Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Muhamet Pirraku 68-ta

    Kontesti politik i kėrkesa tė demonstratave kosovare tė 1968-s


    12-12-2008 / Prof. Dr. Muhamet Pirraku
    Konteksti politik i kėrkesave tė Demonstratave shqiptare tė vitit 1968 nuk mund tė kuptohen jashtė kornizave tė frymės politike tė “Lėvizja e sė majtės sė re” nė Francė, nė Gjermani, nė Angli, me ndikim fillestar edhe nė Demonstratat e Beogradit, nė fillim tė qershorit 1968. Dallohen nga kėto me frymėn e qartėsuar popullsitė gjithėshqiptare tė Doktrinės politike gjithėkombėtare tė Enver Hoxhės, tė spikatur veēanėrisht nga korriku i vitit 1966.
    Vėrtet, Brezi shqiptar i ’68-tės u krijua nė bankat e shkollave tė mesme nė qytetet e Kosovės dhe nė fakultetet e Prishtinės e gjetkė nė Jugosllavi, nga kapėrcyelli nė vitet’60. Deviza politike e shoqėrore e kėtij brezi mund tė pėrmblidhet nė njė fjali tė vetme: Dielli lind dhe perėndon nė Shqipėri! Kėtė koncept tė tė menduarit politik e sollėn nė Kosovė veprimtarėt e Lėvizjes Irredentiste Shqiptare tė fillimviteve tė ’50: Qerim Ukė Ozdrimi, Hysen Thaēi, Skėnder Kosova, Aziz Zhilivoda, Ajet Haxhiu, Bajram Rexha, Shaban Braha, Dervish Shaqa, Salih Shatri e tė tjerė, por e fuqizuan mesazhet politike tė pėrcjella nė etėr, fillimisht pėrmes Radio Tiranės - Kukėsit dhe mė vonė edhe pėrmes Televizionit Shqiptar.
    Nga fundi i viteve tė 50-ta, pikėrisht mė 1957, zuri themel organizimi politik ilegal shqiptar i Kosovės pikėrisht me formimin e “Lėvizjes Revolucionare pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Shqiptarėve” nė krye me profesor Kadri Halimin. Programi politik i kėsaj organizate u mbėshtet mbi platformėn politike tė Lėvizjes Irredentiste tė viteve ‘50 tė rimotivuar me kėrkesa tė reja. Kjo tėrthorazi del edhe nga Takimi Qerim Uka - Enver Hoxha, mė 2 janar 1963. Hoxha, i cili pėr kohėn ishte shteti vet, Ēėshtjen e Kosovės e quajti plagė tė dhembshme pėr ēdo shqiptar, “e cila do tė shėrohet vetėm kur kjo ēėshtje tė zgjidhet drejt, nė bazė tė aspiratave tė kosovarėve”.
    Mbėshtetur mbi kėtė koncept qė dominonte nė mendimin politik tė gjeneratės sė re nė Kosovė, nė shtator tė vitit 1963, u ngrit “Komiteti revolucionar” nėn drejtimin e Adem Demaēit. Kjo organizatė gjatė konsolidimit do tė riemėrtohet: “Lėvizja Revolucionare pėr (Ēlirimin) Bashkimin e Shqiptarėve”, realisht si vazhdimėsi e asaj nga viti 1957. Nė nenin Njė tė Statutit, tė apro¬vuar nė mars tė vitit 1964, midis tė tjerash, saktėsohej: “Qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė asht – ēlirimi i krahinave shqiptare, t’aneksueme prej Jugosllavisė dhe bashkimi i kėtyne krahinave me nanėn e vet – Shqipninė”. Kjo kėrkesė, veēanėrisht nga mesi i gushtit tė vitit 1964, kur u privua nga jeta mėsuesi Fazli Greiēevci dhe pas pėrfundimit tė Procesit gjyqėsor, pėr Lėvizjen e Adem Demaēit, do tė bėhet kėrkesė politike jetėsore e rinisė shkollore, studentore dhe e masave shqiptare nė pėrgjithėsi.
    Nga mesi i vitit 1966, pikėrisht me pėrpjekjet pėr demaskimin gjithėjugosllav zyrtar tė Fraksionit antitoitist tė Rankoviqit serbomadh, shėnoi filli i gjysėmlegalizimit tė kėrkesės shqiptare pėr tė drejta tė barabarta me popujt e tjerė tė Jugosllavisė, mbėshtetur nė tė drejtėn pėr vetėvendosje tė fituar me Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Hapi i parė nė kėtė drejtim do tė bėhej me ngritjen e statusit autonomi nė statusin republikė tė Kosovės, ndonėse Tirana zyrtare ende nuk kishte guxim tė mbėshteste hapur kėtė kėrkesė, pikėrisht nga frika se mund tė bashkohej reaksioni shqiptar antikomunist i trupėzuar nė kujtesėn balliste me linjėn jugosllave komuniste tė trupėzuar nė titoizėm kundėr rrugės revolucionare shqiptare tė linjės marksiste-leniniste tė trupėzuar nė enverizmin popullist. Kjo qartė shihet nga tezat e Enver Hoxhės, tė 23 korrikut 1966, pėr artikullin “Kush pėrgjigjet pėr krimet e gjenocidit tė kryera nė kurriz tė popullsisė shqiptare tė Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė”, nė fund tė tė cilave shėnoi porosinė: “Pėrveē tė dhėnave qė kemi ne e qė do t’i pėrdorim, tė pyeten edhe shokėt kosovarė pėr ndodhi tė veēanta pėr ato ēėshtje qė pėrmenda mė lartė, pėr tė qenė mė shumė tė saktė”.
    Zhvillimet e mė vonshme treguan se Enver Hoxha, nė vijimėsi, doktrinėn e vet politike pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike e mbėshteti nė patriotizmin e inteligjencies patriotike kosovare. Koncepti “kosovar”, pėr Enver Hoxhėn, pėrfshinte shqiptarėt nėn robėrinė jugosllave. Nė direktivėn e tij: “Ēėshtja e Federatės Jugosllave duhet tė lidhet ngushtė me Ēlirimin e popujve tė Jugosllavisė”, tė datės 1 gusht 1966, midis tė tjerash, saktėsonte: “Shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė gėnjehen dhe tė braktisin rrugėn revolucionare. Kjo ėshtė e vetmja rrugė e ēlirimit tė tyre dhe e vetėvendosjes. Tė luftohet qė tani ‘pėr me u bashkue me Shqipėrinė’, kjo nuk tė nxjerr nė shteg. Kosovarėt janė patriotė tė flaktė dhe bashkimi me Shqipėrinė ka qenė e ėshtė ideali i jetės sė tyre, por pėr kėta ka vetėm dy rrugė, rruga revolucionare dhe rruga reaksionare – shoviniste. E para ėshtė rruga e luftės, tok me popujt e Jugosllavisė. Kjo rrugė e ēon popullin shqiptar tė Kosovės nė tė drejtėn e vetėvendosjes dhe deri nė bashkimin me atdheun, Shqipėrinė.
    Rruga tjetėr ėshtė aventurė; nė kėtė rrugė, qoftė edhe duke luftuar, shqiptarėt e Kosovės do tė bėhen preja e reaksionit jugosllav. Republika Popullore e Shqipėrisė nuk mund t’u vejė nė ndihmė, duke i shpallur luftė shtetit jugosllav. Vetėm nė rast se shteti jugosllav atakon ose sulmon Republikėn Popullore tė Shqipėrisė, atėherė ndryshon situata si pėr ne ashtu edhe pėr kosovarėt dhe ky ndryshim bėhet pėrsėri nė rrugėn marksiste-leniniste, revolucionare pse Republika Popullore e Shqipėrisė lufton kundėr agresorit”.
    Vėrtet, pozita e Shqipėrisė nė konstelacionin ballkanik, evropian e botėror ishte tepėr e keqe, ndaj Tirana zyrtare, mė saktė Enver Hoxha, do tė pėrkrah me dorėza edhe kėrkesat legale institucionale tė organeve politike e qeveritare tė Krahinės Autonome tė Kosovės e Metohisė pėr statusin republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė. Mbėshtetja e vakėt e kėsaj kėrkese vinte si rezultat i faktit se Tirana zyrtare nuk kishte besim me mbulesė nė qėndrueshmėrinė nė ato kėrkesa tė forcave politike “titiste” tė Kosovės. Kjo del edhe nga Direktivat e Enver Hoxhės, mė 19 shtator 1966: “Fitorja e popullit tė Kosovės deri nė vetėvendosje duhet tė vijė dhe tė organizohet, nė njė rrugė tė gjatė, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetė populli dhe jo nga kėta krerė tė shitur shqiptarė. Populli i Kosovės mund tė udhėhiqet drejt nė kėtė rrugė e tė fitojė tė drejtat e tij tė plota, vetėm nga revolucionarė tė vėrtetė shqiptarė kosovarė. Kjo ėshtė konditė absolutisht e domosdoshme pėr sukses. Tė dhėnat qė dihen janė kėto: Kosova e viset e tjera shqiptare nė Jugosllavi, pjesė tė Shqipėrisė, u shkėputėn nga mėma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanė mbretėrisė serbe. Kosova ėshtė shqiptare, mbetet shqiptare dhe i pėrket Shqipėrisė”- saktėsonte Enver Hoxha, dhe pasi hodhi dritė mbi rrethanat historike qė ndikuan nė faktin se pse, pas fitores mbi nazifashizmin, “Populli i Kosovės nuk u pyet pėr tė ardhmen e tij”, sikur e riqartėsoi udhėzimin e mė hershėm pėr patriotėt kosovarė: “Populli i Kosovės duhet tė kuptojė nė mėnyrė tė qartė, se RP e Shqipėrisė nuk mund ta atakojė ose ta sulmojė Jugosllavinė. Nė qoftė se Jugosllavia atakon Shqipėrinė, ai ėshtė problem tjetėr. Shqipėria do tė mbrohet, do tė luftojė dhe do tė fitojmė. Atėherė edhe problemi i Kosovės do tė vihet krejt ndryshe”.
    Nė frymėn e doktrinės politike gjithėshqiptare populliste tė tij, Enver Hoxha u ligjėroi edhe pjesėmarrėsve shqiptarė e serbė nga Kosova nė Simpoziumin pėr Skėnderbeun, mė 15 janar 1968, nė Krujė: “Ne ju pėrshėndesim ju, si pėrfaqėsuesit e inteligjencies kosovare dhe si bij tė asaj pjese heroike tė popullit shqiptar tė Kosovės qė ne e duam shumė. Ju jeni shqiptarė dhe ne jemi shqiptarė, jemi pra njė popull. Qiejt mund tė rrėzohen, por e vėrteta qė ju jeni vėlle¬zėrit tanė e qė ne jemi vėllezėrit tuaj, pse kemi njė mėmėdhe, njė atdhe, nuk lėviz. Furtuna tė tmerrshme kanė kaluar mbi popullin shqiptar. Mundet edhe nesėr tė bėjnė vaki gjėra tė tilla, por populli shqiptar nuk do tė robėrohet tani mė nga kurrkush. Nuk ka forcė nė botė qė ta ndalojė popullin shqiptar tė rrojė i bashkuar, i lirė, i pavarur e sovran. Kėtė e kanė vėrtetuar kohėt e lashta dhe kohėt e reja. Po ta lypin rrethanat, kėtė do ta vėrtetojnė edhe kohėt e ardhshme. Ne nuk mund tė mos i themi kėto tė vėrteta tė mėdha, ndryshe do tė bėnim njė krim. Kėto qė po jua them tash juve, ia kam thėnė edhe Titos, kur u poqa me tė pėr herė tė parė mė 1946 nė Beograd. Ai mė dėgjonte dhe, kur mbarova, mė pyeti se ē’mendoja unė pėr Kosovėn. Unė i thashė: - Kosova ėshtė shqiptare, i pėrket Shqipėrisė dhe duhet t’i kthehet Shqipėrisė”.
    Nė fund tė notesit, Enver Hoxha konstatoi: “Nga pėrshtypja qė pata mė duket se ata dėgjuan me vėrejtje tė madhe, fytyrat e tyre ishin shumė ekspresive. Nė dukje u ndanė si tė kėnaqur. Njė gjė ėshtė e sigurt dhe do tė ngjasė, kėto qė thashė unė, ata do t’i pėrhapin nė Kosovė. Kjo do tė jetė pozitive”.
    Vėrtet, ashtu dhe ndodhi. Fjalėt e Enver Hoxhės shkuan vesh mė vesh, nė ēdo vatėr shqiptare. Porosi tė veēanta, udhėrrėfyese politike pėr inteligjencien patriotike dėrgoi edhe pėr pjesėmarrėsit nga Tirana nė Simpoziumin pėr Skėnderbeun, nė fi¬llim tė muajit maj 1968, nė Prishtinė. Ardhja e dijetarėve tiranasė, misionarė tė Enver Hoxhės, pėr habinė e tyre, nė Prishtinė gjeti shtruar sofrėn e aktivitetit politik kombėtar gjithėshqiptar unik. Ishte kėtu njė plejadė e intelektualėve krijues qė pėrfaqėsonin lėmi tė ndryshme: nė arsim, nė administratė, nė kulturė, nė shkencat albanologjike dhe historiografike, nė media e nė publicistikė, realisht tė lidhur nė njė grup tė shokėve tė njė mendimi politikė intimė, tė vetėquajtur: “Ēeta e Bajo e Ēerēiz Topullit”. Emri i kėtij grupi sot tingėllon romantik, por pėr kohėn ishte pėrcaktues ideologjik kombėtar shqiptar. Veprimtarėt e kėtij grupi ishin perceptuesit dhe transmetuesit e porosive qė rrezatonin nga historia e lavdishme dhe Tirana zyrtare. Grupi i “Bajo e Ēerēiz Topullit”, pėrpos faktit sė nė brendi kishte sė paku njė vazhdues tė Betuar tė “Lėvizjės Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve”, tė Adem Demaēit, deri tashti, kishin njė aktivitet mbi katėrvjeēar, si lidhje e asaj qė mund tė quhej Ilegale (Rrezatim nga Tirana) me disidentizmin patriotik shqiptar nė qarqet komuniste - titoiste tė Kosovės. Brenda kėtij rrethi intelektualėsh u farkėtua edhe ideja pėr Demonstratat e vitit 1968, (shih IDEJA/1 an) tė projektuara si “studentore”, kurse Eminenca e kaltėr nė kėtė rreshtim ishte arsimtari Ismail Dumoshi. Kėtu, pėr hir tė realitetit shkencor, duhet tė spikasim faktin se: fryma shqiptare populliste e Enver Hoxhės ishte edhe frymė disidente dominuese edhe nė diskutimet nė aktivet komuniste komunale dhe krahinore si dhe nė kolektivet punuese katėrēipėrisht Kosovės nga gushti deri nė tetor tė vitit 1968 – pėr ndryshimet kushtetuese nė Kosovė, pėr Kushtetutėn e Kosovės dhe pėr statusin republikė tė Kosovės, njėsi shtetėrore e barabartė me republikat e tjera nė Federatėn e Jugosllavisė. Kjo konsiderohej si hapi mė premtues pėr realizimin e vetėvendosjes sė shqiptarėve nė njė tė ardhme mė tė qetė, ose mė tė turbullt.
    Tė sjellim edhe kėtė fakt: Shumė nga kėto qė u pėrmblodhėn mė sipėr mund tė vigjilohen edhe nė kundėrakuzat qė Enver Hoxha, mė 5 dhjetor 1968, ua ktheu titoistėve kosovarė e jugosllavė, lidhur me vlerėsimin e tyre se: Demonstrata e 27 nėntorit nė Prishtinė ėshtė nxitur “nga jashtė”, me aludim nė Tiranėn zyrtare. Pa e fshehur ndikimin e Tiranės zyrtare nė zhvillimet nė mbarė arealin shqiptar nėn adminis¬trimin shtetėror tė Jugosllavisė avnojiste, midis tė tjerash, Enver Hoxha do tė konstatojė: “Demonstratat qė u bėnė janė preludi i simfonisė patriotike tė shqiptarėve tė Kosovės. Mė kot titistėt bėrtasin se po ndėrhyjmė ne. Jo, ky zjarr vatrėn e ka brenda nė vetė Kosovėn. Zjarrin e ndezin patriotizmi i kosovarėve dhe kėrkesat legjitime tė tyre, zjarrin e nxitin shtypja dhe robėria titiste. Fari i ndritur i PP tė Shqipėrisė nuk ka se si tė mos bėhet shembull dhe udhėrrėfyes, jo vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, por pėr tė gjithė popujt e Jugosllavisė qė luftojnė pėr ēlirim. Dashka nuk dashka Titoja, shqiptarėt e Kosovės i kanė sytė dhe zemrėn te RP e Shqipėrisė, te PPSH-ja”.
    Atė qė tashti thoshte Enver Hoxha ishte realitet qė e dinte akėcili jugosllavė. Por, duhet tė konstatojmė faktin se shpėrthimi i Demonstratės sė 27 Nėntorit nė Prishtinė, Tiranės zyrtare i gdhiu fare e papritur. Akademiku Kristaq Prifti, i cili aso kohe punonte nė Sektorin pėr Kosovėn tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, nė ditėn qė pėr tė parėn herė po e shkelte tokėn e Tiranės Papa Gjon Pali II (pranverė 1993), ma konfirmoi faktin: “Enver Hoxhės iu deshėn tri-katėr ditė pėr tė ngritur qėndrimin zyrtar shtetėror tė Shqipėrisė pėr Demosten e Nėntorit nė Prishtinė...” Nė qarqet komuniste e tė udebesė jugosllave do tė qarkullojnė edhe mendime se Demonstratėn e 27 Nėntorit 1968 e organizuan spiunet e NKVD-sė, si hakmarrje ndaj Jugosllavisė pėr qėndrimin e saj kundėr inkursionit rus nė Qekosllovaki, qė ndodhi pas Demonstratave studentore nė Beograd. Nga qarqet udbashe titoiste, e nostalgjikėt e Titos, mė vonė, u lėshuan nė qarkullim edhe pandehma se Demonstratat e 1968-tės, si edhe ato tė vitit 1981, i “organizuanė” serbet, pėr tė krijuar alibi kundėr statusit autonomi tė Kosovės. Kėto pandehma ogurzeze, si pėr ēudė, u pėshpėritėn nga ish-udbashėt shqiptarė titoistė edhe tashti, sa po u botua lajmi pėr mbajtjen e njė aktiviteti shkencor pėr Demonstratat e ’68-tės. Meqė posedoj edhe fakte nga njohja personale e rrjedhės sė ngjarjes, kjo me shtrėngoi tė vendosi pėr tė marrė pjesė nė kėtė aktivitet shkencor pikėrisht me kėtė kumtesė, pėr tė ndriēuar aspektet kryesore tė kontekstit politik tė kėrkesave tė demonstratave tė vitit 1968, me njė pėrqendrim nė formulimin e kėrkesave programatike tė Demonstratės sė 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė.
    Pėr kėtė, duhet tė nisemi pak mė larg. Tė ritheksojmė faktin se mendimi pėr organizimin e Demonstratave studentore nė Prishtinė ka nisur tė lėshojė shtat sapo u lėkund “Lė¬vi¬zja e sė majtės sė re” nė Francė, nė Gjermani, nė Angli, por me shpėrthimin e Demonstratave studentore nė Beograd, nė fillim tė qershorit 1968, u duk sikur po rrihte ora pėr ngritjen edhe tė studentėve tė Fakulteteve tė Universitetit tė Beogradit nė Prishtinė. Autori i kėsaj kumtese (arkivit pėr hulumtimin dhe publikimin e lėndės arkivore pranė Arkivit Shtetėror tė Kosovės, aso kohe pėr punė hulumtuese shkencore nė Beograd, jo vetėm se u solidarizua me kėrkesat e “Programit politik aksionar” tė demonstratave tė Beogradit, por edhe kontribuoi me poezi kushtrimi nė gjuhėn serbe, tė cilat do tė recitohen nga studentė tė ndryshėm. Nė fakt, autori i tyre, Ēerēizi i “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullit”, nė vijimėsi, me telefonata dhe me informata dora-dorės, informonte bashkėveprimtarėt qė gravitonin nė “Ēetėn...” e sipėrpėrmendur, pikėrisht Tahir Abdylin dhe Ismail Dumoshin, e tė tjerėt, pėr rrjedhėn e demonstratave si pėrvojė pėr organizimin e Demonstratave Studentore nė Prishtinė, sapo tė pėrfundonin ato nė Beograd.
    Kthesa qė ndodhi nė karakterin e Demonstratave tė Universitetit tė Beogradit pas infiltrimit nė drejtimin e saj tė profesorėve nacionalistė serbomėdhenj tė lagjes sė Dobrica Qosiqit, para se tė bėhej publike kjo, autori i kėsaj kumtueseje nga vendi i zhvillimeve i informoi bashkėveprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz popullit” dhe preferoi njė pritje tė zhvillimeve, nė anėn tjetėr ia drejtoi Titos njė promemorie nė disa faqe shkrimi me kėrkesa pėr barazi dhe liri politike e kombėtare tė shqiptarėve me tė drejtėn nė vetėvendosje mbi bazė tė fitores sė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, tė sublimuar nė Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit. Dokumenti u nėnshkruar me sintagmen: “Komiteti i Rinisė Shqiptare”.
    Shpėrndarja e Demonstratave tė Beogradit me dhunė policore brutale, kėrcėnimi rus ndaj Jugosllavisė me rrezikshmėri edhe pėr Shqipėrinė, Fjalimi i Enver Hoxhės nė mbrojtje tė Jugosllavisė dhe fillimi institucional i diskutimeve pėr ndryshimet kushtetuese nė Kosovė, me kėrkesa kombėtare publike shumė tė avancuara, bėri qė, intelektualėt e bashkuar nė “Ēetėn e Bajos e Ēerēiz Topullit”, ndonėse dyshonin fuqimisht nė fitoren institucionale, hėpėrhė, t’i bashkonin pėrpjekjet nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė instancave politike institucionale shqiptare tė Kosovės. Kjo, siē u pa mė sipėr, ishte edhe porosi e qartė e kreut tė piramidės qeveritare tė Shqipėrisė. Kėrkesa pėr ngritjen e statusit autonomi nė statusin republikė tė Kosovės u elaborua pėrfundimisht nė Mbledhjen dyditore tė Aktivit Politik tė Komunės sė Prishtinės nė fillim tė shtatorit 1968, nė tė cilėn mori pjesė kreu politik, policor, qeveritar dhe elita universitare e shkencore e Kosovės. Autori i kėsaj kumtese aty vinte nga Arkivi Shtetėror i Kosovės dhe mbajti shėnime tė plota pėr zhvillimet. Dėshtimi i Diskutimeve publike pėr statusin “republikė” tė Kosovės, qė do tė tėrhiqte pas edhe zgjidhjet e tjera tė karakterit ekonomik, kulturor, politik e kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt nėn robėrinė jugosllave, ndikoi fuqimisht nė rizgjimin dhe konsolidimin e disponimit antijugosllav tė inteligjencies dhe tė masave shqiptare. Nė mėnyrė zinxhirore do tė shpėrthejnė demonstrata: nė Prizren, mė 6 tetor; nė Therandės, mė 8 tetor; nė Pejės, mė 19 tetor; nė Prishtinės, Besianė, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicė, mė 27 nėntor; nė Tetovės, mė 22 dhe 23 dhjetor 1968 dhe nė Ulqinit nė qershor tė vitit 1969. Njė hulumtim empirik do tė zbulonte faktet se ku dhe nė cilat pėrmasa ishin tė pranishėm veprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullot”. Kėrkesat e demonstratave shkonin nė mbėshtetje tė kėrkesave ekonomike, politike e kombėtare tė deklaruara nė mbledhjet e aktiveve politike nė Kosovė, pėrfundimisht me Mbledhjet e Aktivit politik tė Prishtinės. Nė zinxhirin e Demonstratave shqiptare tė ’68-s, ajo e datės 27 nėntorit nė Prishtinė, kushtuar Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ditės sė Flamurit Kombėtar Shqiptar, e tronditi veēanėrisht opinionin jugosllav dhe zgjoi interesimin e qarqeve politike tė vendosjes nė Evropė dhe nė botė, pėr dy shkaqe mė kryesore: E para, ishte e organizuar mirė, ishte gjithėpėrfshirėse - studentore, shkollore, intelektuale dhe gjithėpopullore, dhe e dyta, pėr faktin se ngėrthente kėrkesat politike programatike pėr tė drejtėn nė vetėvendosje tė shqiptarėve nė Jugosllavi, mbi bazėn e filozofisė politike marksisto-leninisto-enveriste, qė konsiderohej si mundėsi premtuese e vetme pėr zgjidhjen e Ēėshtjes Shqiptare tė dhunuar me vendime tė padrejta tė Evropės mė 1878, mė 1913, mė 1920 dhe me Vendimet Anglo-amerikano-ruse tė Luftės sė Dytė Botėrore.
    E ndjej pėr detyrė shkencore qė shkurtimisht tė pasqyrojė tė vėrtetėn historike lidhur kėrkesat politike tė Fjalimit tė lexuar nga studenti i Fakultetit Teknik, Osman Dumoshi. Ato janė Kėrkesa tė elaboruara gjerėsisht nga veprimtarė tė veēantė tė “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullit”, me angazhimin e drejtpėrdrejtė tė Ismail Dumoshit. Nga mesi i nėntorit 1968 nė Prishtinė u hap ekspozita “60-Vjetori i Kongresit tė Manastirit”. Ishte kjo ngjarje kulturore e papėrjetuar ndonjėherė nė trojet shqiptare nėn robėrinė jugosllave. Ciceroni i saj, qė ishte edhe njėri nga bartėsit e hulumtimit tė fakteve dhe tė mbarėshtimit tė saj, si dhe shumė veprimtarė tė “Ēetės...”, profesorė, gazetarė e publicistė, do ta shfrytėzojnė ekspozitėn pėr propagandė kombėtare midis rinisė studentore e shkollore, dhe do ta testojnė mundėsin e pėrmasave tė pjesėmarrjes sė rinisė e tė popullit nė njė demonstratė eventuale. Ismail Dumoshi, arsimtar e drejtor nė Qendrėn Shkollore nė Kastriot, vazhdonte tė ishte Eminenca e kaltėr e asaj qė do tė ndodhė mė 27 Nėntor nė Prishtinė. Sė bashku me “Ēerēizin” nė kafenenė “Khajami”, duke pasur para vetės “Programin politik aksionar” tė 4 qershorit 1968 tė “Universitetit tė Kuq - Karl Marks” tė Beogradit, si dhe shėnimet nga Mbledhja e Aktivit Politik tė Prishtinės, i diskutuan dhe i formuluan kėrkesat kryesore tė cilat do tė gjenin vend nė Fjalimin pėr demonstratėn. Realisht, u ndoq rruga e reduktimit, tė zbutjes sė kėrkesave tė Demonstratave tė Beogradit dhe tė Mbledhjeve tė aktiveve politike komuniste nė Kosovė. Ishte qėndrim i pėrgjithshėm i pjesėtarėve tė “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topullit”, qė tė kihej kujdes pėr epilogun e Demonstratave, pikėrisht mundėsia pėr mbrojtjen para gjyqit tė tė burgosurve eventual. Nuk kishte njė qėndrim unik qė tė futej nė kėrkesa, si pikė e veēantė, edhe e Drejta e shqiptarėve pėr vetėvendosje, por u la tė nėnkuptohej nga pėrmbajtja e Fjalimit qė do tė hartohej. Me kėrkesėn kėmbėngulėse tė autorit tė kėsaj kumtese, Ismail Dumoshi do tė pajtohet qė nė kėrkesat qė do tė theksoheshin nė Fjalimin programatik tė mos figuronte ajo pėr statusin republikė tė Kosovės, pėr faktin se ishte lakuar shumė nė diskutimet partiake shqiptare titoiste, binte ndesh me kėrkesat e LANĒ, me Programin politik tė ONDSH, dhe me statutin e “Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve”, si dhe me direktivat e Enver Hoxhės pėr intelektualėt kosovarė kombėtar. Statusi republikė i Kosovės nuk e zgjidhte Ēėshtjen Shqiptare pėrfundimisht. (= me S. Novosella an)
    Kėtu e tutje, me tė ashtuquajturin “Komiteti i Demonstratave me 27 Nėntor 1968” (jo “Grupi politik”, siē u dėgjua nė Konferencėn Shkencore tė 24 e 25 Nėntorit 2008) do tė punojė drejtpėrdrejt, vetėm Ismail Dumoshi, por nė mėnyrė tė padukshme ose tė hapėt, i ndihmuar nga Hasan Salaj, Demė Fetaj, Murat Blaku (Bajo) e tė tjerė. Studentėt organizues tė Demonstratės sė 27 Nėntorit, si edhe nxėnėsit e intelektualėt qė i organizuan demonstratat nė qytetet e tjera, mė herėt dhe pas 27 nėntorit, nuk ishin tė manipuluar nga askush, ishin tė vetėparapėrcaktuar pėr therorė tė mundshėm tė lirisė kombėtare. Ndėrkaq, pėrmasės madhėshtore tė pjesėmarrjes nė Demonstratė do t’i kontribuojnė veprimtarėt e “Ēetės...” - profesorė tė shkollave tė mesme: Fehmi Pushkolli (nė Normale), Demė Feta (nė Shkollėn Teknike), Ismail Dumoshi (nė Qendrėn Shkollore nė Kastriot), Idriz Gėrvala (nė Shkollėn Ekonomike dhe dhe tė Entit pėr Inkuadrim), mandej Hasan Salaj e Xhakush Ēapari nė Radi-Prishtinė, Gani Bobi nė gazetėn “Rilindja”, Halil Alidemaj nė Komunėn e Prishtinės. Me studentėt e filozofikut, Ekonomisė e tė Drejtėsisė u morėn kryesisht: Tahir Abdyli, Murat Blaku, Pirraku e tė tjerė, me studentėt e Teknikut kryesisht studentėt e teknikut tė tubuar rreth Osman Dumoshit, kurse Eminenca e kaltėr, Ismail Dumoshi do tė merret edhe me punėtorėt e Elektro-ekonomisė sė Kosovės. Lėvizja nxori nė ballė edhe persona tė tjerė: intelektualė, studentė e nxėnės, tė denjė pėr drejtues dhe tė gatshėm pėr viktimizim personal pėr interesa tė kombit.
    Tė shtojmė edhe kėtė: Veprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topulli” e bartėn barrėn kryesore edhe gjatė procesit gjyqėsor tė drejtuesve tė Demonstratės sė 27 nėntorit 1968 nė Prishtinė. Me njė pėlqim tė studiuar me kompetencė, pėr avokat do tė angazhohet beogradasi Fila Filota, por dhe pėr mbledhjen e kontributeve vullnetare pėr mbrojtjen. Avokati Filota gjatė procesit tė gjykimit nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė, ishte i vendosur nė hotelin “Metohija” nė Pejė. Mbrojtja ishte e dinjitetshme, edhe kundėr vullnetit tė ndonjėrit nga tė arrestuarit, tė cilėt nuk preferonin shfajėsimin. Tė dhėna me shkrim, pėr nevoja tė mbrojtjes, avokatit Filota ia siguruan veprimtarėt e “Ēetės sė Bajo e Ēerēiz Topulli”. Autori i kėsaj kumtese i pėrcolli me kujdes gjykimet e organizatorėve tė Demonstratave tė ’68 Shqiptare, mbajti shėnime tė veēanta pėr proceset gjyqėsore dhe dėnimet, kurse tė tjerėt nga “Ēeta e Bajo e Ēerēiz Topullit”, sipas afinitetit dhe mundėsive, personalisht ose me anė tė tė besueshmėve, si edhe para demonstratave, informonin pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Shqipėrisė, e tė tjerė, nė Beograd, Sofja, Bukuresht, Budapest, Vjenė, Stamboll, Ankara, Selanik e gjetkė, pėr gjendjen nė Kosovė dhe nė tokat shqiptare nėn Jugosllavinė.
    Tashti, besoj, e kemi mė tė qartė kontekstin politik tė kėrkesave tė demonstratave shqiptare tė vitit 1968 nė Kosovė, por e kemi mė tė qartė edhe shkakun pse nė kėrkesat me shkrim tė organizu¬esve tė Demons¬tra¬tave tė 27 nėntorit 1968 nuk ishte futur edhe kėrkesa pėr statusin republikė tė Kosovės, por qė do tė brohoritet nga demonstruesit si inerci e mbetur nga diskutimet publike nė aktivet politike tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės. Autori i kėsaj kumtese edhe tashti ėshtė besnik i Kėrkesės politike pėr Vetėvendosjen e popullit tė Kosovės, kurse statusin “pavarėsi e mbikėqyrur” tė Kosovės e vlerėson dhunė ndėrkombėtare, tė njėjtė me statusin “Principatė e Shqipėrisė” sė vitit 1913.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    interesant ky shkrim..

    na sill perseri nga ky pirraku ndoj shkrim..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-01-2010 mė 17:47

  3. #3
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Ajshe Ahmeti: ORGANIZIMI I DEMONSTRATAVE TĖ VITIT 1968 nė Podujevė

    Ajshe Ahmeti: ORGANIZIMI I DEMONSTRATAVE TĖ VITIT 1968
    Shkruan Ajshe Ahmeti (Kujtime)
    Erenikuton, 17 Nov 2008 07:33am
    Botuar: E enjte, 20 nėntor, 2008 12:25 pm
    Demonstratat e 27 Nėntorit tė vitin 1968 nė Podujevė ka qenė e parapar pėr datėn 8 Nėnėtor tė vitit 1968, ditėn qė ishte caktuar tė mbėhet njė miting, me rastin e ēlirimit tė Podujevės.
    Nė atė kohė isha nxanėse e gjimnazi “8 Nėnėtori” nė Podujevė, i kisha vetėm 16.vjet.
    Unė pėr ē’do mėngjes e kisha “detyrė shtėpiake”, qė sė paku njė herė nė ditė tė dal pėr blerjen e gjėrave ushqimore pėr familje. Pėr ēdo ditė, sė paku njėherė kthehesha nė dyqanin e rrobaqepėsisė tė dhėndrit tim Avdullah Nishefcit, qė ma shumė e quanin Avdullah terzia. Njė ditė, sa mė kujtohet ka qenė shtator 1968, Avdullahun nuk e gjeta nė dyqan, ku punonte, por nė deponė, prapa dyqanit. U habita kur aty gjeta, djalin e axhės tim, profesorin dhe piktorin Selatin Ahmetin. Nė rend tė parė mė tėrhoqi vėmendjen njė pėrhurė e kuqe ngjyrė gjaku, e shtrirė mbi njė tavolinė. Mbi atė pėlhurė tė kuqe Selatini vizatonte shqiponjėn dykrerėshe, ndėrsa Avdullahu e plotėsonte me njė ngjyrė tė zezė, ishte hera e parė qė pashė dhe preka flamurin kombėtar. Ai moment as qė mund tė harrohet, por as tė pėrshkruhet. Ky ishte flamuri i parė i punuar nė punėtorinė Avdullahut, dhe ky Flamur, sa di unė u priu demonstratave tė Podujevės.
    Isha e re, 16 vjeēare, edhe mė parė e respektoja Avdullahun, si dhėndėr, por nga ky moment Avdullahu, bashk me djalin e axhės tim, profesori e piktorin e njohur, Selatin Ahmetin, i idealizoja, dhe qė nga ky moment ata u bėnė frymėzues dhe udhėrrėfyes pėr mua. Isha e gatshme qė edhe unė tė merrja pjesė nė punimin e Flamurit tė parė, qė edhe sot kam bindjen se ishte, ndoshta Flamuri i parė qė punohej nga njė zejtar, dhe nga njė profesor llapjan. Ata sikur t’i kishin lexuar mendimet e mia. Dhe pėr njėherė mu pėrgjegjėn: Kėtė Flamur do ta punojmė vetė, ndėrsa flamujt tjerė do t’i punojmė sė bashku. Kėshtu edhe vėrtetė ndodhi. Ato ishin ditėt mė tė lumtura pėr mua, mė dukej vetja se u rrita dhe po bėja njė punė tė madhe e tė vlefshme. Edhe sot, pas 40 vjetėsh, kur shkoj te motra ime Sabria dhe dhėndėri im Avdullahu, nuk mundėm tė dali nga banesa pa e shikuar dhe pa e prekur flamurin e demonstratave tė Podujevės tė cilin edhe e barti Hasan Shala, i vėllai i dėshmorit Shaban Shala, gjatė demonstratave tė 27 Nėntorit, 1968, nė Podujevė.
    Pas asaj ditė unė i shpeshtova edhe mė shumė shkuarjet nė dyqanin e Avdullahit. Vėreja se aty vinin shumė njerėz tė njohur e tė panjohur pėr mua. Shumica ishin mėsues. Qė edhe i njihsha. Nė fillim, me hyrjen time nė dyqan, ata i ndėrprerin bisedimet. Njė ditė, pasi ata shkuan, Avdullahu mu drejtua pak si seriozisht. Pasi heshti pak, si nė dyshim mė tha; E di je paksa e re, por megjithatė, mendoj se mundesh pak me na ndihmuar. Unė mezi prisja tė mė besohej ndonjė detyrė . Qysh kur pata parė flamurin kuqezi, sikur mė thoshte diēka ėshtė duke u pėrgatitur, por ēka nuk e disha dhe nuk kisha guxim tė pyetsha. Pyetja e parė qė mė bėri ishte: A ke besim nė ndonjė shoqe apo shok tė klasės, dhe a je gati tė marrėsh ndonjė detyrė... Pyetja, dhe mėnyra e pyetjes, qė mė bėri Avdullahu bukur shumė mė preku, Avdullah jam nė gjendje me pranuar ēdo detyrė qė tė mė jipet dhe jam e gatshme edhe aftė, ma mer mendja, qė do t’i dal zot ēdo detyre tė dhėnė, ia thash, dhe ia numrova disa shokė e shoqe gjimnaziste qė edhe ai i njihte.
    Pas kėsaj bisede Avdullahu filloi qė tė m’i besoi disa gjėra, kuptova se Avdullahu me disa shokė ishin duke u pėrgaditur pėr mbajtjen e DEMOSTRATĖS, me 8 Nėntor, e cila nuk u organizua. Pėrse nuk u organizuan nuk mė kujtohet nė detale. Por mė kujtohen disa momente qė do t’i tregoj, kėtu mė poshtė.
    8 Nėntori ishte pėrvjetori i manifestimit ditės tė ēlirimit tė Podjevės, por edhe dita e gjimnazit “8 Nėntori”. Pėr ditėn e shkollės, nė atė kohė pėrgatitshim programe tė ndryshme kulturore dhe sportive. Unė u mersha me aktivitete kulturore, mirėpo pėr shkak detyrave tė cilat mė ishin besuar nga Avdullahi, dhe Hakif Sheholli, qė ishte shok i Avdullahut, rreth organizmit tė Demostratės e cila ishte parapar qė tė mbahet nė tė njejtėn datė, unė heshtazi u tėrhoqa nga aktivitetet e shkollės pėr atė ditė. Nė qendėr tė Podjevės ishte caktuar qė tė mbahet tubimi popullor, nė ditėn e cekur mė lartė. Organizatorėt e Demonstratės kishin bėrė pėrgatitjet me tė cilat edhe unė isha e njoftuar, dhe i kisha detyrat e caktuara. Unė isha nė lidhje me Avdullahun dhe Hakif Shehollin, kisha pėr detyrė t’i sinjalizoj Sabit Sylėn dhe Bahri Shabanin, se kur duhet tė vinin nė miting me transparentet me parullat e shkruar, dhe tė cilat ishin nė dyqanin e Avdullahut, e qė duhej t’i sillnin nė miting, po ashtu kam pas pėr detyrė ta mbaja tekstin – letrėn qė duhej tė lexohej nė miting. Mė kujtohet edhe njė detal: Avdullahu, ma besoj njė sekret dhe mė porositi qė t’ia kryeja: mė tha, Ajshe, nėse mė burgosin , ose mė ndodhė diēka, ta dish se nj letėr e kam shkruar dhe e kam fshehur nėn stufėn e naftės, kėtė duhet t’ia jepėsh Sabries, Sabria, motra ime ishte edhe shoqja e Avdullahut, ajo ishte nė Spital, se ato ditė ju kishte lindur djalin i pagėzuar me emrin Arben.
    Pas pėrfundimit tė mitingut, dhe pasi qė nuk u mbajt demonstrata,unė shkova nė shkollė dhe ju bashkėngjita shokėve dhe shoqeve tė mija tė shkollės tė cilėt ishin duke festuar me aktivitete festive tė parapara pėr Ditėn e shkollės . Shoqja e ime e klasės Adilja, mė pyti se ku isha gjerė atėherė, ju pėrgjigja dhe i thash se isha nė shtėpi pėr shkak tė disa obligimeve tė mija familjare.
    Pas kėsaj bėheshin pėrgatitjet pėr mbajtjen e demonstratės mė 27.Nėnėtor.
    Mė kujtohet se mė vonė, pėrveē meje nė aktivitetin rreth organizimit tė demonstratave, qė u bėn mė 27 Nėntor, janė angazhuar edhe shumė nxėnės tjerė tė Gjimnazit. Tė gjithė ishim tė gatshėm qė tė jepeshim maksimalisht kontributin tanė, qė organizimi i demonstratave tė ishte sa mė masive. Nisja pėr demonsnstrim, ishte e caktuar tė bėhej nga oborrit i Gjimnazit. Kėshtu ishte porosia e organizuesve. Unė i sha e kyqyr nė organizimin e Demostratės. Disa ditė, para ditės sė mbajtjes sė demostratės mė pytėn se a mundem qė gjatė demonstratės, ta mbaj fotografinė e Skėnder Beut me Nazife Blakun. Unė menjėherė pranova, mirėpo Nazifja nuk pranoj kėtė detyrė. Unė ju thash, pasi Nazifja nuk po pranon qė ta bartė fotografin me mua, ma jepni mua, se do ta barti vetė, mirpo me kėte nuk u pajtuan tė pėrmendurit.
    Nė atė kohė shkojsha nė shkollė nė ndėrrimin e pas ditės. Demostrata ishte e caktuar qė tė fillojė nė orėn 13.00. me pretekst qė tė pėrfshihen dy nderimet e shkollės, nxėnėsit e para ditės dhe tė pas ditės. Unė si pėr ē’do ditė gjithashtu edhe atė ditė,u nisa prej shtėpie me shkuar nė shkollė, mirėpo isha shumė e shqetėsuar se mos po dėshton prapė mbajtja e Demostratės. Kur u afrova te shkolla, u vrejke njė lėvizje e njerėzve kogja e madhe. Organizuesit e demonstratave, erdhėn pikėrisht nė orėn e caktuar nė oborrin e Gjimnazit. Kolona ja filloj prej shkollės, tė sė cilės i paraprijshin organizatorėt e demonstratės me Flamurin kuq e zi qė e kishte punuar Avdullah Nishevci. Shqiponja ishte e pikturuar nga Profesori Selatin Ahmeti siē e kam cekur edhe ma lartė, ndėrsa Transparentet i kishin shkruar Hakif Sheholli, Sabit Syla dhe Bahri Shabani, nė Teqen e qytetit, tė cilat edhe i kishin ruajtur dhe ishin pėrkujdesur pėr tri ditė dhe tri netė. Bartėsit e Flamurit dhe tė Transparenteve i dhėnė njė hijeshi dhe njė pamje tė paparė rrugėve tė Podjevės.Unė asnjiher nuk kisha pėrjetuar diēka ma madhėshtore. Pas tyre u radhitėm edhe ne nėxanėsat, ku ishim komplet nxėnėsit e klasasės time dhe shumė nėxėnsa tė tjerė dhe qytetarė tė Llapit. Kolona me organizatorėt dhe tė tjerėt pas tyre, shkojnė drejtė qendrės tė Podjevės duke brohoritur: duam Vetėvendosje duam Republikė dhe parrolla tjera, dhe duke kėnduar kėngė patriotike ku u ndėgjojshin shum zėra, por prej tyre ma tė theksuar ishin ishin zėrat: si i Esat Mehmetit , Selatin Setės, Fatmir Sejdiu, Ejup Shehollit, Adile Luta Nexhmi Rexhepi Mehmet Blakėqori dhe shumė tė tjerėve. Kolona ishte e drejtuar kah qendra e Podjevės. Kur mbrijtėm afėr Komunės unė u ndava nga kolona dhe dola nė tjetrėn anė tė rrugės, pėr shkak qė mos mė shihte Axha im Danushi, se pse u friksojsha, se mos po mė qorton. Nė ato qaste e takova nj nėxanėse tė kombėsis sėrbe e qujtur Rada Markoviq, e cila mė pyti se ēka ėshtė kjo, unė ju pėrgjigja se nuk e di dhe nuk kam lidhje. Pas 2-3 minutash prapė ju bashkėngjita kolonės dhe vazhduam demonstrimin. Po atė ditė ishte ditė e nisjes tė disa djemve pėr nė shėrbim ushtarak. Disa prej tyre kishin organizuar pėrcjelljen e shkuarjes me tupana, edhe tupangjit iu bashkangjitėn demostrusve. Ajo ditė u shėndrua nė nji dasmė tė madhe Llapjane, nė tė cilėn u pėrfshin shumė qytetar Llapjanė tė grup moshave tė ndryshme, nga mė tė vjetrit e gjerė te nxėnėsat e shkollave fillore. Demostrata u kry pa kurfar ekcesi
    Ne nėxanėsat e nderimit tė pas ditės pas kryerjes sė demonstratės,vazhduam dhe shkuam nė shkollė, por nė vend tė klasės ne, sipas urdhrit tė profesorėve hymė nė sallėn e Edukatės fizike. Aty ishin disa profesorė, Drejtori i shkollės dhe disa pėrfaqėsusė nga strukturat politike. Kryesuesit e tubimit, na qortuan pse kemi mar pjesė nė Demostrat. Pas pėrfundimit tė takimit shkuam nėpėr klasa. Atė ditė sipas orarit tė mėsimit, nė atė orė kishim gjuhė shqipe, kur hyri nė orė profesori N. R., ne ishėm thua se tė gjithė nė kėmbė duke komentuar pėr rrjedhėn e demonstratatės. Profesori i pėrmendur ishte shumė i nervozuar, ai e gjuajti ditarin nė tavolinė me nj forcė shumė tė madhe dhe tha: Uluni tė gjithė nė vendet e juaj dhe nxjerrni nga nji fletė tė pastėr pėr tė bėrė hartim. Tema e hartimit mjerisht sot nuk mė kujtohet, por e di qė ka qenė me pėrmbajtje filozofike dhe lidhur me demonstrata. Unė dhe shumica e nxėnėsve nuk shkruam as gjė, e di se pata dorėzuar fletėn e pastėr. Profesori Nazmi,atė punime kur nuk na e solli.. Kėnaqėsia ime mė e madhe ka qenė, kur shkova nė shtėpi dhe dėgjova duke i komentuar demonstratat me njė simpati tė madhe. Duke i dėgjuar se si flisnin me atė simpati unė u trimėrova dhe u tregova fill e pėr pe. Axha i im Danushi prej tė cilit u frigėsojsha shumė siq e kam potencuar edhe mė lartė, se si kam dalė nga kolona, mos tė mė shef dhe babai i im, ata mė dhanė pėrkrahje tė plotė dhe u pajtuan plotėsisht me idetė e mija, pėr vazhdimin e asj rruge. Pas pėrkrahjes sė tyre, unė u pendova shumė qė nuk shkova edhe unė qė tė mar pjesė nė demostratat qė u organizuan, po atė ditė, nė Prishtinė pėr tė cilėn isha e informuar edhe nga vllau i im Fatmiri i cili nė at kohė ishte student.

    Tė nesėrmėn, posa dola nė rrugė u takova me Rada Trajkoviqin, e cila mu drejtua me kėto fjalė nė gjuhėn sėrbe: Ku e ki Enver Hoxhėn bre J.... Tebe i Envera. Ju pėrgjigja ashu si e lypi. Enverin e kam shėndosh e mirė, po ti ku e ke Rankoviqin. I ndrum edhe disa fjalė tė ndyta, ajo mu edhe unė asaj pastaj e ndoqa pėr ta nxėnė me e rrahė, e nėxana dhe ja mėshova disa herė pastaj ajo iku. Tė nesėrmen kur shkova nė shkollė, menihere mė thirėn nė mbledhje tė Komitetit tė rinisė sė shkollės, meqė isha anėtare e kiti forumi. Ramadan Paqarada, ishte Kryetar, Nazife Blaku, Rada Markoviq dhe Rada Trajkoviq ishin antare. Nė kėtė mbledhje ishin tė pranishėm pėrveē anėtarve tė Komitetit tė Rinisė, Drejtorit tė Gjimnazit, Selman Qerimi, edhe Rrahim Gashi, kryetar i Rinisė nė Podujevė, i cili haptas na ka mbrojtur, derisa shumė politikan tė tjerė na sulmonin. Nė atė mbledhje u diskutua pėr pjesmarsit, antarėt e Komitetit tė shkollės, tė cilit kishin marrė pjesė nė Demostrat. Diskutohej rreth pėrjashtimit tė pjesmarrsėve nė Demostrata, jo vetėm nga Komiteti i Rinisė por edhe nga shkolla. Unė mujsha me u mbrojt pasi isha takuar me Rada Markoviqin, nė qastin kur isha e larguar nga kolona siē e ceka mė lartė. E pėrmendura me kėmbėngulje potenconte pėr mua, se nuk kam marė pjes nė demostrat, prandaj edhe unė nuk pranojsha qė isha nė Demostratė. Mirėpo Rada Trajkoviq, na kishte pėrcjellė tanė kohės, rrugėve kah kishim lėvizur. Ajo thoshte, Ajshja ka qenė nė demostratė dhe ka brohorit rroftė Enver Hoxha, e kam pa dhe e kam ndėgjur me dy veshtė e mi, ndėrsa R. Markoviq me kėmbėngulje thoshte se unė e kam pa vet Ajshen, qė nuk ka qenė nė kolonė, edhe kur e kam pyetur, e kam vėrejtur se ajo, as qė ka ditė se ēka ėshtė duke u bėrė. Duke u zhvilluar kėto polemika nė mes neve triave, nė ato momente N. B. ndėrhyri dhe tha: Ajshe, qysh po mundėsh me thanė qė nuk ke marė pjesė nė demostrat, ku me mu ke qenė krah pėr krahu. Mė duket qė po e shof edhe sot, duke folur dhe duke e mbajtur krahun me dorėn tjetėr. Nė atė moment, mė kujtohet, edhe Kryetari i rinisė, Rrahim Gashi edhe Drejtori, madje tejet tė nervozuar, na u drejtuan me kėto fjalė: Kur ju, ja bėni njeri tjetrit kėshtu, atėherė ēka me than pėr tė tjerėt, dhe nė moment ėshtė ndėrprerė mbledhja./ Nė kėtė mbledhje kanė marrė pjesė edhe anėtarėt tjerė tė Komitetit tė rinis sė shkollės, mirėpo nuk i kam cekė tė tjerėt, se nė mes neve tė cekurit mė lartė ėshtė zhvilluar kjo polemikė/
    Tė nesėrmen kemi pas prapė mbledhje, dhe prapė ka filluar polemika nė mes meje dhe Rada Trajkoviqit. Unė e paraqita rastin se ēka kishte ndodhur nj ditė mė parė nė mes meje dhe saj. Pas kėsaj u vendos qė unė dhe Rada Trajkoniqi u pėrjashtuam nga ky Komitet.
    Rada Trajkoviqi, pas kėti vendimi ėshtė ankuar gjerė nė Federatė tė Jugosllavis. Pėr shkak tė ankesės sė Rada Trajkoviqit, Drejtori Selman Qerimi ėshtė larguar nga posti i Drejtorit tė shkollės.
    Mė kujtohet edhe njė detal, Drejtori Selman Qerimi, mė patė thanė qė tė shkruaj deklaratė me shkrim se si ka ardhur deri te fjalosja nė mes tė Rades dhe meje. Unė pata shkruar nja tre katėr rreshta, Drejtori nuk ishte i kėnaqur me kėtė deklaratė, por unė i thash se nuk mundem t’i shkruaj tė gjitha ato fjalė tė ndyta e fyese qė m’i kishte thėnė Rada. Drejtori e thirri Zejnullah Rrahmanin qė tė mė ndihmojė dhe sė bashku e shkruam deklaratėn. Mė kujtohet se, bashkė me Zenėn kemi shtuar edhe gjėra qė nuk ishin tė vėrteta, por me qėllim qė ta mbronim Drejtorin. Kjo ishte edhe ide e Zenės. Mirėpo kjo nuk qoj fortė peshė, Drejtorin e larguan edhe nga shkolla edhe nga Podjeva.
    Mė kujtohet edhe kjo, se mėsimin e zhvillojshėm pas dite, dhe shumė herė u ndalte rryma, dhe kėshtu ne lėshoheshim pėr nė shtėpi. S’ka patur gati natė qė nuk shfrytėzohehe terri dhe nuk rrahej Rada. Por kurrė “fajtori” nuk u ditke. Edhe njėherė e ceku se ato ditė kanė qenė ditėt mė tė lumtura dhe mė tė vrullshme tė rinisė sime. Nga dalja, prej oborrit tė shkollės, gjatė gjithė rrugėve tė qytetit, kėndonim dhe recitonim, sikur njė zė, kėngė patriotike. I gjithė qyteti gumonte nga kėngėt tona. Kėnga qė mė sė shumti kėndohej, ishin kėto vargje tė pėrshtatura nga njė kėngė tjetėr, e qė nuk mė kujtohet se cili ishte autori apo ishte e gjithė klasa:
    Festė Nėnėtori 27.
    Do tė shėnohet nė histori,
    Se nė Ksovė e metohi
    Janė qu nė kėmbė
    Pleq e tė ri
    Janė qu nė kėmbė o pleq e tė ri
    Tue kėrkuar REPUBLIKĖ.
    Gjithashtu kėndojshim kėngėt:
    Fryn Murlani me stuhi qielli bumbullonte
    Nėnė Flamurin kuqė e zi Skender Beu luftonte
    Hej trimo Skender Bej..............
    Kur ėshtė bė kushtrimi nė Kosovė
    Janė qu nė kėmbė qytet e katund edhe bjeshkėt me malėsorė
    Janė qu nė kėmbė e Plavė dhe Gusi
    Janė qu nė kambė Prizreni, Prishtina, Ferizaji,
    Llapi me Gkakovė.
    Dhe bjeshkėt me malsorė

    Potencoj edhe kėtė se, edhe nė fakultet edhe gjatė gjithė viteve tė punės, gjithnji kam qenė e pėrcjellur nga UDB-a. Shumė vite kam punuar nė KEK, me njė rast kam qenė e caktuar pėr shkuarje me Forumin e rinisė tė KEK-ut nė Beograd, pėr Stafetėn e Titos. Grupi i caktuar i cili kishte pėr tė shkuar nė Beograd nė manifestimin e pėrmendur, duhej mė parė tė pėrgatitej nė Deqan nji javė /pėr tė ushtruar/, pėr tė mar pjesė nė kėtė manifestim. Pas kthimit nga Deqani, mua nuk mė lejuan tė shkoj nė Beograd, pėr shkak se kur ėshtė bėrė verifikimi i kandidatėve, tė cilėt kan pasur pėr tė udhtuar nė manifestimin e pėrmendur, kishte mbri informata/ ishte bėrė verifikimi/, se unė isha organizatore e nėxanėsve tė Gjimnazit, pėr pjesmarje nė Demostrata. tė vitit 1968. Pėrcjellja mė e madhe ka qenė gjatė viteve, kur patėn ardhur disa grupe tė valltarėve dhe sportistėve nga Shqipėria, ku sipas detyrės zyrtare isha e caktuar t’i pres, ashtu siē priten vėllazrit.

    Gjatė demonstratave tė vitit 1981, vazhdimisht jam pėrcjellur nga nj individ i quajtur Sabit. Gjatė diferencimit, kurė ėshtė bėr diferencimi, nji ndėr tė parėt jam diferencuar.
    Nga puna jam pėrjashtuar qė nga viti 1991. qysh nė fillim, kur janė pėrjashtuar punėtorėt shqipėtarė nga puna.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Llap te Podjeves
    Postime
    3

    Muhamet Pirraku 68-ta

    Kur e kam lexuar kete kumtese dhe shkrimet e shumte te selatin novoselles dhe te tjereve per demonstart e vitit 1968, kam pa se diqka nuk eshte ne rregull po qka nu po e di, se eshte nje dallim e madh. Kete na mbesin borgj historianet tna sqarojne. Gurgurka

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Muhamet Pirraku ishte i burgosur i viteve tė tetėdhjeta ndėrsa pėr ato demonstrata rol tė madh kanė pas disa nga grupet emrat e tė cilėve kėsaj radhe do t'i paraqes vetėm nė tė kapėrcyer si Ismail Dumoshi, Xheladin Rekaliu, Sami Dėrmaku, Skender kastrati, Selatin Novosella, Sabri Novosella e tė tjerė.
    Nė demonstratat e para qė filluan nė Prizren, vazhduan nė Suharekė dhe u masovizuan nė Prishtinė flamurin e para e kishte shpalos duke e nxjerrė nga gjiri dhe duke qenė nė rreshtė me Rexhep malėn - Vahide Braha!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •