-
i/e regjistruar
Shkruaje një ajet Kuranor pas meje si përkujtim për antarët e forumit.
Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim
Isra :82
-
-
i/e regjistruar
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët
Junus :57
-
-
i/e regjistruar
''Eshte e vertete se atyre qe nuk besuan,nuk do t'u vleje asgje parta Allahut,as pasuria e as femijat e tyre.Ata vete jane lende e Zjarrit.''(Ali Imran14).
-
-
Allahu xh.sh. thotë:
“Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asosh që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit”. (Junus 37-40)
-
-
“Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Mejreme, Allahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit)”. (Ali Imran 45)
-
-
“Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeri (nuk jam e martuar) “? Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet”. (Ali Imran 47)
-
-
“Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!” Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme! Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që ëshë foshnjë në djep?” Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm! Selami (shpëtim prej Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal i gjallë!” Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime. (Merjem 27-33)(1)
-
-
“Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë shpinën të vërtetës!”. (Maide 75)
-
-
“Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos Allahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka në mua, e unë nuk di ç'ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!”. (El Maide 116-117)
-
-
“Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtër për Allahun, nuk kanë për të shpëtuar”. Ata kanë një përjetim në dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata të shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin”. (Junus 69-70) “E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak”. (Tarik 17)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt