Ēfare nenkuptonin fjalet?
Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkėv
Permbledhje
Jezusi e ka themeluar eukaristine ne Darken e Mbrame. Fjalet e tija: Ky asht korpi im i flijuar per ju dhe ky asht gjaku im i derdhur per te gjithe, tregojne thelbin, natyren dhe misterin e eukaristise. Autori ne kete artikull zbret ne lashtesi ne kohen e Jezusit shtjellon keto fjale te mistershme te paraqitura permes ungjijve sinoptik dhe ungjillit te Gjonit. I pajisur me literatur dhe emra eminente nga ekgzegeza biblike (psh.Jeremias), ne artikull behet zberthimi i fjaleve Korp apo Mish dhe Gjak. Ēfare ka menduar Jezusi kur ka thene korpi im i flijuar per ju? Ne ēfare konteksti e ka thene kete fjali? Ēfare nenkuptonin fjalet gjaku im i dherdhur per te gjithe? Permes ketyre pyetjeve, zberthehen disa paqartesi fiologjike dhe semantike te fjaleve te Jezusit me te cilat Ai e ka themeluar eukaristine. Edhe pse Jezusi nuk ka thene fjalet e shendrrimit, siē i kemi ne sot ne mesharin romak, ashtu fjal per fjal, por gjate redaktimit te ungjijve dhe krijimit te tekstve liturgjike ato e kane marre nje forme me te kompletuar, megjithate autenticiteti i fjaleve te themelimit te eukaristise eshte i padiskutueshem.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt