Si ne enderr perseri e perjetoj...
Ishte nje mbremje e hershme , e fresket....e shpejte..çdo gje ecte shume shpejt dhe koha, dhe njerezit, dhe veprimet e tentativat njohese mes tyre...
Nuk di nese do provoj ta pershkruaj dot ndonjehere apo me mire a do arrij ta pershkruaj dot se si une rrotullohesha rreth tokes e jo toka rreth meje....!!!
Une rrotullohesha ne krahet e tij...Per te mos u bashkuar me kurre!
"Carpe Diem"
Kush e solli, nga erdhi, ç`farë paraqet dhe kur lindi? E di unë e di ti por edhe ajo.
Për ne dashuria është një gjë grandioze, por më trego miku im se sa e madhe qenka dashuria e përjetshme, ndoshta më e madhe se bota apo galaksia që na rrethon?...
E unë të them se nuk është aq e madhe sa përshkruhet në libra apo këngë.Dashuron, të dashuron e pastaj, pastaj çfare?...
E marton apo të marton, të largohet apo i largohesh, e lëndon apo të lëndon e në fund mbetesh ti, ti dhe vetëm ti.
Dikush thotë se dashuria e përjetshme ëshë diçka tjetër, e çka tjetër përveç një emocioni që ndoshta nesër largohet por ndoshta edhe qëndron... Disa mundohen ta zbulojnë apo shpikin nocione apo termin Dashuri, disa të tjerë humbin kohë me statistika të shumta se kush është adhuruesi më i madh i dashurisë... po ua them unë, është ai, ai që dashuron pa interes.Ai ....
"Carpe Diem"
S'besoj se mund te dale dikush dhe te thote qe ka dashuri te perjetshme, per kete gje s'ma mbush mendjen asnjeri!Dashuria me kalimin e kohes humbet, me pas ngelet respekti qe kemi per ate njeri qe kemi kaluar gjithe kete kohe, qe kemi ndare si momentet e gezuara ashtu dhe ato te hidhurat!
Mendoj se dhe dashuri pa interes nuk ka, dashje pa dashje ne nje menyre a tjeter nje pjese interesi gjendet ne cdo cift te dashuruarish, sepse eshte veta jeta qe na e imponon kete gje!
Si je t’adore par crainte de l’Enfer, brûle-moi en Enfer, si je t’adore dans l’espoir du Paradis, exclus-moi du Paradis. Mais si je t’adore pour toi-même, ne me prive pas de ta Beauté éternelle!
Mendoj se dashuria eshte nje ndjenje dhe si cdo ndjenje tjeter qe ka njeriu ajo eshte shume subjektive... ti ndoshta mendon se e do personin por pas ca vitesh sheh se kjo ndjenje nuk eshte me motivi kryesor per te qendruar me te... une mendoj qe dashuria eshte relative... nuk ka asgje te perjetshme ne kete bote te paperkryer... perderisa edhe vete jeta eshte e perkohshme...
Vetem raporti prind femije eshte nje dashuri qe nga lindja e deri ne vdekje...
Te tjerat jane shume relative...
"Carpe Diem"
asgje nuk asht Perjetê ket e ndegjoi edhe dashuria....
Pasi dashuria po lun me neve edhe ne kem drejt me lujt me te ...pa u tredhetu smundem askend me kuptu....
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Nuk mund te kete dashuri te perjeteshme sepse ndikojne shume faktore qe e detyrojne nje lidhje dashurore te ndrroje drejtimin.Vete dashuria s`eshte gje tjeter vecse nje cast emocional qe duhet te dish ta drejtosh ne kahun e duhur.Eshte nje pasion qe me kalimin e viteve,fillon e zbehet sepse,ne se ne moshen 20 vjecare i ke premtuar partneres apo partnerit dashuri te perjeteshme,dhe nuk eshte cudi sepse jane premtimet e moshes,ne moshe me te madhe,po themi 50 vjecare,nuk mund te japesh apo te marresh nje puthje me pasionin e 20 vjecarit.Nuk te duken minutat e pritjeve nje ore.Nje prekje nuk te dritheron me.Vjen nje moshe qe nuk e dashuron me por natyrisht qe e do qofte edhe shume por vetem e do ama.E respekton dhe ndjehesh mire me te.E ne fund te fundit,qe te zgjaten ditet e dashurise,duhet te dine te dy partneret si ta perdorin,qe ta ndjejne njeri tjetrin sa me gjate edhe pse ajo ka nje fund si cdo gje mbi kete toke.
Po ca te jetoje dashuria perjetesisht aman.. Ku dime ne se si te mbajm gjalle nje dashuri kur na ndryshon mendja 100 her ne muaj!!
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Krijoni Kontakt