Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rrexhep Qosja: Politika shqiptare nuk njeh kufizim moral

    Rexhep Qosja: "Politike pa kufizim moral"

    Nė ditėt e fundit tė vitit qė lamė pas, akademiku kosovar Rexhep Qosja dha kėtė intervistė, ku flet rreth zhvillimeve, kryesisht politike e shoqėrore qė e karakterizuan 2009-ėn si pėr Kosovėn, Shqipėrinė dhe gjithė shqiptarėt e tjerė nė Ballkan… Si ishin zgjedhjet e fundit nė Kosovė dhe ē’mendon Qosja pėr koalicionin e panatyrshėm, sipas tij, mes PDK-sė e LDK-sė. Nė 20-vjetorin e LDK-sė, akademiku shqyrton se cila ėshtė e vėrteta pėr kėtė parti dhe pse ajo e ka luftuar UĒK-nė, e nė kėtė mėnyrė edhe ēlirimin e Kosovės… Qosja jep gjykimin e tij edhe pėr ēėshtjen e liberalizimit tė vizave, dhe pse mbeti jashtė kėtij procesi Shqipėria dhe Kosova. A duhet marrė parasysh teza se Bosnja, Shqipėria dhe Kosova kanė shumicė muslimane nė vend? Mė tej, nė pjesėn e parė tė kėsaj interviste, akademiku kosovar nuk i kursen kritikat fshikulluese pėr gjendjen e nderė politike nė Shqipėri, pėr zgjedhjet e 28 qershorit dhe pasojat qė erdhėn pas tyre…

    Profesor, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr zhvillimet qė karakterizuan Kosovėn dhe shqiptarėt nė tėrėsi gjatė vitit 2009?


    -Nė kėtė pyetje nė tė vėrtetė janė tė pėrmbajtura dy pyetje: njėra, pėr zhvillimet qė karakterizuan Kosovėn dhe tjetra pėr zhvillimet qė karakterizuan jetėn e shqiptarėve nė tėrėsi, domethėnė nė Kosovė, nė Shqipėri dhe kudo ka shqiptarė nė Ballkan. Sipas mendimit tim, gjatė vitit 2009 Kosovėn e karakterizuan pėrpjekjet pėr ndėrtimin, funksionalizimin sa mė tė mirė dhe qėndrueshmėrinė e institucioneve tė saj shtetėrore, nė njėrėn anė, kurse pėr njohjen ndėrkombėtare, nė anėn tjetėr. Nuk mund tė mos vėrehet se Kosova ėshtė shtet institucionalisht gjithnjė e mė i ndėrtuar, mė i aftėsuar, mė funksional, mė i qėndrueshėm. Rritet pėrvoja politike e shtetėrore e kėtyre institucioneve: pėrvoja e qeverisjes sė vendit dhe pėrvoja politike ndėrkombėtare. Njė shtet i ri po rritet e po aftėsohet shumė mė shpejt se ē’janė rritur dhe aftėsuar shtetet pėrpara. E kuptueshme. Zyrtarėt e Kosovės sot edhe janė tė shkolluar, edhe kanė ku tė mėsojnė: e kanė botėn para sysh, por e kanė botėn edhe kėtu, nė Kosovė. Le tė thuhet se gjatė vitit 2009 Kosovėn shtet e njohėn 64 vende, ndėrsa shumė mė i rėndėsishėm se ky numėr ėshtė fakti se Kosovėn e njohėn disa prej shteteve mė tė rėndėsishme, politikisht dhe ekonomikisht mė tė rėndėsishme, tė botės
    Vlerėsimi pėr zhvillimet qė karakterizuan jetėn e shqiptarėve nė tėrėsi gjatė vitit 2009 ndryshon prej vlerėsimit pėr zhvillimet qė karakterizuan Kosovėn si shtet. Nė politikėn shqiptare flitet mjaft pėr liritė politike dhe qytetare, por flitet pak pėr tė drejtat sociale dhe ekonomike tė qytetarėve. Liritė politike dhe qytetare janė tepėr, tepėr tė rėndėsishme pėr ēdo njeri, por nė qoftė se tė drejtat sociale dhe ekonomike nuk mund t’i realizosh, pėr mė keq nė qoftė se tė drejtat sociale dhe ekonomike tė cenohen, atėherė edhe liritė politike dhe qytetare sikur bėhen mė pak tė rėndėsishme. Megjithėse jemi nė vitin e nėntė tė shekullit 21, ne nuk guxojmė tė harrojmė se qytetarė tonė, bashkėkombės tonė, vazhdojnė tė mbyten nė det nė pėrpjekje e sipėr pėr tė dalė nė Itali; se qytetarė tonė, bashkėkombės tonė, vazhdojnė tė kalojnė ilegalisht kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė; se qytetarė tonė, bashkėkombės tonė, humbin jetėn nė kufirin ndėrmjet Serbisė e Hungarisė nė pėrpjekje pėr tė kaluar nė Gjermani a nė Austri. Shumė shqiptarė edhe nė vitin 2009 e kėrkuan shpėtimin prej skamjes, prej varfėrisė, prej padrejtėsive sociale dhe ekonomike, nė vende tė huaja. Dhe, kjo e dhėnė duhet ta bėjė shumė tė menduar, shumė tė brengosur dhe shumė mė tė pėrgjegjshėm ēdo shqiptar qė ushtron funksion politik e shtetėror.

    Kosova mbajti zgjedhjet lokale, proces ky qė nuk ka pėrfunduar ende. Si e komentoni rrjedhėn e kėtij procesi dhe rezultatin e zgjedhjeve?


    -Ata qė votuan, domethėnė populli, treguan sjelljen politike, pjekurinė politike mė tė dėshiruar, qė u vlerėsua shumė pozitivisht prej tė gjithė vėzhguesve ndėrkombėtarė e vendorė dhe prej institucioneve mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Kjo, ndėrkaq, nuk mund tė thuhet pėr tė gjithė ata qė u votuan dhe pėr tė gjithė kandiduesit e tyre. Me numrin e komunave nė tė cilat fituan kandidatėt e saj dhe me numrin e zgjedhėsve qė i votuan kandidatėt e saj, Partia Demokratike e Kosovės u ridėshmua shumė bindshėm si forca mė e rėndėsishme politike nė Kosovė.


    LDK-ja e kontestoi rezultatin nė disa komuna, parti kjo e cila nė balotazh hyri nė koalicion me AAK-nė, pėrderisa vazhdon tė jetė pjesė e qeverisė qendrore me PDK-nė. Si i vlerėsoni kėto veprime tė LDK-sė?

    Ata qė e dinė sadopak historinė e zhvillimeve politike nė Kosovė prej viteve nėntėdhjetė, domethėnė prej kohės sė formimit tė partive tė reja politike nė Kosovė, e kanė plotėsisht tė qartė se koalicioni midis Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė njė koalicion i shtirė e i shtirė do tė thotė i panatyrshėm, artificial, qė i ėshtė imponuar PDK-sė ose, tė shprehem mė qartė, qė ia kanė imponuar PDK-sė. Rrethanat ndėrkombėtare kanė bėrė qė PDK-ja tė jetė e shtrėnguar ta pranojė kėtė koalicion tė panatyrshėm. Ēdokush qė e njeh sadopak historinė e LDK-sė do ta dinte se nė kėtė koalicion LDK-ja do tė sillej shumėfytyrshėm. Dėshmia mė e dukshme e kėsaj shumėfytyrėsie ėshtė kjo qė ndodhi tani: LDK-ja nė njėrėn anė ėshtė pjesė e qeverisė sė Kosovės e nė anėn tjetėr nė balotazh bėn koalicion me parti tė tjera me qėllim qė tė jetė pjesė e qeverisė vendore. Kėsaj i thonė papėrgjegjėsi politike ndaj partisė bashkėqeverisėse nė nivel qendror. Por, pėr sjellje tė tillė nuk duhet tė gjykohet vetėm forca politike qė vepron kėshtu, por edhe ajo qė e duron.

    Kėto ditė LDK-ja festoi 20-vjetorin e themelimit, ku u dhanė vlerėsime superlative pėr tė dhe ish-kryetarin e saj. Ju, ēfarė vlerėsimi do t’i jepnit LDK-sė nė kėtė 20–vjetor?


    Krahas urimeve pėr pėrvjetorin, unė me kėtė rast dua tė them edhe disa fjalė pėr LDK-nė. Drejtuesit dhe disa veprimtarė mė tė vjetėr a mė tė rinj tė LDK-sė jo vetėm nė kėtė pėrvjetor tė tyre flasin pėr LDK-nė - thuajse vetėm ata janė gjallė, thuajse vetėm ata janė nė Kosovė, thuajse vetėm ata e njohin historinė politike tė Kosovės, thuajse vetėm ata dinė ēdo gjė pėr zhvillimet politike nė Kosovė, sidomos, prej se ėshtė themeluar partia e tyre, thuajse vetėm ata dinė shumėēka pėr lėvizjet politike nė Kosovė prej vitit 1981, megjithėse pėr vitin 1981 dhe pėr disa vite menjėherė pas 1981-it nuk kanė shumė qejf tė flasin! Dhe, pėr tė gjitha kėto flasin thuajse nuk ekziston asnjė dėshmitar tjetėr i tė gjitha kėtyre ngjarjeve, zhvillimeve, lėvizjeve, vetjeve pėr tė cilat ata flasin. Le tė thuhet se patosi, retorika, propaganda dhe e pavėrteta, nė masė tė madhe, pėrcaktojnė tė gjitha ato qė i thonė kėta drejtues dhe veprimtarė tė LDK-sė kur flasin pėr partinė e tyre dhe pėr zhvillimet nė Kosovė pas vitit 1981, sidomos pas viteve ’90. Kam shkruar jo pak faqe pėr politikėn e kėsaj partie dhe kam shkruar, jo pas kohės, po pikėrisht nė kohėn kur ajo bėnte veprimet e saj politike. Nuk i kam thėnė bash tė gjitha se kurrė, tė gjitha, pėr arsye tė ndryshme, nuk thuhen. Por, edhe ato qė, pėr arsye tė ndryshme, nuk janė thėnė do tė thuhen njė ditė. Unė, tani, nė kėtė bisedė me ju, nuk do tė flas mė shumė pėr LDK-nė dhe pėr drejtuesit e saj kryesorė. Do ta them vetėm njė fjali. Kur flitet pėr tė djeshmen e LDK-sė, kur flitet pėr politikėn e LDK-sė, njė e vėrtetė duhet tė jetė pėrcaktuese e tė gjitha gjykimeve dhe vlerėsimeve pėr tė dhe pėr politikėn e saj. Dhe, kjo e vėrtetė ėshtė: LDK-ja ishte partia e cila me politikėn e saj, nė mėnyrė tė hapėt dhe nė mėnyra tė fshehta, ishte, dhe vepronte, kundėr Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e kjo do tė thotė kundėr luftės ēlirimtare nė Kosovė. Ēka bėnte hapėt e ēka bėnte fshehtė – kjo ėshtė tema pėr tė cilėn do tė shkruhet. Vetėm kur tė jepet pėrgjigjja e vėrtetė, shkencore, nė kėtė pyetje, do tė mund tė themi se kemi filluar tė mendojmė objektivisht, ndershėm, shkencėrisht, si njė popull historikisht i pjekur pėr politikėn dhe pėr luftėn qė i solli Kosovės lirinė dhe pavarėsinė, e kjo ėshtė politika dhe lufta e UĒK-sė.


    Shqipėria e Kosova sivjet u lanė jashtė liberalizimit tė vizave me BE-nė. A janė fqinjėt tanė para nesh nė plotėsimin e standardeve evropiane apo ka arsye tė tjera, sipas jush?


    Sa e njoh njėmendėsinė politike dhe shoqėrore tė fqinjėve tanė, sa e njoh prej lajmeve, komenteve, analizave, qė jepen nė televizione dhe botohen nė gazeta a nė disa vepra publicistike, mund tė them: ata, fqinjėt tanė, janė para nesh nė plotėsimin e standardeve evropiane pėr liberalizimin e vizave. Nuk shoh arsye tjetėr pse BE-ja nuk ua liberalizon vizat Shqipėrisė dhe Kosovės. Dhe, Bosnjės. Unė nuk e them siē e thonė disa, dhe nuk e them sepse, sipas mendimit tim, kjo nuk ėshtė e vėrtetė, se BE-ja nuk ua liberalizoi vizat kėtyre vendeve sepse janė vende me popullsi shumicė tė fesė myslimane! Jo. Por, unė nuk do ta krahasoja Kosovėn me Shqipėrinė dhe me Bosnjėn. Kosova ėshtė shtet i ri, ende nuk i ka bėrė dy vjet si shtet i njohur ndėrkombėtarisht , prandaj nuk ėshtė shumė reale qė tė pretendojė qė t’i liberalizohen vizat para ose krahas shteteve tė tjera ballkanike. E pse Shqipėrisė nuk i liberalizohen vizat nė tė njėjtėn kohė kur edhe Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi? Pėrgjigjen e vėrtetė nė kėtė pyetje mos e pritni prej qeverisė sė Shqipėrisė. Pėrgjigjen nė kėtė pyetje do ta gjeni, ndėrkaq, nė punimet e Kuvendit tė Shqipėrisė; nė sjelljet despotike tė kryeministrit tė Shqipėrisė dhe tė disa ministrave tė tij. Dhe, pėrgjigjen nė kėtė pyetje do ta gjeni nė disa televizione shqiptare, sidomos nė televizionin Top Channel, i cili ende po bėn pėrpjekje qė tė jetė i pavarur. Pėrgjigjen e vėrtetė nė kėtė pyetje do t’ua japė emisioni i kėtij televizioni i quajtur Fiks fare. Prej kėtij emisioni, prej Samirit e Doktorit dhe autorit qė e shkruan tekstin e tyre Filip Cakuli, prej kėtyre tre personave, qė mund t’i quajmė ndėrgjegjja e sotme e Shqipėrisė, do tė mėsojmė sigurt pse, pėr ē’arsye Shqipėrisė nuk i janė liberalizuar vizat kur edhe Serbisė, kur edhe Maqedonisė, kur edhe Malit tė Zi. Dhe, mė tej. Pse Shqipėrisė nuk i liberalizohen vizat kur edhe fqinjėve ballkanikė do tė na tregojė saktė, ndershėm, Ambasadori i Danimarkės nė Shqipėri, Karsten Ankjaer Jensen, nė intervistėn qė i dha medieve shqiptare kėto ditė. Fjalėt e tij ishin fjalė tė urta, tė menēura, fjalė tė mikut tė vėrtetė tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, qė dallonin shumė, rrėnjėsisht, prej fjalėve tė disa evropianėve, qė sjell kryeministri i Shqipėrisė nė Shqipėri, pėr tė mashtruar opinionin shqiptar. Ambasadori i Danimarkės u tha shqiptarėve: nė pėrpjekjet pėr liberalizimin e vizave dhe pėr inkuadrim nė Bashkimin Evropian vitet e fundit e kjo vitet e fundit do tė thotė gjatė viteve tė qeverisjes sė Sali Berishės, “Shqipėria ka bėrė hapa tė konsiderueshėm prapa”. Dhe mė tej: Shumė sinqerisht e thėnė - vazhdoi Ambasadori i Danimarkės – shumė veprime politike nė Shqipėri, “nuk janė nė pėrputhje me vlerat, qė qėndrojnė nė thelb tė Bashkimit, dhe po ashtu tė anėtarėsimit nė BE”.
    Dhe, si tė jenė! Shikojini televizionet e Tiranės! Lexojini gazetat e Tiranės –tė pavarurat dhe ato qė pėrpiqen tė jenė tė pavarura! Ato tregojnė se si shpėrfillen e cėnohen vlerat politike evropiane nga qeveria e Sali Berishės.


    Nė Tiranė zgjedhjet e 28 qershorit i dhanė edhe njė mandat Sali Berishės, ndėrkaq opozita vazhdon tė mos i njohė ato duke bojkotuar parlamentin. Si i komentoni kėto zhvillime?


    Nuk mund tė them, siē po thoni ju, se zgjedhjet e 28 qershorit i dhanė edhe njė mandat Sali Berishės. Pėr tė thėnė siē po thoni ju, pėr tė thėnė se ato zgjedhje, vėrtet, i dhanė edhe njė mandat Partisė Demokratike tė Shqipėrisė do tė duhej tė hapen kutitė e votimit dhe tė shihet ēka krejt ka nė to, nė vendvotimet ku po kėrkohet tė ēelen ato. Tė dhėnat qė sjell njė pjesė e shtypit shqiptar, tė dhėnat qė sjellin disa televizione shqiptare, tė dhėnat qė sjellin kamerat televizive, domethėnė tė dhėnat konkrete, qė shihen dhe dėgjohen, dėshmojnė se Sali Berisha me gardistėt e tij pretorianė bėri shumėēka qė nuk lejohet, shumėēka qė nuk guxon tė bėhet nė zgjedhje tė lira, tė ndershme, demokratike nė njė vend demokratik, shumėēka qė mbulohet me nocionet; spekulim, shpėrdorim, trysni, shantazhim nė disa njėsi elektorale i njė numri votuesish, blerje e votave me mjete shtetėrore nė disa njėsi elektorale, votim i tė vdekurve, votim nga disa herė, vėnie e administratės dhe e disa institucioneve shtetėrore nė shėrbim tė PD-sė gjatė fushatės zgjedhore apo, madje, edhe gjatė vetė zgjedhjeve. E tė tjera e tė tjera. Sjellja e votuesve shqiptarė, e numrit mė tė madh tė votuesve shqiptarė, ishte sjellje e ēmuar, e denjė, demokratike, por sjellja e organizuesit kryesor tė zgjedhjeve – jo. Nuk e them, nė asnjė rast, se sjellja e opozitės ishte pėr shembull qė duhet tė mbahet mend; dhe nuk e them se Partia Socialiste me aleatėt e saj bėri fushatėn e duhur, pėrkatėse nė kushtet nė tė cilat bėn fushatė edhe Sali Berisha. Jo. Them se kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama me fushatėn e tij tė vakėt sikur punoi kundėr vetes! Them se edhe me disa stoli fetare e zoologjike nė kabinetin e tij si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i largoi disa votues qė do tė votonin pėr kandidatėt e Partisė sė tij! Them se me pėlqimin qė i dha Kodit Zgjedhor Edi Rama i dėmtoi rėndė partitė e mesme e tė vogla, qė luanin rol shumė tė rėndėsishėm pėr ndėrtimin demokratik tė Shqipėrisė, duke i nxjerrė ashtu prej Kuvendit tė Shqipėrisė dhe duke e dėshpėruar ashtu edhe aleatin kryesor, Ilir Metėn. E them se Edi Rama u soll keq, palejueshėm, ndaj aleatit kryesor, Partisė Socialiste pėr Integrim, dhe kryetarit tė saj, Ilir Meta, qė ishte, me Skėnder Gjinushin, kritiku mė i fortė i autoritarizmit, i shpėrdorimeve dhe i korrupsionit tė qeverisė sė Sali Berishės. Megjithatė, duhet tė shtoj: sjellja e Edi Ramės para dhe gjatė fushatės zgjedhore ndaj Partisė Socialiste pėr Integrim nė asnjė rast nuk e arsyeton sjelljen e Ilir Metės dhe kalimin e tij nė koalicion me Sali Berishėn. E them me pėrgjegjėsi politike, intelektuale dhe morale se duke kaluar nė koalicion me Sali Berishėn, Ilir Meta e ka dėmtuar Shqipėrinė. Dhe, vetveten. Mė vjen keq pėr tė. Dhe, pėr Partinė Socialiste pėr Integrim.

    (Vijon nesėr...)
    Intervistoi: Avni Azemi

    ..



    (vijon nga numri djeshėm)

    Sipas jush, a mund tė flitet pėr krizė politike nė Shqipėri?

    Ėshtė fjala, sipas mendimit tim, pėr konflikt politik midis partisė nė pushtet dhe opozitės. Konflikti i kėtillė, mė pak a mė shumė i ashpėr, nė Shqipėri vazhdon prej vitit 1996. Nė disa raste, si nė vitin 1997 dhe nė vitin kur Sali Berisha me gardėn e tij pretoriane e pushtoi Televizionin shqiptar, ky konflikt i pandėrprerė u shndėrrua nė krizė, nė tė vėrtetė u ashpėrsua aq shumė saqė u bė krizė e thellė nė vitin 1997, u bė krizė me shumė pasoja tragjike. Nė qoftė se konfliktit tė tanishėm nuk i gjendet mė shpejt zgjidhja ėshtė e pritshme kriza, pasojat e sė cilės tani pėr tani nuk mund tė parashihen, sė paku unė nuk mund t’i parashoh. E zgjidhja aq sa ėshtė e vėshtirė po aq mund tė jetė edhe e lehtė.
    E lehtė? Si e lehtė? Tė hapen kutitė e votimit. Tė shihet si ėshtė votuar nė vendet ku kontestohet rregullsia e votimeve. Ēdo pushtet demokratik, vėrtet demokratik, do ta bėnte kėtė pa menduar as njė ditė: do t’i hapte kutitė e votimeve. Shumė mė e lehtė, shumė mė e menēur, shumė mė demokratike shumė mė njerėzore ėshtė tė hapen kutitė e votimeve e tė shihet si ėshtė votuar nė vendet ku kontestohet rregullsia e votimeve se tė terrorizohet mė shumė se gjysma e Shqipėrisė, me refuzimin qė tė hapen ato kuti. Mjeti i demokracisė, dhe i kulturės ėshtė argumenti; dhe jo vetėm argumenti qė njėherė i vihet nė dispozicion opinionit, po argumenti qė i vihet nė dispozicion opinionit dy herė, tri herė, njėqind herė, nė qoftė se e kėrkon ai opinion. E nė rastin pėr tė cilin flasim nuk kemi tė bėjmė me opinionin e njė njeriu, njė prijėsi politik, njė grupi njerėzish, po me opinionin e 65 deputetėve, me opinionin e qindra mijėra votuesve tė tyre, me opinionin e mė tepėr se gjysmės sė Shqipėrisė e cila, megjithatė, ka votuar pėr Partinė Socialiste dhe pėr partitė e tjera tė majta qė mbahen me tė.
    E vėshtirė? Si e vėshtirė? Pse e vėshtirė? Pse ėshtė e vėshtirė zgjidhja e konfliktit tė tanishėm politik nė Shqipėri? Ėshtė e vėshtirė sepse Sali Berisha e bėn, nė tė vėrtetė e vazhdon politikėn e tij tė konfliktit, qė ėshtė thelbi i politikės sė tij, qė ėshtė qenia e tij politike. Refuzimit pėr tė hapur kutitė e votimit, ai, tani, ia ka shtuar fushatėn kundėr Edi Ramės, fushatėn, pa dyshim, mė tė paskrupuj dhe mė tė poshtėr nė historinė e shtetit shqiptar dhe nė historinė e politikės shqiptare nė pėrgjithėsi. Dhe, kjo fushatė ėshtė e pėrbėrė prej atentatesh mė tė tmerrshme nė Edi Ramėn, nė prindėrit e tij, nė familjen e tij nė tėrėsi, nė opozitėn politike! Siē vepron gjithnjė Sali Berisha kundėr kundėrshtarėve tė vėrtetė apo kundėr kundėrshtarėve tė imagjinuar politikė, nė fushatat e tij tė shpeshta ai i inkuadron tė dėgjueshmit e tij dhe mediet e nėnshtruara.
    Pėr t’u bindur se si zbatohet fushata e tij e fundit shikojini mbledhjet e Kuvendit tė Shqipėrisė! Shikojini disa televizione tė Tiranės! Shikojini edhe mbledhjet e qeverisė! Dėgjojini disa ministra nė konferencat me gazetarėt! Tė dėgjueshmit, mė saktė tė quhen tė nėnshtruarit e Sali Berishės nė Kuvend, nė Kuvendin nė tė cilin nuk ėshtė asnjė deputet i opozitės qė do tė thoshte njė fjalė mbrojtėse pėr Edi Ramėn, e shfrytėzojnė institucionin mė tė lartė politik dhe moral tė popullit shqiptar – e shfrytėzojnė Kuvendin e Shqipėrisė pėr ta mposhtur, pėr ta varrosur njėherė e pėrgjithmonė politikisht dhe moralisht Edi Ramėn, njeriun, i cili, megjithatė, si kryetar i Partisė Socialiste pėrfaqėson vullnetin e mė shumė se gjysmės sė popullit shqiptar nė Shqipėri – pėr ta mposhtur e varrosur politikisht e moralisht me”tė dhėna” e vlerėsime tė cilat , pėr ēdo dėgjues mendjeshėndoshė, janė tepėr tė pandershme. Nė atė Kuvend, nė tė cilin vendoset pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, nė atė Kuvend nė tė cilin populli shqiptar pret tė shohė e tė dėgjojė njerėzit e vet mė tė ngritur , mė tė kulturuar, mė tė menēur, mė tė njerėzishėm, mė shembulldhėnės pėr tė mirė, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, mbi tridhjetė e pesė minuta e zhvesh, e pėrtokė, e pėrul, e fyen, me teshė e koteshė, me baba e nėnė, me grua e fėmijė, me miq e ithtarė, atė pėrfaqėsues tė vullnetit politik tė mė tepėr se gjysmės sė popullit shqiptar, qė i thonė Edi Rama! Prej pikės gjeografike ku Sali Berisha e pėrbalti ashtu Edi Ramėn e deri nė Amazoni dhe prej Amazonisė e deri nė Indi nuk mund tė dėgjohet qerrexhi, i cili me aso fjalėsh, me aq pėshtymė, dhe aq gjatė, do ta shante, pėshtynte, fyente qerrexhiun tjetėr, qė i duket se ia ka zėnė rrugėn! Dhe, mandej ēdo ditė prej asaj dite turpėruese pėr Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, prej 26 nėntorit e kėndej, sa nė Kuvend, sa nė Qeveri,sa nė takime me gazetarė tė tė gjitha medieve, gardianėt partiakė tė kryeministrit vazhdojnė tė pėshtyjnė nė Edi Ramėn duke i pėrtypur gjithė fyerjet e prodhuara prej Sali Berishės dhe, natyrisht, duke iu shtuar fyerje tė reja. Edhe mė tė neveritshme kėtė fushatė e bėn pjesėmarrja e grave deputete dhe zėdhėnėse partiake. Ku nė kėtė botė mund tė shihen zonja e zonjusha duke shqiptuar fjalė aq tė ndyta dhe duke derdhur aq pėrbuzje e urrejtje para qindra mijėra dėgjuesve dhe shikuese! Ku nė kėtė botė mund tė shpėrdoret dhe ndotet ashtu Parlamenti i njė Shteti dhe i njė Kombi! Ku? Dhe kur? Kurrkund dhe kurrė! Kurrkund pėrpos nė Shqipėrinė e sunduar prej Sali Berishės! Hajde e mos e bė pyetjen shumė dhembjesjellėse: ēfarė populli jemi ne qė nė Kuvendin tonė, qė nė institucionin tonė mė tė lartė politik dhe moral, ēojmė edhe meshkuj tė tillė, edhe gra a vajza tė tilla, qė me njė gjuhė politike dhe psikiatrike aq tė ndotur, aq poshtėruese, vrasin opozitėn politike dhe, ashtu, duke ndotur Parlamentin, fyejnė rėndė popullin e vet! Duke i dėgjuar ēka flasin e si flasin ato gra kam menduar: a kanė burra ato? A kanė prindėr ato? A kanė fėmijė ato? A kanė motra e vėllezėr ato? A kanė dikė ato qė do t’u thoshte: a jeni nė vete? Duke folur me atė gjuhė ndotėse e poshtėruese kundėr Edi Ramės ju shumė mė tepėr po flisni pėr veten dhe pėr ne – bashkėshortėt tuaj, prindėrit tuaj, fėmijėt tuaj, vėllezėrit e motrat tuaja!
    E marr me mend se njė numėr i lexuesve tė kėsaj bisede mund tė mendojnė se Rexhep Qosja po mbron Edi Ramėn. Jo. Rexhep Qosja nuk po e mbron Edi Ramėn. Sa pėr Rexhep Qosjen, Sali Berisha dhe Edi Rama mund tė hyjnė nė ndonjė bodrum a mund tė dalin nė ndonjė pyll dhe tė qėrojnė hesapet si tė duan: me kallashė, me revole, me shishe, me kazma, me sakica, me tėrfurq – si tė duan. Nga dy metra tokė katrorė ky popull do t’ua jepte – pėr varre.
    Rexhep Qosja, si edhe shumė qytetarė tė Shqipėrisė e tė Kosovės, si edhe shumė gazetarė e publicistė, po e mbron sėrish Shqipėrinė, po e mbron demokracinė e saj tė dėshiruar, po e mbron kulturėn e saj, qė aq shumė janė tė cenuara, tė nėpėrkėmbura, tė shpėrdorura, tė ndotura, tė fyera prej Sali Berishės dhe disa gardistėve tė tij partiakė.
    Dhe, po mbron nderin e qytetarėve tė saj, vlerat etike tė saj nė tė cilat Sali Berisha po shkel aq poshtėrueshėm.
    Dhe, po mbron Shqipėrinė e shqiptarėt prej njė politike e cila, siē e tha Ambasadori i Danimarkės, Karsten Ankjaer Jensen, nė intervistėn e tij aq tė rėndėsishme pėr ne, po e mban Shqipėrinė larg Evropės.
    Dhe, po e mbron qytetarin e Shqipėrisė prej luftės sė pandėrprerė, gati njėzetvjeēare, tė forcave politike, po e mbron prej luftės politike partiake pa kurrfarė kufizimesh morale, e cila atė qytetar tė Shqipėrisė po e shtyp , po e traumatizon, po e shfrytėzon, po e nėpėrkėmb, po e zhvlerėson, duke e bėrė tė kėrkojė shpėtim kudo qoftė nė botė – sa mė larg prej atdheut tė vet, prej atdheut tė bėrė ēiflig i njė numri njerėzish, disa prej tė cilėve qė tani mund tė quhen njerėz tė hurit e tė konopit!
    Nuk ka dyshim se fushata e Sali Berishės dhe e gardianėve e gardianeve tė tij partiake kundėr Edi Ramės dhe opozitės ėshtė vetėm ana e jashtme, e shėmtuar, e neveritshme, e pėrmbajtjes sė sundimit tė tij autoritar, despotik. Pėrmbajtja e kėtij sundimi ėshtė shumė mė e dėmshme, shumė mė shkatėrruese pėr shumicėn e popullit shqiptar, sepse ėshtė pėrmbajtje, qė e karakterizojnė:
    -korrupsioni i shtuar nė nivele tė larta;
    -trysnia e vazhdueshme mbi mediet dhe nėnshtrimi i plotė i disave prej tyre;
    -cenimi i pandėrprerė i pavarėsisė sė gjyqėsorit;
    -largimi nga puna nė sektorin publik i atyre qė nuk ēmohen partiakisht luajalė;
    -mjerimi social ekstrem nė tė cilin jeton pjesė e madhe e popullsisė nė qytete dhe nė fshatra;
    -mjerimi moral, domethėnė shembja e vlerave;
    -mjerimi mendor, domethėnė indiferenca e pashembullt ndaj tė drejtės e tė vėrtetės;
    -propaganda e tipit stalinist pėrmbajtje kryesore e sė cilės janė rrenat e vazhdueshme tė kryeministrit;
    -deliri fashist
    -e tė kėqija tė tjera.
    Tė gjitha kėto e bėjnė sundimin e Sali Berishės tė paligjshėm. Nė vende demokratike, nė tė cilat politika dhe etika shoqėrore ndėrtohet mbi parimin e filozofisė sė demokracisė: ėshtė mėkat tė shtypėsh e tė keqpėrdorish tė tjerė, por gjithashtu ėshtė mėkat tė durosh shtypjen e keqpėrdorimin, Sali Berisha do tė detyrohej tė tėrhiqej prej pushtetit. Nė qoftė se kėtė nuk do ta bėnte vetė, atėherė do ta detyronte sovrani – populli qė kėtė ta bėnte: me protesta dhe demonstrata si mjete tė demokracisė.

    Keni thėnė se nuk po shfrytėzohen mundėsitė e bashkėpunimit ndėrmjet shqiptarėve. Si mund tė rritet ky bashkėpunim dhe tė forcohen kėto lidhje?

    -Me keqardhje mė duhet tė them se politika e Kosovės ndaj Shqipėrisė ėshtė e njėanshme, dhe ėshtė e njėanshme sepse kryesisht ėshtė partiakisht e kufizuar. Kosova zyrtare sikur dėshiron tė bashkėpunojė me njė pjesė politike tė Shqipėrisė. Dhe, kėtė mėsim tė gabuar Kosova zyrtare, fatkeqėsisht, e mėsoi prej Sali Berishės. Nuk ėshtė hiē e vėshtirė pėr tė vėrejtur se zyrtarėt e Kosovės, se partitė kryesore tė Kosovės, i shmangen bashkėpunimit me forcat politike tė Shqipėrisė, qė quhen e majtė, megjithėse pėrmbajtja e tė majtės dhe e tė djathtės nė Shqipėri (dhe nė Kosovė) ėshtė shumė e lėvizshme. Mund tė jepen mjaft shembuj pėr kėtė tė vėrtetė. Po e tregoj njė prej kėtyre shembujve, qė tregojnė shumė. Nė Universitetin e Prishtinės u shpallėn doktorė nderi, njėri pas tjetrit, kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi dhe kryeministri, Sali Berisha. Si figurė shkencore kryeministri Sali Berisha ėshtė i pa merita, kurse si figurė politike ai do tė pėrmendet si njeriu i cili nė ēastet mė vendimtare politike pėr ardhmėrinė e Kosovės ka furnizuar Serbinė me naftėn shqiptare, ka mbrojtur tezėn e disa ndėrkombėtarėve se Kosova mund tė jetė vetėm autonomi nė Jugosllavinė e mbetur, ka kundėrshtuar Konferencėn e Rambujesė, ka burgosur pjesėtarėt e UĒK-sė qė ishin pėr t’u ushtruar nė Shqipėri, kurse ata qė mbronin idenė e luftės ēlirimtare nė Kosovė i kualifikonte terroristė. Pse atėherė u pengua shpallja e ish-kryetarit Rexhep Mejdani doktor nderi dhe u shpall doktor nderi kryeministri Sali Berisha? Sepse Rexhep Mejdani ėshtė i majtė, kurse Sali Berisha e Bamir Topi tė djathtė.
    Nuk ka dyshim se ngurrimi i zyrtarėve tė Kosovės pėr nderimin universitar e shtetėror tė tė majtėve e kjo domethėnė edhe pėr bashkėpunim me tė majtėn e Shqipėrisė vetėm sa mund ta rrėgjojė, ta dėmtojė bashkėpunimin midis Shqipėrisė dhe Kosovės dhe vetėm sa mund ta kufizojė procesin e integrimeve kulturore dhe tė pėrgjithshme shqiptare.
    Kurrfarė arsyetimesh politike, kombėtare apo ndėrkombėtare, pėr kėtė ngurrim, nė tė vėrtetė pėr kėtė drojė prej tė majtės shqiptare nuk ka dhe nuk mund tė ketė. Opinionit kosovar do tė duhej t’i bėhej me dije se edhe kryetari Bill Klinton, edhe kryetari Barak Obama shikohen si tė majtė nė opinionin amerikan dhe botėror; mė nė fund e majtė karshi Partisė Republikane ėshtė Partia Demokratike nė SHBA. Tė majta janė disa prej partive mė tė mėdha evropiane pavarėsisht e kanė a nuk e kanė tė shėnuar cilėsorin socialiste nė emrin e tyre. Tė majtė nė Angli janė laburistėt. Opinionit kosovar, sidomos, opinionit politik dhe kulturor kosovar do tė duhej t’i bėhej me dije se tė majtė ishin apo janė intelektualėt mė tė mėdhenj tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Evropės, duke filluar prej filozofit tė lavdishėm francez, Dekartit, Sartrit, Kamysė, Openhaimerit, Pikasos, Ēaplinit e deri te Hoze Saramago, Gynter Grasi, dhe Gabriel Markezi. Droja jonė prej tė majtės shqiptare nuk flet pėr kufizimet e saj po pėr paragjykimet dhe kufizimet tona.

    Kėto ditė Sali Berisha, kryeministri i Shqipėrisė, e ftoi kryetarin e Serbisė, Boris Tadiē pėr tė vizituar Shqipėrinė. Ēka mund tė thoni pėr kėtė ftesė.

    Ėshtė nė stilin e ftuesit!
    Por, megjithatė, pėr kėtė ftesė do tė thuhej tė mendohej seriozisht; dhe tė flitej seriozisht. Ftesa qė i bėhet kryetarit tė Serbisė pėr tė vizituar Shqipėrinė sot flet pėr njė politikė nė tė cilėn mungojnė pjekuria dhe dinjitetit historik politik. Kjo ftesė, fatkeqėsisht, tregon se sa lehtė Sali Berisha i shpėrfill arsyet, ndjenjat dhe interesat e Kosovės. Ende nuk janė shėruar plagėt e luftės! Ende nuk janė gjetur trupat e gjithė atyre qė kanė vrarė e masakruar ushtria, policia dhe paramilitarėt serbė! Ende Serbia vazhdon tė cenojė rėndė tėrėsinė territoriale tė Kosovės! Ende Serbia bėn ēmos pėr tė penguar njohjen e Kosovės prej shteteve tė ndryshme! Ende Serbia vazhdon tė pengojė serbėt e Kosovės qė tė njohin institucionet e Kosovės! Ende Serbia ėshtė palė akuzuese kundėr Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė! Ende Serbia vazhdon t’i shantazhojė fqinjėt e Kosovės qė e kanė njohur Kosovėn dhe do tė donin tė vendosin marrėdhėnie diplomatike me tė! Nė qoftė se pranon tė shkojė nė Tiranė, kryetari i Serbisė, Boris Tadiē, edhe mė vendosur se nė Beograd do t’i thotė ftuesit, Sali Berisha, se sa i vendosur ėshtė ai dhe se sa e vendosur ėshtė Serbia pėr tė mos e njohur pavarėsinė e Kosovės. Nuk e di, ftuesi, se Boris Tadiēi ėshtė biri i akademikut dhe filozofit, Lubomir Tadiē, i njohur jo vetėm si filozof po edhe si nacionalist serb, qė me dhjeta vite ka marrė pjesė nė ndėrtimin e politikės antishqiptare serbe, qoftė edhe si mik i shkrimtarit Dobrica Qosiē.
    Pse Sali Berisha bėn lojėra politike tė padinjitet mbi shpinėn e Kosovės nuk mė ēudit. Por pse ftesėn qė iu bė a do t’i bėhet kryetarit serb pėr tė vizituar Shqipėrinė e miratojnė miqtė e mi, Sabri Godo dhe Paskal Milo, - kėtė nuk mund ta kuptoj!

    Nė pranverė pritet tė pėrfundojė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė procesi i shqyrtimit tė legjitimitetit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Si e shihni kėtė proces dhe fundin e tij?

    -Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė akt juridik dhe politik i kryer, i njohur deri sot prej 64 shteteve, ndėr tė cilat janė shtetet me ndikimin mė tė madh politik dhe ekonomik nė botė: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian. Ėshtė e palogjikshme qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė ngrihet kundėr politikės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Bashkimit Evropian ndaj Kosovės. E drejta ndėrkombėtare edhe ėshtė e ndėrtuar mbi parime juridike dhe filozofike qė njerėzimit ia kanė dhuruar filozofėt e kėtyre vendeve dhe rendet politike shoqėrore qė kanė ndėrtuar kėto vende.

    “Bashkimin e bėjmė nė BE”, ėshtė parulla e politikės zyrtare shqiptare sot kur flitet pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. A mjafton kjo sipas jush?


    Pėr fat proceset e mėdha, ngjarjet e mėdha, historike, shpesh ndodhin nė mospajtim me parullat zyrtare. Edhe nė vetė Kosovėn, edhe nė Shqipėrinė, gjatė, shumė gjatė, deri nė ēastet e fundit, politika zyrtare ishte politikė autonomiste, domethėnė politike kundėr pavarėsisė sė Kosovės. E Kosova u bė e pavarur. Kėshtu do tė jetė puna edhe me bashkimin e Kosovės dhe Shqipėrisė.
    Cila ėshtė pesha e shqiptarėve sot nė Ballkan?
    -Mjerisht, mė e vogėl se ē’do tė mund tė ishte realisht. Pesha politike, shoqėrore, kulturore, demokratike, pesha e pėrgjithshme e shqiptarėve nė Ballkan do tė ishte e madhe sikur politika tė mos ishte siē po shohim se ėshtė politika qė bėn kryeministri i Shqipėrisė: politikė familjare nė vend se politikė kombėtare; politikė e ēastit nė vend se politikė e historisė; politikė pėrēarėse nė vend se politikė bashkuese; politikė burokratike nė vend se politikė vizionare; politikė autoritare nė vend se politikė demokratike; politikė e servilizmit nė vend se politikė e dinjitetit.

    Fund

    Prishtinė, 28.12.2009

    Intervistoi: Avni Azemi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-01-2010 mė 17:51

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ka folur tamam si patriot sipas mendimit tim.
    Per te dy krahet ju ka dhene ate qe meritojne.
    lg

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    mos ishte ky....

    mos ishte ky personi qe etiketoi popullin e kosoves si popull budalla vetem e vetem se ne zgjedhjet e para te lira dhe demokratike te zhvilluara ne kosove e ncoren '' babain e kombit '' me kepuce te kuqe...nuk mund ta genjesh kollaj popullin..kosovaret duket e njihnin mire dhe ja dhane nje grusht te mire surratit por ja qe ky akoma vazhdon e llomotit...

    mos ishte ky personi qe kur shqiperia u shkaterrua nga zan qaushet e komunisteve shqiptare tha se ne shqiperi kishte ndodhur '' revolucioni demokratik i vonuar ''..

    mos eshte ky i vetmi njeri nga kosova qe eshte antar nderi i shoqates laberia pjestare te se ciles i vune flaken shqiperise ne 97-ten...

    mos ishte ky personi qe si plake e lodhur udhetoi drejt maqedonise ne kohen e '' luftes '' ne kosove lufte qe na e paska kundershtuar LDK-ja...udhetoi me trenat e shumte qe transportonin bashkeatdhetare tone ne genocidin e famshem te 99-tes dhe kete trim nuk e gjeti gje kur figura te tjera shume me lart se ky u rrembyen nga ''serbet '' qe flisnin shqip dhe sot gjenden ne parajse...duket se micte e tij spiuna ne kosove dhe ne serbi nuk e spiunuan kete se ndodhej ne tren por spiunuan personalitete te tjera te forcat serbe dhe uck-iste...zaten nuk ngrente shume peshe...

    mos ishte ky qe sillej qyteteve te maqedonise dhe nuk ja varte kush ta qaste diku per mbrojtje dhe qe si kofini pas te vjeli u fut ne delegacionin e negociatave ne rambuje ku veq dem beri..

    mos ishte ky njeri qe ne vend qe te jepte kontributin e tij ne ngadhnjimin e demokracise ne shqiperi bashkohej me komunistet dhe i niste njera pas tjetres letra te hapura ne zerin e popullit sali berishes..a nuk e dinte ky i vetequajturi '' babai i kombit '' se kishte edhe letra te mbyllura dhe se sali berisha nuk ishte ne kine por ne shqiperi dhe duhej keshilluar se si te udhehiqte sa me mire demokracine e brendshme ne shqiperi...

    mos eshte ky njeri qe nuk e qas kerkush ne shqiperi dhe nuk dihet kur ai e ka vizituar tiranen per here te fundit..ndoshta asnjehere pasi ne tirane i dine bemat e tij...

    dhe e fundit qe po me kujtohet mua mos eshte ky njeriu qe ju kundervu njerit nga figurat me te ndritura te letersise shqiptare siq ishte ismail kadare dhe ne fund veq se degradoi vehten me teori alla babai kombi...

    ky vuan nga sindromi i te dukurit por fatmiresisht askush nuk po ja ve ne pulle...edhe nganjehere kur ne ndonje eveniment letrar ai paraqitet te ngjall krupen me ato syzet e tij alla katunarqe qe si e si te duket me komentet e tij..kushedi sa ka paguar per kete interviste qe te beje bam per vit te ri..

    i shkreti...kenka kujtuar per vit te ri..ka folur para se te behej xurxul diku nga shumadia....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 08-01-2010 mė 12:37

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    me kete plakun nuk duhet te merremi se ky eshte ibush kllokoqi i gjall!!
    ndersa eshte ne te njejten kohe rrahman morina i vdekur!!
    majka e qosiqit eshte shkine rastsisht ky ka nje baba gjysem shqiptar!!

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    e kush ta qase per mbrojtje qosen, ishte i mbrojtun ai nga bandat enveriste dhe ato titiste edhe miqet e shumet serb qe i kishteqysh ne kohen e fadilit, dul pa mjekerr e ne tesha te grave,vertete kur ne ndalet ky plakush servil , si han perrallisjet e qoses njeri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ah mer ju te tre siper,sa kllufa jeni dhe jeni ju qe morra jeni.
    Sot hapni gojen juve,pse se hapet dje????
    Se hashit dru,nga vellai i juaj!

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ah sistema sa mire e kjaret e ke thane, vertete hanim dru nga shkau dhe padronet e tyne envero-titista,disa hanin litarin fytit disa plumin , mose harro se shkiet pa enveo-titistat kurre skan mujet me i meposhet burrat e foret. sistema mire ja ke qellu a?
    perate edhe uen thashe se qosja ak qen i lazenu nga tana anet, karrieren e ka fillu ne beligrad, vete e ka pranu se atje ka pas miq te mire, qosja hem titist hem enverist, medet kush ka mbete me na mesu, njeriu her me mjekerre here pa mjekerr,ashtu simbas havas e zgjedhe edhe qyrkun, tahse me tane shyptaria e din se qosja ka qen servil i servilave, rezil i rezilave dhe per pushtet e per emen ashete i gateshem te bejen cdo gje, kete madhehsti qoses smund tia mohojen kerkushe,e ka deshemu cdohere,si en kohen titisto-envero-titiste po ashtu edhe ne kohen e revolucionit vonuar gjinusho-nanoist.Po po titisto-enevero-titiste, sjam gabim, e ka fillu me titon njete si enveri a mbete titisto eneverist qe ashete i agteshem edhe sot tju thur varegje lavedije,por baj hallit qe si ak me.
    Si ka mbete tjeter veq te perralliset.

  8. #8
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    qosja na flet per moral !!!!!!!!!!!!!!!

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ktheje...

    Citim Postuar mė parė nga SystemA Lexo Postimin
    Ah mer ju te tre siper,sa kllufa jeni dhe jeni ju qe morra jeni.
    Sot hapni gojen juve,pse se hapet dje????
    Se hashit dru,nga vellai i juaj!
    ktheje emrin tend ne SistemB i dashur...me b te madhe ..si ata shoket qe veshin ngjyrat pink...se ashtu me dukesh...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar mė parė nga G-2 Lexo Postimin
    me kete plakun nuk duhet te merremi se ky eshte ibush kllokoqi i gjall!!
    ndersa eshte ne te njejten kohe rrahman morina i vdekur!!
    majka e qosiqit eshte shkine rastsisht ky ka nje baba gjysem shqiptar!!
    Opa une nuk dita qe jeni ju k'tu,une erdha qy qy edhe me shkie po rrini a? qy edhe shkiet po shkruaj shqip a? une deshta me trokit n'der para se te hy po qy qy shume bre po u perqafojshit ju, nuk erdha me nejt po nejse,une po shkoj veē qato perde t'dritares lshoni posht se krejt po ju shohin qata puntor qe po e qesin plloqen e Rexhepit t'Fazlis
    Hajt se shkova diten e mire,more kta me siguri kan trauma prej luftes se une e di qe ata nuk e dojne njani tjetrin,qe edhe shiu ja nisi (ispat shiu)
    Poshte shkiet dhe magjupet bashke qe nkan bo bashk.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •