Ne disa tema tjera kam ra ndesh me ca Mac "fanboys" te cilet nuk mund te kuptojne arsyen se pse kam aq mendim negativ per Apple dhe produktet e tyre. Ne kete teme do ti shtroj disa nga ato arsye ne menyre qe publiku me i gjere te jet ne njohuni me metodat e paskrupullta te Apple:
Me rastin e blerjes se kompjuterit nga Apple, bleresit mund te blejne edhe "Applecare" garancion i zgjeruar per mbrojtje te kompjuterit. Megjithate nese kompjuteri eshte gjindur ne afersi te pirjes se duhanit, Apple do te refuzoj riparimin. Pra edhe pse keni garancion te zgjeruar ku ne asnje menyre nuk ceket duhani si element i cili do ta nullifikonte kete garancion, Apple nuk do ta respekton kete garancion.
http://www.theregister.co.uk/2009/11...rs_warranties/
Me rastin e sigurise se sistemeve operative eshte nje procedure normale qe sapo te degjohet per ndonje dobesi qe mund ta komprimetoj sistemin operaitv, prodhuesi duke i japur proritetin me te larte duhet ta gjej zgjidhjen per dobesine e zbuluar. Apple eshte vonuar rreth 6 muaj me rregullimin e kesaj dobesie ne krahasim me prodhuesit tjere (dobesia ka qene e zbuluar ne java). E cka ka ketu te behet zhurme per. Te ju perkujtoj se Apple e reklamon vehten si platforme te "sigurte", te "pathyeshme" e ne anen tjeter nuk i jep pese grosh per sigurine e perdoruesve te prodhimit te tyre. Ne ameriken veriore kjo quhet "false advertising"
http://www.macworld.com/article/1407...erability.html
Paramendojeni kete rast. Do e bleni nje iPod te ri dhe pas ca kohe ai eksplodon. Normalisht ju do ta thirni dyqanin te ankoheni dhe ata do te kerkojne falje do ta zevendesojne pajisjen dhe do te premtojne se do te hulumtojne se cfar e ka shtyer kete pajisje te eksplodoj. Kjo do te ishte normale apo jo? Por nuk eshte keshtu kur eshte ne pyetje Apple. Ne nje prej rasteve ata kan ofruar te zevendesojne pajisjen vetem pas nenshkrimit te deklarates se incidenti do te mbahet mesheftesi.
http://technology.timesonline.co.uk/...cle6736587.ece
Dhe te gjitha keto jane vetem maja e akullnajes ...
Krijoni Kontakt