
Postuar më parë nga
Yes*
Mesa e kam lexuar këtë temë, shumica e anëtarëve mbështesin idenë që, duke qenë se njeriu është për vete i vdekshëm, atëherë edhe dashuria si rrjedhim është e vdekshme dhe e ka edhe ajo fundin e saj, pra nuk është e përjetshme...
Mbase e kam gabim, por duke u nisur nga kjo llogjikë, mua më ngjan se i mveshni një ndjenje Sublime si Dashuria, atribute njerëzore: pra jeton, vdes, kalon nga një njeri tek një tjetër.... ose disa thonë që nuk ekziston hiç. Ky këndvështrim më duket shumë egoist, dhe e tipit - që nuk shkon pertej hundës së njeriut. Përjetësinë e Saj, ju e kushtëzoni nga vetja juaj, nga jetëgjatësia juaj, ndërsa mendoj se ajo nuk ka nevojë për këto lloj kushtëzimesh që i vë njeriu. Aq më tepër, që vetë Dashuria si Ndjenjë nuk i përket materiales, ashtu siç është trupi i njeriut dhe nevojat e egos dhe epshit të tij, pra Dashuria e mposhte - mund njeriun. Atëherë pra, si pretendon njeriu kështu me aq arrogancë, që kur thotë "meqë unë si njeri jam i vdekshëm dhe e kam një fund, edhe dashuria ka të njëjtin fat - vdekshmërinë"
"There are more things in Heaven and Earth, Horatio, than are dreamed in thy philosophy" (W. Shakeapeare/ Hamlet)
Një ndër këto gjëra që nuk arrijmë mirë t'i shohim, është edhe vetë Dashuria, sepse nuk shohim përtej hundës sonë... Shpesh një Ndjenjë Sublime si ajo, e ngatërrojmë me nevojat tona trupure dhe frikën nga vetmia, dhe kapemi fort pas partnerit, po ashtu edhe nga afiliacioni - deshira për t'i perkitur dikujt dhe të të përkasë dikush, dhe pasi i kemi plotësuar këto nevoja, atëherë fillojnë e ndryshojnë edhe kërkesat tona, po ashtu pretendojmë edhe se na u shua dashuria, dhe se jemi në kërkim të një tjetre më të mirë...Pra çdo gjë, edhe Dashurinë e shohim në këndvështrimin material, kur Ajo nuk i përket aspak materiales....
Thjesht mendimi im....
Krijoni Kontakt