Marr shkas per ta hapur kete teme nga nje bisede bere kohet e fundit me disa Deshmitare te Jehovait qe me bene nje vizite ne shtepi.
Si zakonisht ata me ofruan nje broshure ku flitej per ardhjen e shpejte te fundit te botes dhe me pyeten se a beson se sistemi boteror do kete nje fund.
“Sigurisht” u thashe “qe e besoj”.
Dhe ata vazhduan: “Por, sic thote Jezusi tek Mateu 24:14
“Ky lajm i mire i Mbreterise do tė predikohet nė mbarė botėn si dėshmi pėr tė gjitha kombet dhe atėherė do tė vijė fundi.”, dhe pikerisht kete po bejme dhe ne”.
“Ne rregull” u thashe une “atehere ma thoni lajmin e mire”
Kjo pyetje i zuri ngushte dhe filluan te kerkojne ne Bibel per ta gjetur dhe nuk e gjeten ne asnje vend.
“Po he pra, a keni ardhur per te me dhene lajmin e mire, ma thoni pra qe ta besoj dhe une!”.
Ne fund u dorezuan dhe kerkuan te mesonin lajmin e mire, te cilin ua thashe.
Lajmi i mire eshte qe ne, permes Krishtit, mund te rilindim dhe te behemi bij te Perendise ne saje te hirit te Tij. (Gjoni 3:16 Sepse kaq e deshi Perėndia botėn, saqė i dha Birin e vetėmlindur, qė kushdo qė beson nė Tė, tė mos humbė por tė gėzojė jetėn e amshuar.)
Ata dhe ketu insistuan qe ne nuk mund te rilindim nqs nuk e meritojme kete, dhe per te mesuar me shume se cfare duhet te bejme ndihmojne dhe broshurat e tyre, qe sipas tyre jane te bazuara 100% ne Bibel.
Atehere i pyeta se cilat jane gjerat qe duhet te beje dikush (pervec besimit ne Jezu Krishtin dhe pagezimit ne emer te Atit dhe Birit dhe Shpirtit te Shenjte) qe te behet nje bir? A ka nje liste gjerash qe duhet te beje nje person qe te rilinde?
Pasi kerkuan ne Bibel dhe nuk gjeten gje, dhe pastaj me dhane vendimet e Keshillit te Jeruzalemit. (Veprat 15:29 tė hiqni dorė nga ushqimi i flijuar pėr idhujt, nga gjaku, nga kafshėt e mbytura dhe nga imoraliteti.)
Atehere i pyeta: "A jane vetem keto te katerta?"
Me thane se ka dhe te tjera por ata nuk kishin shume njohuri dhe duhej te flisja me nje person “me ekspert se ata”.
Atehere une i thashe qe organizata e tyre nuk ka se cfare te me ofroje sepse une i njoh mesimet e tyre, ndaj nuk do ja vlente te bisedoja me askend prej tyre (pervecse nese ata do donin te mesonin nga une)
Ketu mori fund dhe biseda jone. Shpresoj qe ata qe erdhen te kene marre nje shije te mire te asaj se cfare me te vertete Lajmi i Mire.
Thjesht do doja mendimet e gjithe te krishtereve ne forum ne lidhje me kete bisede por me shume do doja te dija se a mund ta perkufizojme ne kete menyre Lajmin e Mire?
Krijoni Kontakt