Close
Faqja 6 prej 36 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 357
  1. #51
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Kam filluar te mos i besoj me perjetesise...Shume here,per shume arsye,me eshte betuar kjo fjale pak e rezistueshme ne ambjentet tokesore...
    Eshte thjeshte nje imagjinate e bukur qe gjerat te jetojne perjetesisht!!
    Nje imagjinate qe nuk duhet te shuhet se per momentin dhuron shume lumturi,aq sa duhet per te shtyre monotonine e jetes per nje kohe te gjate.
    E nderuara, Diana!

    Jo vetem dashuria por asgje ne kte jet nuk jeton perjetesisht, as vet jetet tona.

    Sikurse un e ti, ne kemi lindur po nje dit dhe do vdesim, vecse jo ne te njejten dit. Kryesore, heret o von, te dy do mbarojm ne varr.

    Duhet pajtuar me realitetin, por me me rendesi esht qe njeher te pajtohemi me krizen e pleqeris, qe ne gradualisht e perjetojm gjat jetes son . E kur ne pajtohemi me krizen e pleqeris, ateher shum me leht e kemi te pajtohemi edhe me realitetin se asgje nuk jeton perjetesisht.

    Andaj un iu kam perkushtuar fes sime me te dashur Islame, ku shum qart na meson; ne në kte bot jemi vetem kalimtar dhe kot jepemi pas ksaj mbase me te vertet esht bosh.

    Naten e mir!
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  2. #52
    Po pse kerkoni perjetesine e nje ndjenje qe perjetohet as me pak e as me shume se nga qenie mortale?!?!?!
    Kur ai cope muskul i quajtur zemer pushon se rrahuri mbaron JETA e jo me ndjenjat.

  3. #53
    Dashuria eshte nje ndjenje qe duhet te ushqehet qe te mos dobesohet. Shume here degjojme cifte kur i thone njeri-tjetrit, "Do te te dua deri ne frymen e fundit." Vertet eshte dicka e bukur ta mendosh ate, por fatkeqesisht shume nga ne harrojme qe ne menyre qe ajo drite te vazhdoje te rri e ndezuar duhet qe t'i japim energji, eshte me teper se nje full-time job. Ne vend qe te mendojme per perjetesine e nje dashurie, ndoshta duhet te perqendrohemi ne cfare po i japim ne kesaj dashurie tani, ne kete sekonde, minute, ore, apo muaj.

    Nje nder ciftet me te lumtur qe njoh ketu e shikojne martesen e tyre dhe dashurine e tyre si: "Jetoje dhe dhuroje sikur kjo te ishte dita e fundit bashke". Shakaja me ta ishte se ne cdo pervjetor thone qe ja iku dhe nje vit, tani fillon "kontrata" per nje vit tjeter, dhe le te shohim sa do zgjas. Pastaj ka te tjere qe flasin me aq pasion per dashurine per partnerin deri ne vdekje, por kur i shikon, te vjen keq se si e trajtojne njeri-tjetrin dhe sa miserable duken. Perderisa ne si njerez jemi mortal, do te thote qe edhe dashuria do te kete nje end nje dite. Se kur ajo do arrij ate finish line, varet nga ne dhe ai person te cilit/te ciles ja kemi falur zemren.

  4. #54
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Jetoje dhe dhuroje sikur kjo te ishte dita e fundit bashke".
    "Enderro sikur do jetosh dhe dashurosh perjetesisht dhe jeto e dashuro sikur do vdesesh sot"!........
    "Carpe Diem"

  5. #55
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    E dini pse nuk jeton, pikerisht dashuria, perjetesisht??

    Per te vetmin shkas nuk jeton, sepse marredheniet ndermjet burrit dhe gruas duhet te jen te ndertuara mbi sinqeritetin dhe ciltersin, e kte rrall her e verejm nder bashkeshortor gjat gjith jetes se tyre.

    Nje genjeshter, burri gruas ose anasjellas, shuan 10 drita te dashuris.
    Nje e vertet, burri gruas ose anasjellas, ndez 1 drit te re te dashuris.

    E shihni dallimin ktu?? Qe do te thot se, gjestet e keqija gjithmon i mundin ato te mirat.
    Pra, 10 me 1 shkon e tera. E keqja te ngelet ne zemer perjet dhe frenon rritjen e dashuris ndaj partnerit, ndersa e mira shum shpejt harrohet dhe rrall her kujtohet edhe tejet pak shton dashurin ne mes cifteve.

    Andaj kini kujdes, ngase nje fjal e embel te afron e nje e keqe te largon.

    Kshu thot shkenca dhe feja.

    KLM
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  6. #56
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Perse nuk jeton perjetesisht?!
    Cilen mund te quani "dashuri te perjetshme"?
    Dashuria jeton per aq kohe sa edhe njeriu jeton.Sigurisht ajo transformohet me kalimin e viteve,nuk karakterizohet me nga ai pasioni dhe vrulli rinor i meparshem,eshte me e permbajtur,me e arsyeshme,me e ekuilibruar,por nuk zhduket.Per ata qe jane tashme 30 dashuria merr tiparet e vleresimit,admirimit te dikujt dhe respektit ndaj tij.Dikush qe eshte 30 vjec s'mund te dashuroj si nje 20 vjecar,kjo sepse deshirat,aspiratat dhe nevojat tona ndyshojne ne keto faza,ca here pozitivisht dhe here negativisht.Do te thote qe dashuria qe kemi ndjere per dike kur kemi qene 20,bazuar ne ate qe ne kemi qene atehere, sigurisht nuk zgjat deri ne 30 dhe me pas,nqs dhe partneri nuk eshte zhvilluar ne te njejtin drejtim,dhe nqs nuk ekzistojne me te njejta ndjenja vleresimi kundrejt njeri-tjetrit.Cdo njeri qe bie ne dashuri me dike ka potencialin e duhur per ta bere dashurine te zgjase deri sa vdekja do ti ndaje,po vetem nqs dashuron pa kushte,i garanton tjetrit vazhdimesine e ndjenjes me veprimet e tij,nqs jep me shume nga c'pretendon te marre dhe nqs arrin te shohe ne partnerin e tij perpos njeriut te jetes edhe shokun/shoqen me te mire.

    Dashuri te perjetshme mund te quaj ate te prinderve te mi(ndoshta edhe ju po te mendoheni pak do te gjeni sh.raste)..........dhe sa kane hequr te shkretet,sidomos me kalamaja te shpifur si une.22 vjet martese..........marshalla!
    Elegance is an attitude.

  7. #57
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si eshte kjo bote!

    Kur dashuron dike me gjithe forcen e shpirtit,betohesh para Zotit dhe zemres tende se do ta duash dhe do ta respektosh per gjithe jeten nje njeri dhe kete fjale e mban me shpirt e zemer,por ja nje dite te bukur jeta vete te ndan dhe te thote se kete njeri duhet ta harrosh dhe te mos i japesh asnje lloj rendesie!
    Ne syte e te tjereve duhet te hiqesh,se e ke shlyer nga zemra si me gome,por nuk shlyhen gjerat keshtu....eshte e pamundur kur ke dashur me aq ndjenje.
    Kujtimet mbeten perjete...
    "Do ta duash gjithmone,por nuk do ta kesh me"!
    Pse mos te tregohemi te sinqerte me veten tone qe kur kemi dashur dike kaq shume,do ta kemi ne zemer deri ne vdekje,ndonese nuk jemi me me te?!
    Emri i nje njeriu te tille,nuk mund te jete nje fjale e harruar,eshte nje e shkuar dhe nje e tashme qe te rendon ne zemer,por te ardhmen mund ta kalojme me dike tjeter,por kemi te shkeputur pjesen tone me te bukur,duke na lene te zhveshur dhe pa shpirt per çdokend tjeter qe do doje te na afrohet....
    Sepse e dime qe shpirtin e kemi falur diku tjeter...
    "Carpe Diem"

  8. #58
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E perse nuk jeton kjo dashuri perjetesisht?!

    Dashuria … 8 shkronja pa kuptim qe formojne nje fjale qe ka nje kuptim "TE PAFUND" Dashuri mund te jete ajo ndjenje qe nje prinder ka perkundrejt femijes se tij, ajo e nje femije perkundrejt prindit te tij, te nje vellai drejt mikut te femijerise…
    Pastaj eshte Dashuria , ajo qe quhet keshtu , dmth ajo qe te gjithe mendojme kur shqiptohet kjo fjale....
    Dashuria midis nje burri dhe nje gruaje! Ajo ndjenje qe çorodit dhe hipnotizon çdo pjese tonen....truri duke na bere te DUAM , trupi duke na bere te provojme pasione , terheqja...eshte kjo lloji i dashurise me i komplikuar se te gjithe te tjerat., ajo dashuri e pamundur te kuptohet dhe shpjegohet!
    Sigurisht mund te themi qe e duam shume babain, nenen tone sepse na dhuruan jeten , mund te themi qe duam motren ose villain sepse eshte gjaku yne, sepse jemi rritur bashke..

    Por si mund te shpjegohet fakti qe dikush qe me pare na ishte komplet i panjohur dhe indiferent , nje çast me pas eshte gjithe bota jone, jeta jone ?!
    Perse qe nga ai moment jetojme dhe mendojme veç per te?!

    Kjo eshte dashuria siç e quajme … 1000 pyetje pa asnje pergjigje, 1000 dite te trishtuara per nje dite "GEZIMI" …kjo eshte dashuria!!!

    Nje esence e dy fytyrave, nje dore qe jep (por edhe qe merr kur nuk e pret aspak)...ajo qe na jep gezim edhe trishtim, dite me shi dhe dite me diel... ai qe na jep gjithçka dhe papritur e rimerr!
    Por pavaresisht nga trishtimet, zhgenjimet…. Asnje nuk do te dinte te jetonte pa dashurine…ASNJE!!
    Ne fund te fundit… nuk ka jete pa probleme, dhimbje, trishtime, momente ...Jo!… Ne fund te fundit nuk ka jete pa dashuri,ndonese enderrojme perjetesine e saj,ndonese jo gjithmone jetojme te lumtur prej saj!
    "Carpe Diem"

  9. #59
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sot ekziston nje gjenerate qe flet shume per dashurine por ta themi troç qe kjo eshte nje gjenerate qe di shume pak rreth dashurise ne te gjitha koherat. Eshte interesante te shikosh se si eshte shtremberuar, keqperdorur apo abuzuar me fjalen dashuri....
    Njerezit thjesht nuk e dine se ça eshte dashuria......Po shume prej tyre nuk e dine!
    Shumica mendojne qe dashuria eshte nje "emocion i papershkrueshem". Nje oqean ndjenjash qe shkon e vjen. Ne fakt kjo eshte tamam cfare dashuria NUK eshte. Dashuria nuk eshte nje ndjenje apo emocion........
    Nje ndjenje apo nje emocion nuk mund te urdherohet.....
    Shpesh here degjon njerez qe thone "rashe ne dashuri" ose "dashuria ime eshte ftohur" etj si keto por kjo nuk eshte dhe nuk ka qene ndonjehere dashuri..... Dashuria eshte nje zgjedhje dhe jo nje emocion. Keshtu qe zgjedhja varet nga ajo cfare ben dhe jo nga ajo cfare ndjen.
    Mendoni pak. A jo do dikush me ate lloj dashurie sa te jape ate qe eshte me e kushtueshme per ty!
    Shume rralle ose asnjehere....
    Ndaj perjetesia nuk ekziston!
    "Carpe Diem"

  10. #60
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Sepse as vet njeri nuk e ka kete shanc te till qe te jetoj perjetesisht.
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

Faqja 6 prej 36 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •