Unë jam rrahur sistematikisht

në fakt kam qënë edhe fëmijë çeçen, dy gurë bashkë s'kam lënë. Aq më rrihte ime më, sa vinte komshia nga të gërthiturat e mia dhe i thonte mamit: " Boll moj, çfarë bën, nuk të vjen keq për vajzën" lol
Bëmat e mia ishin nga më të ndryshmet. Ikja pa leje dhe humbisja me orë te tëra, i hidhja mamit bizhuteritë në plehra, çmontoja lodrat, sillja qen e mace të humbur në shtëpi, i bëja rrengje fëmijëve të tjerë. Psh njërës i kam prerë një herë bishtalecin

Ishim duke luajtur letra te shkallët e pallatit, unë kam qënë 10 atëherë, dhe kjo fitoi por duke bërë hile. Kështu që u hakmorra, dhe e qerosova fare loool. Pastaj grisja pantallonat, se luaja me karrocë me kuzhinieta me çunat e lagjes, ehyyyyyyyyy kam qënë djalli vetë

Kur mami tregonte prapësitë e mia, kishte ca gojëliga që i thonin: " Ka mundësi ta kesh ngatërruar në spital ti këtë, se kjo s'është e jotja". Kurse një herë ka qënë një tetë që më ka ngritur fustanin hahaha Donte të shihte a kisha asoj gjërash çunash looooool
Dajak kam ngrënë sa jam shembur nga mami, ma lovely daddy s'më ka rrahur kurrë.
Krijoni Kontakt