Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316

    Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

    Lieberman dhe Jeremic

    Izraeli e mbështet Serbinë
    Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, ka deklaruar në Beograd se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Për këtë qëndrim, ai ka marrë falënderime nga presidenti serb, Boris Tadic dhe ministri Vuk Jeremic


    Nga Express më 16.09.2009 në ora 17:32
    Presidenti serb, Boris Tadic, e ka falënderuar Izraelin për përkrahjen që i ka dhënë Serbisë në procesin e integrimit europian dhe si dhe për përkrahjen parimore “për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit serb”.

    “E çmoj shumë faktin që Izraeli përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe që nuk e njeh pavarësinë e njëanshme dhe të paligjshme të Kosovës”, ka thënë Tadic, pas takimit me ministrin e Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, i cili të mërkurën ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Beograd.

    Lieberman është takuar edhe me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremic. Duke folur rreth Kosovës, dy ministrat kanë vlerësuar se vetëm një proces i ri negociator mes Beogradit dhe Prishtinës mund të sjellë te zgjidhja stabile dhe afatgjatë për statusin e Kosovës, kanë shkruar mediat serbe.

    “Izraeli nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe ne këtë e çmojmë shumë, duke marrë parasysh presionet që ka Izraeli për ta bërë këtë”, ka thënë Jeremic, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij izraelit.

    I pyetur se a po ushtrohet presion mbi Izraelin që ta njohë Kosovën, Lieberman ka thënë se vendi i tij “prej vitit 1948 është nën presion prandaj është mësuar me këtë”.

    Gjatë vizitës së djeshme në kryeqytetin serb, Lieberman dhe Jeremic kanë nënshkruar një marrëveshje për heqje të vizave mes dy vendeve.

    Shefi i diplomacisë izraelite të martën ka qëndruar edhe në Zagreb, ndërkaq të enjten do të vizitojë Podgoricën, në kuadër të një turi ballkanik.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Do e njohi ku do veje.... dhe po nuk e njohu as qe e qethim fare.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Njohja e pavarsise se Kosves nga shtete si Turqia (e cila ka problemet e saj me kurdet)

    Izraili ( e cila ka problemet territoriale me Palestinen)


    nuk eshte e njejte siku nje njohje tip Afganistan apo ndonje shtet tjeter tip Bolivi.

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Izraeli te pakten ka arsye sepse ka nje Palestine te dera, por keto shtetet arabe e myslimane si Egjipt, Marok, Libi, Algjeri, Iran etj.. cfare arsye kane? Ç'u kushton ta njohin Kosovën shtet?

    Izraeli duhet ta njohe Kosoven, te pakten si shenje mirenjohje per faktin se gjate L2B ne Shqiperi asnje hebre nuk u vra apo dorezua te gjermanet.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Lobi Izrealit ka ndar miliona para per shtetin e Kosoves gjat luftes s`bashku me ate amerikan lexo mardhniet - shqiptaro-hebraike e sheh cfar rendesie ka Izraeli per Kosoven e qe nuk e ka pranu hala kjo eshte ceshtje tjeter se ka goxha probleme me Palestinezet edhe me vonë e njeh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 18-09-2009 më 22:31

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Une sdi nese juve nuk ju hyn n`tru apo sdoni me marr vesh ajo eshte ceshtje besimi qe eshte dicka teper personale e jo kolektive sepse ne shiqojme vetem aspektin politik sepse ajo qe thua ti nuk ka te bej fare me shtetin izraelit edhe me besimin e tyre sa her me t`thon une njerezit nuk i identifikoj sipas besimit por sipas kombeve.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mendoj se ka qene vendim i nxituar i Izraelit, duhet ta rishqyrtoje edhe nje here, ta njohe, por si pjese te Shqiperise.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    ("I pyetur se a po ushtrohet presion mbi Izraelin që ta njohë Kosovën, Lieberman ka thënë se vendi i tij “prej vitit 1948 është nën presion prandaj është mësuar me këtë”.
    Gjatë vizitës së djeshme në kryeqytetin serb, Lieberman dhe Jeremic kanë nënshkruar një marrëveshje për heqje të vizave mes dy vendeve.)

    Edhe njëherë nga këta dy pasusa që solla më lartë:
    - një, "se Izraeli është prej vitit 1948 nën presion (që ta njoh shtetin e Palestinës, v.j.), prandaj është mësuar me këtë" presion që po i bën Amerika që ta njoh pavarësinë e Kosovës, gjë të cilën nuk do ta bën...a kuptohet tash mesazhi i diplomatit izraelit nga Beogradi?
    - dy; Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Serbisë...?! Pra, kjo është një dhuratë e madhe që Izraeli i ofron regjimit kriminal të Serbisë, dhe disa këtu në forum presin që Izraeli ta njoh pavarësinë e Kosovës...!!
    - tre; presidenti palestinez ka qenë në Beograd për hallet e tij politike dhe ushtarake, dhe po të deklaronte se do ta njeh Kosovën shtet të pavarur, serbët do ta kishin përzënë si qenin, por ai nuk është aq i marrë sa mos të dinë se si duhet të sillet në Beograd, ku kanë studjuar dhe studjojnë me mijëra palestinezë, dhe ku me qindra serbe janë të martuara me palestinezët, etj, etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 18-09-2009 më 22:35 Arsyeja: jashte teme

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Lobi Izrealit ka ndar miliona para per shtetin e Kosoves gjat luftes s`bashku me ate amerikan lexo mardhniet - shqiptaro-hebraike e sheh cfar rendesie ka Izraeli per Kosoven e qe nuk e ka pranu hala kjo eshte ceshtje tjeter se ka goxha probleme me Palestinezet edhe me vonë e njeh.
    Kronikë,

    Në politikë ka vetëm interes. Pra, ka dallim të madh midis lobit izraelit në SHBA dhe qeverisë izraelite në Izrael. Këtë lob e ka përvetësuar loby shqiptar atje, me të holla kuptohet, si dhe miqtë tanë amerikanë, se përndryshe kurrë nuk do të qëndronin në anën tonë, zotëri.
    Po-ja izraelite ka qenë pro-kosovës vetëm në rastin e marrjes së vendimit të NATO-s për ta bombarduar Serbinë. Dhe, po të mos ishin SHBA-të, Izraeli do të ishte kundërshtari numër një i pavarësisë së Kosovës në të gjitha forumet ndërkombëtare. Pra, mos i ngatërro gjërat, sepse marrëdhëniet shqiptaro-hebraike janë diç tjetër, e që nuk kanë të bëjnë me politikën shtetërore të Izraelit. Këto dy gjëra duhet dalluar mirë. Dhe, pikërisht lobi izraelit në SHBA ka dalur në anën tonë, falë edhe miqësisë shqiptare ndaj tyre gjatë LDB-re, duke na e kthyer, siç thonë të mirën me të mirë.
    Unë mendoj se qeveria izraelite do të jetë e mbrama ajo që do ta njoh pavarësinë e Kosovës, nëse nuk i nënshtrohet më përpara presionit diplomatik amerikan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 18-09-2009 më 22:39

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    ("I pyetur se a po ushtrohet presion mbi Izraelin që ta njohë Kosovën, Lieberman ka thënë se vendi i tij “prej vitit 1948 është nën presion prandaj është mësuar me këtë”.
    Gjatë vizitës së djeshme në kryeqytetin serb, Lieberman dhe Jeremic kanë nënshkruar një marrëveshje për heqje të vizave mes dy vendeve.)

    Edhe njëherë nga këta dy pasusa që solla më lartë:
    - një, "se Izraeli është prej vitit 1948 nën presion (që ta njoh shtetin e Palestinës, v.j.), prandaj është mësuar me këtë" presion që po i bën Amerika që ta njoh pavarësinë e Kosovës, gjë të cilën nuk do ta bën...a kuptohet tash mesazhi i diplomatit izraelit nga Beogradi?
    - dy; Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Serbisë...?! Pra, kjo është një dhuratë e madhe që Izraeli i ofron regjimit kriminal të Serbisë, dhe disa këtu në forum presin që Izraeli ta njoh pavarësinë e Kosovës...!!
    - tre; presidenti palestinez ka qenë në Beograd për hallet e tij politike dhe ushtarake, dhe po të deklaronte se do ta njeh Kosovën shtet të pavarur, serbët do ta kishin përzënë si qenin, por ai nuk është aq i marrë sa mos të dinë se si duhet të sillet në Beograd, ku kanë studjuar dhe studjojnë me mijëra palestinezë, dhe ku me qindra serbe janë të martuara me palestinezët, etj, etj...
    S'marr vesh nga politika,por e kuptova shqip: qe ne 1948 ishte presioni mbi Izraelin qe te mos ta njifte Palestinen(sepse prandaj u krijua si shtet+pasurite nentokesore te shkretetires)
    Dy: Izraeli pason politiken Europiane te heqjes se visave per Serbine.sepse nuk ka deshire qe terroristat ne tokat shqiptare po shumohen apo pregatiten si te tille(dhe mendimi im personal,per kete hezitojne ose s'duan te na fusin ne EU apo njohin si shtet Kosoven(Izraeli)
    E treta: polika eshte gjithmone pune interesi,sot te perkrahin neser jo sepse s'kane me interes.
    E katerta: veton ne OKB kundra te tjereve dhe pro Izraelit e vejne gjithmone USA.
    Pra neser mund te jene pro Kosoves,n.q-se ja u do interesi apo i thone te tjeret.
    Keshtu e kuptova vete bace..
    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 18-09-2009 më 22:38
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •