Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 107
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Njerezit kane ngele ne mes te dimrit fillikat pa asnje lloj ndihme, kta bejne politike e shajne Ramen..

    Pse kaq pa respekt shqiptaret per bashkekombasit e tyre? Gjeni kohen hidhni ndonje euro,paund e dollare neper banka per robte andej mos u merrni me keto.
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    kush mundet me mohu faktin qe rama osht shizofren ?!
    We are all Aliens

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kenaqesia e dikujt per pritjen qe ju be Rames,eshte shume here me e madhe se hidherimi per banoret ne zonat e permbytura.

    Kush eshte me te vertete i semure?

    Në degën e BKT-së Shkodër është hapur llogaria bankare me numër: 410328492
    Per te gjithe ata qe duan dhe kane mundesi te kontribuojne per banoret e zonave te permbytura
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    kush mundet me mohu faktin qe rama osht shizofren ?!

    Edhe pake dit dot kalon ne kanibal...dot kerkon gjak shqiptari per ushqim!!

  5. #15
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Ky Rama nuk eshte mire me mendjen si duket , njerezit u mbyten ne uj ky thot qeveria i ka fajet. Mezi pret te behet dicka (edhe fatkeqesi natyrore) dhe te del me ato deklaratat e flliqura. Eshte turp, mire ja kan be banoret .
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kan qen ca cuba qe me porosi te pd kane krijuar ate skene.
    Plenat e plenave ku jeni na sillni te pakten nji foto prej Dubai. Jo lloqe legenash.
    Spo shkon Rama fare ne Shkoder se kan dal kta cubat te ura Bacallekut.
    A mjere ju qe ngopeni me lugen bosh
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 10-01-2010 më 18:26
    Albania Uber Alles

  7. #17
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Një gjë e tillë ka irrituar jashtë mase banorët e prekur nga përmbytja, të cilët me të drejtë i kanë kujtuar Ramës se ai pushonte në plazhet më të shtrenjta të globit dhe i kanë kërkuar atij të largohet nga zona e tyre pasi nuk kanë nevojë për cinizmin dhe propagandën e tij bajate.
    Injoranca edhe propaganda skan kufinj! Ato banore kan mese 10 dite te permbytur nen uje, edhe e dikan shum mire se ku i paska bere pushimet Edi Rama. Kjo duket hapur qe kta njerez qe kan share edhe ofenduar Ramen, kan qene militante te PD qe kan vajt apostafat per kte pune, edhe qe te dilte ky artikull.


    “Largohu nga shtëpitë tona, vazhdo pushimet në plazhet “hot” të Dubait dhe Burxh Al Arabit”
    Te tille njerez, militante te PD i kam inat i urrej. Shkojn neper zonat e mbytura edhe abuzojne me kta fshatare te varfer.

    Ytttt

    ps; ktu spo mbroj Edi Ramen, po vetem jam duke ven re dicka te neveritshme qe po krijohet ne kurriz te atyre fshatareve te gjore.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    ramo romi shpirtekatrani me partine socialpise mbeten qe ti qajne hallin shkodres...ahhh pik e zez :P

    hikni mer shporruni megjithe ato ndihma vullnetaresh medemek, se nuk pret shkodra ndoj hajr prej jush horrash e degjeneratash...yytttttttttttt far e felliqur.
    ne kete kohe nuk duhet luajtur me jete e vuajtje njerezish ...

    ashtu siç shkoi shkaktari i permbysjes, salis, ashtu ka te drejte te shkoje edhe edveri ...

    fundja, Shkodra nuk ia dha votat pd-s e salis per me i sjell kete katastrofe ...

    se mos i ka sjell ndonji te mir salija Shkodres ... vetem e ka shfrytezuar per pusht-etin e tij familjaro-kryeministror ...

    me sa duket, Shkodra do te jete ajo qe do tia ndale vrapin atij lugati ... siç beri me stalin-laverin ...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    duaje-siveten, sic duket paske rene nen ndikim te thelle te propagandes infektuese te Edvin Rame-Corodise.
    Nuk e kuptoj se ku e gjeni ate cope moral qe te akuzoni qeverine dhe kryeministrin per permbytjet nga uji qe jane si shkak i motit te keq.
    Keto permbytje ndodhin ne te gjithe boten dhe askund ne bote nuk kam pare qe qeveria te akuzohet per permbytje nga uji.
    Ju jeni coroditur aq keq sa qe edhe sikur te shihni ndonje enderr te keqe, do ta akuzoni Sali Berishen.
    TURP TURP TURP TURP per krijesa te coroditura sic jane ky grusht i vogel socialistesh.

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    duaje-siveten, sic duket paske rene nen ndikim te thelle te propagandes infektuese te Edvin Rame-Corodise.
    Nuk e kuptoj se ku e gjeni ate cope moral qe te akuzoni qeverine dhe kryeministrin per permbytjet nga uji qe jane si shkak i motit te keq.
    Keto permbytje ndodhin ne te gjithe boten dhe askund ne bote nuk kam pare qe qeveria te akuzohet per permbytje nga uji.
    Ju jeni coroditur aq keq sa qe edhe sikur te shihni ndonje enderr te keqe, do ta akuzoni Sali Berishen.
    TURP TURP TURP TURP per krijesa te coroditura sic jane ky grusht i vogel socialistesh.
    Shekulli, 10/01/2010

    Përgjigjja që gjendet në Shkodër
    ANDI BUSHATI

    Ndërkohë që në Tiranë është ndezur debati politik lidhur me shkaqet natyrore apo gabimet njerëzore që shkaktuan përmbytjen katastrofale të veriut të vendit, mjafton të largohesh afro 100 km nga kryeqyteti për të kuptuar se problemi real është krejt i ndryshëm. Se furia e ujërave që shpërthyen nga kaskada e Drinit, përpara zonave të nën-Shkodrës, ka nxjerrë në pah "përmbytjen" e administratës shqiptare. Mosefikasitetin, çorientimin dhe paaftësinë e atyre njerëzve dhe organizmave që në Tiranë trumbetohen si shpëtimtarët e kësaj katastrofe. Nëse ka një dështim real dhe të pamohueshëm, është vetëm ky.

    Të gjithë reporterët e shtypit që kanë lundruar këto ditë mbi ujërat e fryra të Bunës (pra jo ata që kanë ndjekur vizitat e personaliteteve), kanë parë vërtet policë që kishin disa ditë pa gjumë, po që reagonin pa pikë profesionalizmi. Ata njerëz sa vullnetmirë aq edhe të çorganizuar i ngjanin më shumë çetave me bashibozukë, sesa punonjësve korrektë të rendit.

    E njëjta gjë ndodhte edhe me trupat e ushtrisë që vërtet ishin të preokupuar për të shpërndarë ushqime e për të lundruar në ujëra të rrezikshme, por që bënin njëkohësisht veprime kontradiktore, ku gjithmonë urdhri i fundit zhvleftësonte paraardhësin.

    E njëjta gjë ndodhte edhe me punonjësit e OSSH, që herë ua hiqnin dhe herë ua risillnin dritat zonave të përmbytura dhe në të dyja rastet gjenin një justifikim serioz për një masë të tillë.

    Vetëm në pak orë, unë isha dëshmitar në dhjetëra raste, kur forcat e sigurisë nuk lejonin banorët të ktheheshin në shtëpitë e tyre të përmbytura, me justifikimin se ishte dhënë urdhri për evakuim të përgjithshëm. E me këtë arsyetim ata refuzonin t'i shoqëronin këta banorë me mjetet e tyre të lundrimit. Por, të njëjtët njerëz lejonin që nën hundën e tyre këta banorë të shkonin drejt shtëpive me varka të bëra në mënyrë artizanale dhe shumë më të rrezikshme për jetën e tyre.
    Vetëm në pak orë unë pashë se si forcat e policisë të ardhura nga Gjakova trajtoheshin me shumë edukatë e mirësjellje, por askush, përpos edukatës, nuk qe në gjendje t'i ofronte një detyrë, një mision këtyre policëve profesionistë, që dukej sikur kishin kaluar kufirin vetëm për të dredhur zinxhirin anës Bunës.

    E njëjta gjë ndodhte edhe me ata punonjës që përgjigjeshin për energjinë dhe e ndalonin atë me arsyetimin bindës se, nëse ajo binte në kontakt me ujin, rrezikohej të kishte viktima. Por të njëjtët punonjës, sa herë gjendeshin përballë presionit të të përmbyturve, se nuk kishin me se të jetonin e me se të mbushnin celularët, nëse kishin nevojë të bënin apel për ndihmë, qenë të gatshëm të tërhiqeshin.

    E njëjta gjë ndodhte edhe me ata përgjegjës komunash, të cilët, sa herë merrnin kërkesën e ndonjë zone të izoluar për furnizim me bukë e me ujë, përgjigjeshin në mënyrën më absurde, se ata ishin urdhëruar të merreshin vetëm me evakuimin e të rrezikuarve dhe nuk përgjigjeshin për gjë tjetër.

    Me pak fjalë, shteti ishte më tepër se prezent në zonat e përmbytjes, por kjo prezencë e shumëfishtë e bënte edhe më të prekshme paaftësinë, moskoordinimin dhe mosefikasitetin e hallkave të tij. Për rreth 10 mijë hektarëve tokë të shkatërruara e të përmbytura, endeshin pa fund zyrtarë të mesëm, komunarë të zgjedhur, elektricistë të papërtueshëm, policë vullnetmirë, e ushtarakë të kudondodhur. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje as merakun dhe as devotshmërinë e tyre, por të gjithë ata së bashku të krijonin idenë e një trupi të vetëm pa kokë, që ka vullnet, por që s'ka mendim, që ka energji, po s'di ku t'i shkarkojë, që ka bonsens por s'di ç'të bëjë me të.

    Atje, në zonat e përmbytura përreth Shkodrës, mund të shihej me lehtësi fytyra reale e administratës shqiptare. E asaj makine gjigante, të ngathët dhe të paaftë të vetëfunksionojë, që di të bëjë vetëm një gjë me përpikmëri: t'i bindet urdhrave që vijnë nga lart. Pikërisht atje në ato zona mund të shihet qartë zotësia reale e shtetit. Dhe si pasojë e gjithë këtyre pikërisht atje, më mirë se në Tiranë, mund t'i jepet përgjigje edhe dilemës që gëlon në kryeqytet: nëse e gjithë kjo hata ishte vërtetë pasojë e një zinxhiri gabimesh njerëzore.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •