhan tė dredhur na tregon se nuk ėshtė hera e parė qė moti bėn teka tė tilla. "E kena provu ca vite ma parė, kur ishin ata, socialistėt, na lanė atje, nė mes tė ujit, pa lekė e pa asnjė ndihmė". Prej syve i duket ende zemėrimi i gjashtė viteve mė parė, kur e njėjta situatė pėrmbyti zona tė tėra nė qarkun e Shkodrės dhe shteti nuk iu gjend pranė nė asnjė moment banorėve.
Banorėt: Asnjė deputet socialist nuk pyeti pėr gjendjen tonė
Largimi i banorėve nga zonat qė pėrbėnin rrezik pėr jetėn e tyre pėr shkak tė vėrshimit tė ujit nė banesa, ka qenė ndoshta operacioni mė i jashtėzakonshėm qė qeveria ka ndėrmarrė ndonjėherė. Fatjoni dhe Eduardi, dy vėllezėr nga njė fshat i komunės Bėrdicė, tregojnė se dy ditėt e para qė uji nisi tė hynte nė banesat e tyre, nuk pranuan tė evakuoheshin, ndonėse pėrditė tek banesat e tyre forcat ushtarake bėnin thirrje tė vazhdueshme pėr t'i larguar prej andej. Fatjoni, njė djalosh rreth tė 25-ve thekson se rritja e nivelit tė ujit e detyroi atė dhe familjen e tij tė largoheshin nga banesa, me besimin te mbėshtetja e qeverisė pėr rehabilitimin e plotė tė banesės. Ndėrsa shprehet i kėnaqur pėr kushtet e ofruara nė Hotel "Rozafa", ku ka plot 10 ditė qė strehohet, Fatjoni tregon se janė tė shumtė pėrfaqėsuesit e qeverisė qė shkojnė e vizitojnė, duke i shprehur solidaritetin dhe mbėshtetjen e tyre nė kėto momente tė vėshtira qė po kalojnė. "Thuajse pėrditė vijnė na takojnė. Erdhi Kryeministri Berisha, Jozefina Topalli, deputetė demokratė tė Shkodrės, por asnjė deputet i Partisė Socialiste s'ka shkelur kėtu, vetėm tė na pyesin si jemi", thekson ai. Mė tej, Fatjoni tregon se nuk ėshtė hera e parė qė banesa e tyre ka pėrfunduar nėn ujė pėr shkak tė reshjeve tė mėdha tė shiut. Ai thotė se asaj kohe shteti i ka braktisur dhe madje ndaj tyre nuk ėshtė ofruar asnjė ndihmė mjekėsore apo ushqimore. "Jemi shumė tė kėnaqur. Uji ėshtė nė rėnie, nė normalizim. Ditėt e para s'pranuam tė evakuoheshim, erdhi nė rritje, gati dy pėllėmbė, pastaj pranuam ndihmėn e forcave tė ushtrisė. Orenditė shtėpiake janė prishur, pjesėrisht, jo tė gjitha. Besojmė shumė te qeveria 'Berisha'. Ka marrė masa tė jashtėzakonshme, qė asnjė shqiptar nuk i ka parė ndonjėherė. Kanė ndodhur pėrmbytje edhe nė raste tė tjera, por s'na ėshtė dhėnė asnjė qindarkė", na rrėfen Fatjoni.
Hera e parė qė shteti ngrihet nė kėmbė
Atė qė na tregoi Fatjoni pak mė sipėr e konfirmon edhe Denisi, banor i lagjes "Livadhe", nė qytetin i Shkodrės. Sipas tij, ėshtė hera e parė qė shteti ngrihet nė kėmbė pėr tė siguruar jetėn e qytetarėve. "Ngjarje tė tilla ka patur edhe mė parė. Atėherė ka munguar gatishmėria e tillė", shprehet Denisi. Duke trokitur nė dyert e hotelit, na mirėpret njė ēift i moshuar nga komuna e Dajēit. Pasi na shpreh kėnaqėsinė pėr kushtet e mira qė u janė ofruar gjatė 10 ditėve qė ata kanė fjetur aty, Xhaferri dhe Fatimja na tregojnė momentet e vėshtira qė pėrjetuan si fillim, qė siē thonė ata, tashmė i kanė harruar. Gatishmėria e qeverisė pėr tė rehabilituar zonėn dhe kompensuar dėmet i ka bėrė kėta banorė mė tė qetė dhe optimistė. "Kemi 10 ditė qė jemi kėtu, jemi shumė tė kėnaqur me kushtet. Falėnderojmė qeverinė qė na ka bėrė shėrbim, tė tėra kushtet i kemi shumė tė mira. Pranuam direkt evakuimin. Tė gjitha forcat ishin nė gatishmėri. Tė gjitha forcat ishin aty. Uji ka filluar tė pakėsohet. Besojmė te qeveria, teksa na shpėtoi jetėn do tė na shpėtojė edhe shtėpitė", rrėfen Xhaferri. Ndėrsa zonja Qerime, nga lagjja "Livadhe" thekson se, kushtet me tė cilat po trajtohen banorėt janė tė kėnaqshme. "Jemi shumė tė kėnaqur me tė gjitha, me ushqime, me fjetje, me tė gjitha. Sapo erdhi uji nė banesė pranuam tė largoheshim menjėherė. Ushtria pėr ēdo moment na u gjend aty", thotė Qerimja. Me pamjen e njė burrneshe tė vėrtetė shkodrane, Lume Bajraktari, njė grua e re, e cila merret pėrditė me mirėmbajtjen e hotelit e tė banorėve thotė se, "po tė ishte nevoja edhe nė shtėpitė tona do t'i prisnim". Zonja Lume na tregon se qė nė ditėt e para kur nisėn pėrmbytjet, Hotel "Rozafa" hapi dyert pėr tė mirėpritur kėta banorė, tė cilėt nga ditė nė ditė po miqėsohen shumė me njeri tjetrin. "Qysh ditėn e parė qė ndodhi katastrofa, njerėzit erdhėn. Ishim tė gatshėm t'i mirėprisnim. Ėshtė njė fatkeqėsie e madhe qė ka ndodhur. Ajo qė shoh unė kėtu ėshtė se banorėt janė shumė tė kėnaqur me kushtet", shprehet ajo.
Peshkatarėt shfrytėzojnė fryrjen e Bunės
Njė pjesė e mirė e anės sė lumit tė Bunės, zor se mund tė shihet e shkretė edhe kėto ditė tė ftohta qė janari po shėnon temperaturat mė tė ulėta tė tij. Qė nė fillim tė hyrjes pėr nė qytetin e Shkodrės, anė kėtij lumi, nė distanca relativisht tė larguara, kanė dalė peshkatarėt. Tek-tuk syri tė zė edhe ndonjė peshkatar, i cili ka vendosur qė ditėn e peshkimit tė tij ta bėjė me varkė, duke lundruar mbi Bunė. Qė nė orėt e para tė mėngjesit dhe deri nė mesditė e ndoshta edhe mė vonė, peshkatarėt vijojnė tė qėndrojnė, me durimin e fortė nė vendin ku janė pozicionuar, me shpresėn se Buna pėrveē zgjerimit tė saj do t'u sjellė edhe diēka mė shumė.
Bie ndjeshėm niveli i ujit nė lagjen "Livadhe" dhe "Xhabije"
Nė lagjen "Livadhe" dhe "Xhabije", niveli i ujit ndonėse ende i pranishėm vijon tė zvogėlohet. Nė kėto zona ka nisur mobilizimi pėr largimin e ujit me pompa. Banorėt e kėtyre dy lagjeve, banesat e tė cilėve u rrezikuan nga uji, janė tė evakuuar. Pritet qė pėr pak ditė ata tė rikthehen sėrish duke nisur me ndihmėn e qeverisė rehabilitimin e banesave tė tyre. E njėjta situatė paraqitet edhe pėr Bahēallėkun, uji edhe aty po largohet, megjithėse banorėt pėr tė qenė mė tė sigurtė janė ende tė evakuuar dhe tė akomoduar me kushte tė mira.
Pakėsim uji edhe nė komunat Dajē, Bėrdicė, Ana e Malit e Bushat
Komunat mė tė lakuara nė media ditėt e fundit si zonat mė tė prekura nga pėrmbytjet, Dajē, Bėrdicė, Ana e Malit e Bushat, po shkojnė drejt normalizimit. Uji ka nisur tė pakėsohet dhe nga ditė nė ditė po shkon drejt largimit tė tij tė plotė. Aktualisht janė tė paktė banorėt qė janė nisur drejt banesave tė tyre, nė pritje qė uji tė largohet plotėsisht. Nga masat e marra nga qeveria, ngritja e argjinaturave, nisja e thellimit tė lumit Bunė, mundėsisė qė njė situatė e tillė tė pėrsėritet janė tė pakta. Kėto masa kanė sjellė besimin e banorėve, tė cilėt haptazi theksojnė se kėto masa i bėjnė ata tė sigurtė pėr jetėn dhe banesat e tyre.
Pėrgatiti: Blerina TOSLLUKU
rd
.
Krijoni Kontakt