Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Shërbimi diplomatik shqiptar edhe pas një shekulli ekzistencë, paraqitet anakronik.

    Për një diplomaci europiane

    » Dërguar më: 25/04/2012 - 15:35

    Nga Dritan Hila

    Në këtë vit jubilar, shërbimi diplomatik shqiptar edhe pas një shekulli ekzistencë, paraqitet anakronik dhe anemik si në ditët e para të fillimit të tij. Udhëheqësit e Shqipërisë, i kanë marrë atributet, pa pasur përgatitjen për të qenë diplomatë. Zogu, Hoxha, Nano, Meta, Berisha, që të gjithë pa përjashtim, duke supozuar se qenia në krye të vendit i bën përveçse të zgjuar edhe diplomatë të klasit të parë, nuk kanë nguruar të fusin duart në çështjet ekskluzive të tij, duke lënë nëpër botë përshtypjen e axhaminjve, dhe vendit si trashëgim kosto politike. Dikasteri i politikës së jashtme, është konceptuar ose si vend heqjeje qafe të kundërshtarëve nga Zogu; internim i mëndafshtë si në rastin e Nanos; apo militantizëm nga Hoxha e Berisha.
    Në njëqindvjetorin e tij, është i nevojshëm rikonceptimi i tij. Një vend i vogël si Shqipëria, do jetë gjithmonë në dilemën e pasjes së përfaqësive në shumë vende të botës dhe nga pak, apo në pak vende të botës dhe me shumë diplomatë. Kjo është një çështje që varion sipas nevojave politike dhe është e modifikueshme në vite, por aleatët strategjikë, gjithmonë duhet të kenë një prezencë masive dhe kualitative të diplomatëve shqiptarë. Vendi nuk ka resurset për një përfaqësim si ai italian, francez apo qoftë edhe suedez në botë, por nuk ka pse mban standarde më të ulëta se Kroacia, Maqedonia apo Serbia në prezencën e tij. E njëjta gjë vlen edhe për mbështetjen financiare të shërbimit diplomatik. Është shpesh pre e smirave të zakonshme trajtimi financiar i diplomatëve, por një standard më i lartë jetese i tyre, është i nevojshëm, pasi ky është profesion elitar. Nuk mund të marrësh kapacitete intelektuale dhe profesionale në shërbim, nëse nuk i paguan, duke rritur edhe dinjitetin e shtetit në këtë rast.
    Problemi i pazgjidhur i institucionit është atrofizimi i tij. Jo në konceptin e moshës, pasi në diplomaci koha është aset, dhe precedenti është pasuri, por në atë të ideve dhe strukturës. Duket se koha ka mbetur në vend. Në këtë jubile është nevoja e rikonceptimit, në përshtatje të zhvillimeve të reja demografike, ekonomike dhe politike. Që nga viti 1990-të, nga Shqipëria kanë emigruar një milion e treqind mijë persona. Është një e treta e popullsisë. Emigracion të përmasave të tilla biblike, kanë njohur vetëm Suedia dhe Irlanda në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Emigrantët kanë shtegtuar në Itali dhe Greqi, deri në Malajzi, Kenia, Japoni, Argjentinë e humbëtira të tjera që rrallë i dëgjojmë. Në këto vende shpërthejnë luftëra, bien tërmete, përmbysen nga cunami, apo gjithfarë katastrofash humanitare apo natyrore, por ende në Ministrinë e Jashtme nuk ka një njësi të përhershme antikrizë, e cila bën evidentimin, ndihmën dhe evakuimin e bashkatdhetarëve dhe pse jo edhe të bashkëkombësve në këto raste. Ngritja e kësaj strukture të re duhet në paralel me reformimin e shërbimit konsullor, i cili deri më sot është vetëm zyrë e gjendjes civile. Nëse një shqiptar mbetet në mes të rrugës, sëmuret, burgoset apo vdes, i fundit që i shkon në ndihmë është shërbimi konsullor. Pas njëqind vjetësh është momenti që shteti shqiptar përveç komisariateve të policisë, zyrave të tatimeve dhe organeve represive, t’i ofrojë shtetasve të vet edhe ndihmën në rast nevoje.
    Ka kohë që flitet për diplomacinë ekonomike, por fatkeqësisht ende nuk është bërë asgjë për të. Akoma më urgjente është nevoja për të vënë dorë në një botë gjithmonë e më globale. “Shqipëria 1 Euro”, rezultoi një barsoletë, dhe nuk kishte si të ishte ndryshe. Drejtoria që mbulon këtë problem në ministri, është jashtë funksionit. Ekonomistët që punojnë në këtë sektor janë zero. Dhe do vazhdojë kështu deri në momentin që do merret seriozisht ky problem dhe krijohet një agjenci për thithjen e projekteve, investimeve, dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, e cila do jetë e atashuar pranë kësaj ministrie, me buxhet më vete, dhe e furnizuar me diplomatë po nga kjo ministri. Është kjo, eksperiencë e provuar nga shtetet e qytetëruara. Agjencia surogato pranë Ministrisë së Ekonomisë, është sajesë shqiptare, që si çdo tentativë e jona për të gjetur rrugë origjinale, përfundon në karikaturë të modeleve europiane.
    Është emergjente ngritja e Institutit Shqiptar të Kulturës, me buxhet të pavarur, por në vartësi politike nga Ministria e Jashtme dhe e furnizuar me kuadro diplomatike. Aktivitetet e deritanishme, kur ambasada bën ekspozita në të cilat shkojnë vetëm emigrantë të përmalluar, por që nuk promovojnë vendin tonë në vendet pritëse, janë jashtë kohe. Një strategji inteligjente, e mbështetur me buxhet shtetëror, ku përdorimi i resurseve të pakta është detyrë primare e një organizmi të specializuar si ky institut, dhe jo një aktivitet sekondar i një drejtorie apendiks i ministrisë, janë rrugë që rrisin eksponencialisht rezultatin pozitiv të propagandës. Duhet të jetë pjesë e objektivave të këtij instituti edhe mësimi i gjuhës shqipe fëmijëve të emigrantëve dhe ngritja e shkollave për këtë punë. Jo me metodat folklorike të deritanishme, por duke kopjuar eksperiencën italiane dhe greke, të cilat kanë një të kaluar të ngjashme emigracioni, dhe zgjidhje të kënaqshme të këtij synimi.
    Shumë reforma të këtij shërbimi, nuk mund të jenë efikase nëse nuk kanonizohet profesionalizmi i burimeve njerëzore. Njerëzit që shërbejnë në radhët e tij, duhet të kenë standarde të përcaktuara arsimimi; etapa rigoroze promovimi; afate të ngurta qarkullimi. Në të kundërt, çfarëdo që thuhet apo shkruhet, shkon dëm, pasi ky shërbim ka pasur dhe ka në radhët e tij diplomatë me vlera dhe të çmuar, por që mungesa e rregullave të lojës, ja u zeron aftësitë dhe kontributin që mund të japin. Njëqind vjet, janë të mjaftueshme për ta dëshmuar këtë. I gjithë ky projekt kërkon mendje të hapura ndaj ideve të reja dhe mbi të gjitha një menaxhim të ri politik, duke parë se ky i tanishmi pati shtatë vjet në dispozicion, dhe mbeti ende në kufijtë e njëqind vjetëve të shkuara.

    gazeta shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-04-2012 më 15:40

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Sa shqiptare ka ne Japoni? Po ne Kenia? Zero shqiptare.
    Perse duhet te ngrihet njesi emergjencash ne ministri te jashtme?
    Kesaj i thone te ngrihet nje drejtori dhe punonjes 4 apo 5 per raste emergjencash
    termete,vullkane,permbytje.
    Kjo nuk justifikohet eshte burokraci te paguash gjithe vitin 6 punonjes
    per nje rast te vetem termeti ne vit qe mund te ndodhe.
    Ministria e jashtme ka drejtorite qe mbulojne rajone shtete te vecanta.
    plus ambasadat nevendet perkatese dhe nuk ka asnje arsye perse te ngrihet
    njesi emergjencash.
    Eshte shume e thjeshte,shqiptaret kudo qe te jene ne raste emergjenca,fatkeqsi natyrore,shkelje te drejtash te njeriut etj,ti drejtohen ambasades me te afert per ndihme.
    Diplomaci ekonomike??????
    Diplomacia ekzistuse qe eshte e shperndare ne gjithe boten mbulon ne aktivitetin e saj,jo vetem politiken por edhe ekonomine dhe kulturen.Sipas rastit diplomacia shqiptare futet ne bisedime kontakte edhe per ceshtje ekonomike.
    Nje institut kulture ne varesi te ministrise se jashtme eshte bullshit dhe axhenda e dikujt qe kerkon te kape pozite drejtori instituti,te fuse edhe nje rroge te majme ne xhep per pune pese me hic bullshit vetem 5 telefona ne dite.Eshte harxhim fondesh buxheti.......per propagande dhe agjitacion promocion sot ke facebukun dhe google.
    Shkollat shqip ne bote nuk duhet te financohen nga shteti shqiptar por duhet te ngrihen me fonde private kolektive nga shqiptare te interesuar qe duan qe femijet e tyre te
    mesojne shqipen.Ato qe jane te interesuar paguajne......ose mund te ngrihen nga
    biznesmene shqiptare,merret hua,merret ndertese me qera ose ngrihet ndertese me leke hua ,blehen dhe futen tavolina,karrike,tabela materiale te tjera cfare duhen etj.
    Me e lehte dhe e pranushme duhet te jete ngritja e nje shkolle shqipe online ku shqiptare qe kane probleme mesojne nga kompjuteri.
    Futen te gjithe te shkolla nga kompjuteri tek www,emri,shkolles,com
    Ngritja e shkollave ndertese ka nje problem pasi femijet qe jane te interesuar te mesojne mund ta kene shkollen shume larg
    Psh Shkolla ndertohet ne Yonkers NY,aty kush do shkoje,do shkojne shqiptaret qe jetojne ne Yonkers,por nuk mund te shkojne shqiptare qe jane ne Conecticut,Nju xhersi pasi e kane shume larg shkollen,gje qe nuk behet,eshte jo praktike
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-04-2012 më 00:48
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Ne Japoni ka shqiptare, ndoshta jo ne numer sa ne France p.sh. por prape ka. Ne Kenia ndoshta mund te numerohen me gishta, ndoshta nuk ka, kete nuk e dime. Por ne Greqi ke rreth gjysem milioni, dhe kjo dihet nuk eshte dicka e fshehte apo e panjohur. Dhe kur erdhi puna qe organizata shqiptare atje i kerkuar abetare ambasades shqiptare ne Athine, kjo e fundit u tha qe nese donin abetare per femijet e tyre, duhet te paguanin 10 euro copen. Ja ky eshte sherbimi shqiptar, qe trajton shqiptaret si lope.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •