Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Thumbs up Lajme nga Kisha Katolike ndër shqiptarë

    te nderuar anetar te Forumit,

    ketu mund te postoni ndonje lajm qe eshte ne interes te te gjithe anetarve te Forumit. Lajmet mund te jene nga Dioqezat tona shqiptare, pra aty ku ndodheni.


    pershendetje,
    NoName

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Dje (14 maj '06) u vendos në qytetin e Vaut të Dejës shtatorja e së Lumes Nënë Tereze.

  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Të enjten dhe të premten e kaluar në Kishën e Zojës Rruzare, pas përfundimit të katekizmit, u krezmuan 110 të rinj e të reja.

    E në muajin Maj - Muaj i Zojës, s’kanë të ndalur shtegtimet e besimtarëve katolikë në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë rrëzë kalasë së Rozafës.

    Të dielën që kaloi në Kishën e Shna Ndout në Prishtinë u mbyll festivali ndërkombëtar i muzikës së re me titull “Remuzika”. Merrnin pjesë muzikantë nga Kosova, Hollanda, Franca, Bullgaria, Belgjika etj. Ndërsa të shtunën në Gjakovë u mbajt “Mitingu i poezisë” organizuar nga shoqata “Gjon Nikollë Kazazi” dhe Ministria e Kulturës.

    Gjithashtu me anë të një ekspozite u përkujtua 80 vjetori i lindjes dhe 60 vjetori i krijimtarisë i piktorit Engjëll Berisha.

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Nga veprimtaria javore e Kishës Katolike të Elbasanit

    Në administraturën apostolike të Shqipërisë së Jugut, ndërmjet veprimtarive të zakonshme fetare, spikat kremtimi i muajit të Zojës që po i afrohet fundit: besimtarët po e kremtojnë duke thënë së bashku për natë, në Kishë e në mjediset familjare, Rruzaren shenjte. Ajo që të gëzon më shumë është se në këtë devocion tipik marian, marrin pjesë shumë të rinj. Prej këtij bashkimi shpirtëror lindin pastaj edhe nisma të tjera, si takimet e bisedat për thellimin e edukimit fetar katolik. Kështu besimtarët përgatiten për të zgjedhur rrugë të guximshme, përmes të cilave mund të japin dëshminë e gjallë të Ungjillit, që njerëzimi i ditëve tona shpesh nuk arrin ta kuptojë ose e refuzon.

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Këtyre ditëve e pa dritën e ribotimit libri: ”Rrno per me tregue”, vepër e françeskanit shqiptar

    që ka mbijetue prej kampeve e gurgjeve komuniste, Atë Zef Pllumi OFM





    Libri i Atë Zef Pllumit “Rrno vetem per me tregue” i ribotuar tash se fundi është i veshur me petkat e një kryevepre që rrallë haset në letrat shqipe.

    Autori franceskan si ne baladat e moçme nuk do të ikë kësaj bote pa e percjellë amanetin e mbramë të sivëllaut e mesuesit të tij Atë Mati Prenushi, pra të jetojë që t’i trasmetojë historisë mesazhin, që kulti i harresës nuk duhet të bjerë mbi tragjedinë kombëtare se përndryshe do të rrezikonte te përsëritej.

    Tri përmasa identitare shfaqen me një origjinalitet tronditës në këtë vepër, përmasa historike, letrare e folozofike.

    Vepër monumentale, ndërgjegje e Shqipërisë e konsideron Kadareja.

    Njerëzit civilë e dinë që ndergjegjes nuk i shmangesh dot, bashkëjetesa me të është dialektike ashtu siç bëhet domosdoshmëri akti i të lexuarit të librit “Rrno vetem per me tregue”.

  6. #6
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Kremtimi solemn i festës së Korpit të Krishtit në kryeipeshkëvinë e Shkodrës

    Eukaristia në rrugë, në sheshe të përditshmërisë së jetës sonë





    Eukaristia është Jezusi Zot që dhurohet “për jetën e njerëzimit”. Në çdo kohë e në çdo vend. Ai dëshiron të takojë njeriun për t’i falur jetën e Zotit. Eukaristia është “thesari” i Kishës e i botës dhe ndriçimi shpirtëror i besimtarëve të krishterë. Eukaristia përbën trashëgimin më të çmueshëm që Jezu Krishti Zot e Shëlbues i ka lën Kishën. Përmes Eukaristisë Krishti Zoti u jep njerëzve bukë për trup e shpirt, u jepë dritë! U jepë atyre vetveten! E bashkon njerëzoren me Hyjnoren, tokësoren me Qielloren.

    Festa e Korpit të Krishtit është kremtuar në Kishat e kryedioqezës së Shkodrës e cila pati edhe gëzimin e shugurimit diakonal të dy françeskanëve të ri e së shpejti do të ketë dhuratën e shugurimit të dy meshtarëve të ri françeskanë shqiptarë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Kisha ne kryedioqezën e Tivarit në Mal të Zi



    (21.6.'06)


    Këtë muaj qershor, Kisha ia kushton devocionit të Zemrës së Krishtit, duke përkujtuar Zemrën e Krishtit si shenjë të dashurisë së Shëlbuesit që për njeriun dhurohet deri në fund të fundit, deri në Kryq e deri në Ngjallje, deri në përcaktimin e misionit Bashkësisë apostolike, Kishës – e që ende sot përmes Eukaristsië vijon t’i dhurohet njeriut bashkëkohor si bukë e dritë e jetës.

    Kisha e thërret njeriut të gjejë forcën për ti pa e shqyrtuar rrënjët dhe mekanizmat e rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të jetës njerëzore. “E keqja helmon gjithmonë, nuk e lartëson njeriun, por e përulë dhe e përbuzë, nuk e bën të madh, të pastër e të pasur, por e dëmëton dhe e bën më të vogël… Vetëm njeriu që mbështetët plotësisht në Zotin, e gjenë lirinë e vërtetë, madhështinë e jetës, lirinë e së mirës... duke e gjetur vetveten. Sepse njeriu sa më afër është Zotit, aq më afër është me njerëz”.

    E ne po i kthehemi misionit të Kishës në kryeipeshkëvinë e Tivarit, ku gjatë këtij muaji ka pasur disa ngjarje si :‘Takimin e fëmijëve’ në nivelin dioqezan né Podgoricë në Kishën e Zemrës së Krishtit; kremtimin e marrjes se kungimit të parë dhe të sakramentit të krezmimit nga fëmijët e të rinjtë e disa Bashkësive kishtare.

  8. #8
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Dita e OKB-së kundër drogës

    (26.6.2006)

    Objektivi: mbrojtja e fëmijëve nga përdorimi i drogës duke ndihmuar familjet në vështirësi.

    “Droga nuk është një lodër”. Kjo është tema e ditës ndërkombëtare kundër drogave shpallur nga Kombet e Bashkuara e që u kremtua sot. Objektivi i ditës ishte ndërgjegjësimi i mëtejshëm për fuqinë shkatërruese të drogës dhe nevoja për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve. Vlerësimet më të fundit tregojnë se rreth 200 milionë vetë, apo 5% e popullsisë botërore nga 15 deri 64 vjeç, kanë përdorur droga të paligjshme të paktën një herë në 12 muajt e fundit. Në vend të parë janë vendet evropianoperëndimore.

    Por çfarë mund të themi për të miturit?
    Përgjigjet Don Antonio Mazza, Drejtor i Fondacionit Exodus Onlus.


    Përgjigje: Për fat të keq fëmija i ndien pasojat e veseve të këqija dhe ato çka sheh tek të rriturit. Sidomos ka familje ku fëmijët janë bijt e disa prindërve të droguar dhe kështu që kanë parë prindërit duke bërë disa gjëra të caktuara. Ka raste madje kur prindërit përdorin fëmijët si mjete për ta fshehur apo për ta kërkuar “miellin”. Kjo është gjëja që më frikson më shumë. Është gjëja për të cilën flitet më pak. Deri në ç’pikë prindërit në vend që të jetë prindër shkatërrojnë fëmijët? Duhet të reflektojmë, sepse duhet të bëjmë një fushatë në nivel kombëtar nga njëra anë dhe nga ana tjetër në nivel botëror.

  9. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Në kryeipeshkëvinë e Tivarit në Mal të Zi,
    jeta shpirtërore përtërihet me kremtimin e sakramenteve





    Veprimtaria apostolike dita ditës po gjallërohet me përurimin e Kishave e qendrave të reja baritore. Gjithashtu të rinjtë kanë patur mundësinë e marrjes së Sakramentit të Perforcimit (Krezmimit) dhe kremtimin e festave të ndryshme liturgjike në Podgoricë, Zubc, Kllezën, Shtoj e Braticë.

  10. #10
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Të dielën, më 16 korrik,
    u bekua dhe u vendos guri i parë i katedrales së re të Tivarit




    Kryeipeshkvi i Tivarit, Imzot Zef Gashi, bekoi gurin e parë të katedrales së re, gjatë një kremtimi të kryesuar nga kryeipeshkvi i nderit i Vashingtonit, Kardinali Theodor McKerrik. Katedralja iu kushtua Shën Pjetrit Apostull.

    Ngjarje e madhe për argjipeshkvinë mijëvjeçare.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •