Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Tinguj dashurie!

    Tinguj...

    Ofshame dritheruese,tinguj lumturie,
    puthje perveluese,ndjenja dashurie,
    prekjet me te buta trupin e pershkojne,
    fjale mallengjyse,shpirtin ta pushtojne....

    Trupa te djersitur,arome kenaqesije,
    shtrengim....trup i vetem..bekim perendije,
    ēaste mrekullie,asgje mekatare,
    momente magjike,bote enderrimtare...

    Sy te mallengjyer,shkelqimin shijojne,
    floket mbi ēarēaf,fillojne dhe vallezojne,
    duart qe te prekin dhe ne qiell te shpien,
    fytyra qe ndrisin...pika djerse bien...

    Lediana Kapaj
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ledi, e vecoj kete poezi (nga temat e tua poetike), si nga me te mirat per shijen time. Urime, mike!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Fjala "tė dua" ėshtė tharė!


    Ti do tė vish nė mes tė natės,
    tė ėmblat fjalė do tė mi kėndosh,
    me pėshpėritje, sy lajkatare,
    me dashurinė do tė vallėzosh...


    Ti do tė vish nė ėndrrėn time,
    veshur me petkun e mirėsisė,
    me lumenj puthjesh do tė mė dehėsh,
    Dhe do mi thuash "Jashtė" vetmisė!


    Ti do tė vish nė shtratin tim,
    nė krahė si princi do tė mė marrėsh,
    tė dy sėbashku do shohim yjet,
    me hėnėn vetė nė gjunjė do falesh!


    Ti do tė vish nė dhomėn time,
    me trėndafil qė kundėrmon,
    si shtollovajzė do jem e veshur,
    nė ndjenjėn time njė zanė kėndon!


    Ti do tė vish nė trupin tim,
    me pėrkėdhelje do mė mbulosh,
    parajsėn,diellin, do ta shėtisim,
    zemrėn dhe shpirtin do mė dhurosh!


    Ti do tė vish nė botėn time,
    do tė magjepsem nga lumturia,
    e mrekulluar do i them vetes...
    " Ja mė nė fund...Erdh' dashuria"!


    Ti do tė vish!!....Dhe veten shkund:
    "Pse endėrron krejt si e marrė,
    nuk e shikon fjalėn " Te Dua",
    nga buza e tij me kohė ėshtė tharė"!


    Janar 2010


    Lediana Kapaj
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pak vėnd.....


    Ah yll i bukur i hapėsirės,
    me vellon tende po mė tėrbon,
    a e mban mėnd sa tė kam folur,
    a ma sheh shpirtin sa shumė rėnkon?

    Ushtar i fatit me plagė tė thella,
    e gjunjėzur pėr dashuri,
    nga ty kam pritur e pėrlotuar,
    njė drite,njė shpresė,njė ngrohtėsi.

    Nga lart me dhimbje mė ke vėshtruar,
    po s'jam e vetme nė kėtė botė,
    pale sa lutje do kesh dėgjuar,
    pale sa brenga do ketė kjo tokė!

    Jam mrekulluar nga qielli kaltėr,
    qė si njė nėnė ju mban ne gji,
    i artė,i bukur....me dritėn tėnde,
    si perėndi nė "Gjithėsi"...

    E kam lakmuar tek ti njė vėnd,
    nė kėtė planet jam dėshpėruar,
    mė lėr tė vij...nė "detin" tėnd
    e mjerė po ndihem ...Sa e hutuar...!!


    Shkurt 2010

    Lediana Kapaj
    "Carpe Diem"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •