Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Ti shkruajmë "borës"

    Unë per vete kam nje simpati ndaj borës edhe pse di te na merdhif dhe te na ftofë, mirpo per hire te bukuris dhe pamjes se bukur qe i jep natyres, gezohem dhe disponohem kur e shof.

    Ndoshta kjo jeta aq te zeza ka, dhe bora kur i mbulon keto te zeza me bardhesin e saj, ateher eshte diqka pozitive dhe ja vlen te kemi simpati ndaj kesaj fluske me ngjyre te bardhë

    Fluska Bore

    Lehtasi duke u hedhur
    Ne bardhësi duke u mbledhur
    Nga qielli bie me qetësi
    Duke shendrruar te nxehtën ne freski



    E bardhë me bukuri
    E bukur me bardhësi
    Te zezën e shendrron në të bardhë
    Dhe tregon se dimri ka ardhë



    E butë por e ftohtë
    E akulltë por jo e ngrohtë
    As e ëmbël, as e thartë
    Por shendrritë sikur e artë



    Nëse të ka marrur malli te ecësh pa rrota
    Kur është duke ra borë, shumë e rreshqitëshme të duket bota
    Nese ke të nxehtë dhe do freski
    Atëher shko në skijim dhe bë kënaqësi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 20-12-2009 më 10:40
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E bardha borë

    Mbulo pemë, e mbulo qati
    Zbardho rrugë, e ngujo xhembë
    Zbukuro natyrën dhe bëje gati
    Forco akullin dhe bëje shkembë


    Nën rrezet e diellit
    Shkelqente një ngricë
    E bardhë por si pamja e miellit
    Por në ortakun e bores ishte tepricë


    Bashkë me ariun edhe natyra bënë gjumë
    Ngrihet uji dhe I bukuri lumë
    Lule bora kerkon rreze dielli
    Lulëzon natyra dhe hapet qielli


    Fillojnë kënget e një bilbili
    Merrë ngjyrë pamja e një trandafili
    Ngritet lartë në qiellë shqiponja
    Zgjohuni nga gjumi se ka filluar loja


    Shkrihet akulli e bleron natyra
    Ngjallet jeta e gëzohet fytyra
    Qelin lulet dhe bimë tjera
    Qe sinjalizojnë se ka ardhë Pranëvera
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Muzgu Dimëror
    -------------
    Ngadal bie muzgu
    Duket yllë i parë
    Dhe hëna më poshtë
    Sa fillon me dalë

    Q’do gjë xixëllonë
    Si hëna dhe yjet
    Acari i mbrëmjes
    Filon ti lidhë nyjet

    Dhe fshati ndezë dritat
    Ata reflektorë
    Sa bukur shëndrisin
    Mbi të bardhen borë

    E nga larg të duket
    Në këtë dimër të ftohët
    Që q’do dritë e fshatit
    Është votër e ngrohët

    Ragip Jashari

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    ZILKAT E FLUTURAVE PREJ BORE...


    Më bëhet, tek bien në tokë fluskat e borës, sikur të kishin zë, do të krijonin rima. Por ato kanë sall heshtje...
    Pse, mos nuk u rri bukur heshtja?!
    Natyrisht, bukur u rri. Dhe, po i vështruam mirë, me kureshtje, do të shohim, se heshtja u rri po aq bukur, siç i rri edhe ylberit në një copë qiell...

    Çudi si munden miliona-miliona të bien në tokë dhe të mos e lëshojnë asnjë ciatje.
    Lëvizja e Fluturave të borës duhet të jetë lëvizje e një harmonie të përkryer kozmike. Ato bien lehtë, sikur ruhen të mos e shpërbëjnë ëndrrën tonë të bukur...

    Tek i vështroj, mendoj; mendoj me vete, se fluturat e borës patjetër pëshpërisin. Po, po... Pëshpërisin edhe gotat e kristalit në tryezë, por ne nuk e dëgjojmë pëshpërimën e tyre.
    Më në fund bindem se edhe Fluturat e borës pëshpërisin kristalshëm, veçse ne, mjerisht, s' kemi vesh për t' i dëgjuar...
    Pëshpëritja e Fluturave prej bore duhet të jetë shumë më e butë se ajo e gotave të kristalit...

    Nëse jemi (besoj patundshëm) dikund vetë, fillikat me veten dhe Fluturat e bardha, natyrisht në qoftë se edhe kozmosi është në anën tonë; i ndal gjithë pëshpëritjet tjera, atëherë, po ta kemi këtë fat, besoj se do t' i dëgjonim Zilkat e bukura të Fluturave prej bore
    Ndryshuar për herë të fundit nga trysil : 20-12-2009 më 19:08
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Halil Xani

    MË THUAJ GJYSH

    Më thuaj gjysh
    Bora a ka naze
    Atje ka rënë në kodra
    Këtu vetëm në pullaze.

    Më thuaj gjysh
    Hëna naze a ka
    Herë del rrumbullake
    Herë si drapër e kam pa.

    Më thuaj gjysh
    Naze a kanë lumenjtë
    Që herë rrjedhin qetë
    Herë i mbushin përrenjtë.

    Më thuaj gjysh
    Ti a je nazeli
    Kur thua s`dua pite
    Më ka ënda fli.

    Gjysh tash jam rritur
    Dhe mirë po e di
    As bora
    As hëna,
    As lumi,
    As gjyshi
    S`është mirë
    Të jenë nazeli.

    Nuk është e tëra për borën, ama në të ka edhe borë.

  6. #6
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Gjiro ,jo vetem qe do e pastrosh, por mos haro te hedhesh dhe kripe

    *********************************************

    .... Bie bora me ngadal
    edhe mbuloi ruget
    nuk do vij sonte e dashur
    se me duken gjurmet
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Fisniku-student,pergezime per temen e bukur,sot bie bore ne Chicago.
    Teme vertete e kendshme, edhe ftohtesia sjelle ngrohtesi ne zemer!

    Bora

    Bie bute e ne qetesi,
    mbulese e bardhe si jorgan.
    ne cdo fluske ka nje magji,
    dhe ne gji plot sekret mban.

    Here si velo nuserie,
    e mbulon dheun e zi.
    Here si thinja pleqerie,
    permbi lis e permbi bli.

    Per dritarje te shikoj,
    per ty vargjet duke shkruar.
    Nuk di pse te dashuroj !?
    bore e ftohte,bore e bekuar.

    Po ta them se me pelqen,
    me se shumti per hijeshine.
    Me ngroh zemren e me rremben,
    me ftohtesine dhe bardhesine.


    me nderime per fisnikun dhe te gjithe ne kete teme,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 20-12-2009 më 22:32
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    gjurmet e bardha !

    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Gjiro ,jo vetem qe do e pastrosh, por mos haro te hedhesh dhe kripe

    *********************************************

    .... Bie bora me ngadal
    edhe mbuloi ruget
    nuk do vij sonte e dashur
    se me duken gjurmet

    vetem per Bel ami

    Ndalu pak dhe merr pushim,
    Oj mikesha e rinise.
    sa te kryhet ky takim,
    mbulo gjurmet e dashurise.

    Une te lus ndalu ti,
    se e dashura me pret.
    Mos na ftoh kete dashuri,
    s'ndalet bora per qamet.

    S'ndalet bora si sahati,
    bie, bie pa pushim.
    Djaloshit pi Lazarati,
    gjurmet i mbeten kujtim...



    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 20-12-2009 më 22:30
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Hmmm interesante
    ja dhe nje tjeter kesaj here per Chikagon tende

    Vazhdo te biesh debore e dhjetorit
    Pavarsisht se s'te prisnim
    Pavarsisht se u mardhem
    Peisazhi yne vuan per te bardhen...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pamje Bore

    Në mëngjes kur u zgjova
    Bardhësi bore me sy shikova
    Në dritare derisa borën shikoja
    Nxhehja shpinën dhe pranë oxhakut qendroja

    Shifja tokën kur zbardhohej
    Shifja borën nga era që ledhatohej
    Lisin që kisha pranë
    Fluskat e borës e mbuluan dhe e lanë

    Horizonti tashmë kishte zbardhu
    Një ukë ne male, filloi me uluru
    Një qenushë aty pranë me gëzim vraponte
    Luante vallen e tij dhe boren e gezonte

    Iku dita dhe erdhi nata
    Me erdhi nje ide, u ndezë imagjinata
    Mu kujtua dimri i vitit 1999
    Qe ta pershendes te nderuarin bili99
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •