Pëlqimi i përshëndetjes përdore
Nga Katade se ka ka thëtnë: I thashë Enesit [Allahu aqoftë i kënaqur me të] a ka qenë prëshëndetja përdore në mesin e shokëve të Dërguarit [salalahu alejhi ve selem]?
Tha: po. (transmeton Buhariu)
Transmeton El-Berra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “nuk ndodhë që dy muslimanë të takohen e t’i japin njëri tjetrit doren, vetëmse u falen mëkatet para se të ndahen” (Transmeton Ebu Davudi).
Shpjegimi:
Nga çështjet që rrisin dashurinë në mes muslimanve është që kur të takohen dy muslimanë të përshëndesin njëri tjetrin përdore.
Kjo vepër ishte nga udhëzimi i Sahabëve [kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta].
Gjithashtu i Dërguarit [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar për shpërblimin e atyre dy muslimanëve që takohen dhe përshënden përdore, se do tu falen para se të ndahen.
Dobitë:
-Pëlqimi i përshëndetjes përdore dhe se është nga udhëzimi i Sahabëve [Allahu qoftë i kënaqur me ta].
-Shpërblimi i madh kur të takohen dhe të përshëndesin njëri tjetrin përdore.
Vërejtje: Nuk i lejohet muslimanit të përshëndes përdore femrën e cila nuk është e afërm e tij(qe i lejohet martesa me te) , dhe për këtë ka mëkat nëse e vepron.
Krijoni Kontakt