~PAQJA NE LUFTE ME SHQETESIMIN~
Para shume vitesh
hapem pus ne shtepi,
te gezonim per ujin
ne qyteze mungonte investim.
Jashte avellise lam edhe nje cesme
te gezonte c'do kush per ujin qe rridhte,
tek cesmja njerezia mbushte uje dhe gezonte
cdo kush prej tyre me falenderime na respektonte,
ne emer te Zotit e beme hallall per ta,
u inatos nje dite shejtani i mbrapsht
ndryshoj trajtimi i cesmes se mbar,
ne qyteze ishte bere goxha investim
uji u shkonte ne cdo pallat pa veshtiresi,
me ujin e cesmes sone talleshin e benin pisllek
pastronim cdo dite,babai u merzit.
E mbyllem cesmen rame ne qetesi
nga zhurmat pislleku talljet me ujin e mir.
Rame ne paqe e fille pas kesaj
mbolla nje peme per hije prane portes nga jasht
vume dhe nje stol pema u rrit
pushonin udhetaret,pleqt,grate me femi.
Pema u be e bukur zemer ne forme
e duam pemen edhe na don
nje cift bilbisha ndertuan fole
cdo dite kendonin per njeri tjetrin dhe per ne
nuk zgjati shume nje mosmirenjohese i perzuri
sepse nuk ia duronte bukurine e kendimit
me te cilen Zoti na kishte zbritur bekimin.
Poshte pemes poshonte njerezia,rinia e vajzat
gezonim edhe ne per punet e mbara,
deisave u jepnim edhe fruta nga bacja ne prodhim
e kemi tradite nga feja e mir.
Perseri shejtani i mallkuar e i mbrapsht
perdori njerezit bashkfajtor e te ngrat,
filluan zhurmat me fjale te pista
c'do nate vere me fjale te idheta.
Lajmerova prinderit e ketyre djemve per keto shqetesime
u thashe edhe njerezve te ligjit se s'beja dot ndryshe.
Me keshilluan te hiqja stolin qe te gjeja rehati,
u thash se do te prisja edhe pemen ku pushonim me qetesi,
te mos merziten ziliqaret qe kishin zili !
Me dhimbset pema syte me mbushen me lot
e di shume mire se e dua dhe me don
c'do stine te vitit gjethe vjeshte me leshon.
Me heret bash ne ate vend gjyshja nje pus kishte pas
pushteti lokal i monizmit e ndoti me hale se e kishte inat.
E kishte inat se me larte ku ajo shkonte
ketyre drejtuesve u binte kokave
per padrejtesite qe u benin cdo dite puntoreve.
Si njerez te poshter prishen puse ,cesme, peme e stola
mjere per per ta e mosmirnjohesit qe i shtynin horrat,
qe shkaterrojn kudo c'do pune te mir
ne ndihme te qoftelargut qe se don njerezin.
Ata prej tyre qe jane akoma gjalle qe ne zanafill
keto pune i dine shume me mir
kur stafetat e pushtetit njeri tjetrit i linin
si kuajt ne leme qejfet e tyre mbi kombin dhe qyteterim shinin,
ata ishin antaret e pleniumit,kryetaret e frontit te pameshir,
kryetaret e komitetit e te keshillit me plot padrejtesi,
derejtoret dhe sekretaret e byros se partis
te gjith se bashku per ligjet e tyre spyesnin
ne injoronc te theksuar pa humanizem e dituri
ne bashkpunim shfrytezues me te internuarit dhe te ndeshkuarit
bashkarisht me servilet te cilet qe te gjithe me gojet e tyre shpifnin,
per tu shfajsuar per krimet qe bashkarisht kishin kryer e kryenin
mbi kombin qyteterimin brenda kopetencave qe kishin,
qe atehere e ne vazhden e tranzicionit
patriotet puntoret dhe muslimanet me padrejtesi i kane renduar
dhe vazhdojn ti rendojn sipas veseve dhe sipas zakonit.
@Hekuran Dedej
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AGIMDEDEJ : 23-06-2025 mė 08:13
~LENDINA NEN DRITEN E DIELLIT NE NJE PERENDIM~
Ndricimi i nje perendimi
me teper se ndricimi i nje lindjeje.
Kuqelimi i pergjakte i luleve
perzier vellazerisht me te blujten qiellore
te te tjera luleve.
Perendimi i diellit,
te jeshilten e barit,me te pelqyeshmen e ngjyrave
te embel e ben para syve.
Tek tuk luledelja me zemer te verdhe
ne mes te kurorave te petaleve te bardha.
Lendina e parajses
te nxjerr nga realiteti perhumbur
me dyshim per ekzistencen
e te qenit ne kete bote.
Krijimi i Zotit me dashuri te dlire
shigjeton ne zemra dashuri per vete Zotin.
@Hekuran Dedej
~DYFYTYRESIA NE PASQYRIMET E JETES~
Miq duhet ti duash ne jete te jene gjithnje miq
asnjehere per te mos i pasur ne jete armiq,
kur miku i behet krah armikut me deshiren e tij
ushqyer nga shpifjet qe tregojne armiqesi !
nuk mbetet me ajo qe duhet te jete ne mesin e miqesis.
dyfytyresia eshte e dukshme tek ai qe eshte fajtor
sa me armiqesi armike eshte mbushur kjo bote !
Ashtu edhe fqinjet,
farefisi rreth e rreth e ne largesi
kush e kush te jete mbi tjetrin
me fytyra qe qeshin qe fshehin armiqesi.
Keshtu po jeton njerezimi ne bote kudo,
te lutem Zot gjithnje na udhezo
te jete i dobishem c'dokush ne jete
paqja me miresi tu percillet brezave c'dohere
nepermjet mesueseve te fese se Zotit me sinqeritet
sipas shembullit te profetit tone lidhur me bes.
Ne mesin tone ka shembuj te mir qe gjenden kudo
me driten e tyre erresirat largojn
jete njerezore me ndjenjen humane te egzistoj.
@Hekuran Dedej
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AGIMDEDEJ : 27-06-2025 mė 05:04
~NETE PA GJUME~
Nete te pagjumeta nga ndjenjat ne adoleshenc
nete te pagjumeta nga punet ne c'do moshe
nete te pagjumeta nga stervitjet ne sherbim
nete te pagjumeta per dashurine e paarrir
nete te pagjumeta nga pasionet ne artin letrar.
Te embla shqetesimet e neteve pa gjume
te deshirave e pasioneve te deshirueshme nga vete une.
Gjithmone dhimbje kam pasur kudo,qe nga femijeria deri sot,
por lotet i kam derdhur per oret e diteve te pergjumura ne "rini"
e cila me humbi me imponim tmerresisht
nga njerez te pameshirshem
ndaj femijeve te rejave dhe te rinjeve pa pervoje e njohuri...
Ne fillin e neteve pa gjume !
Kishte qe me gjuanin rruges me gure,
kishte edhe te tjere qe me hapnin plage psikologjike ne pavetedije
prej pasojave te konflikteve pa pike meshire
deri ne shtratin e pushimit ne c'do vend pa fije qetesie.
I mbaj mend njerezit qe me shkaktonin pagjumesi ne c'do cast
ne c'do lloj forme qe me linin pa gjume ne c'do rast.
Tjeter jane shkaktaret e neteve pa gjume qe respektoja
e akoma i respektoj se respektuan fort
perpjekjet e mia te sinqerta e te mbara kudo
per te cilat me vleresuan mbi shoke,
piketa per mua qe me forcuan fort e me fort.
Nga netet e pagjumeta,e ditet e pergjumeta ,me perjetime te tmerreta,
mbaj mend njerezit
te cilet tmerret qe hodhen mbi mua me arsye te genjeshterta
i vuajten,e i vuajne me pas e ne vazhdimesi tek vetja.
Sedi,por qe mundet po te njejtat tmerre si tek une te kene hedhur tek te tjer.
Sheet,se s'ka se si te vuajne ata vete me aq tmerr.
@Hekuran Dedej
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AGIMDEDEJ : 29-06-2025 mė 06:36
~KURORA PREJ SE LARTI CAKTUAR~
Une - Nuk kam dashuruar !
Por jam perpjekur qe dashuria te me dashuronte me dashuri.
Pas c'do here te perpjekjeve te mia
qenia ime ndizej zjarr mbi zjarr
deri sa u dorezova me perpelitje mbi shtrat,
sepse dashurite qe c'do here i doja s'ishin dashuri
ti pergjigjeshin problemeve qe ma benin jeten zi e me zi.
Dhe atehere me erdhen pushtetare dhe me vune mjeke e magjistare
te cilet bashkarisht kishin qene ne zanafille shkaktare
qe me kishin lidhur,helmuar,shtrydhur e rrezuar me pare,
shpresen per dashurine e zemres me kishin vrare.
Duke ditur se do te me linin sic e kishin zakon ne balte
fillova te shpresoj me enderrime
per qetesine e mendjes pa pretendime,
te mbeshtetesha tek ajo vajze qe te ishte sic e doja,
mendjen time te qetesoja.
Diku jo larg ma mundesuan
vajzen qe ishte e turbulluar,me enderrat e saja zbukuruar,
e cila thoshte: - Nje here te vishej nuse me dasem e pastaj
te vdiste sic te ishte me vellon e bardh.
U njohem biseduam u dashuruam
zjarrin tim me enderren e saj bashkuam.
Keshtu nisem te ndertonim vatren e se ardhmes,
histori e ngjashme si e "Princit me Borebardhen",
apo si tek "E bukura dhe Bisha"
ne mes sprovash plot sakrifica.
Se c'zhvillohej, nuk shihnim se c'behej,
ajo me shihte mendjen e une tek ajo ndjenjen.
Dalengadale ndertonim te ardhmen
duke pastruar shkaqet e vuajtjeve ne c'do gjendje,
qe tek velloja e unazat edhe pajen e nuseris
bashke me to edhe fotografite te dalur ne si cift.
I zhdukem te tera,se e keqja deri aty kishte arritur ,
nga njerez te prishur te lajthitur,
te pushtuar nga djalli i mallkuar
vete ata i kishte shkaterruar te vetervrare me duar.
E sot pas 31 viteve me vajzen atehere bashkuar
gezojme si gjysh e gjyshe me lumturi mbuluar
prej Zotit te meshirshem meshiruar,
prej te cilit ne te ardhmen shpresojme per te shpetuar
ashtu si mrekullisht me fene e tij ne te kaluaren
bashke me vajzat me familjet e tyre ndertuar.
@Hekuran Dedej
Viti 2024
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AGIMDEDEJ : 01-07-2025 mė 05:42
~TE LEXOSH VETEN~
Te lexosh veten !
A'e di se si ?!
Kur nis e lexon ne femijeri
deshirat e tua per bote magjike
bukurite dhe frymemarrjet e jetes ne natyre.
Kur nis e lexon aventurat e kafsheve dhe shpendeve te bute
ne bashkepunime me njerezit human ne artin cudiberes.
Kur nis te lexosh shijet e dashurise,
mekimet e formave te saja me art.
Kur nis te laxosh per dijen
duke ndjekur perzgjedhje fisnikeruese.
Kur nis te lexosh per te sherbyer
duke mesuar per sakrificat qe hapin plage.
Kur nis e lexon per besimin ne Zot
ne ligje te pasterta Hyjnore.
Pastaj ?
Pastaj hidhe veshtrimin pas
lexoje jeten tende.
Si ?
Si je edukuar
si ke luajtur ne femijeri
si ke enderruar
si ke punuar e mesuar
si ke dashuruar.
Peme e rritur
se gjene askund ku ta lexosh.
Fruti
ah fruti i sajme shije,
diku elbet
diku idhet
diku embel
diku helmet
diku ndryshe fare ndryshe,
se di se si
c'dokush e di shijen e frutit te tij,
tek veprat qe ka punuar ne te kaluaren pa kthim
ku te tjeret kane qare !
apo kane qeshur me gezim.
Kur Zoti frutit i ndryshon shijen me meshir,
vleresoje
vleresoje dhe hapi horizontet e jetes tende
ne rrugen e se ardhmes pa devijuar
nga e ndershmja,nga e pasterta shpirterore,
nga fisnikeruesja tek ajo cka te takon me te drejte
duke vleresuar virtytshem njerine me respekt.
@Hekuran Dedej
~PAS KRIJIMIT~
Prej molles se ngrene ne parajse
djalli i zbuloi auretin Ademit dhe Havase,
ne cast paqes i'u mbyllen dyert
fatit dyert i'u celen,
toka u jetesua edhe me mekataret njerez.
Ne lufte me djallin
ne fillim te cdo etape perpiqemi per tu veshur,
ne fundin e saj zhvishemi pareshtur.
Kujtojme se arritem te jetojme perseri ne parajs,
deshire e fshehur thelle ne pavetedije me mall
qe kur ishin te dlire Ademi me Havan.
Realizimi i tille nuk kthehet me tek asnje njeri
epshi s'perballohet i mund qe te gjith.
Ne lufte me djallin njerezia zhvishet e vishet,
per ti humbur njerezit djalli nuk po nginjet.
Me ndihmen e Zotit ne fillimet e cdo etape
me sakrifica ne jete njerezit i bejne punet me miresi,
me caktimin e Zotit dielli ftohet e njerezit vishen perseri.
Nga djalli dhe bashkepuntoret e tij
njerezit token rendojne me mekate serish
e dielli nxene perseri egersisht
dhe njerezit zhvishen marrezisht.
Etap pas c'do etape
zhvishu e vishu,ardhur e ikur,
deri sa toka te jete me drite te fikur.
@Hekuran Dedej
dt.9.6.2024
~QARKULLIM JETESOR~
Nė vėndet ku investohet
me rrjedha humane
sipas rregullave tė moralshme
nė forma tė caktuara Hyjnore
begatia dhe paqja
ėshtė me prezenca tė kėnaqėshme.
Ky investim me mėshirė mbulon
banorėt gjallesat natyrėn gjallėron.
Kur familjet kėto vlera pėrpiqen ti mbajn
s'do tė thotė se c'do gjė ėshtė e mbar.
Nėse nė kėto vėnde shumohen njerėz tė keq
Zoti i shkul nga rrėnjėt,nė vėnd tė tyre vijnė tė tjer.
@Hekuran Dedej
~HISTORI~
Nė sa kufij teritoresh tė kėsaj bote
u derdh gjak nė c'do koh nga sa e sa Kombe,
nė c'do kufi prej zanafillės nė mbivendosje
nga ndodhitė e kundėrshtive tė c'do forme.
Historia u ka humbur ndėshkimeve dhimbshėm me pahir,
ne e dimė se kanė luftuar nė dy linja kundėrshtish.
Eshtė zinxhiri i caktuar profetik pėr udhėzim
ėshtė dhe linja pėr tė jetuar nė kėtė botė pėr kėnaqsit.
Tė dy linjat nė kėtė jetė me sakrifica nė jetėn tonė
pėrtej kėsaj bote a'smė thoni kush ka shpėtuar e shpėton?
Kush me Zotin e mban besėn shpėton
pėr shumė vlera qė Zoti madh ka vendos,
gjakun nderin pasurinė e shumė tė tjera,
bashkarisht me aleatė Shqipėri o e ndershmja.
Asnjėherė s'kemi pushtuar dhe s'pushtojm
jemi mbrojtur edhe mbrohemi nėpėr koh.
@Hekuran Dedej
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AGIMDEDEJ : 11-07-2025 mė 09:13
Krijoni Kontakt