Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Aso kohe e urrenin edhe serbėt pikrishtė pse " kritikonte Rugoven njeriun mė besnik tė po atyre serbėve".
    Pra, asgjė e re!
    vetėm serbėt nuk kritikonin rugovėn, e qe besa kur vdiqė deshėn edhe me ardhė pėr t'pame dhe pėr ta varrosur Rugovėn!
    Nuk eshte e vertete kjo qe thua ti.Te ta rikujtoj qe babain e tiJ dhe axhen ia kan gri serbet per shkakE te patriotizmit te tyre.Keto qe i thua ti jane propaganda primitive te tipit majtist.D o te vije koha e historia do tregoj vepren e tij sepse:
    DISA SHQIPTARE NUK SHOHIN ME LARG SESA HUNDA E TYRE

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Sylejman Aliu: "Filizofia e krrokamės - Rexhep Qosja nė Pasqyrė"

    Pjesė nga ky libėr:

    Mbulesa e „miqve“

    Nė vazhdė tė reagimeve, analizave, shkrimeve tė ndryshme qė u botuan nė shtyp pėr njė periudhė kohe, si shkriftim i asaj qė kishte thėnė e shkruar Qosja nėpėr media tė shkruara e elektronike, janė pėr t’u pėrmendur shkrimet e Piro Mishės, Mero Bazes, Shkėlzen Gashit etj., tė cilat nxjerrin nė shesh se kah synon dhe ēfarė brumi ka Qosja, por nė mėnyrė tė veēantė po pėrmend shkrimin e akademik Hivzi Islamit, pėr plagjiaturėn qė Qosja nė mėnyrė tė pashembullt e ka botuar pa pikė turpi, si pirat i vėrtetė i fjalės e mendimit tė tjetrit.
    Pasi u botua shkrimi i Hivzi Islamit, nė mbrojtje tė Qosjes dolėn disa pasues tė tij, midis tyre edhe botuesi Fatmir Toēi. Ishte pėr t’u admiruar gjuha e butė e botuesit “Toena” Fatmir Toēi, me tė cilėn i drejtohet akademik Hivzi Islamit, tė cilin as e njeh si shkencėtar, as si profesor universitar, as si akademik dhe as e ka mik, e as ka dėgjuar ndonjėherė pėr tė! Qė nė titull ai vė nė thonjėza shkallėn “akademik” pėr tė. E, pėrse tė mos e vė nėn thonjėza, kur ky akademik nuk bėn pjesė nė dimensionet e tij tė bizneseve kulturore, me tė cilat merret si botues i miqve. Ishte pėr t’u admiruar edhe gatishmėria e tij e plot prej miku tė vėrtetė, qė tė shkelė tė gjitha parimet morale tė njė botuesi serioz, qė tė mbrojė, jo vetveten e mashtruar, por mikun e tij Rexhep Qosja, i cili njėmend ka marrė tė gatshme qindra faqe material tė gatshėm, madje krejtėsisht tė gatshėm, nga libri “Spastrimet etnike” tė akademik Islamit, i botuar nė vitin 2003. Kėshtu mbrohen miqtė edhe kur ata gabojnė, siē ka “gabuar” tepėr naivisht dhe komprometueshėm miku i tij, Rexhep Qosja, duke “huazuar” pikė pėr pikė materiale tė gatshme nga autorė tė tjerė. Po tė “gabonte” kėshtu ndonjė autor i “vogėl” dhe jo Qosja i “madh”, mbase askush nuk do tė merrej mė njė trajtim tė tillė “parimesh” dhe piraterish. E vetmja pėrpjekje e padisiplinuar e z. Toēi pėr ta mbrojtur njė “huazim” tė tillė tė z. Qosja, duket tė jetė konstatimi i tij: “Libri “Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe” ka dalė nė qarkullim nė mars tė kėtij viti dhe ėshtė njė vėshtrim kritik i zgjeruar i akademikut Rexhep Qosja”. Ku e kishte gjetur ky botues “vėshtrimin kritik tė zgjeruar tė akademikut Rexhep Qosja”, nė pjesėt e marra pikė pėr pikė nga libri “Spastrimet etnike” tė akademik (pa thonjėza) Hivzi Islami, material ky vetėm i pėrkthyer dhe pa ndonjė “vėshtrim kritik tė zgjeruar”?
    Mbrojtja qė i bėn mikut tė tij Qosja botuesi i “Toenės” ėshtė e mbushur me fakte “tė palėkundshme”. Ai thotė se “materiali i titulluar “program i partisė radikale serbe, 1991”... ėshtė marrė i gatshėm nga interneti dhe nuk ka emėr pėrkthyesi...”. Le ta marrim pėr njė ēast se ky material nuk ėshtė marrė pikė pėr pikė nga libri “Spastrimet etnike” tė akademik Hivzi Islami, i cili nė fusnotėn e tij ka shėnuar edhe emrin e pėrkthyesit, por qenka marrė “i gatshėm nga interneti”, ku nuk paska pasur as emėr pėrkthyesi. Njė akademik, siē ėshtė Qosja, si mund tė bėjė libra me materiale tė tilla tė gatshme interneti? Nuk i pėrngjet kjo praktikė piraterisė dhe pėrvetėsimeve tė punės sė tė tjerėve? Pėrse nė fusnotėn e domosdoshme ky “autor” nuk e kishte theksuar nė librin e tij se materialin e kishte marrė tė gatshėm nga interneti, siē thotė ky botues, nė mėnyrė qė as te lexuesit, por as te akademik Islami tė mos krijohej kjo bindje e “gabueshme” pėrvetėsimesh pėr njeriun e “madh” Qosja? Por, z. Toēi e di se nuk ėshtė kėshtu siē pėrpiqet tė thotė dhe siē pėrpiqet ta mbrojė mikun e vet nga veprimet e tij tė palejueshme. Edhe atij do t’i bėnte mirė tė merrte kėta dy libra tė kėtyre dy autorėve, tė cilėt edhe nėse nuk do t’i lexonte, sė paku do tė mund t’i krahasonte tekstet e njėjta. Nuk mund tė ndodhė qė dy a mė shumė pėrkthyes tė tė njėjtit material tė jenė pikė pėr pikė identikė, me tė njėjtat njohuri gjuhėsore, sintaksore, morfologjike dhe ortografike. Atėherė, pėrse u pėrpoq z. Toēi ta tallte lexuesin e kėtyre mediave dhe tė kėtyre dy autorėve? Mendoj se kėshtu z. Toēi ka tallur punėn dhe qasjen e tij, tė cilėn e konsiderojmė serioze. Njė emėr, qė ai e thekson si pėrkthyes, e siguroj se bėn gabim edhe mė tė madh. Ai nuk i njeh normat letrare tė shqipes, qė tė jetė njė pėrkthyes i kalueshėm.
    Plot admirim ishte dhe reagimi plot habi edhe i romansierit tė njohur (jo politikanit) Sabri Godo pėr ta mbrojtur mikun e tij Rexhep Qosja nga shpalimet e fundit tė “huazimeve” pikė pėr pikė tė materialeve tė autorėve tė tjerė shkencorė, siē “huazoi” (nuk dua tė them se vodhi) materiale tė gatshme, madje krejtėsisht tė gatshme, nga libri “Spastrimet etnike” tė akademik Hivzi Islamit, i botuar pikėrisht para dy vjetėsh, kur kėto materiale paskan “dalė nė internet”, siē pėrpiqet tė thotė gėnjyeshėm z. Toēi. Reagimi i z. Godo nxiti te lexuesit mallėngjimin plot vuajtje dhe bashkėvuajtje, qė paska dhe paska pasur ai ndaj Rexhep Qosjes, kur ai gjatė luftės ka qėndruar i rruar nė Tiranė. Kjo miqėsi bashkėvuajtėse ka domethėnie tė veēantė dhe admiruese, edhe pse ai nuk e di (ose bėhet se nuk e di) se kur kishte filluar dėbimi serb i shqiptarėve nga Kosova, z. Qosja u kishte bėrė thirrje tė gjithėve tė mos e braktisnin Kosovėn, sepse “s’kemi atdhe tjetėr”, ndėrkohė qė i rruar, i tebdilosur, kishte lėnė prapa popullin nė golgotėn mė tė llahtarshme tė pėrndjekjes dhe gjenocidit dhe vetė kishte ikur nė nė Maqedoni e pastaj nė Tiranė. Ai nuk e di (ose bėhet se nuk e di) se pas luftės, derisa ishte ende nė Tiranė, pyetjeve tė reporterėve tė shumė mediave se “ēfarė mendoni pėr shqiptarėt qė qėndruan nė Kosovė gjatė gjithė luftės”, ai qe pėrgjigjur”: “Ata janė lojalė tė Serbisė”. E kupton, z. Godo kėtė ndryshim qosian?
    Reagimi i tij pėr tė mbrojtur “huazimet” dhe pėrvetėsimet e palejueshme tė mikut tė tij, Qosja, shpaloi, mbase padashur, tė vėrtetėn tjetėr se ai, jo vetėm s’e kishte lexuar fare librin e akademik Islamit, edhe pse i botuar para dy vjetėsh, por as e kishte nė dorė fare librin e Qosjes si autor i materialeve tė gatshme, qoftė edhe nga interneti, i botuar nė marsin e kėtij viti nė “Toena”. Edhe mė keq. Nė sajė tė reagimit tė tij tė pėrmallshėm, “dinjitoz” dhe luftarak pėr tė mbrojtur edhe piraterinė e mikut tė tij, shihet se ai s’e di se ē’do tė thoshin faksimilet e botuara nė media. Ai numėron rreshtat e njėjtė tė njėrit dhe tjetrit faksimileve. “Kureshtja mė shtyu tė lexoja tė gjithė shkrimin e akademikut Islami dhe pashė se kjo gjė fare e vockėl, inekzistente, pėrkthimi i 24 rreshtave...”, thotė ai nė vėshtrimin e tij. Ai nuk mund ta marrė me mend se kėta 24 rreshta identikė tė kėtyre dy faksimileve tė botuara, paraqesin dėshminė e vjedhjes sė mė shumė se 100 faqeve tė tjera nga ana e Qosjes. Pėrse iu desh kėtij romansieri tė njohur e tė dashur nė Kosovė t’i hyjė njė pune tė tilla jorgani pa asnjė nevojė dhe pėrse iu desh tė shpalohej nė kėtė mėnyrė (duke mos e ditur as kuptimin e faksimileve? Si krijues serioz qė ėshtė, nuk do tė duhej tė mbronte veprimet e palejueshme, qofshin kėto edhe tė mikut tė tij vuajtjesh a bashkėvuajtjesh - Qosja, duke i quajtur tė vėrtetat e verifikuara dhe tė provuara si inekzistente!
    Le t’i drejtohem me kėtė rast z. Godo! Nga shkrimtari ynė i madh botėror Kadare shumė krijues, sidomos nė Kosovė, kanė marrė dhe marrin, ndikohen dhe nuk mund t’i ikin ndikimit tė tij pėrmbajtjesh, stili dhe hapėsire. Me sa dimė, ky shkrimtar botėror asnjėherė s’ka marrė tė gatshme nga krijuesit e tjerė shqiptarė, qė t’i pėrvetėsojė dhe t’i bėjė tė tijat. Ai nga mjedisi i tij intelektualė dhe nga mjedisi i tij injorant ka marrė vetėm personazhet. Prandaj, Kadarenė e shani nė Shqipėri? Prandaj, ju nė Shqipėri e mbroni piraterinė e Qosjes nė Kosovė?
    Megjithatė, reagimi juaj pėr “Rexhepin” tuaj “tė madh”, tregoi se ēfarė ėshtė i gatshėm tė bėjė (edhe gabimisht) miku pėr mikun, ndonėse nga leximi i veprave tuaja tė mėdha, nuk kemi gjetur asgjė tė pėrbashkėt me mėnyrėn e shfrytėzimit tė materialeve tė gatshme pėr t’u bėrė domosdo autor i tyre. Ėshtė e natyrshme qė autorėt e vjedhur reagojnė dhe duhet tė reagojnė. Duhet tė reagojnė edhe krijuesit e moralshėm qė tė mos bėhen mbrojtės tė hajdutėrive tė tilla. Ata qė mbrojnė “vlera” tė tilla piraterish, logjikisht janė tė njėjtė me pėrvetėsuesit e punės dhe angazhimit tė tė tjerėve.
    Pas shumė vjedhjeve, piraterive dhe pėrvetėsimeve poetike, qė kishte bėrė Agim Vinca nga disa poetė e shkrimtarė kėtu e nė Shqipėri, si dhe pas vjedhjes, pėrvetėsimit gati plotėsisht dhe, piraterisė mė tė fundit tė Adem Gashit (atėherė edhe kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės) tė antologjisė “Eni vjen pej Ēamėrie” tė Ali Podrimes, duke u bėrė autor i kėtyre vlerave tė vjedhura poetike pėr ēamėt nė librin “Pikoi molla gjak”, tė cilin libėr tė pėrvetėsuar e botoi me paratė e padhembshme tė Ministrisė sė Kulturės, por tash jo pėr ēamėt, por pėr arvanitasit, duke falsifikuar edhe motivet, edhe gjeografinė e dhembshme dhe autoktone ēame, qe pritur ndonjė reagim, ndonjė porosi a ndonjė vėrejtje nga letrarėt dhe nga krijuesit letrarė. Por, heshtja e tyre ishte lejim publik dhe i pėrkrahur pėr vjedhėsit e tillė tė vlerave shpirtėrore tė tė tjerėve, tė cilėt, natyrisht nuk skuqen asnjėherė pėr veprime tė tilla dhe as pėr ndėrrim tė tillė motivesh dhe gjeografishė. Tė tillėt duan tė vjedhin dhe me tė tilla vjedhje tė fitojnė paratė e turpshme, me tė cilin turp ata ndihen gjithmonė krenarė. Po tė mos e pėrjetonin vjedhjen e tillė parazite tė vincave dhe tė gashėve, si njė veprim qė nuk ėshtė edhe pjesė e tyre e fshehtė e gatishmėrisė pėr tė vepruar njėsoj, letrarėt dhe krijuesit gjithandej do tė kishin reaguar dhe do tė ishin vėnė nė frontin e luftės kundėr kėtyre hajdutėve, jo shumė pėr tė mbrojtur paranė, sa pėr tė mbrojtur letėrsinė nga kėta kusarė. Ata e pėlqyen dhe e pėlqejnė kėtė kusari autorėsh hajdutė, prandaj dhe nė heshtje u duartrokasin dhe i lėnė tė jenė prijės tė tyre dhe pedagogė studentėsh! Ē’prijės organizatash letrare paskan krijuesit dhe ē’prijės pedagogėsh paskan edhe studentėt e letėrsisė shqipe!?
    Qytetarėt dhe intelektualėt e Kosovės gjatė gjithė kohės ishin bėrė sikur kishin harruar ēfarė ishte dhe ēfarė kishte bėrė mė parė Rexhep Qosja, pėr tė cilin kishin qejf ta ruanin atė nga gabimet e tij tė qėllimshme, tė cilat asnjėherė nuk harroi t’i bėnte dhe t’i vazhdonte. Kishin dashur tė mos e pėrmendnin dhe tė mos e kujtonin kurrė pamfletin mė tė pėrdalė dhe mė denoncues “Morfologjia e njė fushate”, me tė cilin kėrkohej qė e gjithė klasa e atėhershme (dhe e sotme) intelektuale ishte njė kėrcėnuese e pashembullt e integritetit tė tij personal (me tė cilin identifikonte pushtetin). Kishin dashur tė mos e kujtonin gjėmėn e tij me shkrim pėr vdekjen e Titos...
    Njerėzit dhe intelektualėt e Kosovės me shumė dėshirė do tė bėnin sikur kanė harruar se, pėr t’u bėrė drejtor i Institutit Albanologjik, Rexhep Qosja kishte shkruar disa faqe biografi pėr anėtarėsim nė LKJ, sikundėr qė kur ishte dėnuar me njė vėrejtje partiake nė vitet ‘80-tė kishte bėrė ankesė shumėfaqėshe me shkrim, me tė cilėn kėrkonte t’i bindte komitetet se ėshtė dhe ishte anėtar i denjė dhe i verifikuar i linjės sė LKJ-sė. Do tė bėnin sikur kanė harruar se Rexhep Qosja i tyre, pėr merita tė jashtėzakonshme, ėshtė “ēmuar me shpėrblimin e RS tė Serbisė “Shtatė Korriku”, mė 1975, siē shkruan vetė Qosja nė biografinė e tij (botim jubilar pėr njėzetvjetorin e Institutit Albanologjik 1967-1987, faqe 110). Edhe pas pushtimit tė plotė tė Kosovės nga Serbia, Rexhep Qosja kurrė nuk e ktheu kėtė ēmim, i cili i kishte sjell atij privilegje tė mėdha financiare e shoqėrore.
    Njerėzit dhe intelektualėt kishin dashur qė kurrė tė mos e kujtonin veprimin rrėnues tė Rexhep Qosjes, kur, me tė gjitha pėrpjekjet e tij, ishte angazhuar tė zhbėhej Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovės gjatė “qeverisjes” sė tij nė KPA (Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ) dhe, pas mossuksesit tė tillė, kishin pasuar pėrpjekjet e tij pėr “bashkimin” e kėsaj Akademie me atė tė Shqipėrisė, si mundėsi e vetme qė ai tė vihej nė krye tė tyre.
    Njerėzit dhe intelektualėt e Kosovės kanė aq shumė ēėshtje e veprime tė dėmshme tė Qosjes, tė cilat me dėshirė nuk do t’i kujtonin. Por qė tė mos i kujtonin kėto, atėherė atyre u duhet tė harrojnė fare se e kanė dashur tė jetė mė ndryshe, mė i njėmendtė, mė i tyri, qė do tė thotė tė ishte mė pak komunist, mė pak LKJ-ist, mė pak tė kishte gjėmė respekti e dhembje pėr Titon dhe mė shumė dashuri pėr tė mėdhenjtė e tjerė tė kombit, tė cilėt vazhdimisht ka kėrkuar t’i rrėnojė e t’i heshtė me pamflete tė atėhershme linjash dhe privilegjesh tė LKJ-sė, siē pėrdorė dhe keqpėrdorė tash flamuj tė shpifur tė patriotizmit tė tij njerėzor e intelektual.
    Ėshtė vetė Qosja ky qė as atėherė e as tash nuk i lė njerėzit dhe intelektualėt t’i harrojnė tė bėmat e tij nėnshtruese pėr pėrfitime privilegjesh e mirėqenieje personale nė kurriz tė popullit shqiptar, qė i vinin nga zyrat e larta tė komiteteve tė LKJ-sė, tė cilat sot s’ka kush ia ofron.
    Kot kishin shpresuar njerėzit dhe intelektualėt se do tė reagonin parimet morale, krijuese dhe intelektuale tė Rexhep Qosjes kundėr hajdutėrisė nė letėrsi, qoftė edhe kundėr veprimeve tė tilla tė miqve tė tij, siē janė Vinca e Gashi. Ngjau e kundėrta. I frymėzuar mbase nga efektet dobiprurėse tė hajdutėrisė sė miqve tė tij e tė pėrkrahur me heshtje tė plotė edhe nga krijues tė tjerė parimesh periferike tė pėrjetimeve tė pėrditshme inferiore e llaskuce, edhe Rexhep Qosja, pa njė - pa dy, pasi kishte konstatuar nė librin e tij pamflet “I ringjalluri i penduar” se Kosova ėshtė njė “fermė qensh”, qė kishin dalė, siē thotė vetė nė kėtė pamflet tė pashembullt, qen e kudra tė prisnin ardhjen e pėrmendores sė Skėnderbeut nė Prishtinė, kishte filluar edhe ai tė bėjė po kėtė zeje kopjimesh tė vlerave tė punės sė tė tjerėve. Kėshtu le tė mė lejohet tė pėrsėris edhe njė herė se Qosja, pas stėrshfrytėzimit tė punės e tė mundit tė Dhimitėr Shuteriqit pėr (ri)shkrimin e historisė sė letėrsisė, pas vjedhjes sė motiveve tė romanit „Ahmet Koshutani“ tė Ramiz Kelmendit, mori njė pjesė tė madhe tė punės sė gatshme nga libri “Spastrimet etnike” tė akademikut Hivzi Islami, i botuar nė vitin 2003, dhe i futi nė librin “e tij” “Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe”, tė cilin e botoi “Toena” e Tiranės (2005).
    Me “huazime” tė tilla vlerash e punėsh tė tė tjerėve, lexuesit nuk janė ēuditur aq shumė nga vincat dhe nga gashėt, por qė edhe Rexhep Qosja tė merret edhe mė intesivisht me kėtė zeje tė turpshme “huazimesh” (nuk them vjedhjesh), njerėzit dhe intelektualėt nuk do tė arrijnė ta kuptojnė kurrė. Pavarėsisht nga tipi i vazhdueshėm i shkrimit tė tij denoncues, rrėnues dhe pamfletor e fyes, me tė cilin tashmė nuk ēuditet askush dhe askush nuk e merr seriozisht (thonė se ai do tė ketė probleme nė tė ardhmen me biografinė e tij), kurrė nuk do tė mund ta merrnin me mend se edhe Qosjes do t’i nevojiteshin “huazimet” e tilla tė paskrupullta edhe nė fushėn e historisė, siē bėri tash, ngjashėm me veprimet e miqve tė tij Agim Vinca e Adem Gashi, tė cilėt “krijojnė” vargje dhe libra me vargje dhe me libra tė autorėve tė tjerė, pa u rėnė ndėrmend se njėsoj ky akademik kishte vepruar dhe kishte vjedhur edhe historinė e letėrsisė nga Dhimitėr Shuteriqi!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    SYLEJMAN ALIU

    FILOZOFIA E KRROKAMĖS
    (Rexhep Qosja nė pasqyrė)

    Frika e kėtij akademiku

    Duke u mbėshtetur gati nė tė gjitha tė thėnat e tij shigjetė a bombė, duket se Rexhep Qosja, qė nga vdekja e Titos sė tij, mori brenda vetes njė frikė tė jashtėzakonshme. Bashkė me ikjen e Titos nga kjo botė, iu bė sikur ia mori me vete edhe privilegjet qė i „takonin“. Nė tė vėrtetė, qė nga ikja e Titos, kur e shkroi zinė mė tė madhe pėr tė, ai kishte shpresuar se privilegjet e deriatėhershme mund t’i ruante me kėtė rapsodi tė shkruar tek zyrtarėt titistė dhe zyrtarėt shėrbėtorė nė Kosovė. Por kjo shpresė dhe ky mund i tij servilizmi nuk zgjati shumė. Meqenėse nuk zgjati shumė, sepse po nė kėtė kohė nisi tė dalė edhe mė egėr nė sipėrfaqe gjeni i tėrbuar pėr krime i Serbisė, Qosja la me njė anė letėrsinė dhe historinė e saj dhe nisi tė kėrkojė fusha tė tjera tė shfrimeve, jo ndaj Serbisė, e cila po e prishte sistemin e harmonishėm tė vėllazėrim-bashkimit, tė socializmit vetėqeverisės tė Titos, tė barazisė e tė nėnbarazisė dhe po niste luftėrat me tė gjithė. Liderėt e rinj shqiptarė pa vonuar shumė ndėrruan kahet e rezistencės sė urtė ndaj pėrbindėshit serb dhe bashkė mė kėto kahe nisėn tė ndėrtojnė edhe institucionet e pavarura shqiptare nė Kosovė, qė quheshin edhe paralele. Kėta liderė po bėheshin gjithnjė mė me famė, gjithnjė mė tė nderuar, mė tė besueshėm brenda shqetėsimeve tė kombit. Kėto kahe, qė nuk ishin mė nė dorė tė komitetlinjve titistė tė LKJ-sė, ia prishnin rehatinė e privilegjuar kėtij akademiku tė vetėquajtur i pari, mė i pari, mė i dijshmi, mė i privilegjuari. Se mos e kishin tė vėshtirė shqiptarėt e Kosovės, nėse nuk do t’i ndėrronin kėto kahe, qė tė nėnshtroheshin nė emėr tė „vėllazėrim-bashkimit“, nė emėr tė socializmit vetėqeverisės, tė cilave Qosja u kėndonte ode? Por rezistenca dhe urtėsia e saj u shfaq dhe u shndėrrua nė doktrinė tė rėndėsishme politike e diplomatike, qė pa vonesė tė madhe, u njoh dhe u pranua nga qendrat mė tė rėndėsishme tė Evropės dhe tė ShBA-ve. Ēdo rezistencė e papjekur aktive aso kohe ishte vdekjeprurėse dhe shkatėrruese pėr gjithė popullin shqiptar nė Kosovė. Nė tė vėrtetė, tė gjitha republikat e tjera tė atėhershme jugosllave punonin pareshtur qė njė rezistencė e tillė aktive tė niste pikėrisht nė Kosovė qė tė shpėtonin vetė nga Serbia. Pikėrisht rezistenca „pasive“, siē e quanin ata qė kėrkonin ta minimizonin aktivitetin e Lėvizjes thuaja gjithėpopullore, qė kishte emrin LDK, tė cilėn Qosja e quante dhe e quan „vazhdim i LKJ-sė“, bėri qė luftėrat dhe luftimet tė nisnin e tė mbaronin nė Kroaci (Serbia ishte pėrgatitur pėr luftė edhe nė Slloveni, por nuk ia doli) dhe nė Bosnjė. Institucionet e larta tė Kosovės qė nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, kur po zhvilloheshin luftimet serbe nė Kroaci e nė Bosnje, sė bashku me Ministrinė e Mbrojtjes, kishin organizuar ushtrinė, si forca tė armatosura tė Republikės sė Kosovės (FARK), e cila, krahas forcimit tė saj dhe krahas pėrkrahjes sė paparė e tė vullnetshme financiare tė shqiptarėve nė mėrgim nė Evropė e Amerikė pėr kėto pėrgatitje, pėrgjonte momentin e duhur pėr njė rezistencė tė armatosur. Momenti i duhur ishte ai qė erdhi mė vonė, kur po sfilitej Serbia nga humbjet e mėdha nė arenat e luftės nė Kroaci e nė Bosnjė. Megjithatė, ndodhi ajo qė ka ndodhur gjithnjė ndėr shqiptarėt. Nė vend se tė bashkoheshin fuqitė e armatosura shqiptare nė Kosovė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, qė lindi jashtė institucioneve tė organizuara tė Kosovės, nuk e pranoi FARK-un. Nė kėtė copėtim rezistence pati edhe tellallė tė zėshėm. Nė kėtė kor ishte edhe Rexhep Qosja, edhe Adem Demaēi, edhe zarzavate tė tjera.
    Kur po krijoheshin nė Kosovė institucionet e larta dhe tė pavarura tė vendit, vetė dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-sė dhe, rrjedhimisht edhe kryetar i mė shumė sė 90 pėr qind tė shqiptarėve nė Kosovė, qė ishin mbledhur nė LDK, nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tij (Ramush Tahiri, udhėheqės nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe Avni Spahiu, zyrtar i lartė nė LDK, tash ambasador nė SHBA) i ofroi z. Qosja postin e kryeministrit tė Kosovės. Ishte kohė e rrezikshme dhe qė interesi i vendit kėrkonte sakrifica tė mėdha. Nuk e pranoi postin e ofruar. Nuk dha ndonjė shpjegim dhe arsye tė refuzimit, por mėnyra e heshtjes sė tij para kėtyre detyrave tė vėshtira e tė rrezikshme shpjegonte mosgatishmėrinė e tij tė angazhimit, mosgatishmėri kjo qė nuk rrinte nė asnjė mėnyrė nė harmoni me derset e tij tė vazhdueshme patriotike e kritike ndaj veprimeve tė shumta politike tė kreut tė LDK-sė e veēmas ndaj mė tė urryerit tė tij (nuk dihet shkaku) dr. Ibrahim Rugova. Mund tė supozohet se Qosja kishte njė antipati, thuaja tė sėmurė ndaj tij, vetėm pse ishte bėrė „i pari i parė“, siē thotė vetė Qosja nė tregimin e tij pėshtirosės „I ringjalluri i penduar“, nė tė cilin Kosovėn e bėri hiq mė pak dhe hiq mė shumė se fermė qensh.
    Kur nė vitin 1992 nė Kosovė, edhe pse para tytave tė tankeve dhe automatikėve serbė, ishin organizuar zgjedhjet e pavarura shqiptare, Rexhep Qosja, dhe disa si ai, por qė fjalėt i kishin prush nga patriotizmi zhurmues, nuk dolėn nė zgjedhje. Nuk ishte e keqja kjo, sepse ishte e drejtė e tyre tė votonin a tė mos votonin para tytave serbe. E keqja ishte se nuk lanė gjė tė zezė pa thėnė pėr kėto zgjedhje, nga tė cilat krijoheshin institucionet zyrtare sipas Kushtetutės shqiptare tė Kaēanikut dhe, sipas tyre, krijohej mundėsia e zbatimit mė tė rregullt tė protokollit nė raport me bisedimet me bashkėsinė e rėndėsishme ndėrkombėtare. Kėta patriotė tė flaktė tė fjalės, tė dersit, qė priheshin nga Rexhep Qosja, nuk mund tė prisnin rregull. Ata donin qė kėta tė flisnin dhe tė tjerėt tė sakrifikonin pa kohė dhe pa asnjė takt tė mundshėm. Zjarri patriotik i derseve tė tyre ishte i papėrmbajtshėm dhe, meqenėse zhurma e tyre nuk arrinte shumė larg, atėherė nisėn tė shajnė, nisėn tė ligjėrojnė djallėzisht dhe me pezėm tė sėmurė, por jo ndaj bishės sė egėr serbe, por ndaj shqiptarėve. T’i bashkėngjiteshin rregullit tė rezistencės kėta sikur ndiheshin tė pa tapė nga prapa. Meqenėse ishin tė tillė, atėherė nxorėn armėt e fjalėve dhe nuk lanė njeri a formė shqiptare pa e sulmuar, pa e komprometuar. Mendonin se kėshtu nuk do tė lejonin tė tjerėt tė shquheshin mė shumė se ata, qė rrinin tė ngujuar dhe iknin nga secili rrezik i vogėl a i madh.
    Se si m’u kujtua njė e vėrtetė, e cila pastaj doli dhe u trajtua si barsoletė, sė pari nga pronari i gazetės sė pėrditshme (Koha ditore), Veton Surroi, i cili pas luftės nė Kosovė popullin shqiptar e quajti fashist. Pastaj u shėrbyen me kėtė barsoletė trumbetuesit frikacakė tė atdhetarizmit bashibozuk. Nė njė nga mbledhjet e rregullta tė LDK-sė pėr ēdo tė premte (diku mbase nė mesin e viteve nėntėdhjetė), njė nga temat qė u trajtua aty ishte edhe domosdoshmėria e ndėrtimit tė rrugės Durrės-Prishtinė, tė cilėn e shtroi dr. Rugova. Ndėrtimi i kėsaj rruge mė tepėr ishte aso kohe si njė vizion ose si sublimim i dėshirės dhe i pėrpjekjeve shqiptare brez pas brezi pėr afrimin sa mė tė madh tė Kosovės me Shqipėrinė. Menjėherė pas kėsaj mbledhjeje kjo gazetė shkroi se tė premten e ardhshme Ibrahim Rugova sigurisht do tė flasė se si shqiptarėt e Kosovės do ta pushtojnė hėnėn! Tė rrallė ishin ata qė mund t’i besonin kėtij vizioni pėr rrugėn nė njė kohė aq kėrcėnuese pėr gjithė popullin shqiptar tė Kosovės nga egėrsia serbe. Megjithatė, ky vizion u realizua dhe rruga po ndėrtohet dhe ajo ėshtė nė pėrfundim. Pėr ata qė i njihnin rrethanat e atėhershme politike, jo vetėm brenda frikės nga pushtuesi serb, por dhe mė gjerė nė relacionet bashkėbiseduese me qendrat e rėndėsishme botėrore, nuk e kishin tė vėshtirė ta kuptonin se rrjedhat ishin reale dhe se Serbia do tė gjunjėzohet. Por klasa pėrbuzėse, e mbushur me mllefe mosdurimi, qė kishte frikėn deri nė palcė nga madhėshtia e tėrbuar ushtarake, policore e paramilitare serbe, as qė mund ta merrnin me mend se mund tė ndryshonte njė situatė e tillė dhe, aq mė pak, se lideri i LDK-sė dhe kryetari i Kosovės, dr. Rugova, mund tė kishte vizione tė tilla kaq tė qėlluara, siē del tė jetė tash rruga Durrės-Prishtinė. Tash heshtin. Edhe Rexhep Qosja nuk flet mė pėr kėtė „barsoletė“ tė atėhershme, por ka gjetur vjegėzėn tjetėr tė sulmit po ashtu fare tė egėr ndaj kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, se pse po e realizon projektin e madh tė kėsaj rruge. Nuk mendoj se nuk i beson rėndėsisė kombėtare qė ka dhe do tė ketė kjo rrugė drejt integrimit kombėtar tė Kosovės me Shqipėrinė, por e besoj se e urren, pėrveē tė tjerave, Sali Berishėn se pse po e realizon vizionin e Rugovės, tė kėtij njeriu qė aq shumė e urren edhe tash pėr sė vdekuri. Edhe e majta shqiptare nė Shqipėri kishte mbledhur fonde dhe taksa shumėmilionėshe pėr ndėrtimin e kėsaj rruge, por u la anash, u harrua dhe asnjėherė nuk ofroi pėrgjigje se ēfarė u bė me ato fonde shumėmilionėshe tė mbledhura nga vetė populli i Shqipėrisė dhe pėrse nuk nisi ndėrtimi i kėsaj rruge. Ka gjasa qė edhe pėr kėtė veprim mosndėrtimi tė rrugės, Rexhep Qosja e do edhe mė shumė tė majtėn shqiptare.
    Nė ceremoninė dhe pėr ceremoninė e varrimit tė dr. Rugovės erdhėn shumė burra tė rėndėsishėm botėrorė. Mbajtėn fjalime dhe shprehėn emocione meritash pėr dr. Rugovėn. U shkulėn nga vendbanimet e tyre thuaja i gjithė populli shqiptar, edhe nga Kosova, edhe nga Shqipėria, edhe nga Maqedonia, edhe nga Lugina e Preshevės, edhe nga Mali i Zi, edhe nga diaspora evropiane e amerikane. Erdhėn nė ditėn e varrimit tė dr. Rugovės shqiptarė edhe nga Australia e largėt. Por, nuk mori pjesė e as u duk Rexhep Qosja! Nuk ėshtė e ēuditshme pse nuk mori pjesė, sepse ai asnjėherė deri mė sot nuk arriti tė mposhtė sė paku nė ndonjė ēast tė vetėm urrejtjen, mllefin dhe inatet e shtresuara. Ai s’e ka kėtė fuqi. Ai ka fuqi tė vetme t’u nėnshtrohet tundimeve tė tilla makabre. Njė soj i tillė ėshtė mė tepėr i ndėrtuar mesjetarisht. Ai e urrente po aq shumė edhe akademik Aganin, tė cilin e vranė barbarisht serbėt, por nuk arriti asnjėherė tė sajojė brenda vetes fuqinė burrėrore qė t’i mposhtė urrejtjet dhe inatet ndaj tij e tė shkruajė qoftė edhe njė fjali intelektuale pėr profesorin, pėr akademikun, pėr njeriun tė cilin e vranė hordhitė serbe, siē kanė mundur ta vrisnin, po tė donin, edhe Rexhep Qosjen, siē i kanė vrarė me mijėra shqiptarė tė tjerė.
    E njėjta frikė nga nami e fama kombėtare e ndėrkombėtare, qė kishte arritur e po arrinte dr. Rugova, duke zėnė gjithnjė e mė bindshėm vendin e „tė parit tė parė“ (kjo e tmerronte Qosjen), ngjau bukur vonė pas ēlirimit tė Kosovės. Nė vend tė hordhive serbo-ēetnike, tash vepronin heronjtė e patriotizmit tė shpėrthekuar fare. Organizuan fushatė mediale, fushatė ndejash e akademish pėrkujtimore, qė tė pėrdhosnin sa mė shumė qė tė jetė e mundur idenė e dr. Rugovės pėr Flamurin shtetėror tė Kosovės, Flamurin e Dardanisė sonė Antike. Pavarėsisht nga kėto pėrpjekje tė ndotura si gjithnjė, Flamuri i Dardanisė Antike, qė pėrmbante gjithė elementet historike kombėtare qė nga Dardania Antike e deri sot, po shtrihej nė Kosovė me njė respekt e dashuri tė jashtėzakonshme. Ai qėndronte i shpalosur nė tė gjitha institucionet zyrtare tė Kosovės, edhe pėrkundėr ndonjė vėrejtjeje tė pazhurmshme diplomatike tė UNMIK-ut. Kjo shtrirje e vullnetshme e kėtij flamuri nė qytete e nė fshatra, nė festa a nė jofesta valėvitej pėrkrah Flamurit tonė Kombėtar. Urithėve patriotikė iu harxhua durimi dhe njė vit para vdekjes sė presidentit Rugova, nė kremten e madhe kombėtare tė 28 Nėntorit, kur Prishtina ishte mbushur me Flamurin Dardan dhe me atė kombėtar, bandat e organizuara „patriotėsh“ i shkulėn nga vendet e tyre flamujt e Dardanisė Antike, i grumbulluan nė sheshin afėr Komunės sė Prishtinės dhe ia futėn zjarrin me britma e hare, me valle e klithje tė ēmendura. U bėhej se po digjnin, jo historinė, por trurin aq tė urryer tė dr. Rugovės. Profesori i letėrsisė, poeti mė plagjiator dhe mik i ngushtė i Qosjes, Agim Vinca, kishte udhėhequr nė mediat e gatshme kėtė fushatė maniake dhe piromane. Pas kėsaj, pushuan, u qetėsuan, edhe pse Flamuri i Dardanisė ishte prapė kudo, por tash ai nuk ishte i rėndėsishėm pėr ta. Pėr ta, sipas pushimit tė tyre, e rėndėsishme ishte djegia, zjarri dhe ahengu i shkrumbimit tė historisė sonė tė pėrmbledhur nė kėtė flamur!
    Nuk ėshtė e thėnė qė kėta dhe Rexhep Qosja ta donin, ta ēmonin a ta respektonin dr. Rugovėn, qoftė si studiues i letėrsisė, qoftė si kryetar i LDK-sė masive, qoftė si kryetar i zgjedhur i Kosovės. Kanė mundur qė kėta tė mos vuajnė nga kjo mungesė respekti ndaj tij, njėsoj siē nuk ka vuajtur dr. Rugova pėr shkak tė kėsaj mungese respekti tė kėtyre ndaj tij. Megjithatė, ėshtė disi e pakuptueshme se si akademik Qosja ka gjithė kėtė hapėsirė brenda vetes tė grumbullojė e tė bartė me vete nė secilin ēast gjithė kėtė urrejtje, gjithė kėtė inat ndaj njeriut shqiptar qė nė njė mėnyrė ka krijuar famė, qoftė nė krijimtari artistike, qoftė nė politikė, qoftė nė mjediset kombėtare, qoftė nė ato ndėrkombėtare. E di saktėsisht se kėta njerėz me famė, qė janė bėrė „tė parėt e parė“ nuk ia zėnė rrugėn kėtij akademiku dhe as atyre qė i sillen afėr dhe nėpėrmjet tij shfrynė vrerin e tyre pėr ēdo gjė tė mbarė nė mjediset krijuese e politike shqiptare. I vėrsulet Kadaresė pareshtur pse ai ka krijuar namin dhe famėn pėrtej gjeografisė sonė kombėtare tė kulturės, iu ka vėrsulur pėr sė gjalli dhe tash edhe pėr sė vdekuri dr. Rugovės, shan me britma boshe Sali Berishėn, Bamir Topin, Jozefina Topallin, ka sharė akademik Fehmi Aganin e vrarė nga ēetnikėt serbė nė kohėn kur ai, Rexhep Qosja, mjekėrrruar, i veshur si grua, braktisi Kosovėn. Shanė akademikėt e Kosovės, shanė akademikėt e Shqipėrisė. Lavdėron Titon, Enverin dhe pasardhėsit e tij Milon e Meidanin!
    Dihet se tė gjithė kėta tė sharė nga goja sharėse e Rexhep Qosjes nuk janė shqetėsuar fare pėr veten e tyre. Nėse janė shqetėsuar ndonjėherė, kjo ka ndodhur nga dhembja pėr sėmundjen gjithnjė e mė tė rėnduar tė kėtij akademiku. Ndoshta nuk shqetėsohen as pėr kėtė, por ndihen mbase tė lodhur nga kėto zhurma dhe ējerrje gjithnjė e mė klinike. Ndoshta… Pėrveē Kadaresė qė kishte provuar disa herė ta respektonte Qosjen me ndonjė pėrgjigje, tė tjerėt as e kanė vėnė nė vrimė tė veshit atė qė thotė, qė shan, e qė rrėzon Qosja. Natyrisht, kjo heshtje e tėrbon mė shumė kėtė akademik dhe nga zhurma e vet i bėhet se i dėgjon edhe pėrgjigjet penduese a miratuese tė kėtyre tė sharėve. Prandaj, nuk ndalet.
    Nuk ndalet, apo nuk mund tė ndalet? Tash e sa kohė nuk varet nga ai. Janė trazimet e tij tė brendshme qė e urdhėrojnė, qė e pėrmbysin nė tė gjitha aspektet. Kur i harxhohen armėt moderne tė filozofisė dhe tė filozofimeve, ai pėrdorė armėt primitive tė sulmeve. Nuk kanė ndonjė rėndėsi pėr tė ngadhėnjimet njerėzore e intelektuale nė kėto sulme. Kanė rėndėsi vetėm sulmet, vetėm zhbėrjet, vetėm mohimet. Kėto i ka tė organizuara dhe shumėherė instinktive. Pėrngjet shumė nė imam xhamie, kur xhematit i thotė tė bėjė ēfarė thotė ai dhe jo ēfarė bėn ai. Paraqitet si njė prokuror i vetėcaktuar larg tė gjitha kodeve morale dhe intelektuale. Po tė ishte me njė kod moral a intelektual, ai nuk do tė shembte gjithė historitė e vėshtira tė krijuesve, tė politikanėve, tė atdhetarėve, qė i shėrbyen vendit dhe jo ideologjive, qoftė staliniste, qoftė tė socializmit vetėqeverisės titist. Natyrisht, brenda kėtyre historive ka dhe gabime dhe gabimtarė, qė duhet tė vihen re, qė duhet tė theksohen, por qė duhet tė analizohen me pėrkushtim tė sinqertė nė sajė tė rrethanave kur ato u zhvilluan. Akademik Qosja nuk pendohet pse ka shkruar ode pėr Titon. Madje, ai ėshtė i sigurt se edhe sot do ta nėnshkruante njė deklaratė tė tillė. Le tė mos pendohet, le ta nėnshkruaj edhe sot njė deklaratė tė tillė. Askush nuk ia zė pėr tė madhe. Ndoshta e falėnderojnė pėr sinqeritetin e tij tė pėrkatėsisė, pėr guximin e tij tė gatshėm qė tė pėrsėrisė nėnshkrimin e odeve e tė rapsodive tė tilla pėr Titon e tij.
    Dhe ai nuk ndalet, apo nuk mund tė ndalet?! Nė tė gjitha mjediset ku ai nuk qėllon tė jetė, i godet pamėshirshėm. Tė gjitha, pa pėrjashtim. Nė mjediset ku ai qėllon tė jetė, u thurė lavde tė pjesshme, duke rezervuar tė drejtėn e tij karkalecėse tė sulmojė prapė pjesė shoqėrore tė kėtyre mjediseve tė tij. I duket vetja i shushatur, i padukshėm, i vogėl fare, nėse nuk do tė sulmonte, nėse nuk do tė gjente shkas (edhe alogjik) qė tė sulmonte. Pas kėsaj, ai vetėndjehet i madh pavarėsisht nga pėrshtypja e vogėl dhe e mėrzitshme tashmė qė lė te tė tjerėt.
    Prapė m’u kujtua tregimi i tij pėshtirosės satirik „I ringjalluri i penduar“. Ironizon gjithė ata qė vajtėn nė Shqipėri dhe prej atje sollėn pėrmendoren e madhe tė Skėnderbeut nė Prishtinė. Ironizohet ideja e tillė edhe e Astrit Lekės nga Shqipėria, si organizator, dhe e akademik Mark Krasniqit. Ironizohet edhe Bujar Bukoshi, ish-kryeministėr i Kosovės nė mėrgim, i cili nga Fondi i Trepėrqindshit popullor, financoi kėtė projekt tė rėndėsishėm kombėtar. Ideja dhe organizimi nuk ishin tė Rexhep Qosjes, prandaj si kompensim ai, natyrisht, nė kėtė tregim satirik e pėshtirosės i bėri pėr pesė para. Por nuk ishin vetėm kėta qė po goditeshin nga Rexhep Qosja, qė mungonte dhe vazhdimisht mungon nė kėto ide dhe projekte tė rėndėsishme. Ėshtė dhe populli shqiptar i Kosovės. Kosova dhe populli i saj vijnė nė kėtė tregim njė herė si njė fermė qensh, pastaj tė ndarė nė tė majtė e nė tė djathtė, nė tė djeshmen dhe nė tė sotmen nė harenė e ardhjes sė Skėnderbeut. Ja seē shkruan, midis tjerash ethja e brendshme e Rexhep Qosjes nė kėtė tregim pėr Kosovėn fermė qensh dhe pėr pritėsit e majtė e tė djathtė, tė djeshmit e tė sotmit:
    „Kjo fermė e qenėve, nė tė vėrtetė, ėshtė ferma jonė mė e madhe dhe mė e leverdishme. Aty sjellim, rrisim, shumojmė qenė tė ndryshėm… Shiko vetė dhe krijo pėrshtypjet e tua pėr ta Lartėmadhėri (i thotė Skėnderbeut – shėnim imi)… Ferma ishte gati sa njė qytezė qensh: aq shumė kishte stela, baraka, kuzhina, zyra, ushtrimore, ambulanca, pishina e kthina tė tjera… Posa na shohin se ishim nisur nė drejtimin e fermės, qentė fillojnė t’i tregojnė shprehitė dhe shkathtėsitė e tyre, natyrisht secili nė mėnyrėn e vet. Dalin prej oborreve! Prej stelave! Prej barakave! Prej ushtrimoreve! Prej ambulancave. Prej zyrave. Sidomos shumė dalin prej zyrave! Dalin prej veturave, furgonėve, frigoriferėve… Dalin prej bodrumeve! Prej ēufrave, prej birave qė kishin bėrė vetė nė dhe! Dalin nėpėr dyer tė hapura krah mė krah e nėpėr dyer vetėm tė plasura! Dalin nėpėr dritare, tė cilat janė ēel mirė, nėpėr dritare tė cilat vetėm sa janė larguar pakėz dhe nėpėr dritare tė cilave u janė thyer xhamat! Dalin duke u zvogėluar si minjtė apo duke u zgjatur si gjarpėrinjtė!... Dalin dhe menjėherė fillojnė tė vrapojnė, ose tė lehin, ose madje, tė lehin dhe tė vrapojnė njėkohėsisht… Skėnderbeu kurrė nuk kishte parė aq shumė qen ashtu tė shkathėt, qė aq lehtė e ndryshonin madhėsinė dhe aq shpejt e ndryshonin gjatėsinė. Qen tė madhėsive tė ndryshme: tė mėdhenj – sa dashi, sa cjapi, sa viēi njėvjeēar a sa mazi tremujor; qen mesatar – sa vjedulla, sa daci, sidomos, sa daci, madje, sa gjeri. Dhe qen tė gjatė! Dhe, qen tė shkurtėr!...Qen tė majmur mirė dhe qen tė ligur! Qen qė u vizėllojnė qimet si tė ishin lyer me pomadat mė tė reja, qė sillen prej qyteteve evropiane, tė njohura pėr prodhimin e pomadave qė zbukurojnė fytyrat e grave tė shtresės sė lartė, qė qiten, madje, edhe nė fytyrat e vajzave tė bukura qė nuk kanė nevojė pėr to. Dhe qen tė ligur, qė mezi hiqen zvarrė, si qen tė rrahur. Nuk mund tė dihej a ishte mė i madh numri i qenve tė majmur a numri i qenve tė ligur! Dhe, nuk mund tė dihej pse nė fermė tė kishte qen tė ligur!... Qen tė tė dy gjinive: tė gjinisė mashkullore dhe tė gjinisė femėrore. Nė qoftė se pamja e jashtme ėshtė e mjaftueshme pėr tė caktuar gjininė e qenit, atėherė do tė mund tė thuhej me siguri tė plotė, se numri i qenve meshkuj ishte shumė mė i madh se numri i kudrave, i bushtrave, i kuēkave, i qeneve! Asgjė e ēuditshme: gjithmonė e gjithkund mes qenve duhet tė ketė edhe qene! Nuk shumėzohen as nuk frymėzohen pa to… Kurrė nuk kam parė qenėri kaq tė madhe, - thotė Skėnderbeu…“ („I ringjalluri i penduar“, Toena, 2002, faqe 60-73)
    Ē’trysni klinike e frymėzuan dhe e frymėzojnė kėtė akademik tė derdhė gjithė kėtė kėlbazė urrejtjeje ndaj popullit tė tij, ndaj vendit tė tij, ndaj njerėzve tė tij qė, sipas tij, ishin „qen tė majmė e qen tė ligur“, ndaj vajzave, grave pomadash (term serb, shėnim imi) europiane , qė Qosja i quan kudra, bushtra, kuēka e qene, tė cilat qenkan aty vetėm pėr tė frymėzuar gjininė mashkullore?! Pėrgjigje ka tė mjaftueshme, por sikur nuk ia vlen tė shpjegosh njė sėmundje tė tillė tė tij, e cila, pėr fat tė mirė, nuk ngjau dhe nuk ngjet tė jetė infektuese. Nėse do tė ndodhte qė dikush, ndonjė lexues, student, studiues a kureshtar, i kapėrthyer nga ēudia apo nga ndonjė inat i ēastit dhe ta pyeste kėtė akademik se prej nga ai, pra, e paska prejardhjen, pjellė e kujt qenka dhe ē’pjellje paska krijuar ai midis kėtyre qenve, midis kėtyre kudrave, bushtrave, kuēkave, qeneve, ēfarė do tė thoshte? Mos e dhėntė Zoti qė t’i shtrohen pyetje tė tilla, sepse do tė duhej tė ishim moralisht dhe logjikisht aq tė shėndoshė sa tė kuptojmė dhe respektojmė prejardhjen e tij njerėzore dhe krijimin e tij familjar po ashtu njerėzore, pavarėsisht nga qėndrimi i tij i pamoralshėm dhe kundėrnjerėzor.
    Burimet e mllefit tė pakontrolluar dhe tė padisiplinuar te ky akademik mund tė jenė tė shumta. Sė pari, nėse nisemi nga ligjėrata e Frojdit pėr letėrsinė dhe artin, aty ku flet pėr Dostojekvskin (faqe 15), kėto motive mllefi mbase duhet kėrkuar pikėrisht nė kėtė ligjėratė: Mė lehtė mund tė sulmohet Dostojevski si etist, thotė Frojdi. Nė qoftė se duam ta lartėsojmė atė si njeri tė moralshėm me argumentin se shkallėn mė tė lartė tė moralitetit e arrin vetėm ai qė ka kaluar nėpėr mėkatet mė tė ulėta, atėherė ne s’pėrfillim njė dyshim. I moralshėm ėshtė njeriu qė reagon ndaj tundimeve tė brendshme pa rėnė pre e tyre. Kush mėkaton periodikisht dhe pastaj gjatė pendimit ngre kėrkesa tė larta tė moralshme, ai ballafaqohet me akuzėn se ka gjetur qetėsi nė kėtė mėnyrė. Ai nuk kryen gjėrat mė thelbėsore, qė ka moraliteti: heqjen dorė nga e pamoralshmja, pasi mėnyra e moralshme e tė jetuarit ėshtė interes praktik i njerėzimit (faqe 15-16). Kurse nė faqen 9 tė po kėsaj ligjėrate frojdiane, thuhet: Harlisja dhe fuqizimi i fantazive krijojnė kushte pėr degradim nė neurozė ose psikozė. Fantazitė janė gjithashtu hapat e parė shpirtėrorė tė simptomave tė vuajtjeve tė ardhshme, pėr tė cilat ankohen tė sėmurėt tanė. Kėtu degėzohet njė rrugė anėsore e gjerė qė ēon te patologjia.
    Ndoshta nuk mund tė gjendet as nė kėtė ligjėratė asnjėri motiv nga ku burojnė kaq gurgullueshėm mllefi, inatet e deri te urrejtja e pakontrolluar, qė do tė thotė shumė instinktive te Qosja. Veprimin e tij, fjalėn e tij, ligjėratėn e tij, deklaratėn e tij, shkrimin e tij, nuk e pėrcjellė memoria, nuk e pėrcjellė logjika e sistemuar. Nuk rrjedh mendimi, por atė e pėrplasė jashtė tij instinkti i tė urryerit. Nė kėtė mėnyrė ai sjellė fragmente tė ndryshme tė sė njėjtės temė, tė sė njėjtės pėrmbajtje. Pėr shembull: kur e shan Sali Berishėn pėr ndėrhyrjen nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, lavdėron sistemin e Akademisė sė Shkencave tė Kosovės. Kur e bėnė kėtė zbrazje urrejtjeje pėr tė parėn, pastaj kthehet tė shajė atė qė e lavdėroi pak mė parė! Ose: Lavdėron dhembshėm Titon dhe nga ai krijon meteor, kurse mė vonė, po e zėmė nė tregimin satirik „I ringjalluri i penduar“(faqe 76-77) shan tė djeshmen e popullit qė i paska kėnduar Titos! Qorton gjithė ata qė paskan vepruar njėsoj si ai kur i thuri ode Titos, apo ku e ka hallin? Pėr sa dihet (e dihet mirė) vetėm dy rapsodė popullor nga Drenica i kanė kėnduar Titos nė kėngėn „Marshall Tita n’kali t’bardhė“. E Qosja, ēfarė thotė Qosja pėr Marshallin e tij Tito (kėrkoj falje nga lexuesit qė mė duhet ta pėrsėrisė edhe njė herė): “Tito e ka udhėhequr dhe e ka sjellė nė triumf pėrfundimtar luftėn nacionalēlirimtare tė popujve tė Jugosllavisė – ja njė meritė e mjaftė pėr historinė. Tito i ka thėnė “JO” Stalinit, nė njė kohė kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja njė meritė e mjaftė historike pėr historinė. Tito na ka udhėhequr shtigjeve tė vetėqeverisjes socialiste, tė barazisė, vėllazėrimit e bashkimit, bashkėjetesės sė kombeve e kombėsive – ja njė meritė tjetėr e jashtėzakonshme historike. Tito i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdha – ja njė meritė tjetėr, aq e madhe, aq vendimtare nė historinė e pėrbotshme”.
    E ēfarė thotė Qosja nė tregimin e tij satirik, kur e xhumėhazė popullin shqiptar tė Kosovės, qė kishte dalė, sė bashku me parinė e tij, ta prisnin pėrmendoren e Skėnderbeut, brenda sė cilės turmė nė njė krah qenka e djeshmja titiste, nė tjetrin krah qenka e sotmja, e cila bashkė me krahun tjetėr, kishte harruar „trimat tanė“, pavarėsisht se Prishtina nuk ishte gjė tjetėr pėrveē fermė qensh dhe turma pritėse ishte mbushur me qen tė djeshėm e tė sotėm, me kudra, bushtra, kuēka e qene, tė cilat me pomada shtetesh europiane ishin aty vetėm sa pėr tė frymėzuar seksualisht gjininė mashkullore? Le ta dėgjojmė:
    E Djeshmja:
    Marshall Tita n’kali tė bardhė,
    Ka ēu fjalė se do me ardhė,
    Do me ardh pėr vizitė,
    I madh e i vogėl kem me pritė,

    Dhe me pa si kem punue,
    Dhe, pėrpara sa kem shkue;
    Shoku Titė trim me fletė:
    Bashkim vėllaznimi – amanet!

    E sotmja:
    Shndriti Qielli, u gėzua Dheu,
    Na ka ardhur Skėnderbeu;
    Kush e pret, kush e uron,
    Adem Jasharin kush e harron!

    A harrohen trimat tanė
    Qė pėr liri jetėn e dhanė?
    Skėnderbe trim legjendar
    Ku e ke Adem Jashar?

    Ai vetė lavdėron Titon dhe kėto lavde, siē thotė vetė, do t’i nėnshkruante edhe sot, ndėrsa shanė duke trilluar titistė tė djeshėm e harrestarėt e sotėm! Ai lavdėron Enver Hoxhėn dhe shanė enveristėt! Ai lavdėron enverizmin dhe tė majtėn nė Shqipėri dhe shanė Kadarenė si „mit i krijuar nga komunizmi“! Ai shanė kryetarin e Shqipėrisė Bamir Topi dhe nuk pranon tė takohet me tė (pėrkundėr lutjes qė ia kishte bėrė Sabri Godo), vetėm pse ai lavdėron Ismail Kadarenė!
    Pastaj, vjen edhe mė e rėnda e disharmonisė logjike tė kėtij akademiku. Kur i duhet tė shajė Kosovėn, popullin e saj, parinė e saj, idetė e mbara tė parisė sė saj, kur i duhet qė Kosovėn ta quaj fermė qensh, kur i duhet tė shajė me urrejtje tė pakapėrcyeshme vajzat, gratė dhe nėnat tona nė kėtė fermė qensh, qė nuk qenkan tjetėr pėrveē kudra, bushtra, kuēka, qene, tė cilat qitkan nė fytyrėn e tyre pomada qytetesh europiane (dhe jo orientale), e lavdėron Skėnderbeun, i cili, i madh siē ishte, duhej tė ikte nga vendosja e tij nė kėtė fermė qensh (nė Prishtinė). Pastaj, qė ta rrėnojė Kadarenė pėr „Identitetin evropian tė shqiptarėve“, zhbėn heroizmin luftarak tė Skėnderbeut, luftėrat e tė cilit, bashkė me popullin shqiptar, u bėnė tė ēlironin vendin nga njė perandori orientale, nga njė perandori e Lindjes gjithnjė me shpresė tė mbėshtetjes sė aleancės perėndimore, mbėshtetje kjo qė pėrkiste me identitetin evropian tė shqiptarėve edhe nė atė kohė. Dijen edhe pėr kėto e ka Rexhep Qosja, por instinktet e tij klinike nuk e lėnė tė marrė pėrmasėn normale a nėnnormale tė shtrirjes. Edhe mė tej: E fajėson librin e Kadaresė „Identiteti evropian e shqiptarėve“ pėr shkak tė tė cilit vendet islamike nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Por me asnjė fjalė nuk e thotė se, meqenėse ky libėr paska kėtė faj, atėherė i ka tė mirat e tjera se, nė saj tė kėtij libri, shumica e vendeve perėndimore e paskan njohur pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė njėra anė, kurse ana tjetėr, sikur mungon shpjegimi i tij se pse bartja nga ai e identitetit shqiptar nė Lindje nuk paska ndikuar fare nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga vendet islamike? Edhe pa kėto shpjegime, ai gėzohet dhe shprehet plot entuziazėm se kryetari i tashėm i Kosovės i paska hequr nga zyrat e presidencės fotografitė e Papės dhe tė Nėna Terezės, tė cilat i kishte vendosur qė nga fillimi i viteve nėntėdhjetė e deri nė vdekje dr. Ibrahim Rugova, tė cilin e urren aq shumė akademiku ynė dhe i cili i paska vendosur kėto fotografi qė tė servilohet para Perėndimit!
    Nėse kėto paraqitje tė tij quhen a mund tė quhen tė shėndosha, njeriu mė nuk e di se cilat paraqitje tė tjera mund tė jenė tė sėmura.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete kjo qe thua ti.Te ta rikujtoj qe babain e tiJ dhe axhen ia kan gri serbet per shkakE te patriotizmit te tyre.Keto qe i thua ti jane propaganda primitive te tipit majtist.D o te vije koha e historia do tregoj vepren e tij sepse:
    DISA SHQIPTARE NUK SHOHIN ME LARG SESA HUNDA E TYRE
    Pajtohem plotėsisht qė " nuk shohin mė larg se hunda e tyre".
    S'ke nevoj t'mė kujtosh sepse kjo Historia e babait tė tij dhe axhės ėshtė shpikė nga viti 1990-et ngaqė Rrustem Rugova - ishte njeriu i sigurimit serb nė " Rilindje" dhe i cili e kishte pėr detyrė tė merrte masa ndajė secilit qė nė atė shtėpi tregonte shenja qė nuk pajtohej me politiken zyrtare tė Beogradit!
    Pastaj edhe Rugova duke qenė nė ato pozita kujtoj mė gjinazin e Pejės e ndjeku nė serbishte ndersa sa i pėrket vdekjės sė tij ėshtė e ditur qė serbėt dhe vet boris tadiqi dėrguan telegram ngushllimi pėr Rugovėm, shprehen pastaj dshirėn e tyre qė tė merrnin pjesė nė varrimin e etij.
    Pastaj dihet qė Rugova ėshtė dhėndėr i ramė Vuthajt ( babai i gruas sė tij) i cili tradhtoj Selman kadrinė qė vrau serbin Miliq Kėrsta!

    P.S.
    Janė bėrė bajat tani mė disa qė po sjellin njė shkrim tė udbashit dhe mikut tė Selim BROSHEs njėfarė Sylejman Aliut.
    Pėr tė ditur se kush ėshtė ky njeri po u tregojm se ėshtė njėsoj sikur dikush tė berė njė shkrim tė HALIT Ternavcit ( i cili ka njė titull " dr" dhe njihet si " historian") e qė fletė pėr Historin e shqiptarėve. E ata qė e njohin kėtė Tėrnavcin e marrin me mendė se si do t'mund ky tė shkruante apo ta shkruante atė Histori!
    Sylejman Aliu ėshtė produkt i Selim Broshės dhe kėtė gjė edinė qė tė gjithė!
    Ajo qė nuk e dimė ėshtė: kėta qė po e sjellin kėtė gjė qė sa herė gjoja per tė diskredituar Qosejn nuk po e dimė se a janė regrutet e Aliut apo tė Broshės?!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Rugova Lexo Postimin
    SYLEJMAN ALIU

    E Djeshmja:
    Marshall Tita n’kali tė bardhė,
    Ka ēu fjalė se do me ardhė,
    Do me ardh pėr vizitė,
    I madh e i vogėl kem me pritė,

    Dhe me pa si kem punue,
    Dhe, pėrpara sa kem shkue;
    Shoku Titė trim me fletė:
    Bashkim vėllaznimi – amanet!

    E sotmja:
    Shndriti Qielli, u gėzua Dheu,
    Na ka ardhur Skėnderbeu;
    Kush e pret, kush e uron,
    Adem Jasharin kush e harron!

    A harrohen trimat tanė
    Qė pėr liri jetėn e dhanė?
    Skėnderbe trim legjendar
    Ku e ke Adem Jashar?

    .
    Sa qesharake kjo gjė!
    E para kjko ėshtė njė tekst i njė rapsodi popullor qė kėndonte pėr " marshall Titen n'kali t'bardhė" tė cilit i kėndonte Sylejman Aliu e sidomos shumė vjersha poeti pėr fėmij Agim Deva!
    pastaj kemi shkrimet e Rugovės qė analizon shkrimtarėt shqiptar nga Kosova qė shkruanin vjersha siē thoshte Rugova " pėr njeriun qė pas leninit ishte mė i madhi"!
    Po n+e at+e shkrimin e Rugov+es nuk gjejm+e askund rexhep Qosjen ( hehehehehehe).
    O na mbytet ore djemtė e beogradit me kėso qyfyresh!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga Rugova Lexo Postimin
    SYLEJMAN ALIU

    FILOZOFIA E KRROKAMĖS
    (Rexhep Qosja nė pasqyrė)

    http://www.youtube.com/watch?v=Trpfq...eature=related

    Shkrim shume interesant! Vecse i mungon nje ilustrim nga krijimet e Edgar Allen Poe, qe ta plotesoje me se miri figuren e sotme te Xhepes se Qosajve.

    Xhepi i Qosajve i ilustruar:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 10-01-2010 mė 12:34

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Pajtohem plotėsisht qė " nuk shohin mė larg se hunda e tyre".
    S'ke nevoj t'mė kujtosh sepse kjo Historia e babait tė tij dhe axhės ėshtė shpikė nga viti 1990-et ngaqė Rrustem Rugova - ishte njeriu i sigurimit serb nė " Rilindje" dhe i cili e kishte pėr detyrė tė merrte masa ndajė secilit qė nė atė shtėpi tregonte shenja qė nuk pajtohej me politiken zyrtare tė Beogradit!
    Pastaj edhe Rugova duke qenė nė ato pozita kujtoj mė gjinazin e Pejės e ndjeku nė serbishte ndersa sa i pėrket vdekjės sė tij ėshtė e ditur qė serbėt dhe vet boris tadiqi dėrguan telegram ngushllimi pėr Rugovėm, shprehen pastaj dshirėn e tyre qė tė merrnin pjesė nė varrimin e etij.
    Pastaj dihet qė Rugova ėshtė dhėndėr i ramė Vuthajt ( babai i gruas sė tij) i cili tradhtoj Selman kadrinė qė vrau serbin Miliq Kėrsta!

    P.S.
    Janė bėrė bajat tani mė disa qė po sjellin njė shkrim tė udbashit dhe mikut tė Selim BROSHEs njėfarė Sylejman Aliut.
    Pėr tė ditur se kush ėshtė ky njeri po u tregojm se ėshtė njėsoj sikur dikush tė berė njė shkrim tė HALIT Ternavcit ( i cili ka njė titull " dr" dhe njihet si " historian") e qė fletė pėr Historin e shqiptarėve. E ata qė e njohin kėtė Tėrnavcin e marrin me mendė se si do t'mund ky tė shkruante apo ta shkruante atė Histori!
    Sylejman Aliu ėshtė produkt i Selim Broshės dhe kėtė gjė edinė qė tė gjithė!
    Ajo qė nuk e dimė ėshtė: kėta qė po e sjellin kėtė gjė qė sa herė gjoja per tė diskredituar Qosejn nuk po e dimė se a janė regrutet e Aliut apo tė Broshės?!
    Preng Sherri, vetė nofka qė ke zgjedhur po tregon se kėtu nė forum je pėr tė sjellur vetėm sherre. Sepse, logjika dhe mendėsia qė pėrdorė ti kundėr secilit qė ndėrlidhet me familjen dhe presidentin historik tė Kosovės Ibrahim Rugova, ėshtė thjeshtė njė mendėsi pėrēarėse. Pra, me kėtė logjikė nuk mund tė ndėrtohet kurrė harmonia midis shqiptarėve, pėr veēse ndasia dhe pėrēarja, si porosi dhe dėshirė shekullore e regjimeve kriminale serbe; "pėrēaj (shqiptarėt) e (pastaj) sundoj ata mė lehtė"....!? Me kėtė mendėsi shihet qartė se rekrut i kujt je ti, e i kujt jam unė, qė kėtu solla vetėm disa pjesė nga libiri i Sylejman Aliut kushtuar Rexhep Qosjes, jo pėr ta diskredituar, veē me qėllim qė tė shoshitėn mendimet, pa marrė parasysh se kush ėshtė autori, tė cilin unė as qė e njoh personalisht. Unė jam rekrut i fjalės dhe mendimit tė lirė, i mendimit objektiv dhe debatit konstruktiv, i rrahjes sė mendimeve nga anė tė ndryshme, i analizave tė mirėfillta publike dhe publicistike, ngase kėshtu bisedojnė tė gjithė intelektualėt kudo nė botė, e pse jo edhe ata shqiptarė. Polemika dhe mendimi tjetėr nuk nėnkupton domosdoshmėrisht diskreditim, as poshtėrim, as nėnēmim, por vetėm shqyrtim tė ēėshtjeve dhe fenomeneve shoqėrore nė mėnyrė tė hapur dhe nga pikėpamje tė llojllojshme. Njėmendėsia dhe monopoli mbi tė vėrtetėn e jetės dhe veprimtarive njerėzore nuk janė vlera tė demokracive tė mirėfillta perėndimore, veēse siē dihet botėrisht janė logjikė e monizmit dhe komunizmit rusosllav, e cila pėr afėr njė shekull ka ngulfatur dhe mbytur pamėshirshėm fjalėn dhe mendimin tjetėr, sidomos brenda kombit shqiptar. Duket qartė se ti ende i takon kėsaj logjike. Mjerisht!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    [QUOTE=Rugova;2552807]
    Preng Sherri, vetė nofka qė ke zgjedhur po tregon se kėtu nė forum je pėr tė sjellur vetėm sherre
    .

    Nofka ka tė bėjė me personazhin tim mė tė dashur nga romanet shqiptare. Pra, mua mė krijoi Kolė jakova me " gomar" dhe nė vend tė pallatit mbretėror mė vendosi sė bashku me hanėn tek pojata!

    Sepse, logjika dhe mendėsia qė pėrdorė ti kundėr secilit qė ndėrlidhet me familjen dhe presidentin historik tė Kosovės Ibrahim Rugova, ėshtė thjeshtė njė mendėsi pėrēarėse
    .
    Jo vetėm se po mė befasoni me disa qėndrime: Ju e akuzoni Rexhep Qosjen vetėm e vetėm se ai e paska kritikue politikėn nėnshtruese tė Rugovės, politikėn pacifiste dhe po e marr me mendė se ēfarė kishit me i bė Qoses sikur ai tė ishte takuar me Millosheviqin ose sikur ay tė ishte, ta zėmė dhėndėr i Ramė Vuthit - njeriut qė preu nė Besė Selman kadrinė!
    Kur po lexoj gjithė ato gjėra pėr Qosjen - Njeriun qė e solli Asdrenin, naimin, Konicėn, Romantizmin tek shqiptarėt sikur po e marrė mė sė miri pėrgjigjen se pėrse Ay dhe nga cilėt sulmohet mė shumė se Ali Shukriu, Sinan hasani dhe mė shumė se gjuithė sekretarėt e Partive bazė tė LKJ-sė- siē ishte Rugova nė institutin Albanologjik!
    Pra, vetėm po bėjmė disa paralele dhe po themi " po sikur" Qosja tė bėnte atė gjė qė ka bė ta zėmė Rugova.

    Pra, me kėtė logjikė nuk mund tė ndėrtohet kurrė harmonia midis shqiptarėve, pėr veēse ndasia dhe pėrēarja, si porosi dhe dėshirė shekullore e regjimeve kriminale serbe; "pėrēaj (shqiptarėt) e (pastaj) sundoj ata mė lehtė"....!?
    Ajo ėshtė llogjika e Jul Ēesarit dhe e romakėve qė e trashėguan pastaj sllavėt. Nė faktė, ajo ėshtė njė thėnje primitive ngaqė i takon kohės sė erės para Krishtit.

    Me kėtė mendėsi shihet qartė se rekrut i kujt je ti, e i kujt jam unė, qė kėtu solla vetėm disa pjesė nga libiri i Sylejman Aliut kushtuar Rexhep Qosjes, jo pėr ta diskredituar
    ,

    Dhe mendoni se duhet ta besojm kėtė gjė?
    Si mund tė sjellėsh gjėra qė i bė njė Njeri qė ishte nė shėrbim tė sigurimit serbė? Burhan kavaja para do kohėsh tha qė nė secilėn ndėrrmarje Publike gjendeshin tė autorizuarit e UDB-es dhe pa lejen e tyre s'mund tė veprohej asgjė. pastaj ay tregoj se si njė tė tillė e kishte hudhur jashtė! Pikrishtė Sulejman Aliu dhe Rrustem Rugova e luanin kėtė rol nė Rilindje!
    ka edhe mė dhe me sa mė kujtohet Qosja tha qė po tė shkruante tė gjitha ato qė kanė bėrė disa s'do bėhej fort mirė serish pėr disa!

    veē me qėllim qė tė shoshitėn mendimet, pa marrė parasysh se kush ėshtė autori, tė cilin unė as qė e njoh personalisht.
    Ju se njihni autorin por kėtė autor e citoni me kėnaqėsi pėr tė satėn herė! PRa, mendoni qė s'ka tė bėjė disa personale me kėtė autor apo nėse ky autor e di qė tė tjerėt e dinė dhe dinė pėr tė ēdo gjė mė mirė t'u them i pari sa s'mė thanė!
    Kjo me kėtė autorin do tė ishte ta zėmė, sikur tė bėjė personalisht njė Libėr pėr Ibrahim Rugovėn dhe sa do tė isha objektiv nė ato qė do tė shkruaja?

    Unė jam rekrut i fjalės dhe mendimit tė lirė, i mendimit objektiv dhe debatit konstruktiv, i rrahjes sė mendimeve nga anė tė ndryshme, i analizave tė mirėfillta publike dhe publicistike, ngase kėshtu bisedojnė tė gjithė intelektualėt kudo nė botė, e pse jo edhe ata shqiptarė
    .

    Kjo gjė mė pėlqeu!
    Interesant por edhe unė mendoj pėr veten time po kėshtu njėsoj si Ty!

    Polemika dhe mendimi tjetėr nuk nėnkupton domosdoshmėrisht diskreditim, as poshtėrim, as nėnēmim, por vetėm shqyrtim tė ēėshtjeve dhe fenomeneve shoqėrore nė mėnyrė tė hapur dhe nga pikėpamje tė llojllojshme
    .

    Nėse kėshtu mendoni, at'herė na sillni mendimet e Aleks Budės pėr Qosjen, Ēabejt, Kostallarit, Agollit, kadaresė e tė tjerėve dhe jo tė disa " anonimusėve" qė as lagjja e tyre ku jetojn nuk i njehė!
    Kolosit mund t'ja kundėrvesh pėrpara vetėm kolosėt!

    Njėmendėsia dhe monopoli mbi tė vėrtetėn e jetės dhe veprimtarive njerėzore nuk janė vlera tė demokracive tė mirėfillta perėndimore, veēse siē dihet botėrisht janė logjikė e monizmit dhe komunizmit rusosllav, e cila pėr afėr njė shekull ka ngulfatur dhe mbytur pamėshirshėm fjalėn dhe mendimin tjetėr, sidomos brenda kombit shqiptar. Duket qartė se ti ende i takon kėsaj logjike. Mjerisht
    !

    Ti s'mund ta dish se cila ėshtė llogjika ime; mund tė supozosh sikur qė po supozon.
    Mendimi " monist" nuk nėnkuptonte vetėm Lindjen por ky monizėm ishte i pranishėm edhe tek perendimorėt: Po njėsoj nė perendim janė ndjekur dhe janė arrestuar " tė majtėt". Ta zėmė nga Amerika Charli Chaplini ikė ngaqė dyshohej qė mund tė ishte me orientime tė majta sikur qė FBI-j gjatė viteve tė 60-ta kontrollonin sidomos Hollivudin nga frika qė mund tė plasė nga krijimet e tyre ndonjė Skandal!
    Unė mendoj qė mendime moniste kanė tė gjithė ata qė mendojn qė njė President nuk duhet kritikuar; tė gjithė ata qė ngrisin kultet e individeve qė vijnė nga Politika!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng..

    ai qosja yt.. pse nuk i besoj mjekrren e vet te vlefshme tja ruante policia ushtarake e drejtoria politike e uck-se ne qirez a prekaz a ne malishev apo ne llapushnik.. por.. ja mbathi ne vilat e tiranes..

    ??

    ajo ikje tregon shume..
    qe ai mir e dinte se uck-a e tij ishte nji tollumbac qe ai e krijoj per loje.. e jo per me cliru kosove..
    se cila ishte ajo loje e kam shpjgue mir disa here..

    dhe pikerisht se ai me partin e tij lpk-ne duke e dit mire se kan krijuar nji loje.. nuk i besuan asaj loje.. kryet e veta e fmij e grat e veta (gjeneven e kish pas "fushbeteje"... e prandaj iku si mini.. si lepuri.. msheftas.. jo mos me e pa serbia.. por shqiptaria te cilen e kish ushqye me miell te prisht.. pra me ideologjine e demagogjise.. e cila vec sllobos i sherbeu sikurse qeni keq qe sjell ukun ne torisht..
    po nuk kish pas kon bash uk i zakonshem qe han dele por nji ushtri e celikte qe e masakroj krejt popullin e kosoves..

    qosja ashtu si shum bashk-mendimtare e bashk-veprimtar te tij.. nuk guxuan ta provojne ukun ne fush beteje.. por iken e uku (sllob) beri kerdine mbi femije gra e burra e rini te kosoves.. e u desh Nato me e kthye mbrapsht historine qe deshen me ba qoset e lpk-ja me ndihm te sllobos..
    '
    prandaj dhe qosja sa her flet.. nuk don e me 100 menyra i bishtnon.. te vertetes se eshte nato shpetimtarja.. sepse i djeg shum kjo e vertete..

    e po kosova e din kte te vertete ani se nuk flet e se ja jep qoses at komoditet me llaparqit ala pallavrat e veta..

    ne rogner u mblodhen.. krejt demagoget.. athere.. e shum shum ndoj ma guximtar shkoj der ne kuks a tropoj..me u duk.. se.. ja ku jemi..

    mirpo sllobon nuk guxuan ta takojn ne kosov e me ja mbajt doren me te cilen barbari genocidonte shqiptaret e pa mbrojtur..

    me dylbija pi vill 31 -shit a pi 15 katshit.. ne tiran vigjelonte shtabi.. qose enveroisto-lpk-ist..

    ju nuk guxoni me tregue cka ndodhi.. sepse po treguat ju del boja se kini qen dezertore..
    ikanake..

    edhe i her lavdi klarkut.. se per qos e klosa.. ish farue krejt kosova..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-01-2010 mė 07:43

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ti brari lėngon nga njė sėmundje e rėndė: ke probleme me mėsimin e gjėrave tė reja andaj vetėm pėrsėrit gjėra tė paqena.
    Nuk lexova akoma njė mendim tė mbarė nga ty pėrpos " rapsodi fjalėsh" qė janė tė denja pėr ēajtoret e Kosovės apo edhe tek minibaret e partive!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •