Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 107
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Cinizëm i (b)ujshëm i Opozitës

    » Vendosur: 11/01/2010 - 08:34

    "Panorama"

    • Martin Leka

    As në traditë, as në kode njerëzore, as në defterë, madje as në mendim, fatkeqësia nuk ka patur të përbashkët me cinizmin. Sepse, sidomos në rastin kur flasim për “lidhjen” mes fatkeqësisë e cinizmit, kodet njerëzore kanë qenë pikërisht kundër cinizmit. Një fatkeqësi, si në rastin kur i ndodh një personi të vetëm, si në rastin kur i ndodh një grupi apo dhe në rastin kur ka fatkeqësi që kaplojnë përmasa më të mëdha, është dhe mbetet një rast për solidaritet, apo në rastin më të keq, në mos për këtë të parën, mbetet një rast për të heshtur, për të reflektuar. “Kur mbyll sytë, shoh më mirë”, shpreh më së miri pikërisht filozofinë e refleksionit.
    Ne aktualisht gjendemi në një situatë fatkeqësie të rëndë. Ultësira e Shkodrës, sidomos dhe ajo e Lezhës, si rrjedhojë e pashmangshmërisë së hapjes së portave të tri hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, Fierzë-Koman-Vau i Dejës, është përmbytur nga uji. Gjithkush e merr me mend dëmin e jashtëzakonshëm në ndërtesa, orendi, kafshë, prodhime bujqësore të mijëra njerëzve të prekur nga këto zona. Në një situatë të tillë, të paparashikuar, ajo që duhet bërë është pikërisht solidariteti maksimal, kurajë njerëzore dhe aftësi për t’iu gjendur përkrah njerëzve të dëmtuar. Ka plot mënyra për ta bërë këtë gjest human e civil. Dikush me fjalë, dikush me veprime, dikush me ndihma, dikush me heshtje… Kjo e fundit, është mbase “arka e florinjtë” për një grup interesi që nuk ka se çfarë të thotë.
    Mirëpo, siç ndodh rëndom më politikën tonë, kjo nuk le as raste të tilla pa nxjerrë në pah “origjinën” e mos maturimit të saj demokratik. Me politikën tonë ndodh, po të përdorim një zhargon –ndjese, si me punën e gomarit: hall ta lësh pa ujë se e ngordh, hall ti japësh shumë se e mbyt, hall ti japësh të ftohtë se e ftoh, hall ti japësh të ngrohtë … Kështu dhe më këtë punën e hapjes se portave të hidrocentraleve. U hodhën një tufë zëdhënësish, deputetësh e gjithfarë, të mbledhur nga opozita dhe thanë e ka fajin qeveria, se desh të vidhte energjinë; etj, etj. Sigurisht, edhe unë mendoj se qeveria ka përgjegjësinë e saj për këtë që ndodhi. Madje, përgjegjësi kanë të gjitha qeveritë e këtyre 20 vjetëve, të gjithë kryeministrat pa përjashtim, të gjithë ministrat e linjës, të gjithë drejtorët e korporatës, pa përjashtim. Fakti që ende nuk është përgënjeshtruar, ai i mos hapjes për 20 vjet të portave të sigurisë, është padyshim një fakt, i cili i bën qeveritë dhe zyrtarët përkatës përgjegjës. Po aq sa i bën dhe palët përgjegjëse, për ndikimin e politikës në çështje krejt teknike si kjo që po analizojmë, duke ushtruar trysni gjer në marrjen e vendimeve të pa arsyeshme, duke zgjidhur interesa të ditës në dëm të interesave madhore të së ardhmes.
    Por, kjo kërkon analizë teknike dhe jo politike. Politika duhet të bëjë vetëm një gjë, atë të përgjegjshmërisë për të mos futur hundët në këto çështje, për të cilat ajo është thjesht një injorante. Por, fundja, edhe injoranca, falet. Cinizmi, jo! Ky nuk mund të falet, sepse nuk ka kod njerëzor që mund ta bëjë këtë.
    E për të mos u zgjatur, fjalën e kam për një deklaratë të opozitës, të bërë në emër të saj, nga një nga ata të shumtë “ndjekës” që lidershipi i PS-së i përdor sa herë ky ka nevojë të ndeje të brendshmet… Pak a shumë, kërkohet që rrogat e deputetëve të opozitës, (deputetë ende në tentativë gjersa të bëjnë betimin sipas Kushtetutës) tu kalohen si ndihmë familjeve të dëmtuara nga përmbytjet?!... Kjo është jo vetëm cinike, por një akt i pastër papërgjegjshmërie. Deputeti i zgjedhur dhe i pa betuar, është njësoj si një punonjës që ka fituar një punë dhe për arsye të ndryshme apo për kapriço, nuk paraqitet në vendin e punës dhe ne mënyre paradoksale, i kërkon shefit ti japë rrogën(?!)... E përkthyer në idiotësinë e vet, për kohën, momentin dhe përmbajtjen e saj, një deklaratë e tillë, do të ishte gjysma e së keqes të ishte një deklaratë e një individi të vetëm. Por, nëse kjo nuk është një lapsus dhe nuk përgënjeshtrohet nga deputetë seriozë rozë, atëherë sëmundja e opozitës është e rëndë dhe prognoza e saj e pashërueshme.
    Nëse deputetët socialistë e kanë seriozisht, duhet të deklarojnë po kaq seriozisht se do të ndihmojnë të përmbyturit me 6 paga mujore.
    Por, pas betimit të tyre!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lul Basha perseri ne sprove..
    Ky djale neser mund te jete nje kryeminister i besueshem sepse ka dhene prova ne disa nga veprat me madhore te ktyre viteve..
    Ne rruget e shqiperise..ne dioplomaci e tani dhe ne perballimin e permbytjeve..

    suksese..

    --

    ja cthot gazeta..



    Shpëtimi i jetëve njerëzore, suksesi i aksionit të madh humanitar të qeverisë
    11-01-2010 /

    Gazeta 55


    Edhe pse moti i keq dhe shirat bëjnë që uji në zonat e përmbytura të shtohet, situata në Qarkun e Shkodrës është nën kontroll nga Shtabi i Emergjencës Civile. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar dje se komuniteti ndërministror zhvillon çdo ditë mbledhje në orët e para të mëngjesit për planin e ditës, e më pas anëtarët e tij shpërndahen në terren. Ministri Basha thotë se prioritet mbetet evakuimi i banorëve dhe transportimi i ushqimeve

    Si është gjendja aktuale në komunat e përmbytura të Shkodrës?
    Gjatë gjithë ditës së sotme (djeshme) sikundër edhe ditët e kaluara, Komiteti Ndërministror zhvilloi mbledhje e mëngjesit dhe pasi ka rakorduar detyrat e lëna një natë më parë, për tu marrë në situatën, u shpërnda në terren. Konkretisht sot (dje) kemi gjithë ditën në komunën e Dajç e cila është dhe komuna e goditur, ndërsa Ministri i Mbrojtjes ka qenë në komunën e Velipojës, Ministri i Transportit në komunën e Bushatit dhe ministrat e tjerë kanë qenë në komunat e Anës Malit, Gurit Zi, dhe të gjitha komunat e prekura këtu në Shkodër. Në komunën e Dajçit dua të raportoj se prioriteti numër një është evakuimi dhe transporti i ndihmave. Transporti është kryer nëpërmjet dy rrugës atë të rrugës së vjetër të Dajçit që është e kalueshme vetëm për kamionët, por edhe nëpër mjet aksit Murriqan-Dajç. Ndërkohë që për një segment të quajtur Bishti i Qarrit, furnizimi ushqimor është bërë nga ajri. Në përgjithësi gjendja mbetet nën kontroll. Ka një gjendje shëndetësore e cila është inspektuar nga ekipet e mjekësisë në të gjitha komunat dhe që ky inspektim do të vazhdojë. Po kështu veterinaria ka bërë inspektime ndër gjënë e gjallë. Prioritet do të ketë edhe ushqimi i gjë se gjallë në pikat e evakuimit. Kjo do të bëhet vetëm në pikat e evakuimit me koncentrat ushqimor dhe medikamente të tjera. Dua të bëj një thirrje të gjithë banorëve të Dajçit, Bushatit, Gurit të Zi që të vazhdojnë evakuimin. Është e vetmja rrugë që ndihmon forcat e ushtrisë dhe policisë për të ndihmuar. Ditën e sotme (djeshme) kemi arritur që falë evakuimit dhe shpërndarja e ushqimeve nëpër vendet e evakuimit, kanë qenë pikat më të lehta për tu kapur nga forcat e policisë dhe ushtrisë që po bëjnë depozitimin dhe shpërndarjen.

    Nisur nga thirrja juaj për evakuimin e këtyre banorëve, procesi i largimit të banorëve nga vendet e përmbytura dhe ai i shpërndarjes së ndihmave ka ecur mirë apo ka probleme?

    Për procesi i evakuimit ritmet nuk janë ato që kërkojmë ne, por procesi i evakuimit vazhdon. Kam përdorur çdo rast për të bërë thirrje të vazhdojnë evakuimin, ndonëse u bënë disa ditë që për sa i përket shpejtësisë s evakuimit, nuk është ajo që dëshirojmë ne. E përsëris, prioriteti numër një është evakuimi dhe shpëtimi i njerëzve objektiv që deri tani e konsideroj 100 qind të suksesshëm, por parakusht për të mbajtur këtë objektiv në parametrat e suksesit është me çdo kusht evakuimi.

    Cilat janë çështjet e tjera që kërkojnë zgjedhje të menjëhershme?

    Ne po marrim masat të ruajtjen e infrastrukturave primare dhe sekondare, argjinaturave, nën stacionet elektrike, pompave të ujit, ku jo gjithmonë kemi qenë në gjendje ti përgjigjemi këtyre, sepse situata në terren ndryshon. Sasi e ujit është e tillë që shpesh herë është ë madhe në disa pjesë të infrastrukturës dukë nxirë jashtë përdorimit stacione elektrike apo pompa, por megjithatë deri tani ky objektiv ka siguruar që mbi 95 për qind e zonës ka pasur energji elektrike, ndërkohë që 100 qind e zonë është mbuluar me ujë të pijshëm.

    Përse ngurojnë banorët të evakuohen?

    Ende edhe sot kur flas me banorët një pjesë prej tyre e konsiderojnë përmbytjen, si një problematikë jo të panjohur për ato. Megjithatë situata nuk duhet të nënçmohet. Unë i besoj përvojës së banorëve dhe i çmoj për përpjekje që kanë bërë duke lëvizur familje e tyre dhe veçanërisht ata që kanë strehuar familjet në pikat më të larta të zonës. Por kjo është një situatë tërësisht e pa parashikuar. Ndaj për të lehtësuar punën tonë për tu ardhur në ndihmë dhe për të kryer shërbimet elementare ata në këtë moment duhet ti binden autoriteteve tona.




    55

  3. #33
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ne raste krizash eshte e teperte te beshe propagand polike...Ne kesi rastesh te gjitha subjektet politike duhen te jene te angazhuar ne tejkalimin e situates emergjente...!E jo dhe
    te bejne ate, edhe me te veshtire se ç,eshte ,duke u marre me njeri tjetrin...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 11-01-2010 më 11:53

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk eshte dasht te lejohet edvin kristaq rama ta shkel token e shkodres,ju garantoi qe ku shkel ai nuk do ketheheni per se mari kurr.
    Fal zotit ne nuk kemi socialista fare,ua kemi humb faren

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte dasht te lejohet edvin kristaq rama ta shkel token e shkodres,ju garantoi qe ku shkel ai nuk do ketheheni per se mari kurr.
    Fal zotit ne nuk kemi socialista fare,ua kemi humb faren
    Nga socialistët s'ka asgjë të keqe sepse, ta zëmë Laburistët e Blerit janë socialistët e Anglisë; Socialdemokratët gjerman janë socialistët e atij vendi; Miterani i printe partis Socialiste Franceze etj etj.
    PRa, që shqiptarët kanë Parti Socialiste kjo gjë është mirë: por mirë nuk është që në krye të partis për momentin gjendet një njeri me gene të çfrenuara siç është Edvini i Ramëve!
    Asnjeri s'mundet një qytetari të lirë të një shteti t'ja ndalë udhëtimin nëpër vendin e tij. Por, ky Njeri nuk iku në Shkodër për të nda hallin me hallegjinjtë por për të bë Marketing politik në kohën kur politika nuk është fare e rëndësishme!
    Se Rama ka humbë çdo arsye tregoj para disa ditësh kur në Konferenc për shtyp akuzoj Qeverinë duke thënë që kjo që po ndodhë " nuk është vepër e zotit".
    Mua më kujtohet, kur në Kosovë bëhej Lufta, në parlamentin shqiptarë, meqenëse atë ditë ishte paralajmëruar një Miting Solidariteti dhe Proteste me moton " Një Komb", Pandeli Majko tha:
    " Të ndërpresim punët e Kuvendit dhe Ne deputetet të dalim që të gjithë në shesh e të bashkangjitemi në Protest, por atje nuk do të dalim, as si Socialist dhe as si demokrat por thjeshtë do të dalim si Shqiptarë"!
    pas kësaj fjalie i pari që e aprovoj dhe filloj të duartrokis ishte Azem hajdari.
    Edvin Rama është dashtë ta vizitoj Shkodrën pse jo por me këtë rast jo si Politikan dhe aqë më pak si Socialist por si Njeri; apo edhe si një shqiptarë!
    Edvin Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës është dashtë urgjentisht të organizoj Maunet nga kryeqyteti me ndihma për banorët e zonës në emër të Bashkisë së Tiranës!
    Edvin Rama bëri atë që nuk është dashtë për ta bërë dhe ay duhet të largohet edhe nga bashkia!
    Tërmeti Lëkund malet ( Uji rrëzon lisat dhe urat) por kurrë shqiptarin!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Nga socialistët s'ka asgjë të keqe sepse, ta zëmë Laburistët e Blerit janë socialistët e Anglisë; Socialdemokratët gjerman janë socialistët e atij vendi; Miterani i printe partis Socialiste Franceze etj etj.
    PRa, që shqiptarët kanë Parti Socialiste kjo gjë është mirë: por mirë nuk është që në krye të partis për momentin gjendet një njeri me gene të çfrenuara siç është Edvini i Ramëve!
    Asnjeri s'mundet një qytetari të lirë të një shteti t'ja ndalë udhëtimin nëpër vendin e tij. Por, ky Njeri nuk iku në Shkodër për të nda hallin me hallegjinjtë por për të bë Marketing politik në kohën kur politika nuk është fare e rëndësishme!
    Se Rama ka humbë çdo arsye tregoj para disa ditësh kur në Konferenc për shtyp akuzoj Qeverinë duke thënë që kjo që po ndodhë " nuk është vepër e zotit".
    Mua më kujtohet, kur në Kosovë bëhej Lufta, në parlamentin shqiptarë, meqenëse atë ditë ishte paralajmëruar një Miting Solidariteti dhe Proteste me moton " Një Komb", Pandeli Majko tha:
    " Të ndërpresim punët e Kuvendit dhe Ne deputetet të dalim që të gjithë në shesh e të bashkangjitemi në Protest, por atje nuk do të dalim, as si Socialist dhe as si demokrat por thjeshtë do të dalim si Shqiptarë"!
    pas kësaj fjalie i pari që e aprovoj dhe filloj të duartrokis ishte Azem hajdari.
    Edvin Rama është dashtë ta vizitoj Shkodrën pse jo por me këtë rast jo si Politikan dhe aqë më pak si Socialist por si Njeri; apo edhe si një shqiptarë!
    Edvin Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës është dashtë urgjentisht të organizoj Maunet nga kryeqyteti me ndihma për banorët e zonës në emër të Bashkisë së Tiranës!
    Edvin Rama bëri atë që nuk është dashtë për ta bërë dhe ay duhet të largohet edhe nga bashkia!
    Tërmeti Lëkund malet ( Uji rrëzon lisat dhe urat) por kurrë shqiptarin!
    Per tu ber si socialistet franqez apo gjerman se pari duhet te ua humbin faren e pastaj kur te civilizohen e te kuptoin nga jeta ateher te formojn parti socialiste.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD



    Indiferenca e qëllimshme e Bashkisë së kryeqytetit lidhet me urrejtjen e deklaruar të kryetarit të saj ndaj këtyre zonave


    Bashkia e Tiranës, asnjë ndihmë banorëve në zonat e përmbytura


    Bashkia e Tiranës është i vetmi institucion që vazhdon të ndjekë në heshtje pse jo dhe me një ndjenjë dashakeqe, situatën e rënduar të banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës. Ndonëse situata e rëndë ka hyrë në ditën e saj të 10-të, Bashkia më e madhe në vend nuk ka marrë mundimin as më të vogël të ofrojë ndihmën e saj sado modeste që mund të jetë për të dëshmuar në këtë mënyrë, së pari, solidaritetin me banorët të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore. Kjo indiferencë e qëllimshme e Bashkisë së Tiranës, në një kohë kur ndihma të konsiderueshme janë ofruar edhe nga bashkitë në Kosovë dhe Maqedoni, lidhet pikë së pari me urrejtjen tashmë të deklaruar dhe të shprehur nga kryetari i saj, njëkohësisht edhe kryetari i PS-së ndaj banorëve të këtyre zonave. Dy ditë më parë, vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, ishte në cilësinë e kreut të opozitës për të vizituar zonat e përmbytura, por me këtë vizitë ai vetëm sa e përforcoi faktin se po tenton të shfrytëzojë tragjedinë për qëllime personale politike. Ai nuk nguroi të provokojë banorët, të cilët po përjetojnë prej 10 ditësh një situatë të rëndë për shkak të tejfryrjes së lumenjve nga reshjet e dendura të dyjavëshit të fundit me deklarata cinike e me propagandë bajate. Por pasi hasi në irritimin e ashpër të banorëve dhe nuk gjeti terrenin e përshtatshëm për kultivimin e politikës së tij të trillimit në këto zona, Rama u kthye menjëherë në Tiranë i vrerosur, ku rinisi nga selia e PS-së propagandën trilluese, për të cilën u përzu dje nga Shkodra. Megjithatë, përpjekjet për politizimin e tragjedisë vazhduan duke dërguar në terren deputetët Dokle e Doshi, të cilët përveç deklaratave provokative ndaj banorëve, nuk shfaqën asnjë shenjë për ndryshim qëndrimi ndaj instrumentalizimit të fatkeqësisë për qëllime të ulëta. Ndërkohë, në shenjë hakmarrje ndaj banorëve të zonave të përmbytura pas incidentit të rëndë që provokoi dy ditë më parë, Rama ka mbledhur kryebashkiakët e majtë në të gjithë vendin, të cilët i ka paralajmëruar të mos japin asnjë ndihmë për zonat e përmbytura, duke thelluar edhe më tej politikën e urrejtjes ndaj kësaj zone. Pavarësisht se publikisht Rama ka tentuar ta paraqesë mbledhjen me krerët e bashkive të majta si një show në mbështetje të këtyre zonave, burime nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje thonë se qëllimi ka qenë tërësisht i kundërt. Ata janë urdhëruar që të shmangin iniciativat për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore me pretendime qesharake se nuk kanë fonde të mjaftueshme për t'u angazhuar në misione të tilla.






    Kosova, 200 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Qarkun e Shkodrës


    Qeveria e Kosovës do të japë një ndihmë financiare prej 200 mijë eurosh për banorët e shpërngulur nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër dhe Lezhë. Ndihma wshtw miratuar dje nga ekzekutivi i Kosovws dhe pritet tw kalojw brenda njw kohe tw shkurtwr pwr pwrdorimin e saj pwr nevojat e banorwve tw evakuuar. Ndërkohë, organe të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe jashtë saj, kompani biznesi, organizata joqeveritare dhe individë të ndryshëm, janë solidarizuar dhe po japin ndihma të konsiderueshme financiare e materiale për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Një numër i konsiderueshëm institucionesh shtetërore dhe private janë solidarizuar me situatën e zonave të prekura nga përmbytjet, duke ofruar ndihmë në formë financiare. Kështu, Bashkia Kamëz ka ofruar një ndihmë prej 10 milionë lekësh, Komuna Gjakovë njw shumw prej 10 mijë eurosh, kompania e telefonisë celulare AMC ka ofruar njw ndihmw prej 50 mijë eurosh, kompania e telefonisë celulare Vodafone njw ndihmw prej 15 milionë lekësh, "Çalik Holding" me kompanitë "Albtelekom", "Eagle Mobile" dhe "BKT" njw ndihmw prej 150 mijë eurosh. Shumw njwsi vendore kanë ofruar ndihma ushqimore pranë Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, si dhe kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar banorët e evakuuar nga shtëpitë e përmbytura. Ministria e Brendshme bën të ditur se, për çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mund të derdhë kontributin përkatës në llogarinë speciale të çelur në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që kryejnë shërbime ndaj buxhetit të shtetit, me emërtimin "Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër dhe Lezhë". Ndërkohë që kontributi mund të derdhet në lekë, euro ose dollarë.






    Qendra e Emergjencave të NATO-s dhe BE nisin ndihmën e menjëhershme

    Qendra e Emergjencave të NATO-s dhe Qendra e Emergjencave Europiane i janë përgjigjur pozitivisht dhe në mënyrë të menjëhershme kërkesës së bërë nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për të ndihmuar vendin në kuadër të përballimit të situatës emergjente të krijuar në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Konkretisht, nga Italia është ofruar në dispozicion një helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Nga Sllovenia janë ofruar 13 gjeneratorë ndwrsa nga Austria janë ofruar 8 gjeneratorë. Nga ana tjetër, Greqia ka vendosur në dispozicion 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetësh, 4 makina, së bashku me pajisjet, 2 varka me motorr, si dhe 7 pompa të fuqishme. Italia përveç helikopterit i është përgjigjur thirrjes duke ofruar 12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje. Gjithashtu, Franca ka ofruar 12 pompa dhe 8 gjeneratorë, ndërsa Moldavia, ka dhuruar ndihma në ushqime dhe medikamente mjekësore. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme nga Italia pritej të mbërrinin dy helikopterë me ndihma dhe medikamente mjekësore. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme mbërritën në pikën e kalimit të kufirit në Kakavijë ekipet greke të ndihmës.


    ..

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Ne raste krizash eshte e teperte te beshe propagand polike...Ne kesi rastesh te gjitha subjektet politike duhen te jene te angazhuar ne tejkalimin e situates emergjente...!E jo dhe
    te bejne ate, edhe me te veshtire se ç,eshte ,duke u marre me njeri tjetrin...!
    Vjen tjetri per te pare nga afer popullsine e demtuar, pjeserisht nga fatkeqesia natyrore dhe teresisht nga paaftesia qeverisese, i thone se perfiton nga fatkeqesia e te tjereve per te bere propagande ( te pakten nje pjese e forumisteve ). Organizon grupe solidariteti vullnetar per te ndihmuar njerezit ne nevoje, hap 2 llogari bankare per te ndihmuar edhe ne te holla nevojtaret e fatkeqesise, i dalin tre cuba qe i krijojne skena te padenja ne nje fatkeqesi te tille.
    Atehere çfare duhet te beje Edi Rama, sipas disa forumistave? Po te mos shkonte direkt ne vend e te interesohej per hallet e ketyre fatkeqeve, do i thonin "nuk i behet vone per njerezit", shkon ne Shkoder, i thone se vjen per propagande. Atehere problemi nuk eshte i tij, problemi eshte i atyre 3 cubave dhe i disa forumisteve, qe nuk i gjendet dermani ne asnje rast dhe asnjehere. Eshte nje proverb qe thote : "Hall me burre, hall pa burre, hall te mos martohesh kurre"
    Tung

  9. #39
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Pashe nje interviste qe kishte bere Fevzo te Opinioni nje shkodrani plak, i cili tha: Faleminderit shume qeverise.(nuk permbante ironi kjo qe pohoi) Kjo eshte vertete dicka shume e cuditshme dhe e paimagjinueshme. Per ca e falenderon qeverine ai, qe e mbyti?!
    Si ate ne Gerdec, qeveria i vuri flaken, ato serisht qeverine mbeshteten.

    Kane te drejte kur thone se Shqiperia nuk behet me shqiptare.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Pashe nje interviste qe kishte bere Fevzo te Opinioni nje shkodrani plak, i cili tha: Faleminderit shume qeverise.(nuk permbante ironi kjo qe pohoi) Kjo eshte vertete dicka shume e cuditshme dhe e paimagjinueshme. Per ca e falenderon qeverine ai, qe e mbyti?!
    Si ate ne Gerdec, qeveria i vuri flaken, ato serisht qeverine mbeshteten.

    Kane te drejte kur thone se Shqiperia nuk behet me shqiptare.


    Te vjen inate ty po??

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •