Proverba jote eshte e pakrahasueshme me mua ne disa pike.
1. Zoti s'eshte prindi im.
2. Une s'kam braktisur familjen.
3. Une s'kam braktisur Zotin, por perrallat e juaja per Zotin.
4. Une s'kam braktisur perrallat per arsye egoiste, por per aso qe shkojne ne te mire te te gjitheve, prandaj nuk kam braktisur normat ne fjale!!
Vlen edhe per ty:
Nese s'dini cfare jane normat univerzale, mund t'i gjeni p.sh. ne Kushtetuten Shqiptare. Pyetni veten: Cfare me jep mua, cfare i jep shoqerise ne teresi Zoti i juaj, qe nuk eshte e arritshme nepermjet te ketyre normave? Nese nuk e urreni mendimin e metejshem apo nese nuk ua ka ndaluar Zoti, atehere mendoni perse ideja e Zoti erdhi ne toke? Kete gje mund ta beni duke shtruar pyetjen: Cfare kishte ne toke para idese se Zotit (feve)? Cfare qe shoqeria para se te vinte Moisiu me 10 komandmentet tek njerezit? Cfare do te mesonte Zoti sot njerezimin prane normave univerzale te njerezimit? Pergjegja ne pyetjen e fudnit: Asgje hic. Pse? Sepse "Zoti" s'qe kurre Zot. Por qe vetem nje figure fiktive e njeriut per te nxjerrur norma ligjore, univerzale e kulturore, dhe per te siguruar zbatimin e respektimin e tyre (nepermjet te frikes se njeriut ndaj Zotit). S'do mend qe te kuptosh tanime se nese keto norma i arrin ne nje menyre tjeter, pra me kushtetuta, ligje, marreveshje e tjera, Zoti eshte obsolet. Ne kete jete, po. Ne ate tjetren, ate te perrallave, nuk di. Por per ate s'ben fjale kjo teme.
Krijoni Kontakt