Sulmet e Qoses kundėr Kadaresė, zanafilla qė nė vitet '70
Publicisti Sylejman Aliu sulmon akademikun nga Shqipėria Verilindore, sot Republika e Kosovės, Rexhep Qosja. Sylejman Aliu nė librin e botuar sėfundi Filozofia e krrokamės (Rexhep Qosja nė pasqyrė), shkruan se akademiku me origjinė nga territori etnik i Shqipėrisė Veriore, Vuthaj, sot nė Malin e Zi, ėshtė treguar jokorrekt ndaj veprimtarisė sė krijuesve shqiptarė. Me Sylejman Aliun, nė intervistėn e transmetuar nė radion Blue Sky tė Radio Televizionit tė Kosovės nė Prishtinė, bisedoi Vera Pelaj. Aliu tha se librin e ka shkruar posaēėrisht pėr Qosen.
Bisedoi: Vera Pelaj
-Pėrse e shkruat pėr akademik Rexhep Qosjen?
-Sylejman Aliu: Nė radhė tė parė, sepse gjatė gjithė kohės e kam ndjerė dhe e kam pėrjetuar si njė mik, si njė njeri qė meriton tė mos jetė kohėve tė fundit kaq vetėm. Dhe vendosa ta shkruaj, pėrkundėr shumė porosive tė miqve tė mi krijues qė tė mos merrem me Rexhep Qosjen, sepse, mė thonin, ai ėshtė pėrgatitur tė bie vetė. Natyrisht mua mė trishtoi kjo rėnie e tij nga vetvetja dhe e shkrova librin pėr tė, qė tė mos e lė vetėm. Qė tė ketė me ēka tė merret, ose qė tė ketė ku mund ta shoh edhe gjetkė vetveten.
-E keni filluar librin me njė shkrim tė Sadik Bejkos, ku ai shkruan pėr panairin e librit nė Ulqin dhe aty, sipas kėtij shkrimi, Qosja e sulmon Ismail Kadarenė. E keqja mė e madhe ėshtė, sipas tij, se e sulmon nė shtetin malazez. Qosja, nė Ulqin ka qenė nė mesin e libėrdashėsve shqiptarė.
-Sylejman Aliu: Jo vetėm libėrdashėsit shqiptarė kanė marrė pjesė nė kėtė panair libri, por kanė marrė pjesė edhe krijues nga Maqedonia, shqiptarė edhe maqedonas, kanė marrė pjesė edhe krijues shqiptarė nga Mali i Zi, por edhe malazias, nga Kroacia etj. Dhe kjo ėshtė e pakuptueshme. Ky sulm i Qosjes mbi Kadarenė, natyrisht ka prekur jo vetėm Sadik Bejkon, qė ėshtė profesor universitar nė Tiranė, por dhe krijues e shqiptarė gjithandej ku janė. Edhe po tė kishte arėsye dhe fakte pėr sulme tė tilla aq tė ulėta kundėr Kadaresė, nuk ishte ndonjė mjedis pėrkatės pėr shfyrje tė tilla, tė cilat e vritnin letėrsinė dhe kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi. Pse duhej qė atje tu tregonim tė tjerėve se ēfarė xhelozish kemi ne ndaj njėri-tjetrit dhe ēpėrpjekje krejtėsisht tė vrazhda bėjmė qė tė rrėnojmė njėri-tjetrin. Por, siē mund tė dihet, qoftė edhe me tė tilla sulme, Qosja ishte fare i pafuqishėm tė lente gjurmė shembjeje as nė kėtė panair tė librit, pėr njė figurė letrare kaq tė madhe siē ėshtė Ismail Kadare. La prapa vetėm njė shije tallėse pėr vetveten. Ndoshta ne shqiptarėt, nė krye me Rexhep Qosjen, nuk dimė tė kemi konsideratė dhe hijeshi tė mbarė shtytjeje e pėrkrahjeje pėr krijuesit tanė tė mėdhenj, por tashmė dihet se pėr ta, veēmas pėr Kadarenė, konsideratė tė jashtėzakonshme ka bota e madhe letrare nė gjithė rruzullin tonė. Ne duhet tė prajmė tė dėshmojmė pareshtur se jemi popull, i cili vlerat e veta tė mėdha krijuese i nėpėrkėmbė ose i pėrmbys, kurse vlerat e tė tjerėve i mbiēmon mė tėpėr se ēkanė rėndėsi nė tė vėrtetė. Prandaj, e gjeta shkrimin e Sadik Bejkos, vėrejten mė serioze, mė njerėzore, mė intelektuale dhe e solla nė libėr.
-Gjithashtu nė kėtė libėr ju citoni Qosjen tė ketė thėnė nė njė intervistė se Kadare ėshtė mit i krijuar nga komunizmi. Ka gabuar, sipas jush?
-Sylejman Aliu: Nuk e di a ka gabuar. Por, tė sulmosh tjetrin pa e parė veten, nuk ėshtė shumė e moralshme. Nėse komunizmi shqiptar e paska krijuar Kadarenė mit tė vetin, del, sipas Qosjes, se njė komunizėm i tillė paska qenė i mbarė dhe Qosja, nėpėrmjet sulmit mbi Kadarenė, arrinė ta lavdėrojė kėtė komunizėm. Por, mund tė shtrohet pyetja edhe ndryshe: Kush e paska krijuar mit tė tillė Qosjen nė Kosovė? Fundja, ska rėndėsi se ēėshtė Kadare, por janė tė rėndėsishme veprat e tij letrare dhe artistike, tė cilat sot nderojnė gjithė kombin tonė nė botė.
-Nė librin Filozofia e krrokamės (Rexhep Qosja nė pasqyrė), vihen nė pah, tė themi, shumė shumė anė negative tė akademik Qosjes. A ka reaguar Qosja ndaj kėtij libri?
-Sylejman Aliu: Nė radhė tė parė, unė kisha parasysh jo vetėm pasqyrėn normale, por nė kopertinėn e librit solla njė pasqyrė tė thyer. Secili njeri, qė dėshiron ta njoh vetveten ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, meriton nganjėherė tė shikohet nė pasqyrėn e thyer, sepse aty dalin nuancat dhe fytyrat, tė cilat njeriu zakonisht pėrpiqet ti fshehė. Dhe njeriu e gjenė vetveten dhe e hulumton, nėse ka zell, brenda pasqyrės sė thyer shumėfytyrėsinė e vet. Kjo ka qenė ideja. Kėtė ide pėr pasqyrėn e thyer, natyrisht ma imponoi paraqitja publike, dimesionesh tė ēuditshme rrėnuese, e Rexhep Qosjes, i cili mė ka detyruar tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė autor, me njė shkencėtar, me njė akademik, i cili brenda opinionit tonė dhe opinionit tė jashtėm del me disa fytyra, me disa qėndrime dhe me shumė zell pėrmbysjeje, zhbėrjeje tė secilit mendim, tė secilit veprim tonin kombėtar tė mbarė, nė tė cilin nuk ėshtė ai.
-A ka reaguar akademik Qosja ndaj kėtij libri?
-Sylejman Aliu: Jo nuk ka reaguar dhe nuk besoj se do tė reagojė.
-A nuk ėshtė e ēuditshme?
-Sylejman Aliu: Unė nuk besoj qė do tė reagojė pėr arsye se deri tash tė gjitha shkrimet ose, kushtimisht po e them, vėrejtjeve qė iu kanė bėrė ndonjėhėrė, nė tė rrallė atij, ai kurrė nuk u ėshtė pėrgjigjur, qoftė akuzave, qoftė vėrejtjeve kundėr shpifjeve, rrėnimeve dhe gėnjeshtrave e plagjiaturave tė tij, sepse ėshtė i tillė. Pse ėshtė i tillė? Ėshtė i tillė, sepse mendon se ky i thotė tė gjitha i pari dhe pastaj tė tjerėt le tė thonė ēfarė tė duan. Mandej vjen njė fazė qė ato kritika e vėrejtje harrohen dhe ky, mandej, del me sulme tė reja mbi klasėn tonė intelektuale dhe e denjė pėr respekt, sidomos nga jashtė, nga kulturat e jashtme botėrore.
-Por, me Kadarenė pati polemika mjaft tė mėdha pėr njė periudhė tė gjatė.
-Sylejman Aliu: Jo tė mėdha. Pėr sa e kam ndjekur kėtė polemikė, dikund nė fillim tė viteve tė 70-ta, fillojnė sulmet mbi Kadarenė nga ana e Qosjes, nė njė kohė kur Shqipėria ishte mbyllur hermetikisht. Ky e sulmonte pėr kritikėn letrare, qė Kadareja provonte tė shkruante, pastaj sulmet dolėn edhe nė krijimtarinė tjetėr artistike tė Kadaresė, por jo pėr veprat letrare tė tij, por vetėm pėr autorin e tyre. Nuk mund ta marrė me mend se, pėrderisa njė figurė aq e madhe letrare e Kadaresė, do tė mund tė shembet nga njė studiues i letėrsisė, siē ėshtė Qosja, i cili nuk ka arritur ende ti kapėrcejė kufinjtė e gjeografisė sonė kombėtare si krijues. Nuk ka arritur, prandaj kėtu ėshtė ajo ēudia qė vjen prej tij. Oreksi i pandalshėm i akademik Qosjes pėr denigrimin ose pėr rrėzimin e figurave tė mėdha tė cultures kombėtare, tė cilėt realisht nė botė sot janė ambasadorė tė kombit tone, duket tė jetė i pandalshėm. Mendoj se ne duhet tė bėjmė ngritjen dhe ruajtjen e trurit tonė kombėtar e jo ta rrėzojmė e ta zhvlerėsojnė deri nė kėtė masė.
-E keni quajtur qėllimin dhe logjikėn e akademik Qosjes si tė pseudozotit?
-Sylejman Aliu: Pėrvec pėrshtypjeve tė deritashme, qė kisha unė nga qėndrimi i Rexhep Qosjes, gjeta nė faqen e tij tė internetit njė shkrim tė botuar nga njė njeri anonim nė fushėn letrare, i cili e quante Qosjen Zot e hije Zoti. Po tė mos donte tė quhej kėshtu akademik Qosja, nuk do ta vendoste nė faqen e vet tė internetit. Por, pavarėsisht nga ky paragjykim, mėnyra se si iu qaset me zell rrėnues e konfliktuoz problemeve, e nė radhė tė parė problemeve letrare tė krijuesve shqiptarė, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė, mandej nė radhė tė dytė politikanėve shqiptarė, qoftė nė Kosovė, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Maqedoni, ėshtė njė ēudi mė vete. Qosja gjithandej del njė figurė qė ndėshkon, qė nuk din tė veēojė njė figurė tė mbarė shqiptare, por i rrėzon tė gjithė me rend a kolektivisht. Dhe kjo ėshtė e keqe, e keqja e tij.
-Tė ndėrlidhemi kėtu. Para disa vitesh akademik Rexhep Qosja ėshtė quajtur baba i kombit. Pėr tė janė kėnduar kėngė, janė shkruar vjersha A mund tė ndesheni me ata njerėz nė kontradikta pėr shkak tė librit tuaj pėr Qosjen Filozofia e krrokamės?
-Sylejman Aliu: Pasoja e librit do tė jetė shumė mė e vogėl se sa pasoja qė ai i ka shkaktuar dhe i shkakton vetvetes. Kėto pasoja tė vetvetes sė tij, natyrisht barten dhe do tė barten edhe nė historinė tonė tė ardhshme, jo vetėm letrare. Ai edhe tash ka fare pak miq, qė do tė thotė bashkėmendimtarė. Ndėrkohė, mund tė merret njė histori fare e shkurtėr e ardhjes sė akademik Qosjes nė Kosovė nga Vuthajt e Malit tė Zi, ku ajo pjesė e shqiptare nė Mal tė Zi, gati ka mbetur e shkretė fare. Intelektualėt e Kosovės kishin njė besim tė madh te Qosja. E donin. E donin dhe e ēmonin, por ai nuk i deshi mė. Nuk I deshi mė, sepse me ta i humbte privilegjat e veta tė jashtėzakonshme nė kohėn e Titos, por dhe mė vonė.
-Para disa muajve e kam intervistuar akademik Qosjen dhe ia kam bėrė pikėrisht kėtė pyetje, por ai thotė se: Njė grup gazetarėsh mė kanė quajtur baba tė kombit. Unė nuk mendoj se jam baba i kombit, as qė kam qenė, sepse kombi nuk ka nevojė tė ketė njė baba. Ai ėshtė i fortė vet.
-Sylejman Aliu: Kėtė qė e thoni ju, unė po e dėgjoj pėr herė tė parė. Asnjė herė nuk ka dalė nė asnjė libėr tė tij, nė asnjė intervistė tė tij, dhe nė asnjė shkrim tė tij nuk e kam gjetur qė ai e ka kundėrshtuar njė emėrtim tė tillė, njė pagėzim tė tillė...
-Mua nė intervistėn qė e kam realizuar, ma ka thėnė kėshtu.
-Sylejman Aliu: Ėshtė rasti i parė.
-A ishte e vėshtirė marrja e vendimit pėr tė shkruar njė libėr tė tillė?
-Sylejman Aliu: Ishte mjaft e vėshtirė.
-Dhe ēka tė shtyri qė tė vendosėsh?
-Sylejman Aliu: Ishte pikėrisht konsiderata dhe besimi qė ne, brezi ynė, kishim pėr profesorin dhe besonim e shprersonin se nė mesin tonė kombėtar po lind njė figurė e madhe, e denjė pėr respect, por e gjithė kjo sikur u keqkuptua nga ana e tij. Ajo qė mė shtyri mė tepėr ta shkruaj kėtė libėr ishin edhe miqtė e mi, qė nga akademikėt deri te gazetarėt dhe deri te mėsuesit. Ata mė thanė tė mos merresha me Qosjen. Po citoj si mė kanė thėnė: ai ėshtė bėrė gati tė bie vetė. Dhe mua mė trishtoi ky fakt. Ata mė kanė thėnė se Rexhep Qosja, nuk e meriton tani tė merremi mė tė pėr arsye se ai ka mbetur krejtėsisht vetėm. Dhe natyrisht njeriu ėshtė njeri dhe mua mu dhimbs, prandaj nuk desha ta lė vetėm.Sė paku le tė ketė mė kė tė grindet.
-Pėrse ju ia zini pėr tė madhe Qosjes se ai ėshtė frymėzuar gjithmonė nga shkrimtarė dhe filozofė tė mėdhenj botėrorė?
-Sylejman Aliu: Nuk ia zė pėr tė madhe, ia kam lakmi. Por, e ka njė deklaratė nė njė intervistė nė njė gazetė shqiptare ku deklaron se ai asnjėhėrė nuk ėshtė frymėzuar nga sistemet politike, nga regjimet politke, qė do tė thotė se nuk ėshtė frymėzuar asnjėherė nga regjimi titist dhe pėr fatet e Kosovės brenda kėtij titizmi qė ka qenė vetė ripushtuesi i Kosovės dhe trishtimi mė i tmerrshėm i shqiptarėve. Meqenėse ėshtė frymėzuar gjithmonė nga shkrimtarė dhe filozofė botėrorė, ku natyrisht populli shqiptar nuk ka marrė pjesė nė ato filozofizma tek ata shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė, prandaj del se edhe akademiku ynė frymėzimin se ka gjetur atje pėr fatet e popullit tonė tė dėrrmuar nėn njė regjim tė tillė. Bile ai siguron gazetaren, sė cilės I jepte intervistėn, qė pėr herė tė parė ia kishte pėrmendur emrin Titos kur ai vdiq. Por unė nuk e kuptoj z. Qosja, nuk e kuptoj as sot, se si ėshtė e mundur qė gjithė ai vargan njerėzish shqiptarė, qė u masakrua, qė u dhunua, qė vdiqėn nėpėr burgjet titiste dhe ai, as se kishte ndjerė dhe as nuk ia ka pėrmendur emrin Titos, qoftė si qortim ndaj njė politike tė tillė shfarosėse. Tito jo vetėm qė vrau, por edhe zhvendosi nga Kosova aq shumė shqiptarė dhe i dėboi nėpėr kontinete tė tjera. Si mund ta bėjė njė gjė tė tillė njė atdhetarė dhe kombėtar, si e quan veten Qosja, si mund tė mos i interesonte fati i shqiptarėve, qė sakrifikuan aq shumė tė shtyrė nga dėshira mė tė madhe pėr liri, pėr ēlirim nga thonjtė kolonizues tė Titos, kurse ky tė mos ia pėrmendte kurrė emrin, pėrveē kur ai vdiq?!
-Nė pjesėn ku flitet pėr tė arriturat dhe pėr mizoritė nė periudhėn e Titos, ju e pėrmendi edhe kryeparlamentarin e sotėm Jakup Krasniqi.
-Sylejman Aliu: E pėrmendi kryeparlamentarin Jakup Krasniqi pėr arsye se ai, nė njė shkrim tė tij, veēon dy figura tė rėndėsishme tonat, Adem Demaēin dhe Rexhep Qosjen. Z. Demaēi u burgos pėr gati 30 vjet nė burgjet e Titos, kurse z. Qosja jetonte jetėn e lire dhe me tė gjitha privilegjat e mundshme. D.m.th., i pari kishte sakrifikuar aq shumė, ndėrsa i dyti, Qosja, gėzonte privilegjet mė tė mėdha dhe lavdėron periudhėn e Titos me zhvillimin e madh e tė gjithanshėm tė Kosovės. Ndėrkohė, Jakup Krasniqi shan Titon, pse e ka robėruar Kosovėn, e ka shkatėrruar dhe nuk e ka lėnė tė zhvillohej nė asnjė aspekt. Kėtu lind kundėrthėnia, I njėjti autor barazon kombėtarisht njėrin, Demaēin, qė ka qenė i burgosuri i Titos, kurse lavdėron tjetrin qė ka pasur privilegjet e Titos. Qosja lavdėron Titon qė e ka zhvilluar Kosovėn, Jakupi shan Titon qė e ka shkatėrruar Kosovėn. Dhe njeriu ēuditet: nė njė anė shanė Titon, kurse nė anėn tjetėr lavdėron lavdėruesin e Titos, qė ishte dhe ėshtė Qosja.
-Nė faqen e parė tė librit ėshtė njė poezi e poetit Ali Podrimja, Mes dy gurėve, e shkruar nė Bllacė nė vitin 1999, marrė nga vėllimi i tij poetik Libri mbi tė qenit. Ėshtė edhe kjo pėr Qosjen?
-Sylejman Aliu: Unė e kam pėrjetuar si tė tillė kėtė poezi tė poetit Podrimja. Prandaj e kam marrė dhe e kam vendosur nė krye tė librit Filozofia e krrokamės. Edhe nė brendi tė librit e kam shtjellimin e faktit pėr eksodin e madh qė ndodhi me shqiptarėt. Nė brendėsi tė librit e quaj njė strategji mbase edhe heroike tė Qosjes, qė qe veshur si grua dhe doli qė tė shpėtojė. Njė veprim i tillė mbase ėshtė normal nė situata tė tilla. Mirėpo, e keqja nga ai vjen mė vonė, kur mbaroi lufta nė Kosovė. Gazetarėt nė Tiranė e pyetėn Qosjen se ēfarė mendote pėr ata qė kishin qėndruar nė Kosovė gjatė kohės sė luftės, ai qe pėrgjigjur se shumė nga ata qė qėndruan nė Kosovė, ishin lojalė tė Serbisė, edhe pse vetė, sa ishte ende nė Kosovė, kishte ftuar shqiptarėt qė tė mos e braktisnin Kosovėn sepse ne atdhe tjetėr nuk kemi.
-Z. Sylejman, pse e gjithė kjo pėr Qosjen? Nuk mund tė gjeni ndonjė gjė tė mirė nga ai kur dihet se ka kontribuar shumė pėr letėrsinė shqipe? Ka shkruar disa romane, ka shkruar historinė e letėrsisė shqipe nė tri vėllime
-Sylejman Aliu: Po ka kontribuar, ėshtė e vėrtetė, sadoqė ka pėrfolje tė mėdha rreth veprimtarisė krijuese tė z. Qosja. Po e zėmė, flitet shumė dhe me fakte tė qėndrueshme se ai vjeli nga Dhimitėr Shuteriqi historinė e letėrsisė dhe u bė autor i saj. Thuhet shumė bindshėm se romani i tij Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, qė ai i quan 13 tregime tė pėrmbledhura nė njė roman, motive tė cilat janė marrė nga Ahmet Koshutani i Ramiz Kelmendit, motive kėto qė mund tė lexohen dhe tė shihen. Ndėrkohė, nuk ėshtė e keqja e huazimeve tė motiveve letrare, por e keqja ėshtė se ai gjithēka shkruhet nga tė tjerėt, i zhbėn, i denoncon, i zhvlerėson gati nė thelb. Kėtu qėndron ai ndryshimi midis lexuesit tė tij dhe, atij si lexues i veprave tė shkrimtarėve tė tjerė shqiptarė.
-Z. Sylejman ēka mė shumė dhe ēka mė pak se Filozofia e krrokamės?
-Sylejman Aliu: Njeriu ka ambiciet e veta. Unė nuk do tė merrėm mė me motive tė tilla. Ėshtė njė emocion qė ėshtė shumė i veēantė dhe ai nuk mund tė pėrsėritet. Kėtė qė e kam thėnė nė kėtė libėr, nuk mund ta pėrsėris mė, nėse nuk do tė jem i detyruar tė shtoj edhe ato qė nuk i kam thėnė nė kėtė libėr, sepse janė, vėrtet, tė pashembullta. Unė merrem me shkrimin e tregimit, kam botuar edhe roman, drama skenar filmash dhe me kėto mendoj tė vazhdoj derisa ta kem fuqinė krijuese.
-Filozofia e krrokamės ėshtė nė shitje tani?
-Sylejman Aliu: Po, ėshtė nė treg. Kontigjenti i parė prej 500 kopjeve ėshtė shitur. Tash po mendoj ta shtyp pėr herė tė dytė. Kėrkesat janė tė mėdha dhe unė do ta rishtyp.
Radio Blue Sky/RTK, Prishtinė
Krijoni Kontakt