Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Serbët alarmohen nga lopa që kaloi kufirin

    Nga Express më 06.01.2010 në ora 11:03
    Banorët e fshatit Rashevc në Serbi, që gjendet afër kufirit me Kosovën, duket se janë alarmuar nga një lopë e humbur, që hyri nga territori i vendit “armik” fqinj.

    Një ditë më herët, mediat serbe raportonin se banorët e këtij fshati, “të shqetësuar dhe frikësuar” për sigurinë e tyre, ishin armatosur dhe po patrullonin nëpër fshat. “Në fshat dominon frika. Shumë prej tyre kanë filluar t’i paketojnë gjërat dhe janë gatshëm ta lëshojnë fshatin”, raportonte B92.

    Gazeta “Politika” e Beogradit, duke u bazuar në burime të mirinformuara, shkruan sot se “incidenti” në të vërtetë është shkaktuar nga një lopë që kishte humbur dhe ishte futur nga Kosova në zonën e sigurisë. Pasi është errur, ka pasur konfuzion në mesin e banorëve, me ç’rast ka pasur edhe të shtëna sporadike.

    Për “incidentin” dje ishte prononcuar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shtutanovac. Ai deklaroi se po hetohej çka ka ndodhur një natë më parë dhe i kishte siguruar banorët se Ushtria e Serbisë është tërë kohën e pranishme në afërsi të kufirit.

    Të shtëna në kufirin Kosovë-Serbi

    Banorët e fshatit Rashevc nga komuna e Kurshumlisë në Serbi, pjesë kjo e cila gjendet në rripin e sigurisë, natën e kaluar e kanë kaluar të armatosur dhe duke patrulluar nëpër fshat. Sipas agjencisë serbe të lajmeve, B92, thuhet se këta fshatarë janë shqetësuar nga të shtënat sporadike, të cilat kanë ardhur nga pjesa territoriale e Kosovës. ‘Të shtënat dhe drita e fuqishme që ka ardhur nga territori i Kosovës, i ka shtyrë banorët e fshatit Rashevc të marrin pushkët në dorë’, thuhet në këtë raport.

    Sipas këtyre banorëve, të shtënat sporadike kanë filluar me të rënë terri dhe se, sipas tyre, të shtënat kanë ardhur nga territori i Podujevës, që gjendet rreth 300 metra larg fshatit. Ata pohojnë se policia vetëm u kishte thënë atyre që të rrinë të qetë dhe se për këtë, ata kanë vendosur të vetorganizohen.

    Në fshatin Rashevc ka dominuar frika. Shumë prej tyre kanë filluar t’i paketojnë gjërat dhe janë gatshëm ta lëshojnë fshatin.

    Gjatë natës ata i ka vizituar zv/kryetari i Kurshumlisë, Dejan Millosheviç, i cili u takua me banorët dhe i bindi ata që mos të largohen nga shtëpitë e tyre.

    ”Njerëzit janë të frikësuar, sepse lart i kanë familjet. Dy familje janë me fëmijë të vegjël”, tha zëvendëskryetari i Kurshumlisë.

    Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Dragan Shtutanovac thotë se ende është duke u hetuar se çka ka ndodhur një natë më parë në fshatin Rashevc. Ai konsideron se me këtë rast se nuk ka ardhur deri te rrezikimi i sigurisë së njerëzve.

    ”Ushtria e Serbisë është tërë kohën e pranishme në atë shtrirje. Ushtria edhe mbrëmë dhe sot është atje, edhe pse nuk është e vendosur në fshat, por në linjën administrative. Konsiderojmë se nuk ka ardhur deri te rrezikimi i jetës së njerëzve, por se do të mundohemi që në bashkëpunim me KFOR-in, të dimë çka në të vërtetë ka ndodhur, nëse incidenti është drejtuar kundër joshqiptarëve, apo ishte diçka që mund të quhet rrugaçëri”, tha ministri serb i Mbrojtjes.

    Sipas banorëve, edhe gjatë ditës së martë, janë dëgjuar të shtëna sporadike. Ata paralajmërojnë se do të organizojnë rojtarët derisa të ketë nevojë për këtë.

    Nga ana tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë deklaruar se në mbrëmjen e së hënës nuk kanë regjistruar ndonjë rast të të shtënave në këtë pjesë.

    Edhe EULEX-i ka thënë se nuk ka asnjë informacion se ka ndodhur ndonjë incident në afërsi të kufirit, apo se ka pasur “ndonjë provokim nga pala kosovare drejt fshatit Rashevc”.

    ”Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe prej tyre ne kemi marrë informacion se diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së kaluar”, i ka thënë “Politikës”, Blerim Krasniqi, zyrtar për informim i EULEX-it.

    Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë incident në këtë pjesë. Sipas tij, për ruajtjen e kësaj pjese të kufirit është i ngarkuar KFOR-i.

  2. #2
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin

    Interesant sa shume na e kane friken ne shqiptareve te Kosoves shumica e popujve ne rajon.

    Kur te forcohemi ne si shtet, ma merr mendja qe shkiet vullnetarisht do te nisen drejt memedheut origjine (q'anej pertej siberise). I kam vene re ata qe na frikesohen kur flasin me kosovare reagojne si sfungjerore (shajne, perpeliten etj.).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 06-01-2010 më 13:13

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Interesant sa shume na e kane friken ne shqiptareve te Kosoves shumica e popujve ne rajon.

    Kur te forcohemi ne si shtet, ma merr mendja qe shkiet vullnetarisht do te nisen drejt memedheut origjine (q'anej pertej siberise). I kam vene re ata qe na frikesohen kur flasin me kosovare reagojne si sfungjerore (shajne, perpeliten etj.).

    A po e shef se sa injorant jemi na ka perzan per 24 0re e ka shpraz krejt kosoven e tash munohet me shit patriotizum.
    O koqo-vell shko laja kamt amerikanve edhe qata uje pije se mos me kan qata nuk e kishe ban kaken ne kosove sot e shtatqinmije vjet sa per shqiptar,po deri kur dojna me rrejt vehten.

  4. #4
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Jo une seriozisht po flas. Mendoj se ne kete rastin tone urrejtjen e kane nga frika.

    Une edhe ketu e kam lexu shpesh qe na quajne "shpellar" - krejt kjo nga frika. Garant shkiet edhe disa tjere mendojne se shqiptaret verior ende flejne me pushke nen kry, si ne nje kohe. gjynah!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 06-01-2010 më 13:40

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    A po e shef se sa injorant jemi na ka perzan per 24 0re e ka shpraz krejt kosoven e tash munohet me shit patriotizum.
    O koqo-vell shko laja kamt amerikanve edhe qata uje pije se mos me kan qata nuk e kishe ban kaken ne kosove sot e shtatqinmije vjet sa per shqiptar,po deri kur dojna me rrejt vehten.
    ato gjeste te sahan lpirsit i bon ti pa e pas ngat serbin as zemra nuk te rreh ty se je gjak i tyere

  6. #6
    Golden Tear Maska e **rozi**
    Anëtarësuar
    05-10-2009
    Vendndodhja
    G-land
    Postime
    116
    E ti? Sahan pshtyrs, pse kush te shpetoi ty? Kush ta pruni lirine? Kush eshte arsyeja pse ti jetove?

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    ato gjeste te sahan lpirsit i bon ti pa e pas ngat serbin as zemra nuk te rreh ty se je gjak i tyere

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Nga Express më 06.01.2010 në ora 11:03
    Banorët e fshatit Rashevc në Serbi, që gjendet afër kufirit me Kosovën, duket se janë alarmuar nga një lopë e humbur, që hyri nga territori i vendit “armik” fqinj.

    Një ditë më herët, mediat serbe raportonin se banorët e këtij fshati, “të shqetësuar dhe frikësuar” për sigurinë e tyre, ishin armatosur dhe po patrullonin nëpër fshat. “Në fshat dominon frika. Shumë prej tyre kanë filluar t’i paketojnë gjërat dhe janë gatshëm ta lëshojnë fshatin”, raportonte B92.

    Gazeta “Politika” e Beogradit, duke u bazuar në burime të mirinformuara, shkruan sot se “incidenti” në të vërtetë është shkaktuar nga një lopë që kishte humbur dhe ishte futur nga Kosova në zonën e sigurisë. Pasi është errur, ka pasur konfuzion në mesin e banorëve, me ç’rast ka pasur edhe të shtëna sporadike.

    Për “incidentin” dje ishte prononcuar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shtutanovac. Ai deklaroi se po hetohej çka ka ndodhur një natë më parë dhe i kishte siguruar banorët se Ushtria e Serbisë është tërë kohën e pranishme në afërsi të kufirit.

    Të shtëna në kufirin Kosovë-Serbi

    Banorët e fshatit Rashevc nga komuna e Kurshumlisë në Serbi, pjesë kjo e cila gjendet në rripin e sigurisë, natën e kaluar e kanë kaluar të armatosur dhe duke patrulluar nëpër fshat. Sipas agjencisë serbe të lajmeve, B92, thuhet se këta fshatarë janë shqetësuar nga të shtënat sporadike, të cilat kanë ardhur nga pjesa territoriale e Kosovës. ‘Të shtënat dhe drita e fuqishme që ka ardhur nga territori i Kosovës, i ka shtyrë banorët e fshatit Rashevc të marrin pushkët në dorë’, thuhet në këtë raport.

    Sipas këtyre banorëve, të shtënat sporadike kanë filluar me të rënë terri dhe se, sipas tyre, të shtënat kanë ardhur nga territori i Podujevës, që gjendet rreth 300 metra larg fshatit. Ata pohojnë se policia vetëm u kishte thënë atyre që të rrinë të qetë dhe se për këtë, ata kanë vendosur të vetorganizohen.

    Në fshatin Rashevc ka dominuar frika. Shumë prej tyre kanë filluar t’i paketojnë gjërat dhe janë gatshëm ta lëshojnë fshatin.

    Gjatë natës ata i ka vizituar zv/kryetari i Kurshumlisë, Dejan Millosheviç, i cili u takua me banorët dhe i bindi ata që mos të largohen nga shtëpitë e tyre.

    ”Njerëzit janë të frikësuar, sepse lart i kanë familjet. Dy familje janë me fëmijë të vegjël”, tha zëvendëskryetari i Kurshumlisë.

    Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Dragan Shtutanovac thotë se ende është duke u hetuar se çka ka ndodhur një natë më parë në fshatin Rashevc. Ai konsideron se me këtë rast se nuk ka ardhur deri te rrezikimi i sigurisë së njerëzve.

    ”Ushtria e Serbisë është tërë kohën e pranishme në atë shtrirje. Ushtria edhe mbrëmë dhe sot është atje, edhe pse nuk është e vendosur në fshat, por në linjën administrative. Konsiderojmë se nuk ka ardhur deri te rrezikimi i jetës së njerëzve, por se do të mundohemi që në bashkëpunim me KFOR-in, të dimë çka në të vërtetë ka ndodhur, nëse incidenti është drejtuar kundër joshqiptarëve, apo ishte diçka që mund të quhet rrugaçëri”, tha ministri serb i Mbrojtjes.

    Sipas banorëve, edhe gjatë ditës së martë, janë dëgjuar të shtëna sporadike. Ata paralajmërojnë se do të organizojnë rojtarët derisa të ketë nevojë për këtë.

    Nga ana tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë deklaruar se në mbrëmjen e së hënës nuk kanë regjistruar ndonjë rast të të shtënave në këtë pjesë.

    Edhe EULEX-i ka thënë se nuk ka asnjë informacion se ka ndodhur ndonjë incident në afërsi të kufirit, apo se ka pasur “ndonjë provokim nga pala kosovare drejt fshatit Rashevc”.

    ”Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe prej tyre ne kemi marrë informacion se diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së kaluar”, i ka thënë “Politikës”, Blerim Krasniqi, zyrtar për informim i EULEX-it.

    Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë incident në këtë pjesë. Sipas tij, për ruajtjen e kësaj pjese të kufirit është i ngarkuar KFOR-i.

    Nuk eshte ashtu si e keni shpjeguar. Puna eshte keshtu:

    Kufirin e ka kaluar anetari i forumit me nofken LLAPI .

    Ka dasht me i vizitu dajallaret ne Kurshumli .

    Po nejse, krejt njejt, si llapi si lopa.

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Se mos eshte lope serbe dhe e kane sajuar ata per te sajuar incidente ne kufi. Mendoj se shqiptaret duhet t`i vulosin lopet qe sot e tutje.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Një temë e till ndodhet tek forumi "Shqipet nga Kosova" që është hapur nga unë.

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=120216
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •